Të gjitha kamerat u rreshtuan sikur do të dëgjonin mrekullinë. Sali Berisha doli nga takimi me europianët e djathtë ‘me kurriz të zbutur’, siç tha media. Vetë ky nuk ishte ky. Premtoi se nuk do të ketë më zjarr mbi qyteti, por u duk se e tradhtonte vetja.
Atëherë ishte mars. Tani pak ditë para marsit, fund i shkurtit. Vetëm kaq është dallimi.
Ishte viti 1997. Presidenti dhe qeverisja e Shqipërisë kinse po tentonin ta linin pas. Ky është viti 2026 kur të njëjtët udhëheqës të marsit të vitit 1997 po tentojnë të tërheqin që nga thellësia atë vit plot tmerre, varre dhe kërcënime se veriu do të shuante jugun.
Ka qenë një vit i tmerrshëm. Jo viti, por njerëzit e asaj udhëheqjeje.
Aty nga mesi i marsit, presidenti i Republikës mësyu shërbimin sekret dhe militantët e tij që të përhapnin frikën se ‘ Vlora po më vjen të më vrasë në presidencë!’. Isha në Vlorë, gjatë gjithë kohës. Askush nuk e tha as e mendoi marshimin drejt Tiranës për të kapur të gjallë presidentin. Djemtë e Vlorës ruheshin se ‘ po vjen dushmani’ nga deti ose nga Vjosa. Ata veçse shpërndanin ndihma ushqimore dhe ilaçe për nevojat e qytetarëve që i kishte rrethuar për vdekje udhëheqësia shqiptare.
Dy avionët luftarakë të ngarkuar me armë kimike për të zhdukur në masë njerëzit e Jugut të vendit, ishin arratisur pa hedhur asnjë armë. Kjo i qetësonte njerëzit.
A kishte avionë të tjerë që të dërgoheshin? Kishte avionë të tjerë, por nuk kishte më këllëçe as presidenti, as qeveria, as gangsterët rreth tyre.
Ishte vetëm frika prezente kudo ku kishte autorë të vrasjes së gjysmës së kombit. Në selinë e presidentit ishin mbledhur militantë të armatosur rreth Berishës, nën kryesimin e një Saliu tjetër që ndodhet edhe tani në sulmet e ishj- presidentit.
Interesant, sa e re mbetet e keqja, duket sikur është gjithnjë vetëm tre vjeç. Ata që terrorizonin atëherë, ata terrorizojnë edhe sot. Kanë rinovuar vetëm Grupin e Zjarrit. Fëmijë e adoleshentë, të paguar keq sa për një natë në pub, mblidhen nën mjekra të maskuara deputetësh. Mblidhen bashkë si korba të vegjël dhe presin që Saliu të valëvisë flamurin kombëtar. Atëherë këta lëshojnë zjarrin e armëve kundër simbolit komb.
Veçse atëherë ishin mbledhur në selinë e presidentit. Edhe vetë presidenti mbante dy armë automatike. Njërën për vlonjatët, tjetrin për tropojanët, nëse e tradhtonin. E griu frika. Edhe militantët që kishin mbushur selinë i griu uria dhe nevoja për tualete. Kur mbaroi puna, gjithë oborri dhe zyrat u nevojit të laheshin me detergjente, u desh një kohë prej tre muaj sa të dilte era e rëndë.
Në atë moment në Tiranë zbarkuan ndërkombëtarët. Një austriak, vetë Kancelari, mori rolin e kujdestarit në vend. 7 mijë ushtarë do të vinin nga forcat shumë kombesh. Presidenti kishte rënë dakord që të linte vendin. Helikopteri po e priste në stadiumin e vjetër.
Europa zbarkoi dje me një tufë nëpunësish, për të folur me po të njëjtin president, tanimë të pandehur në gjykatën speciale për korrupsion të madh dhe minim të demokracisë. Edhe këta erdhën të bisedojnë nëse ky do të pushojë luftën apo ka propozim për helikopter. Pak ditë më parë kishte qenë drejtori politik i Parlamentit Europian, McAllister që kishte thënë se ‘nuk e takoj’ presidentin e vitit 1997.
Dukej sikur flitej për fantazma: Vallë si mund të takosh në vititn 2026 po të njëjtin president të vitit 1997. 29 vjet. I njëjti si atëherë, me armë në dorë. Edhe vëzhguesi i dërguar nga PE, Mr. Schieder, po austriak. Ai i tha Berishës që të lëshojë armët e të mos djegë qytetin.
Këta që erdhën dje u tha kot sikur janë fakt-bledhës. As armë-mbledhës nuk janë. Por disa njerëz nga Europa, që duhej të ishin sa më shumë, me qëllim që Berisha të mos e dridhte fjalën se ‘nuk kishte dëshmitarë’.
I thanë ‘mblidhe bishtin e mos terrorizo popullin në mes të Europës’.
I treguan edhe një gjë ‘konfidenciale’ në vesh.
Si t’ i thonin ‘a të duhet helikopteri?’. Tani nuk e mbartin dot sepse ky është i pandehur para gjyqit. Por Berisha u shfaq fiks si atë natën e helikopterit, mars 1997. Tha se ‘ nuk do të hedhë më bomba në mes të qytetit’.
Edhe atëherë u jargavit e u lut se ‘do të rri urtë’, veç ta linin këtu. Dolën garant disa politikanë naivë. Sapo e zbritën nga helikopteri, ky mori kallashin. Jo kallashë, por tanket e Gardës një vit pas, 1998. Kërcënoi edhe Amerikën se ‘të ta djeg ambasadën dhe ambasadoren!’. Në fakt tentoi.
Të shikojmë çfarë do të tentojë në kryengritjen e të shtunës! Me siguri prapë zjarr mbi qytetin.
O kēllufi i skaduar a e kupton ti çdo tē thot dije ? ? ? Sbesoi qē e mer vesh se je IDJOT i ler mere me mēnd çfar shanci ke ti pēr tē bllokuar komentet o IDJOT. U KOMENTUA U KOMENTUA U KOMENTUA
Prandaj nxjerrë m..t nga goja ti frrok sepse i paske pastruar me llape te pegerat e atyre qe mbrojten sali vukun.Qe ta dishe nje here e mire,ata djem qe qendruan ne presidence ishin djem trima qe ishin te vendosur te vdisnin sepse mendonin se duke mbrojtur institucionin e presidences po mbronin shtetin dhe atdheun e tyre (gje qe nuk doli e vertete dhe u genjyen nga monstra sali vuku,gje qe ka ndodhur edhe me ty ne ato fillime,nuk futem te pjesa qe te akuzojne si spiun te sigurimit)dhe e verteta eshte se Tirana fale atyre djemve trima por te genjyer nuk u be si pjesa me e madhe e Shqiperise.Ti more b..ri e familje q.ri frrok mund dhe ke materiale te pafund te akuzosh kopilin e dhenderrin serb por behesh si ai kur shpife se gjoja i mbushen ata qe mbrojten monstren.Monstra po gjente pozicionin ne zyren e tij se mos e zinte ndonje plumb rikoshete dhe flinte poshte tavolines.
Iso, more trim i Sali vrasesit, a ke turp, familje, femije? Apo ke zbritur nga Vicidoli edhe ti more derdimen i sektit Berishz?
Frrocko, je ne konflikt interesi si prezervativ i perdorur shume here ...
Ti sali vazhdo se nuk ke asnje konflikt interessi, dje ngrinje 2 gishtat lart per malokun komunist te konvertuar ne kriminel, dhe sot vezhdon e ke nostalgia per fekalet e Saliqenit.
SPAKU si di keto gjera...po pret vdekjen e Berishes ta arrestoje per genocid ne tentative.
Saliu do vdese nje dite por nuk do kallet asnjehere e askun vecse nen themelet e shtepise tij ne Vicidol nese do guxojne ta kallin.
Z. Cupi , do te ishte me keq per nje personazh mizor , si Sali Berisha , sikur ti dhe CA si ti , te mos flisnit fare per ate (SB) .
Ms tipa si Ty meritojne internim te perjetshem ne ndonje shpelle te Vicidolit, mbasi jane vetem llapaqena te qelbet!
Frrokut i del ne enderr Berisha,edhe kur te vdes Berisha Frroku do te vjelle vrere nga goja e tij e felliqur si gryke tualeti.
Ilir zagar i Saliqenit!
Farkeqesia me e madhe esht që ne Shqiperi jan ngritur kembet dhe duan ti bien kokës. Ilir te ftoj te kuptosh se ku ben pjes ti se Frokun e dim që ben pjes tek koka e atij vendi. Intelektual 100%. Ti ku ndodhesh kavje.
Bordello edhe me e madhe se Sali kerma, eshte drejtesia qe kruhet si mace ne shalet d kufomes non grata.
Harram djemte e vlores qe nuk e groposen sali kopilin e serbise
Harram djemte e Vlores qe nuk groposin kete psikopatin qe kemi ne krye!
Mire e ke edhe ti. Se ai i pari u çoi firmen Gjallica t'ju rruante paratë, u çoi tanke, SHIK, Gazidede, avionë me helme e bomba, ju çoi fisin e vet dhe fiset dhjerokrate të Veriut të vrasin, të presin e të djegin Vlorën; ky i dyti ju çoi rrugë, bajpasse, Lungomare, rilindje urbane, investime marramendêse,,nuk vrau as një mizë Vlore, epo...këtij duhet t'i "hakërrehet" Vlora.... "Qija nënën, se të thërret Baba" Ah, ju jeni budallenj, o vlorakë!