Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia do t’u përgjigjet sulmeve të Ukrainës në territorin e saj me një kundërpërgjigje “disa herë më të fuqishme”, duke paralajmëruar se intensiteti i reagimeve ruse do të rritet.
Deklarata vjen në një kohë kur Moska akuzon Kievin për sulme të vazhdueshme me dronë ndaj rafinerive, porteve dhe infrastrukturës energjetike ruse.
Sipas tre burimeve pranë Kremlinit, të cituara nga Reuters, Putin vazhdon të refuzojë thirrjet për bisedime paqeje me Ukrainën, ndërsa sulmet e fundit ukrainase ndaj objekteve strategjike ruse kanë forcuar vendosmërinë e tij për të vijuar luftën.
Në javët e fundit, Ukraina ka intensifikuar sulmet ndaj rafinerive dhe tankerëve rusë të naftës, duke shkaktuar, sipas Moskës, probleme në furnizimin me karburant në disa zona të Rusisë.
Ndërkohë, komandanti i forcave të dronëve të Ukrainës deklaroi se gjatë natës dronët ukrainas goditën 15 anije ruse në Detin e Azovit, mes tyre shtatë cisterna nafte.
Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat ruse goditën infrastrukturë të përdorur për transportin e ngarkesave ushtarake për ushtrinë ukrainase, duke shkaktuar dëme në portin e Chornomorsk, pranë Odesës.
Më vonë, ministria shtoi se dronët rusë sulmuan edhe dy anije mallrash që, sipas Moskës, përdoreshin nga forcat e armatosura ukrainase në portin e Pivdenny, në rajonin e Odesës.
Njerëz kini kujdes. Kur flet Puta, gjithçka bëhet realitet. E filloi luftën me 200 mijë ushtarë profesionistë, pastaj rekrutoi 300 mijë pijanecë e 30 mijë burgaxhinj, i hipi nëpër tanke e autoblinda sovjetike, më pas mashtroi të pastrehët dhe ata që u shitën për pes rubla i hipi në bagy e skuter, tashti ka nxjerrë ligj për rekrutimin e kuajve e gomerëve për luft. Javë tjetër do nxherrë një dekret për dekorimin e tyre. "Kal e gomar hero u Rusisë".
O Gano shko dil aty ne lulishte , mbase nxjerr ndonje lek,
"Kal e gomar hero u Rusisë" O Gano debili! Çfarë po ndodh me shëndetin tënd mendor?! Apo kur cenosuma nxorri pulat e detit për kullotë?! Ty të harroi pa të nxjerrë nga kasollja, po të la t'i hash mutin e t'i pish shurrën muzhikut! Jepi gagaç jepi, ha sa të çlirohet Ukraina, ka plot për të gjithë qe ëndërrojnë si ti dhe cenosuma.