Lajmi i rremë ndez debatin, përplasje e fortë mes dy artistëve të njohur shqiptarë

14 Korrik 2026, 09:05Lifestyle TEMA
Lajmi i rremë ndez debatin, përplasje e fortë mes dy

Një lajm i rremë që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale ka sjellë një përplasje publike mes këngëtares Çiljeta Xhilaga dhe kantautorit Gjergj Leka.

Gjithçka nisi pas publikimit të një fotomontazhi, ku pretendohej se Presidenti i Republikës i kishte akorduar Çiljetës titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”. Postimi u shpërnda gjerësisht, duke nxitur reagime të shumta në rrjet.

Mes tyre ishte edhe komenti i Gjergj Lekës, i cili shkroi: “Duhet të jetë sarkazma e vitit…”, ndërsa më pas shtoi: “Në qoftë se nuk është humor do të ishte dita më e turpshme e presidentit shqiptar.”

Reagimi i Çiljetës nuk vonoi. Këngëtarja sqaroi se bëhej fjalë për një lajm të rremë dhe iu përgjigj publikisht Lekës me një koment të gjatë:

“Qetësohu Gjergj, mik i dajës tim Orhan Zeneli, është thjesht një lajm i rremë. S’kam marrë asnjë dekoratë, por është e turpshme se si një artist si ty mund të shprehet në këtë formë me kaq mllef. Mirë komentuesit e thjeshtë që ju ka zënë zmera merimanga mllefi prej vitesh por të shprehesh ti është e turpshme.

Për çfarë kam kontribuar unë prej vitit 2000 e deri sot ka pak rëndësi për mua se sa vlerësohet. Edhe 41 vjeç sot dhe pa bërë këngë të reja prej vitesh edhe me 10 kilogramë më tepër në trup prap ‘full’ e mbushur kur këndoj në koncert. Por për mua rëndësi ka që kam plotësuar ëndrrat e mia duke kënduar, prezantuar apo edhe aktruar se sa opinion i disave, dhe faleminderit Zotit që s’kam ego të errët që të arrij të nxjerr mllef për të tjerët. Qofsh mirë Gjergj, ndaj Zoti disa njerëz i ka lënë në hije se siç kanë shpirtin ja u jep edhe jetën.

Shëndet paç dhe uroj të të vijë pak turp nga vetja brenda ndërgjegjes tënde egoiste të errët që një shpirti artistik nuk i rri.”

Pas këtij reagimi, Gjergj Leka zgjodhi t’i përgjigjej sërish, duke bërë një ndarje mes vlerësimit personal dhe atij artistik për këngëtaren.

“Të vlerësoj për vajzën që je, por jo për çfarë ke dhënë për artin shqiptar. Janë dy anë të ndryshme të medaljes. Më bëhet zemra mal kur shoh që kohët e fundit jeta jote dhe shijet e tua muzikore kanë ndryshuar. Të uroj jetë e muzikë me vlera. P.S. Përsa i përket turpit që duhet të kem unë, e thënë nga ti më bën të gajasem…”, shkroi ai, duke i dhënë fund replikës publike.

Lini një Përgjigje