Lëvizja BASHKË ka dalë publikisht me pesë propozime që synojnë, sipas saj, ta nxjerrin Shqipërinë nga kriza politike, institucionale dhe sociale. Mesazhi është i thjeshtë: kriza ka rrënjë në korrupsionin e përhapur dhe në kapjen e shtetit, prandaj zgjidhja duhet të nisë pikërisht aty. Propozimi përfshin rritjen e dënimeve për korrupsionin aktiv dhe pasiv deri në 20 vite burg, heqjen e parashkrimit për zyrtarët e lartë në rastet e kapjes së shtetit, forcimin e ndëshkimeve për krimet zgjedhore, rritjen e kapaciteteve për hetim dhe konfiskim të pasurive të paligjshme, mbrojtje më të fortë për sinjalizuesit dhe shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike.
Në planin parlamentar parashikohet ngritja e komisioneve hetimore për koncesionet, përfituesit e investimeve strategjike dhe privatizimet e mëdha të pasurive publike. Në planin zgjedhor synohet transparencë në financimin e partive, ndalim i ndikimit të krimit të organizuar dhe kufizim i përdorimit të administratës publike në fushata. Në planin social propozohet miratimi i ligjit për minimumin jetik dhe Statusin e Minatorit. E gjithë kjo do të shoqërohet me mobilizim publik dhe mbledhje firmash, me synimin për ta kthyer krizën në një moment reformash të thella.
Politikisht, keto janë propozime të qarta. Ato prekin nervin më të ndjeshëm të opinionit publik: ndëshkimin e korrupsionit dhe Levizja Bashkë nuk është hera e parë që e thekson këtë.
Në Kuvend, deputeti i kësaj partie Redi Muçi është dalluar për qasje teknike, për gjuhë juridike të strukturuar dhe për kritika të artikuluara pa ndroje ndaj shumicës qeverisëse. Ndërhyrjet e tij kanë sjellë një standard më argumentues në një debat shpesh të dominuar nga slogani. Nga ana tjetër, kryetari Arlind Qorri ka mbajtur ndër vite një vijë të qartë kundër klientelizmit dhe oligarkisë, pa zigzage taktike. Kjo koherencë e ka veçuar partinë nga pjesa tjetër e opozitës.
Por çështja thelbësore është tjetër: a mjaftojnë këto pesë pika për të krijuar besim se kriza mund të zgjidhet realisht? Apo dhe këto janë në vazhdën e propozimeve populiste thjesht për të shkuar pas dëshirave te publikut.
Le të ndalemi te propozimi më konkret: rritja e dënimeve për korrupsionin deri në 20 vite burg. Me siguri që kjo e kënaq një pjesë të madhe të njerëzve. Opinioni publik është i mbarsur kundër korrupsionit. Por historia e shteteve të ndryshme tregon se ashpërsia e dënimit nuk është automatikisht garanci për uljen e korrupsionit.
Shembulli i Norvegjisë dhe Kinës është domethënës. Në Norvegji, maksimumi i dënimit për një zyrtar të korruptuar është deri në dhjetë vite burg. Megjithatë, Norvegjia renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të korrupsionit në botë. Sipas Transparency International, ajo merr rreth 81–84 pikë nga 100 në indeksin e perceptimit të korrupsionit, duke qenë mes shteteve më të pastra institucionalisht.
Nga ana tjetër, në Kinë, për zyrtarët e lartë të akuzuar për korrupsion ekzistojnë dënime deri në burgim të përjetshëm, madje edhe dënim me vdekje. Megjithatë, niveli i korrupsionit mbetet shumë më i lartë se në Norvegji. Kina ka marrë rreth 42–43 pikë nga 100 në vitet e fundit në të njëjtin indeks. Pra, ndëshkimi ekstrem nuk e ka zhdukur fenomenin.
Ky krahasim tregon diçka të qartë: diferencën nuk e bën gjatësia e dënimit, por funksionimi i sistemit. Ajo që ul korrupsionin është probabiliteti i lartë i zbulimit, hetimi i shpejtë, pavarësia e gjyqësorit dhe transparenca institucionale. Kur sistemi funksionon, mjafton edhe një dënim më i moderuar për të pasur efekt parandalues. Kur sistemi është i dobët, as dënimet ekstreme nuk mjaftojnë.
Prandaj, rritja e viteve të burgut ka më shumë efekt populist sesa strukturor. Ajo është mesazh politik, por jo reformë . Burgjet nuk janë garancia e zhvillimit. Ato janë tregues i dështimit për të parandaluar në kohë.
Drejtësia reale kërkon më shumë se shpallje dënimesh. Ajo kërkon hetim financiar të thelluar, ndjekje të rrjedhës së parave, konfiskim efektiv të pasurisë së paligjshme dhe kthim të saj në buxhetin publik. Arrestime kemi edhe tani sa të duash por sa para korrupsioni janë rikuperuar realisht? Sa pasuri janë sekuestruar me vendime të formës së prerë? Pa këto tregues, statistikat e arrestimeve dhe dënimeve janë për shpërndarje dekoratash në mbledhje dhe qetësim i përkohshëm i zemërimit popullor.
Edhe propozimi për “rritjen e kapaciteteve për hetim dhe konfiskim” mbetet i përgjithshëm. Çfarë nënkupton konkretisht? Më shumë buxhet për strukturat hetimore? Reformë procedurale? Standarde të reja prove? Afate të qarta? Pa sqarime teknike, formulimi mbetet i hapur dhe thjesht propagandistik.
Zgjerimi i kompetencave pa mekanizma të qartë kontrolli krijon rrezik për sigurinë juridike. Lufta kundër korrupsionit duhet të respektojë parimet e shtetit të së drejtës.
Komisionet hetimore parlamentare janë një tjetër instrument i propozuar. Në teori, ato rrisin transparencën. Në praktikë, në Shqipëri shpesh janë kthyer në arenë shfaqjeje teatrore. Ekziston bindja e faktuar se nëse do që diçka të mos hetohet dhe gjykohet kurrë, atëhere ngri një komision hetimor parlamentar. Transparenca është e nevojshme, por ajo deri më sot nuk është lidhur me pasoja konkrete administrative ose penale. Prandaj komisionet hetimore parlmentare deri më sot , kanë qënë pjesë e argëtimit të popullit.
Në planin zgjedhor, transparenca e financimit e propozuar dhe ndalimi i ndikimit të krimit janë objektiva të drejta. Por si do të realizohen? Cili institucion do të kontrollojë? Çfarë sanksionesh do të zbatohen? Reforma zgjedhore kërkon detaj teknik, jo vetëm deklarim parimor.
Masat sociale si minimumi jetik dhe Statusi i Minatorit janë premtime me peshë sociale. Por çdo politikë sociale kërkon llogari fiskale. Sa do të kushtojë minimumi jetik? Nga do të sigurohen fondet? A do të rriten taksat apo do të rishpërndahet buxheti? Një parti që synon qeverisjen duhet të paraqesë jo vetëm drejtim moral, por edhe matematikë ekonomike.
Dalja nga kriza shqiptare nuk është çështje e një ligji apo e pesë pikave. Është çështje modeli. Është krizë e sistemit politik, e përfaqësimit dhe e modelit ekonomik të bazuar më shumë te importi dhe ndërtimi sesa te prodhimi. Një program për daljen nga kriza duhet të lidhë ekonominë me arsimin, bujqësinë me financat, politikën e jashtme me zhvillimin e brendshëm.
Kur propozimet janë të forta në retorikë, por të paqarta në zbatim, ato perceptohen si mobilizim politik dhe jo si reformë . Premtime si “forcim institucionesh” apo “rritje kapacitetesh” tingëllojnë të bukura , por kërkojnë specifikim teknik: afate, buxhete, mekanizma kontrolli.
Lëvizja BASHKË ka krijuar një profil koherent dhe serioz në debat. Ajo ka dhe një program qeverisës të qartë dhe të plotë që edhe nga ana formale është mbi 170 faqe. Ajo meriton vëmendje për qëndrueshmërinë dhe qartësinë ideologjike. Por për të bindur se është gati për qeverisje, duhet të kalojë nga mesazhi te mekanizmi, nga retorika te instrumenti konkret dhe mbi të gjitha t’i largohet populizmit.
Pesë pikat janë një nisje politike. Por kriza shqiptare kërkon një projekt të integruar, të matshëm dhe të zbatueshëm. Qeverisja nuk është vetëm vullnet për ndëshkim. Është kapacitet për ndërtim. Vetëm kur këto dy elemente bashkohen, qytetarët mund të besojnë se kalimi nga protesta te qeverisja është realisht i mundur.
Po shume mire si te vjedhesh 20 miljon euro dhe te denojne 2 vjet kush nuk e ben burgun .ky ftyra qe ka ber rrugen dhe gruja kti bredhin me mak8n 100 mije euro dhe nje G klase.kta duhen pushkatu mor jo denim me burg.
Po zhberja e 2008? Apo dhe Arlindit i pelqen ti zgjedhi vet deputetet qe ti ket n dor si mumje?
Arlindi ka kohe per qeverisje. Te rritet e te piqet njeher Drejt i ka tezat por ekip nuk shofim Me kultin e individit jemi deri ne fyt Kurse ti autor i shkrimit, me pak analiz me IA dhe m teper nga mendja jote do t bente mire
Z. Gellci , nuk te lexova c'ke thene me tutje , me mjafton titulli . Qe Kemi qene ne krize , qe jemi dhe do te vazhdojme te jemi , e ka marre vesh edhe bufi . Te pretendosh zgjidhjen e krizes madein shqiptare duke u lur ne tryeze me vete tharmin e kesaj krize , Sali Berishen dhe akoma me ZI ta ulesh ate ne kolltukun e kryeministrin , eshte me shume se keqdashje , eshte me shume se kriminale ...!!! E vetmja zgjidhje , sipas meje : lereni Drejtesine te vazhdoje tarrjen e mizorise , sepse keshtu , avash-avash , do te krijohen kushtet reale te shpetimin nga kjo krize ose me sakte nga kthetrat kriminale te maskarenjve qe ka prodhuar modeli , Po kriminal , berishist .
Problemi eshte i gjithi i lidhur me parate qe ka shteti,sa ka dhe sa ndihmojnë ne shume propozime qe bejne Keta bile edhe PD qe kane çelsat e kashtes.Sa leje ka shteti e di qeveria,puna eshte qe opozita duhet te plotësoje detyrimin qe duhet te kontrolloje ku shkojne keto para,si shperndahet,Mirëpo ajo merret me interesa aq te vogla sa ka dy vjet qe nuk merr pjese ne diskutimin e buxhetit te shtetit,nuk mori pjesë ne prezantimin e qeverise se re,programin per kater vjet,se do vetem lufte,e jo momente kur duhet paqe,per te miren e shqiptareve.Te gjitha partitë e opozites merren me ngjarjet e çastit,jo rruga,jo tuneli,jo Rrjolli,qe duhen por jane pune te drejtesise,aty ne parlament shkohet per ligje te mira ,per alternativa me te mira se te mazhorances
O Zoti Thoma ti ke plotēsisht tē drejt por Shqipria ēshtē shtet leshi pērsheshi. Prandaj mos u lodh kot pēr komente tē drejta se si kupton njeri.
Z.Gellci,Shqiperia kerkon te avancoj perpara ne rrugen qe ka nisur.Ne vazhdojme te ecim "ne rruge te panjohura" si ne kohen e diktatures.Rrugen per ecurine e nje vendi kapitalist te suksesshem e kane kaluar shtete te medha e te vegjel.Me populizem nuk shkon dot as te dera per te dale e hyre.C'far kuptojme me "tranzicion"?Vazhdimi i rruges grabit cte mundesh.Kemi 35-vite tranzicion dhe nuk dime sa do te vazhdoj.Per mua edhe nje shekull ne do te jemi ne tranzicion.Kur politikanet te kene pervetesuar gjithe kapitalin e luajtshem e te paluajtshem,siper e poshte tokes do te jete fundi i kesaj periudhe "kalimtare" dhe do te thone :Hajde te zbatojme ligjin.Ne shekujt 16-17-18 hordhit e europianeve zbarkuan ne Amerike.Pasi shfarosen vendasit, morren cdo gje,kerkuan te bejne ligjin dhe ndertuan ate Amerike qe shohim.Nuk e di a do te jetoj ndnje sternip i yni deri atehere?
Zotni Gellci duhet me u ndixhu.Eshte expert kur behet djale per vjedhje. Ka bere shkollen e katundit, te ushtrise, te komunizmit dhe universitetin e burgut. Respekt per kete figure te shkerdhyme te demokracise.