Nga Dritan Hila
Ka një gaz të paparë nga opozita dhe ekspertët e Fejsbukut sa herë shembet ndonjë rrugë, pasi besojnë se kjo do sjellë edhe shembjen e Ramës. Nuk ka asgjë të keqe. Njerëzit ju drejtohen edhe nuskave kur nuk kanë ku qahen tjetër. Por në këtë rast regjia është më djallëzore dhe realitet të deformuar. Le t’i marrim me radhë.
Rruga e Qafë-Plloçës. Në burg duhet të shkojë i pari Ridvan Bode që për hatër të pesë votave filloi një rrugë që po t’i shesësh ato fshatra të gjitha së bashku nuk bëjnë 100 mijë euro. Hodhi 70 milionë aty, megjithëse që në vitin 2004 pala italiane kishte refuzuar ta subvenciononte për mungesë rentabiliteti në qarkullim. Ridvani i hodhi. Kurse Belinda duhet të përgjigjet pse e vazhdoi me 200 milionë të tjera, por nuk çoi në burg paraardhësin.
Tuneli i Llogarasë. Ky as ka rënë e as është krisur. Thjesht është hapur fjala se nuk ka hekur. Dhe do shembet. Llaf opozite dhe batallësh të studiove.
Rruga e Përrenjasit. Kush ka kaluar në ato anë që në kohën e monizmit e di si ishte rruga më me gunga. Vende-vende fluturonte makina si në garën Paris-Dakar. Madje ishte njëra që të bënte të provoje edhe humbjen e peshës. Ka qenë një segment që rrëshqiste vazhdimisht pasi i tillë është formacioni i tokës aty. Madje kështu është e gjithë Shqipëria e cila nga ana gjeologjike është një tokë e re. A ka faj dora njerëzore? Patjetër. Kanë faj ato firma që pronarët e tyre gërmojnë te këmba e urës që të bëjnë një urë tjetër 100 metra më larg. Ka faj inspektorati përkatës që me siguri ka marrë ndonjë lekë nën dorë që të mbyllë njërin sy. Sikurse një qeveri nuk bie se një hajdut lokal ka shfrytëzuar postin. Thjesht hap hetime dhe plas në burg fajtorin. Nuk ka ndonjë mund të madh ta gjesh.
E fundit është segmenti Kuç-Qeparo që tani a kalojnë apo jo pesë makina në ditë. Ka qenë që në verë me tendencë shembjeje. Është një vithisje vetëm nja 10 metra. Rruga është donacion i huaj. Si e tillë, është dhuruesi që ndjek punimet dhe supervizionin. Por ja që ndodh që shemben edhe rrugët. Punimet e fizibilitetit nuk parashikojnë nguljen e sondës dhe studimin e formacionit çdo 5 metra. Ndaj ti rrezikon të bësh rrugën aty duke marrë parasysh edhe riparimet e mundshme për 100 arsye: Sepse nuk ke gjurmë tjetër ku të kalosh; se formacioni është njëlloj kudo, apo për shkak të limitit të fondeve.
Shemben rrugët kur Zoti e hedh ujin me gjyma dhe jo me pika; shemben pallatet kur bie tërmet; rrëzohen pemët kur ka erë; vdesin njerëzit se i tillë është cikli i jetës. Ndodh sepse bota e tillë është. Por nuk mund të përmbysësh një qeveri se rrëshqitën dy rrugë dhe hedh fall se do shemben tunelet. Askush nuk bërtiti për punimet në Itali pse u shkatërrua një nga shëtitoret më të bukura të Italisë në Sicili nga një det që nuk kishte ndodhur në 100 vjet; se u shemb mali ku ishte një fshat i tërë, apo se pati rrëshqitje dherash nëpër rrugë. Nuk foli as opozita e as ekspertët e Fejsbukut. Në fakt edhe shqiptarët me mend në kokë që janë shumica, e dinë që ndodh./dritare.net
Zoteri opazita nuk di te beje gje tjeter vetem te cirret te shpife per cdo gje sepse mendjen e ka me dhi ne mal
Po ik o Lila, nuk je as ne nivelin e mediokrit per te folur per rruget e gjeologjine. Shko bej ndonje bisede per “gabimet e Enverit”.
E keqja në këtë vend është Berisha me bandën e tij që ka mbi 35 vjet që po shkatërron vendin dhe çdo gjë të bukur që zoti i ka falur këtij vendi , apo të ndërtuar me mundin dhe gjakun e popullit . Kultura e cunguar dhe karakteri i tij kondravers , nuk mund të pranojë që vendi dhe shqiptarët të jetojnë e prosperojnë si gjithë bota , por vetëm sipas konceptit dhe oreksit të tij dhe atyre që e kanë paguar , për tashkatërruar këtë vend .
Per hir te se vërtetës eshte e drejte kane rrëshqitue rruge dhe me pare, eshte rruga Tp-Gj te shkalla e zeze, qe rrëshqiti qe ne fillim dhe sot e kesaj dite ka mbet gjysem, rruga Fr-Tp e ber nga Austriaket ne kohen e Berishes, edhe sot e kesaj dite eshte lene me by pass, problemi qendron se ketij po i rreshqasin te gjitha rruget qepo ben, rruga Er-Pr, tani Qafe Plloca, unaza e madhe e Tr ska rruget dalese tamam, cfare kohe fiton ne Unaze e humbet ne rruget dyesore kur do te dalesh nga unaza, aeroporti mbeti ne hava...a do bej nje gje te hajrit my????
O legen, po vazhdo me rruget e tjera qe jane demtuar pa bere 2 vjet. Po Vllahine-Pocem o legen! Shiko se te ka dale lista qen bir qeni.
Keshtu duhet te flase, pjella e nje kryehetuesi, kur komunizmi i babes se vet, ka rilindur ne kete vend, ku rrenimi vazhdon pa kthim.
Rruga e Prrenjasit o.koketop u be e re ne vitin 2000 nga firmat maqedonase dhe ka 25 vjet nuk ka.levizur dhe nuk.ka pasur necoje per riparime te asfaltit, prandaj mos mashtro duke na folur per kete rruge te para viteve 90
Si nuk ka turp fare ky njeri! Per cfare gazi flet ky palaço! Njerezit jane te indinjuar se taksat e tyre po shperdorohen. Jo te gjjthe jane militant idiot si ky qe llapaqit duke justifikuar qeverine e fajesuar qytetaret.
avash ti ore pika se na trembe mushken, se po qe per militant ti meriton dekorate
Paguhet cre beje. Tjeter gje sdi te qullose.
Duhet futur ne burg Bode qe gjeti financimin, ndersa Bela duhet te pergjigjet qe e shtoi me 200 milion! Perle,,,,
E dini si është puna e këtyre rrugëve që shemben apo çedojnë, aty, këtu, për shumë nga këta komentuesit ?Eshtë si puna e atyre kockave që hidhen rreth kazanëve të plehrave, apo gjetkë nëpër qytet, të cilat shërbejnë si ushqim për qentë e rrugëve sepse të shkretët nuk është se kanë ndonjë mënyrë tjetër për tu ushqyer që pastaj të bëjnë gam gam.
faqezi dhe argat i rames bashke me te shoqen......
Lila kisha respekt dhe te nje ke 8 pa 5 por me kete shkrum ja ke q r. Ok natyra eshte e mbunatyrshme po bie dakort por ato shtresa asfalti me 10cm dhe mbushja poshte me zhavor apo balte si e shpejgon dhe me kosto marramendese Perse nuk u demtuan ky aks per 50 vjet por Tani qe filluan germimet pa kriter Duhet nje Enver I dyte qe t'ju q r juve qe po e perkrahni kete tradheti,sabotim dhe ata qe e kane zbatuar t'ju cojne ne hale brezin si fis para jush dhe mbas jush Rob ku ti keni se nje rruge nuk dime te bejme
Gazetarëve puthadorë dhe të pështirë si puna e këtij Hilës(alias hileqar dhe gënjeshtar i rreshtuar në skalionet e së majtës qysh në origjinë...d.m.th. një qen i rrahur herët), u ka perënduar ylli. Si s'ju vjen ndot nga vetja, xhanëm?...Me të tillë s'duhet humbur koha...
As vete nuk i beson keto qe shkruan po nga halli duhet te plotesosh normen e lepirjes
Familjarisht nuk ke nevoje te shkosh me ne Dubai ,per llapist si puna jote ka nevoje Rilindja ne keto momente te veshtira , lepije si vemje qe je .
Rruget rrezohen se ketyre shqiptareve qe flasin u eshte rrezuar mendja e vajtur ne hale pa lindur akoma. Ka mbaruar kjo pune ku keta njerez nuk mbajne me dot pergjegjesi fare per mendjen e tyre. Mire do ishte te binte nje termet ne Shqiperi dhe jeta te fillonte nga e para, se me keta ska me prokopi. As njerez e as lahudi.
Ore si nuk pashe nje njeri te marre nje lopate ne dore si ne gjithe Evropen te bejne nje pune por vetem te bejne llogje ne media televizive apo sociale? Ktu eshte nje rrumpalle shoqerore qe nuk gjendet ne Evrope, te gjithe qahen dhe ata qe bejne nje pune shahen e ofendohen gjithe diten.
Problemi nuk eshte te bjere qeveria, por te verifikohet se a jane harxhuar siç duhet parate e shqiptareve apo jane vjedhur. Besoj se per kete duhet te jete dakord edhe Z. Hila qe shkruan.
Sakte Joel.
Keshtu eshte kur je klysh krimineli, nuk ke turp!