‘Tenderat’, 35 vite burg, po për 30 të vrarët në Gërdec e 21 janar sa jep SPAK?

27 Shkurt 2026, 20:10Blog TEMA
‘Tenderat’, 35 vite burg, po për 30 të vrarët në

Nga Jakin Marena

Kryeministri Edi Rama ritheksoi këtë të enjte nevojën për disa ndërhyrje ligjore në sistemin e drejtësisë, për ta përmirësuar dhe përafruar me standardet e vendeve të BE. Në konsultim me partnerët ndërkombëtarë, kuptohet!
Kreu i mazhorancës adresoi shumë kritika në drejtim të reformës në drejtësi, në fjalimin prej më pak se dy orësh, që mbajti në mbledhjen e grupit të PS, teksa e quajti drejtësinë e re si investimin më të madh strategjik që PS ka bërë për brezat e ardhshëm.
Nga ana tjetër Rama, paralajmëroi për një ndërhyrje në reformë, pa prekur pavarësinë e SPAK dhe GJKKO, për të cilat tha se dhe sikur “100 herë të kthehej mbrapsht, po 100 herë do të zgjidhte reformën në drejtësi me të gjitha të mirat e të këqijat e ardhura prej saj”.
Para deputetëve socialistë dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, kryeministri evidentoi publikisht 7 çështjet për të cilat priten ndryshime ligjore nga ana e kësaj mazhorance, pa përkashtuar dhe konsensusin e opozitës, duke theksuar se çdo ndryshim do të bëhet në bashkëpunim me ekspertët më të mirë ndërkombëtarë, ku drafti i ndryshimeve do të marrë një ‘ok’ nga Komisioni Europian.
Rama tha se në krye të axhendës së maxhorancës socialiste do të jenë ndryshime ligjore që në thelb kanë politikën penale, “ngritja e piedestalit të shembur të prezumimit të pafajësisë”, siç e quajti ai, për të vijuar më pas me procedurat penale, garancitë juridike për nëpunësit civil, dënimet alternative, rregullimi i kufijve mes çështjeve penale dhe atyre administrative, si dhe paraburgimet. Kryeministri tha se do të përcaktohen kufij të qartë, duke paralajmëruar se disa vepra penale do të duhet të cilësohen administrative, siç mund të jetë rasti i shpërdorimit të detyrës. Njëe akuzo kjo e fundit, e cila është një ‘hapje krahu’ nga prokurorët, që nuk dalin pa dënime në kërkesat e tyre, aq më tepër kur me ligj kanë nën hyqëm dhe gjyqtarët, për të cilët japin vlerësimet zyrtare për punën e tyre si dhe i përgjojnë deri në detaje, sikurse kanë bërë!
Nga ana tjetër Rama nuk ka munguar të shprehet dhe në terma konkretë, ku pa hyrë në ripërsëritje, mund të evidentojmë rastin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, të Karçanit, zgjedhja fundore për të dhënë vetëm arreste me burg, apo dhe lincimi që bëhet ndaj të të akuzuarve përmes ‘rrjedhjes’ selektive të informacioneve nga dosjet në ngarkim të tyre! Teksa ka deklaruar më se njëherë se pavarësia e gjyqësorit nuk preket, Rama këmbënguli fort për rregullimet ligjore për të përfshirë dhe respektimin e të drejtave të njeriut, fakt të cilin e kanë nënvizuar me të madhe si nga Këshilli i Europës ashtu dhe strukturat e BE, si kusht për përparimin e procesit të negociatave dhe anëtarësimin në Union!
Po të enjten e kësaj jave, Rama bëri dhe ndryshimet në qeveri, duke shkarkuar zv.kryeministren dhe ministren të Infrastrukturës e Energjisë Belinda Balluku, ministrin e Mbrojtjes Pirro Vëngu dhe ministrën për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali! Solli emra të rinj, apo bëri rrokadë në dikastere, duke ngritur në postin e numrit dy të qeverisë Albana Koçiun, ministër të Jashtëm diplomatin Ferit Hoxha, ministër Mbrojtje Ermal Nufin, ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaqin, ministër të Brendshëm Besfort Lamallarin, ministër të Drejtësisë Toni Gogun dhe ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismailin! Të gjithë të zotë në çdo punë që kanë marrë përsipër, duke kontribuuar në mbarëvajtjen e qeverisjes, tërë këto vite!
Mund të thuhet se ‘plotësoi’ dhe një ‘dëshirë’ të madhe të opozitës për qeveri teknike, dhe sikurse nënvizojnë jo vetëm analistët por dhe segmente të caktuara brenda opozitës, “Berisha ministra teknikë kërkoi, ministra teknikë i dha dhe Rama. Çfarë do më tani”, Rama ia bëri të pajutifikueshme protesta e dhunshme çdo 10 ditë në buleverd Berishës! I ka dhënë Berishës mundësinë madje, që të mos ekspozojë mungesën e mbështetjes para publikut shqiptar!!
Por përtej kritikave të Ramës, përtej nismave për të bërë ndryshimet e duhura në Reformën në Drejtësi, sipas kërkesave dhe të BE dhe përshtatjen e tyre me legjislacionin evropian, sidomos përsa i përket përmirësimit të hetimit, gjykimit e kollajllëkut të vendimeve ‘paketë’ SPAK-GJKKO për të dërguar këdo në paraburgim, pastaj për të gërmuar e gjetur prova dhe fakte për ta dënuar, ajo që ‘kërcet’ është sjellja e prokurorëve dhe gjyqtarëve, gjatë hetimit e gjykimit! Rastet e zbardhura dhe për mediat, kanë mjaftuar për ta ilustruar shumë mirë këtë!
Për hir të së vërtetës, prokurorët e gjyqtarët sillen më shumë si një trupë ndëshkimorë e represive ndaj kujtdo të cilit ia kanë vënë ‘syrin’ për ta dënuar! Pasi po vertetohet dita ditës se SPAK-u ka krijuar vërtet probleme me anashkalimin e standardeve të hetimit, përfshirë këtu dhe aplikimin e shantazhit dhe paraburgimit, lincimin publik përmes ‘zarave’ që për fatin e keq ka dhe në mediat shqiptare, si një mënyrë për të arritur te objektivi i vendosur që më parë në mendjen e tyre ndaj një çështjeje apo personi të caktuar të futur në ‘rreth’, që është plasja në burg e atyre që i bëjnë që t’u ‘dhëmbin sytë’ kur i shohin! Çështje humori me një fjalë!
E themi këtë pasi, shumica e hetimeve të SPAK nuk ka nisur duke u bazuar prova të rëna në dorë të prokurorëve të posaçëm, sipas rregullave ligjore që përkojnë me një hetim të drejtë dhe të ndershëm, por nga dëshira për t’u marrë me çështje që i përzgjedh prokurori dhe pastaj pasi shpërndan fletë-arreste, bastisje shtëpish dhe shantazhon dëshmitarë, fillon të formësojë hap pas hapi dosjen penale, të cilën duhej ta kishte kopsitur që më parë se sa të kërkonte arrestin.
Kjo është parë në rastin e paraburgimit të Veliajt, në rastin e Beqajt, ish krerëve të bashkive, apo në rastin më të fundit, atë të ish zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila u akuzua për pabarazi në tendera për tunelin e Llogarasë! Për të cilin, pasi u kërkua pezullimi nga detyra, goditja e vendimit të GJKKO nga kryeministri në Gjykatën Kushtetuese nën argumentin e shkeljes së kompetencave, e adhnoi aq shumë SPAK-un, prokurori i të cilit ‘e rëndoi’ më fort ‘dorën’ duke kërkuar tashmë leje për arrestimin e saj, pasi ka shtuar akuza të reja të papërmendura më parë!
Shpresojmë që me Ballukun të mos përsëritet rasti i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilin ‘mezi’ arritën ta dënonin për shpërdorim detyre, pasi akuzat për grup të strukturuar kriminal ranë, pasi dhe gjykata, sado e trembur nga SPAK, nuk mund ta kapërdinte një gjë të tillë për ta pranuar një akuzë që nuk qëndronte, ajo që duam të nënvizojmë është se akuzat ndaj zyrtarëve të lartë variojnë sipas humorit të prokurorëve të posaçëm! Të cilët kërcënojnë që nga ata që kanë marrë të pandehur e deri tek dëshmitarët, me thënie të tipit do të kalbesh në burg, që të mos e shohësh kurrë dritën e diellit, apo paralajmërime të tilla, si ajo që do t’i shohësh fëmijët njëherë në vit vetëm përmes qelisë së burgut, do të të harrojnë në burg duke të të hedhur çelësat në det, kërcënime këto që kanë mbërritur tek të akuzuarit dhe te dëshmitarët, të cilët sipas tyre, shantazhohen nën moton e hetuesisë së komunizmit, “trego ato që duam ne, se ke lehtësira’, teksa tregohet krahu, deri në rrëzë, i ‘lehtësirave’!
Dhe për t’u rikthyer tek rasti “Balluku’, rasti më i freskët për t’u marrë si ‘kampion’ për analizën tonë, po evidentohet lehtësisht fakti i kërcënimeve nga ana e prokurorëve, teksa sheh se çfarë deklaruan në Këshillin e Mandateve, ku u nënvizua pa paraqitur ndonjë provë reale se, pozita procedurale e Ballukut është rënduar ndjeshëm krahasuar me fazën fillestare të hetimit. Duke rritur ndjeshëm, sipas tyre, edhe dënimin maksimal që ajo rrezikon. Nuk është dëgjuar një gjë e tillë më parë, as në komisionet parlamentare dhe as në përballjen me të akuzuarit!
Më konkretisht, gjatë paraqitjes së kërkesës për autorizimin e arrestimit, përfaqësuesit e SPAK janë shprehur se “në situatën kur i kërkuar masa e parë ndaj znj. Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar, dhe me akuzat e prokurorisë në këtë moment znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”. Deklarata u bë para deputetëve, anëtarë të Këshillit, si pjesë e argumentimit të prokurorisë për ashpërsimin e akuzave dhe për nevojën e një mase më të fortë sigurie, për të cilën parlamentit i kërkohet autorizim për arrestim. I caktuan dhe vitet!
Narrativa e përdorur nga ana e SPAK për përfaqësuesit e mazhorancës, ka qënë dhe është e ngjashme për fatin e keq, me atë që kanë përdorur dhe prokurorët specialë ndaj Hashim Thaçit dhe tre drejtuesve të tjerë të UÇK në Hagë, teksa i kanë akuzuar për krime kundër njerëzimit! Dhe ata plot 45 vite kërkuan në pretencën e tyre për katër ish drejtuesit e UÇK dhe që përbën një skandal ndërkombëtar dhe që i varros për së gjalli në burgjet e Evropës ish komandantët! Duke u mbështetur në akuzat e dëshmitarëve rrejshëm, deklarata të rrejshme të marra nga Serbia e deri tek marrëzira të tillë, si vjedhja e një ‘mëzati’, sikurse ishte akuzat e njërës prej ‘viktimave’ që u përdor nga Haga kundër ish komandantëve të UÇK!
Dhe prokurorët e SPAK, vetëm për një tender, pabarazi në tendera me një fjalë, prokurori kërkon 35 vite burg për Ballukun! Themi se kërkon, pasi prokurorëve u ‘shpëtoi’ një masë e tillë dënimi që kanë në mendjen e tyre! Menduan me zë, me një fjalë! Pavarësisht se kjo akuzë do të kalojë shumë ‘stacione’ për t’u pranuar, përballë palës së akuzuar dhe ku gjykata, shpresojmë se do të lozë rolin e arbitrit të paanshëm në gjykimin e kësaj çështje, do të japë vendimin e drejtë!
Situata rëndohet akoma më tepër teksa e krahason dhe me masat që kanë në ‘mendje’ prokurorët e posaçëm për të akuzuarit e tjerë nga radhët e politikës! Sepse teksa dëgjon paralajmërimin e lëshuar për Ballukun, nëse bën krahasimin e një pabarazie në tender, ndonëse e paprovuar dhe pa ndonjë fakt sipas të gjitha informacioneve të publikuara deri më tani, kërkon 35 vite burg, imagjinoni sa i bie të kërkohet për ish kryeministrin Sali Berisha, vetëm për shpërthimin e municioneve në biznesin e të birit në Gërdec ku humbën jetën 26 njerëz të pafajshëm, si dhe për 4 vrasjet në bulevard nga Garda para kryeministrisë më 21 janar 2011, teksa u qëllua në ‘mish’ me urdhër nga lart, ndaj protestuesve të opozitës së atëhershme!
Pra, sa vite burg kërkon SPAK për Berishën, për vrasjen e 30 njerëzve të pafajshëm, nga dora e shtetit! Gërdeci e ‘21 janari’ janë quajtur dhe zyrtarisht krime shtetërore! Dënim me vdekje nuk kemi në Shqipëri, por nëse do të vijohej me kutin që për një pabarazi në tendera, nëse vertetohet akuza në fund të herës, pra duke protur fundin e hetimit e jo pretencë e dhënë qesim pa filluar ende hetimi, të kërkohet 35 vite burg, atëherë për 30 të vrarët nga dora e shtetit të Berishës i bie që të kërkohen të paktën 30 dënime të përjetshme për të njejtin person! Pa përfshirë brenda hetimin e pasurisë, aferën “Partizani’ apo ‘Rrugën e Kombit’!
Të kuptohemi, nuk pretendojmë që prokurorët e posaçëm të deklarojnë vite burg për Berishën, në lidhje me akuzat që ka në kurriz dhe që po hetohen! Nuk ‘guxojmë’ të kërkojmë kaq shumë nga pjestarë të drejtësisë që nuk arrijnë as t’i përmendin emrin Berishës! Fjalën e kemi për standardin e dyfishtë që po përdor drejtësia e re, për të artikuluar ndonjë kërcënim! Për Berishën apo dhe dhëndrin e tij, si dhe për të akuzuarit e tjerë nga radhët e opozitës, SPAK nuk ka artikuluar asnjëherë se sa vite burg kërkon apo i takojnë! Sëpaku deri më tani, si paralajmërim kërcënues! Mos e dhëntë zoti që këto hetime të mos zvarriten deri në amëshimin e Berishës, pasi do të mbylleshin çështjet, pa dhënë asnjë vendim për të akuzuarin, duke lënë Shën Pjetrin për ta ‘ndarë’ këtë punë që tek porta, të shkojë në ferr apo në parajsë!

15 Komente

  1. E
    E sakte

    Vrasja ne Shqiperi nuk ndeshkohet..... ndersa ( mos barazi ne tender) eshte krime i rende...

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Ram (a) Berisha

      Per 30 te vraret ne Gerdec dhe 21 Janar duhet maksimumi i denimit ...qe ketu ne Shqiperi eshte shume pak : Burgim i perjetshem !!!..........vetem se , cili krah i politikes ka vullnet dhe e deshiron vertet zgjidhjen e ketyre ceshtjeve ( pertej llafeve qe thone cdo dite ne media). Vertet mendoni se keto ceshtje i ka ne dore vetem gjykata ????

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1997

        Gjykata nuk ka asnje gje ne dore, perderisa Spak nuk ka filluar asnje hetim. Kjo gje ka rradhe, gjykata nuk shtie ne fall se prokuroria nuk leviz!

        Përgjigjjuni
    2. L
      Labeati

      Zgjidhja me e duhur eshte suprimimi I ketyre strukturave te politizuara deri ne palce cdo arnim qe mund te behet eshte deshtim I metejshem

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjynaf

        Nuk jep asgjë.... .Çfarë fiton? SPAK hidhet atje ku fiton. Nuk harxhon kohë kot.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dori

          O i nderuar Spak tashme nuk ka ngel njeri qe nuk e di dhe kupton qe eshte nje strukture spciale e PD e ne vartesi te familjes kriminale te Sali Berishes . Persa pyet Spaku vetem kaq mund ti shperbleje ata qe e shkaktuan Gredecin , psh Fate Medihaleja te talle trapin me shqiptaret , familjaret e viktimat , ndersa per 21 Janarin ua dha Saliu qysh i pushkatoj tha u vrane njeri me tjetrin e ata qe i pushkatuan i shperbleu me lek te thata , atij qe vrau dy i dha nje shtepi shperblim . E tani Spaku detyren e ka te mos shohe te mos degjoje vec te zbatoje urdhrat e kriminelit Sali qeni e te rjepi popullin me super rrogat e roje te perforcuar se gjoja po i ju kercenoka jeta kur e dine mire qe ne kete vend vetem Saliu te vret po nuk ju binde .

          Përgjigjjuni
          1. p
            poshte krimineli. sali berish kerma zgjou drejtesi

            spaku ti vere gishtin kokes. se. populli. nuk ha bar. ha buk dhe buk te bardh. dhe e di shum mir kush eshte. krimineli. sali berisha. qe ka bere 1001 te zeza. dhe nuk i ka hyr gjemp ne kembe kriminelit

            Përgjigjjuni
            1. B
              Boni

              Toujours raison bravo????

              Përgjigjjuni
            2. N
              Neri

              Po ku guxon Braho, Dumani, Prençi,Dado,Bani dhe kompani të mendojnë sa vite burg duhet të dënohet Berisha,ato as e kalojnë nëpër mendje atë e jo më ta thonë,ju ngel beshtyma në fyt. 21 janë është "lule mos më prek" për Dumanin,për Prençin për Brahon,është fushë e minuar aty,kjo është drejtësia e pavarur.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Peshtanaku ( bashkefshatari i Mero Bazes )

                I nderuar gazetar me pseudonimin Jakin Morena ( qe kuptohet nuk ta mban bytha te dalesh me emrin e vertete qe ta ka vene Rama , Mentoz Dumbaze ) per vrasjet e 21 Janarit ske nevoje te besh pyetje retorike po fare mire shko ne parlament dhe pyet Agron Malaj deputetin e GPS , qe ne ate moment ka qene komandant i grupit te zjarrit dhe do kuptosh gjithcka

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nad Noka

                  Peshtanaku : Me sa duket ti nuk shfleton mè gazeta tè tjera , por ha vetèm RD , se do ta kishe kuptuar qè autori èshtè njè gazetar i vjetèr dhe i nderuar qè firmos me emèer dhe mbiemrin e tij . Jo si ti ...

                  Përgjigjjuni
                2. E
                  Ethem Lalaj-News Albania

                  OK,zotri: -Kemi 35 vite që merremi me 2 FATKEQSIT E KËTIJ VËNDI: 1.SALIUN

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zgjohuni, pa DREJTESI s’ka DEMOKRACI

                    Pa u hetuar e vene ne bangen e DREJTESIS ata qe bashkeqeverisen me shkakun duke perdhosur pasojat e viktimat, s’mund te pretendosh se ben DREJTESI.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tatjana

                      Po nuk mund te denohen me 35 vite burg “pabarazis ne tender “ qe gjithe bota e trajton si ceshtje administrative bashke me “shperdorimin e detyres” dhe nje grup personash qe kapet ne flagrance per vrasje apo pergatitje e kushteve per vrasje denohen po kaq . Kjo eshte cmenduri. Nuk ka proporvionalitet ndermjet veprave penale dhe personave qe kryejne ato . Keto probleme kerkojne nderhyrje te menjehereshme per rregullim.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Ben

                        Per gerdecin varje ne litar ( mediu, xeni, ) , per 21 janarin, nga 50 vite burg, ( Sala, prendi, ) , per floririn 101 vite( likja me salen).Kjo do ishte drejtesi.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje