Nga Fatos Çoçoli
Arsyeja kryesore është pezullimi nga detyra i zv/kryeministres Balluku nga GJKKO, pas mos-vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nga shtatë lëvizje dhe ndryshime në kabinet, pesë kanë të bëjnë me zëvendësimin, në njëfarë mënyre, të dimensionit, rolit dhe punës së derisotme të zv/kryeministres së pezulluar. Dy lëvizjet e tjera kanë të bëjnë me zëvendësime për efekt të performancës.
Njëra është zëvendësimi në detyrën e ministrit të Jashtëm. Në krye të kësaj detyre vjen një diplomat karriere, me eksperiencë të gjatë dhe njohje ndërkombëtare. Procesi i negociatave me Bashkimin Evropian kërkon intensifikim reformash në drejtësi, ekonomi, administratë publike dhe në luftën kundër korrupsionit. Ndryshimi është një përpjekje për të vendosur një figurë më teknike dhe më të përshtatshme për fazën e re intensive të negociatave, ku kërkohet ritëm dhe performancë më e matshme.
Zëvendësimi i ministrit të Mbrojtjes në kuadër të riformatimit të qeverisë nuk duhet të lexohet si një lëvizje e izoluar. Ai duhet parë në kontekstin e sfidave të sigurisë rajonale, angazhimeve të Shqipërisë në NATO dhe dinamikave të vetë qeverisjes.
Shqipëria ndodhet në një fazë ku mbrojtja dhe siguria kanë marrë rëndësi të shtuar. Lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë në rajonin e Ballkanit Perëndimor e kanë kthyer mbrojtjen në prioritet strategjik. Përfshirja e Korridorit VIII si infrastrukturë kritike për NATO-n dhe investimet në bazat ajrore (si ajo e Kuçovës, për shembull) e kanë rritur përgjegjësinë politike të ministrit të Mbrojtjes.
Modernizimi i ushtrisë shqiptare, rritja e buxhetit të mbrojtjes drejt objektivit 2% të PBB-së dhe përmbushja e standardeve të NATO-s kërkojnë menaxhim më efektiv. Nëse ka pasur vonesa në projekte, problematika me tenderë apo kritika mbi performancën administrative, zëvendësimi i ministrit mund të jetë edhe një mesazh për rritje llogaridhënieje.
Sektori i mbrojtjes ka një dimension të fortë ndërkombëtar. Çdo ndryshim në krye të tij shihet me vëmendje nga partnerët strategjikë. Me ndryshimin e bërë, qeveria ka synuar të japë sinjal për seriozitet më të madh, për intensifikim reformash dhe për thellim të bashkëpunimit me SHBA-në dhe NATO-n.
Ardhja në krye të dikasterit të Infrastrukturës dhe Energjisë e zotit Enea Karakaçi është sprova për të zëvendësuar disi boshllëkun që lë zv/kryeministrja e pezulluar, e cila ka qenë shumë energjike dhe me rezultate konkrete në çuarjen përpara të punëve publike në infrastrukturë dhe në diversifikimin e prodhimit të energjisë. Z. Karakaçi është i specializuar në Holandë për jurisprudencë në energji dhe, në dy vjet e tetë muaj që ka qenë në drejtimin e një ndërmarrjeje jetike shtetërore, si Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ka bërë mirë në drejtim të përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarëve, të shëndoshjes financiare të këtij enti gjigand dhe të investimeve për ta shndërruar në një strukturë moderne dhe me standardet e duhura.
Në nivel të detyrës së zv/kryeministres, ish-ministrja e Brendshme, zj. Albana Koçiu, ka eksperiencë të gjerë të punës me administratën publike, si ish-drejtuese e Departamentit të Administratës Publike, dhe do ta kryejë mirë detyrën e koordinatorit të efektshëm të kryeministrit pranë çdo dikasteri, një nga detyrat parësore të një zv/kryeministri.
Ndryshimi i shtatë ministrave njëherësh është një akt i fortë politik. Ai riafirmon faktin se drejtimi i qeverisë është i centralizuar dhe se kryeministri mban kontrollin e plotë mbi ekipin e tij. Është një kryemesazh brenda dhe jashtë partisë dhe vendit se kriza e ardhur përpara derës me pezullimin e zv/kryeministres evitohet dhe gjendja e vështirë përballohet, se performanca e secilit anëtar të kabinetit qeveritar monitorohet, në mos çdo ditë, të paktën çdo muaj, si dhe se askush nuk është i pazëvendësueshëm.
Edhe nëse zgjedhjet nuk janë në prag të derës dhe duan dy vjet e gjysmë të vijnë, çdo riformatim lexohet në funksion të tyre. Testimi i figurave të reja, ndërtimi i profilit publik të disa ministrave dhe largimi i atyre që mbartin kosto menaxheriale janë pjesë e një strategjie afatmesme për të ruajtur kapitalin elektoral.
Në kohë kur debati publik dominohet nga kritika për korrupsionin, transparencën, cilësinë e shërbimeve apo investimet publike, ndryshimi i qeverisë krijon narrativën e vetëkorrigjimit. Edhe nëse politikat mbeten të njëjta, ndryshimi i njerëzve gjeneron pritshmëri të reja dhe zhvendos fokusin e debatit.
Ore , se nuk e kuptova mire , dje ne mengjes Ajatollahu tha se Bela ia kishte "dhene" 3 here , por ai e kishte refuzuar. Po ne darke , ia "dha" prape Bela , apo "ia kerkoi" vete Ajatollahu ???
Teze Ursula i paska fry n vesh Ramiut dhe listen e ka bo para se te takohej me clown e White House!!!!! lol Me kto viktimat e rradhes sa do ti cosh ne bordin e paqes lol. Me vjen keq per Feritin se ky meriton me shume.
Trreh menja.,,, Me gjthe ato halle te popullit per te zgjidhur, nuk i vetje menja Skenderbeut.Le qe nuk i ngrihet mo. Prandaj eshte merzitur Mamica!
Temen e semes,,,smbeti njeri pa u bere minister keto 36 vitet e fundit,,,vetem une jo.Te pakten 2-3 muaj sa per biografi,qe te krenohen niperat me gjyshin qe ka qene minister.Nuk di si tja gjeje anen.
Kujdes me ate qe enderron se ta ben zoti kismet. Ja shikoi ata te 7. Ke nga ata njeh? Asnjerin. As ata se kane enderruar te jene ministra po ja. Cili nga keta eshte figure ne PS? Kumanari eshte katandisur kaq keq sa per te zgjedhur nje minister thote: i pari qe hyn tek ajo dera behet minister. Ndaj mos i humb shpresat.
Per ti treguar deputeteve te kalbur si kellici qe sa here ndryshohet qeveria, prap ne 2027 dhe 2029 do humbi me vote popullore 70 mij vota minus
Cfaredo letre te luaj eshte i mbaruar sepse vete mendja i punon anapodha, huri do hunj te mbahen.
E adhuroj mendimin t;nd ekonomik dhe politik. Ndoshta takohemi sepse kam bërë një gabim me ty.
Riformatim ?! Iken nje hajdut, vjen nje tjeter. Hajduti kryesor tall edhe trapin, ndersa hajduti tjeter hedh molotove. Jemi popull ku mbi 90% jane tejet injorante dhe natyrisht hajdut.
Ne electorate I PS po te duam e detyrojme Z. Rama te beje doreheqje kur te duam ne po problemi eshte kujt t'ja japim Salit Mulit Paloqes Bardhes ?
Nuk ka asnje riformatim. Kryehajduti I qeverise shkarkon disa hajdute qe I sherbyen per te grabitur Shqiperine ne bashkepunim dhe I zevendeson me hajdute te tjere, qe duan te vazhdojne te vjedhin dhe grabisin me qellim pasurimin personal. Me 12 vjet ka shkarkuar 55-60 ministra. Aq te degjeneruar jane Ministrat sa askush nuk ngre zerin ne mbledhjet e KM-se per te kerkuar analizen e ketyre vendimeve. Ulin koken dhe dalin si dele....shtet bordello
Hipokrit i neveritshem ky qe shkruan. Bythelepires i pushtetit te hajnave te ripjelljes. More cfare aresye ka qe dy ministra te rinje te dalin nga kabineti i Belinda Ballukut, pervecse gjitheqeveria ne dispozicion te Lubise. Eshte karshillek qe i behet drejtesise ne keto momente, ku persona ne ndjekje,apo anetare te bandes se Lubise ngrihen ne detyra shteterore. Ato jane aty ose me misione,ose per ti mbrojtur nga drejtesia. Thuaje qe pallosha eshte me i pasigurt pas riformatimit se para, sepse ka hapur gropa te tjera per vehten . Megjithate nuk mendoj se ato do shkojne deri ne cmenduri,qe te behen kamikaze per vehten e tyre duke u perdorur. Po ministria e jashteme pse u ndryshua? Apo ja ka fajin kjo se kancelarite europiane i kane vene kushte palloshes hajdut.
Ore ky largimi Pirros, mos ka të bëjë gjë me sekuestrimin nga ana e SPAk të dosjes së portit të Porto Palermos, apo ja futa kot?? Jo për gjë po ky kaçatorri vogël ka qenë drejtor i Portit
Fatos mblidh mendjen. Problemi i Shwiperise eshte KORRUPSIONI dhe jo good/bad menagament. Ky djale i ri dhe me diplome te arte te kete mbaruar ne Hollande akoma i ka buzet me qumesht dhe eshte i predispozuar per gabime me dashje apo pa dashje. Ne ate post virtuti me i madh eshte ndershmeria dhe jo aftesite alliene. Pastaj nqs rrethohesh nga bashkepuntore te afte problemi u zgjidh.
Heshtjen e gjat te kryeministrit Edi Rama horrat e Sali hales ne Spak e moren per dobesi,dhe shtuan akuzat me baze thashethemet e Saliut,duke vene nen akuze per hicmosgje shume zyrtar socialist,vetem me artifice ligjore.
Shembull i qarte i riformatimit te Qeveriut Ramut eshte Ferit Hoxha u be Minister i Jashtem, ai duhej te ishte akoma ne burg, ne periudhen e qeverine se Sali Kriminelit ka qene Kryetar i Komisionit Negocius i Ministrise se Jashtme ne ate Kohe Drejtor ne kete Ministri ku i fali 255 km2 det Ger-qise. Duhet te jesh antishqiptar si Ramut Mega-hajduti qe te besh kari-ere.
Po c'fare riformatimi derdellis or Cocole, ajo arne e vjeter Rama u arnos serish me sa zhele tjera persiper.
Dadot,Prencet,Dumanet dhe shefi I tyre Sali krimineli po presin si laraska koqet e demit qe te dorezohet Edi Rama,han mut kot, shqiptaret kete qeveri do e forcojn akoma me shume ne se shkohet ne zgjedhje te parakohshme.94 deputet do jen pak ne kuvendin e ardhshem.
Gjin gjonet e Spakut po presin me goje hapur te kapitulloj Edi Rama,qe te mburren para shefit te gestapos hitleriane Sali kriminelit,por keta kriminel pergjigjen do e marin ne zgjedhjet lokale vitin tjeter,edhe 5 bashki do ju duken lule.
Sa me shume Olsi Dadot e drejtesis godasin qeverin,aqe me shume qeveria votohet nga shqiptaret.
coc gjeti dhe Cocoli
Fatos copa e mutit.