Kanë zgjatur 5 orë sulmet intensive ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit në natën e sotme, gjatë të cilave avionët amerikanë goditën disa objektiva ushtarake. Sipas raportimeve, ndër zonat e goditura janë përfshirë Bushehr, Chabahar dhe Bandar Abbas.
Presidenti amerikan Donald Trump, i cili kishte paralajmëruar më herët mundësinë e ndërmarrjes së këtyre sulmeve, deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se nuk e përjashton mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje të re me Teheranin në të ardhmen. Ai gjithashtu u bëri thirrje aleatëve të SHBA-së që të kontribuojnë financiarisht për mbështetjen amerikane, duke deklaruar: “Dua të rimbursohem nga vendet që po ndihmojmë”.
Ndërkohë, Irani, me mbështetjen e grupeve të armatosura aleate, përfshirë rebelët Houthi në Jemen, ka intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë ndaj vendeve të Gjirit Persik. Raportimet flasin për shpërthime në Arabinë Saudite, Kuvajt dhe Bahrein.
Po ashtu, sipas burimeve të cituara, dy anije cisterna nafte të Emirateve të Bashkuara Arabe janë goditur teksa po përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit përgjatë një rruge që autoritetet iraniane e konsideronin të palejuar.
Në zhvillimet më të fundit, Donald Trump thuhet se ka vendosur një bllokadë të re detare në Ngushticën e Hormuzit, duke deklaruar se kontrolli mbi kalimin strategjik do të jetë nën administrimin amerikan dhe se do të vendoset një tarifë për anijet që kalojnë nëpër Gjirin Persik.
Situata në Lindjen e Mesme mbetet tepër e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet që mund të kenë ndikim të gjerë në sigurinë rajonale dhe tregjet globale të energjisë.
Nuk e mora vesh kete te fundit. Trumpi e godet Iranin sepse ata duan te vene nje takse per kalimin ne ate ngushtice. Por ne te njejten kohe Trump do qe te vendosi nje tarife 20% ( te vleres se mallit qe transportohet) , mbi cdo anije qe kalon aty ? Duket si nje bllof qe dhe femijet e kuptojne. Por koklakra harron qe nese do ta vendosi ate takse, duhet te jete prezent ne ate ngushtice me trupa , gje qe Irani nuk ja lejon. Baza me e afert amerkane me ngushticen eshte baza ne Jordani se te gjitha bazat e tjera irani i ka sulmuar dhe detyruar amerikanet te largohen. A do jete aq i cmendur Trump sa te mbaje aeroplanmbajteset dhe anijet qe i shoqerojne ato te bllokuara afer gjirit persik per nje kohe te gjate ? Cdo dite qe kalon ajo flote harxhon 14 milion dollare ne dite. Sipas specialisteve ushtarke, USA nuk ka asnje shanc qe ata te jene prezent ne ate zone dhe te mbledhin taksen 20% mbi anijet qe kalojne aty.
Pra, gjithe thelb I I luftes qendron te kontrollin amerikan ne gjirin persi, ne Hormuz, per te vjelle taken 20%.Te pakten, Irani vuri tariffe per ujrat e Saj ne ngushtica. Po SHBA cdo ne ngushtica per te vjele dollare? TE ishte se do vendos te tariffe ne gjirin e Amerikes hajde de, por ne Hormuz? Ne hapesira te shteteve te tjera te pavarura? Prisni, neser do te vendoset tariffe edhe ne ngushticen e Antartides me argjentinen dhe kilin, pas neser kush kalon ne oqeanin paqes or duhet te paguajne tariffe sepse Jane hapesira ujore te SHBA. Dhe me pas Atlantiku. Bota nen kembet e Trapit, prone e Amerikes.