Ushtria e Iranit ka deklaruar se “nuk lejon dhe nuk do të lejojë” SHBA-në të “ndërhyjnë” në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit, transmeton Anadolu.
“Veprimet e përsëritura aventureske të Uashingtonit për të ndërhyrë në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit kanë rrezikuar seriozisht sigurinë e rajonit”, thuhet në një deklaratë të Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, të transmetuar nga transmetuesi shtetëror iranian IRIB.
Teherani u zotua se “do të përballet ashpër me çdo përpjekje për të penguar dhe rrezikuar sigurinë e kalimit të anijeve tregtare dhe cisternave nga ushtria agresive dhe bandite amerikane, jashtë rrugës së përcaktuar nga Irani dhe pa lejen e forcave të armatosura”.
Ushtria iraniane gjithashtu paralajmëroi vendet e rajonit kundër bashkëpunimit me ushtrinë amerikane.
Paralajmërimi erdhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump tha më herët se Washingtoni me shumë gjasa do të marrë kontrollin e operacioneve në Ngushticën e Hormuzit dhe se priste që vendet e tjera t’i paguanin SHBA-së për mbrojtjen e kësaj rruge strategjike detare.
“Ne do ta mbrojmë atë. Do të paguhemi për mbrojtjen e saj, shumë para. Duam të na rimbursohen kostot për vënien në rrezik të njerëzve tanë”, tha Trump për televizionit “Fox News”.
Bravo Irani! Jo vetem qe kercenon Ameriken por edhe vendet e tjera aleate te Amerikes. Me sa duket Irani paska qene nje superfuqi qe nuk e dinim. Po i ve fre Amerikes dhe aleateve te saj evropiane qe te mos lundrojne ne detin dhe ujrat qe ka dhuruar zoti per tokesoret. Me sa duket keta iranianet shohin endra "pertej vdekjes", si jashtetokesor qe jane....