Fallxhorët e Medias

25 Shkurt 2026, 18:10Blog TEMA
Fallxhorët e Medias

Nga Roland Lami

Gjatë kohës së monizmit, fallxhorët ishin kryesisht gra jo vetëm të komunitetit rom, por edhe lokale që ofronin leximin e fatit, interpretimin e ëndrrave dhe parashikime për martesat, lindjet apo ndarjet familjare. Ata vepronin kryesisht në mënyrë të fshehtë, sepse autoriteti i shtetit i perceptonte këto praktika si supersticion dhe përpiqej t’i penalizonte.

Pavarësisht vigjilencës së regjimit të kohës, fallxhorët gjenin hapësira ti ushtronin pseudo aftësitë e vecanta që kishin për sa kohë kishte kerkesë në treg. Ajo që i dallonte ata nuk ishte aftësia për të parashikuar të ardhmen, por mënyra sesi ata arrinin të formonin perceptimin e të tjerëve. Çdo fjalë, parashikim pavaresisht se ishte nje improvizim apo fantazi momentale, rëndësi kishte se publiku krijonte një iluzion kontrolli mbi të ardhmen, një mënyrë për të qetësuar ankthin dhe për të dhënë siguri.

Sot, ky “profesion” ka kaluar tek ekranet dhe portalet e lajmeve. Ekspertë të kriminalistikës,, gazetarë të kronikës së zezë apo analistë politik shpesh prodhojnë parashikime bombastike pa u shqetësuar për burimet, probabilitetin apo vërtetësinë e asaj që thonë. Fraza të tipit, së shpejti një video do të behet publike, arrestime të bujshme pritet brenda javës, një dosje me emra të rendësishëm është në duart e prokurorëve, një minister do të arrestohet, një furtunë shkarkimesh në ministri pritet javën tjetër etj.

Aspekti më tronditës nuk është vetëm se janë shtuar fallxhorët modernë, por se media ka rritur interesin për ta. Ajo jo vetëm që riprodhon deklaratat e tyre, por shpesh i fton pikërisht për guximin që kanë të bëjnë parashikime të pabazuara. Këto “gomarlleqe” nuk janë të rasti pasi zhurma, skandali dhe paragjykimi prodhojnë klikime, debat dhe jehonë. Media ka pritshmëri nga absurditeti dhe nga budalleku i tyre. Kështu lind një rreth i mbyllur ku mediokriteti i fallxhorëve dhe lajmi i pabazë ushqehen reciprokisht, duke krijuar një cikël që duket i pafundëm.

Nga prespektiva psikologjike, Sander van der Linden ka studiuar pse njerëzit bien pre e dezinformatave dhe pse lajmet e pabazuara përhapen shpejt, duke sugjeruar se perceptimet tona sociale dhe vendimmarrja janë të ndikuara fuqishëm nga mënyra se si prezantohen informacionet shpesh pa asnjë verifikim të thellë dhe kjo ushqen kërkesën për lajme të pabazuara.

Në këtë klime, publikimi i një lajmi të pabazë bëhet një marrëveshje e heshtur mes mediave dhe “fallxhorëve”. Media i siguron platformën dhe jehonën, ndërsa ata furnizojnë materialin bombastik që gjeneron trafik, klikime dhe diskutime shpesh pa ndonjë përpjekje për të verifikuar vërtetësinë e pretendimeve. Kjo e fundit gati është bërë e varur nga ky lloj “lajmi”në vend që të kërkojë fakte dhe prova, kërkon emocion, shpërthime hipotetike dhe ndjesi sigurie të rreme edhe kur nuk ka bazë reale.

Publiku nga ana tjeter eksitohet nga absurditeti, skandali dhe të dhënat që dëshiron të besojë, edhe kur janë të pavërteta. Në këtë mënyrë, çdo reagim i tij nuk ushqen thjesht lajmin, por i jep jetë ciklit të vetë-ushqyer të mediokriteti. Keshtu krijohet një cikel I mbyllur ku fallxhorët modernë thonë budallallëqe, media krijon hapësirë dhe e amplifikon më shumë atë ndërsa publiku klikon, shpërndan dhe e ushqen këtë absurditet duke e kthyer parashikimin per te ardhmen në një drogë kolektive.

Në fund, ky cikël absurd nuk është vetëm qesharak ai është një paralajmërim për shoqërinë tonë. Nëse lejohen dhe shpërblehen lajmet e pabazuara vetëm sepse bëjnë bujë, atëherë jo vetëm që media degradohet, por humbet edhe aftësia për të dalluar mes asaj që është reale dhe asaj që është vetëm bujë apo realitet i prodhuar prej saj. Mirëpo, kur buja e pabazë triumfon mbi të vërtetën, ne nuk shohim më botën për atë që është por për atë që media dhe pseudo‑ekspertët na lejojnë të besojmë.

 

5 Komente

  1. p
    ppa

    Sakte, por jam i sigurte qe komentet per kete analize do jene te pakta, sepse e ve gishtin ne plagen ku i pelqen dhe dhemb miletit!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po çfare média

      Nuk ka média ne Shqiperi. Bufi jetone ne saj te mikrofon mbajtesve. Shembull : Kur Jean - Marie Lepen ishte kryetar i partise extrême droite FN front nacional ne nje intervist tv tha : J'ai doute sur les chambres .. kame dyshime mbi dhomat e gazit ne kampet naziste.....haaaaa per dy vite asnje ftese nga tv , asnje intervist radio ,asnje gazete , silence , deri sa kerkoje falje publike... Nje média nuk ka nevoje per directives partiake. Média eshte zeri se vertetes , kur e verteta fshihet roli medias mbarone....

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mendim

        Ishte kohen tjeter atehere, tani dhe aty Ku thua ti Jane bere njesoj si ne Shqiperi médiat kazan e shkuar kazanit. Tani dalin e thone se mesatarja e notes se nxenesve eshte ulur per faijn e femijeve émigrant, madje edhe kur bie shi fajin e Kane emigrantet hahahha

        Përgjigjjuni
      2. F
        Filxhan I i kafese

        Ju ka rene vlera edhe fallxhoreve te me medias , njifen me emra ata qe genjejne si puna e arixheshkes , satroket ne dere nuk ja hapim , edhe ketyre fallxhoreve modern , nuk marim mundimin ti lexojme ? Ata qe jane te besushem dhe shprehin realitetin jane te pakte ? Iku koha kur na manipulonin se kishim dale nga nje sistem tjeter , ketu perfituan “ fallxhoret “ modern , sot jo nuk eshte me populli i 90-tes jemi ne vitin 2026-te turp ta ham sapunin per djathe ..!!!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mendim

          Gazetat Kane per ti vene zjarrin Shqiperise, kur shikon mjegullnajen mediatike qe krijojne nuk di ke te besosh me pare. PO fusin edhe medjat e huaja ne qorrsokak pa mire neve.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje