Rama publikon pamje nga Shkodra e mbushur me turistë: Mëngjes i zakonshëm për qytetin

14 Korrik 2026, 09:35Politika TEMA
Rama publikon pamje nga Shkodra e mbushur me turistë: Mëngjes i

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi që tregojnë turistë dhe vizitorë duke shëtitur e eksploruar bukuritë e Shkodrës, një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike në vend gjatë sezonit veror.

Në postimin e publikuar në Facebook, Rama shprehet se prania e madhe e vizitorëve është kthyer tashmë në një realitet të përditshëm për qytetin verior.

Shkodra vijon të jetë një nga destinacionet më të preferuara si për turistët e huaj, ashtu edhe për vizitorët vendas. Pozicioni i saj gjeografik, trashëgimia kulturore, Kalaja e Rozafës, liqeni i Shkodrës dhe afërsia me Alpet Shqiptare e kanë bërë qytetin një ndalesë të rëndësishme në itineraret turistike.

Postimi i kryeministrit vjen në një periudhë kur fluksi i turistëve në vend mbetet i lartë, ndërsa autoritetet kanë theksuar se Shqipëria po regjistron një sezon turistik me vizitorë nga një numër gjithnjë e më i madh shtetesh.

1 Komente

  1. k
    k

    KMinistri adoleshent që rri gjithë ditën ne Facebook, duke treguar realitetin virtual me qëllime mashtruese. Dje në shqiperi u vranë me arme luftarake ne mes te dites 2-3 persona, por ky zoteria nuk i zuri me goje. U zbuluan me dhjetra agjenci shkembimi monetar qe pastronin parate e krimit, kurse Ky flet per perëndimin romantik të diellit në belsh , apo ku ishte. Etj,etj. Dmth se propagandon nje realitet qe ekziston vetëm ne endrrat e tij per lavdi. Lum ai, mjerë ne.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje