Nga Auron Tare
Shkodranët, mjeshtrit e humorit, më kanë treguar një histori e cila me shumë gjasë është e vërtetë. Pas vitit 1997, qeveria e kohës vendosi të rifillojë lëvizjen e trenave (çfarë kishte shpëtuar nga katrahura) dhe nisi një lokomotivë me disa vagona nga Tirana për në Shkodër. Pas dy ditësh që treni ishte nisur, makinisti, i cili në këmbë kishte bredhur për të gjetur një telefon, raportoi se ishte ende në dalje të Lezhës.
“Pse nuk vazhdon për Shkodër?” – e kishte pyetur drejtori i kohës.
“Ku të shkoj?” – ishte përgjigjur ai. “Këtu e paskan marrë të gjithë hekurudhën.”
Kjo histori më erdhi ndër mend kur po kaloja në Janar në rrugën drejt Korçës. Atje ku sot ka rrëshqitur e gjithë traseja e rrugës, mund të shohësh se bashkë me rrugën ka ikur edhe hekurudha. Jo vetëm kaq: nëse vazhdon rrugën drejt Prrenjasit, sheh pjesë të tjera të dëmtuara apo të braktisura. Madje disa nga tunelet i kanë prishur kompanitë që po ndërtojnë rrugën.
Në Luftën e Parë Botërore, Shqipëria kishte një rrjet hekurudhor nga veriu deri në afërsi të jugut. I ndërtuar nga ushtritë ndërluftuese për qëllime ushtarake, ai fillonte nga Shkodra drejt Shqipërisë së Mesme, duke u ndarë në një degë drejt Tiranës dhe një tjetër përgjatë bregut të Shkumbinit deri në Elbasan. Nëpërmjet kësaj hekurudhe u realizua edhe vizita e famshme e Arqidukës Maksimilian, trashëgimtar i fronit austro-hungarez, në Tiranë, Durrës, Kavajë e deri në Peqin, e dokumentuar me fotografi të kohës.
Ndërkohë, italianët, për qëllimet e tyre ushtarake, ndërtuan hekurudhën (dekovilin) nga Vlora drejt Selenicës dhe më pas drejt Fierit.
Me largimin e ushtrive, hekurudha i mbeti Shqipërisë dhe në segmente të ndryshme u përdor për nevoja lokale, diku me qerre e diku me karroca me kuaj. Por shumë shpejt, udha e hekurit, e ndërtuar nga inxhinierët më të mirë ushtarakë të kohës, u shkul nga banorët përgjatë saj dhe u përdor për nevojat e tyre: kush për pjergulla, kush për trarë e kush për hardhi. Kështu, në një kohë rekord, shqiptarët e asaj kohe mundën të zhduknin pa lënë gjurmë gjithë rrjetin hekurudhor Shkodër-Tiranë-Elbasan dhe atë Fier-Vlorë.
Pas Luftës së Dytë Botërore, qeveria komuniste u përpoq shumë për të rifilluar hekurudhën, duke përdorur të njëjtin kontur gjeografik si ai i ndërtuar nga italianët dhe austro-hungarezët. Me punë vullnetare dhe me një propagandë të madhe, dalëngadalë hekurudha u shtrua në të njëjtën trase si ajo e dikurshmja. E përdorur gjerësisht për transportin e popullsisë dhe më vonë për nevojat e industrisë së rëndë, udha e hekurit ishte funksionale deri në rënien e komunizmit.
Pas vitit 1992 u braktis dhe shumë pak njerëz dinë për ekzistencën e saj. Sot hekurudha është jashtë funksionit në pjesën më të madhe dhe, çuditërisht, në segmentin Elbasan-Guri i Kuq është totalisht e braktisur dhe vende-vende, edhe e dëmtuar. Një pjesë e harruar, një pjesë e dëmtuar nga kompanitë që punojnë për rrugën. Asnjë përpjekje për ta ruajtur qoftë edhe si simbol historik i një kohe të shkuar, kur hekurudhat ndërtoheshin nga të rinjtë shqiptarë vullnetarisht. Edhe pse ndoshta e panevojshme sot, ajo fare mirë mund të kthehej në një atraksion turistik e historik për të treguar një nga periudhat më domethënëse të vendit. Ndoshta problemi ynë me hekurudhat nuk ka qenë kurrë vetëm ekonomik apo teknik. Ato i jane ndërtuar disa herë dhe po aq herë i kemi lënë të shkatërrohen. Të përdorura për luftë, për propagandë, për transport, por rrallëherë jo si pasuri të përbashkët që duhet ruajtur. Sikur hekurudha, që lidh qytete e njerëz, të na ketë bezdisur gjithmonë, sepse Udha e Hekurit kërkon rregull, disiplinë dhe mirëmbajtje afatgjatë. Dhe kështu, në mënyrë simbolike, sa herë ndryshon koha apo pushteti, ne i prishim përsëri. Jo vetëm shinat prej hekuri, por edhe vetë idenë e vazhdimësisë.
ke plotësisht të drejtë o Auron. Por nuk duhet harruar se kemi të bëjmë me një popull të mbrapshtë, të paqytetëruar, dembel dhe hajdut etj etj. Me sa duket vetëm Enver Hoxha ia paska ditur kokën këtij populli dhe ia vuri festen siç e meritonte.
Po të kishte bërë gjë Enveri do qytetërohej ajo pjesa barbare. Enveri krijoi servilismin, dhe përuljen para dhunës. Duhej të krijonte ndërgjegje kombëtre mbi vlerat e civilisimit, sensit për trahëgiminë kulturoere-historike. Jetoj në një vend evropian ku kujtojnë meritat materiale që u siguruan me fuqinë e mundin e kuajve. Në shumë qytete ka emra - rrugësh: Hästgatan, ose Udha e Kalit, në kujtim e respekt për krijesën KAL, për ngritjen ekonomike të vendit.Ne, bandalët, me kalin atribut ofendojmë dhe manifestojmë superioritetin mendor mbi dikë!!!!
mos caj kryt se i qyteteron Salihania mbetet duke share e ankuar o lumemedhenj e keni te keqen brenda vetes.kot kerkoni tek te tjeret
Nga gjykimi i kulluar hamilet djali, patjeter qe duhet ti perkasesh ndonje qenie te vecant kulturore. Nuk jan popujt me ose pa kultur, i nderuar. Jan qeverit dhe pushtaret qe mbjellin ushqejne apo cfarosin kulturen. Edhe Amerika 300 vjecare, kur ra në ethet e pushtetit Trampo-Salist, u leshua dhe i vuri zjarrin Kongresit. Pra kafsheria ushqehet nga pushtarët. Ne kemi 36 vjet qe pushtaret mbjellin zjarr dhe shkaterrim. E.Hoxha ndertoj, shteti dhe atdheu mbi gjithshka. E ropi popullin per te ndertuar atdheun. Kemi 37 vjet që rjepim atdheun, por jo për popullin. E rjepin pushtarët për tu pasuruar ndersa populli vritet per gardhin, qe komshiu e leviz naten dhe ditēn, sipas ligjit "toke e xanum"
Vandalë, bandalë
Aty rreth vitit 2002 nje koleg imi, Prof.ne nje universitet Gjerman erdhi per nje vizite studimore 1 jave ne Tirane.Ne fundjave beri nje udhetim me tren Tirane Durres.Ajo linje funksiononte per pasagjere .Mgjs une e keshillova qe , ne se do shkosh ne Durres mer autobus, ai mori trenin.Te henen e pyeta si vajti udhetimi .Ai me tha: mire ,mora trenin por nje gje s' arita ta kuptoj: Diku aty nga mesi i rruges prane nje qendre te banuar ( besoj ne Vore ) treni ndali ne stacion dhe disa femije aty ne stacion filluan te gjuanin me gure dritaret e trenit.Pse me pyeti .I thashe e kane nga gezimi qe po kalon treni.
Më vjen keq por do ta them.Na SHQIPTARËT jemi specie në zhdukje e sipër!
Me ligjin e 7505 te Saliut te gjithe fukarenjte u bene te pasur dhe te pasurit ngelen te varfer. Hekurudha ka punuar perfect sa edhe ti Auron aty hypje. CA I vodh per skrap dhe ca per vete,edhe bunkerat I vodhen. Shtetin eshte I askujt.Hallvaxhine e pame mbret. Vandalet vetem diktatura I ben zap. Mos keni harruar edhe shqipen se edhe ate e kane vjedhur.
Jo more djema mos flisni kshu se popull jemi e populli s‘gabon kurre! Ku e gjeti Auroni ket punen e trenit vetem me na prish namin. Ore veni n‘dukje vyrtyte t‘tjrea se kena plot psh : inxhiniere te afte ne c‘montim fabrikash e uzinash, perpunues te shkelqyer te drurit te pyjeve te vjetra,bejme nje djegje te persosur qe na e ka zili Bota, jemi mjeshtrit me te mdhej te perpunimit mbetjeve si dhe shperndarjen e tyre ne menyre qe natyra te perfitoje sa me shum etj
po a kane te numeruara krimet e kriminelit sali berish kermes dhe vazhdon akoma
Auroni, ben sikur ne ate hekurudhen e ndertuar nga Enveri (me propagande-nje hajvanllek auronian) e shikonte nga maja e thanes. Auron, ate rruge prej hekuri dhe trare druri e ndertoi rinia shqiptare. Po thuaj edhe nje fjale per uren e Bushtrices Auron-ian.
Djemt e vajzat e albanistanit nuk ishin vetem kur ndertuan hekurudhen e pare, pati vullnetare edhe nga bullgaristani rumenistani dhe te tjera stane!
Auroni, ben sikur ne ate hekurudhen e ndertuar nga Enveri (me propagande-nje hajvanllek auronian) e shikonte nga maja e thanes. Auron, ate rruge prej hekuri dhe trare druri e ndertoi rinia shqiptare. Po thuaj edhe nje fjale per uren e Bushtrices Auron-ian.
Auroni, ben sikur ne ate hekurudhen e ndertuar nga Enveri (me propagande-nje hajvanllek auronian) e shikonte nga maja e thanes. Auron, ate rruge prej hekuri dhe trare druri e ndertoi rinia shqiptare. Po thuaj edhe nje fjale per uren e Bushtrices Auron-ian.
Auroni, ben sikur ne ate hekurudhen e ndertuar nga Enveri (me propagande-nje hajvanllek auronian) e shikonte nga maja e thanes. Auron, ate rruge prej hekuri dhe trare druri e ndertoi rinia shqiptare. Po thuaj edhe nje fjale per uren e Bushtrices Auron-ian.
Auroni, ben sikur ne ate hekurudhen e ndertuar nga Enveri (me propagande-nje hajvanllek auronian) e shikonte nga maja e thanes. Auron, ate rruge prej hekuri dhe trare druri e ndertoi rinia shqiptare. Po thuaj edhe nje fjale per uren e Bushtrices Auron-ian.
Auroni, ben sikur ne ate hekurudhen e ndertuar nga Enveri (me propagande-nje hajvanllek auronian) e shikonte nga maja e thanes. Auron, ate rruge prej hekuri dhe trare druri e ndertoi rinia shqiptare. Po thuaj edhe nje fjale per uren e Bushtrices Auron-ian.
Auroni, ben sikur ne ate hekurudhen e ndertuar nga Enveri (me propagande-nje hajvanllek auronian) e shikonte nga maja e thanes. Auron, ate rruge prej hekuri dhe trare druri e ndertoi rinia shqiptare. Po thuaj edhe nje fjale per uren e Bushtrices Auron-ian.
une kuptoj qe ai e ka shpjeguar qarte qe u be nga rinia shqiptare. ku eshte cudia?
Auroni, ben sikur ne ate hekurudhen e ndertuar nga Enveri (me propagande-nje hajvanllek auronian) e shikonte nga maja e thanes. Auron, ate rruge prej hekuri dhe trare druri e ndertoi rinia shqiptare. Po thuaj edhe nje fjale per uren e Bushtrices Auron-ian.
Uau! Paska patur Shqipëria hekurudha në kohën e Zogut?! Jam i brezit të tretë dhe tani po e lexoj! Ti Auron je më i ri se unë dhe ka mundësi që t’a kesh dëgjuar pas vitit 1990, atëhere kur thuhej se “paskemi qenë mirë atëhere kur ishim keq”!
Ke te drejte o Niku edhe une sot Po e degjoj per here te pare qe paskemi pas HEKURUDHE ne kohen e zogut ? Po tregoj nje histori te shkurter familjare : Mbas tradhetise se zogut ne vitin 1939 qe u aratis bashke me FLORIRIN e la popullin e durresit ne goje te UJKUT sepse zbarkuan kemishe-zinjte , jane edhe vargje per heroin Mujo Ulqinaku “ Bjeri Mujo Ulqinaku , gjer ne gju vajti gjaku “, sic e dime filloj lufta e dyte boterore ? Ne vitin 1941 gjysma e familjes time kishte shkuar ne Shkoder po ne kete vit u semure gjyshi dhe vdes . Ne ishim me banim ne Berat , para se te vdiste kerkoj te birin per ti lene ndonje amanet , vetem baben tim kishte dhe tre goca , nuk dua te zgjatem shume se eshte histori e dhimeshme ? Lajmi babes tim I erdhi dhe u nis per ne Shkoder nga Berati , nuk di sa zgjati rruga se nuk kishte komunikacion e jo me TREN , kur ariti e gjeti te vdekur dhe te varosur te atin nga vajza e madhe qe jetonte ne Shkoder ??? Keshtu qe gjyshi i shkrete i mori me vete dhe amanetet qe do ti linte te birit ? Kjo eshte historia e Hekurudhave o gazetar per popullin , skishte komunikacion e jo me Hekurudhe ...!!!
sipas auronit hekurudha ishte ne Luften e Pare Boterore dmth shume me pare se Zogu. ne kohen e zogut u vodh per hardhi.
Ato veprat duhesh in shkaterruat. Ishin veprat komunist e qe duhesh in rrafshuar. Te huajt na dhane cekun e bardhe por komunist et e jugut e penguan zbatimin me sulmi ndaj tiranes dhe veriu Ne 1997.Na I rrofte Saliu qe na shpetoi. Ndaj asnjehere nuk duhet te hiqet dore, "komunistet ne litar".
Hajde me tregoni pse disa prej Shqipetareve e quajn veten si njeri pse nuk e quajn veten ma te poshter se kafsha edhe kafshet nuk e ben kete cka ben Shqipetari ,Enver Hoxha u mundua mjaft qe ti binte ne rugen e duhur por erdhi Berisha dhe filloj shkaterimi i gjith shtetit cka kishin ndertuar prinderit ne varferi dhe kete e ben vetem rasa e eger e flliqur nuk e kuptoj se disa thone jam Shqipetar turp por nji dite dote ju vjen fundi kur dote cohesh ne mengjes zdote flasish shqip por Greqisht dhe Serbisht vetem vazhdoni sikur sot dhe nuk dote vonoj.
populli yne osman ska nevoje per hekurudha, do vetem xhami dhe pellitje arabe nga minarete. gezuar ramazon!
Dhe nuk ka pse të ndërohen,atë botë punohej fort.95% e nevojave prodhoheshin në vend!!! Ndërsa sot 27%Hakurudhat janë shpikur për të lëvizur prodhimin madh.Çfar do të transpotosh sot? Një dorë sallat apo spinaq! Kështu për muze ndoshta.
Jo Fatmir , gjithe bota ka HEKURUDHA Tramvaj nepe metro , eshte per levizjen e popullsise , te bije me lire , e dyta trafiku eshte i lireshem dhe mbaron pune shpejt ? Turqia ka tere ate tramvaj , levizje e rehteshme jo te gjithe kane pare per taxi ? Vagonat per transportin e mallrave eshte tjeter gje ? Ne Tirane te zere nje urgjence i semuri vdes pa vajtur ne spital kaq i ngarkuar eshte trafiku , duhet gjetur zgjidhje urgjente , te lirohet trafiku plus ndotja e e qytetit nga makinat e vogla edhe per te pire nje kafe shkohet me makine ????