Pasi kishte urdhëruar që në dy protesta radhazi të hidheshin bomba molotov kundër policisë së vendosur në mbrojtje të Kryeministrisë dhe Parlamentit, Sali Berisha urdhëroi të goditej ish-vila e Enver Hoxhës, sot e shndërruar në një rezidencë për artistë ndërkombëtarë. Në momentin e sulmit, brenda rezidencës ndodheshin 10 artistë dhe tre shqiptarë pjesë e stafit, të cilët mbetën të padëmtuar vetëm për fat. Bombat molotov u hodhën kundër xhamave, ballkonit dhe derës së hyrjes dhe kishin qartësisht për qëllim t’i vinin flakën godinës. Disa prej bombave nuk shpërthyen, dhe kjo bëri që zjarri të mos merrte përmasa më të mëdha dhe që flakët të mos përhapeshin. Jeta e atyre trembëdhjetë personave, pa asnjë lidhje me protestën, u vu në rrezik të madh.
Kur gazetarët i kërkuan shpjegime Gazmend Bardhit, ai u përpoq t’u shmangej përgjegjësive duke thënë se nuk ishte drejtori i strukturës dhe për rrjedhojë nuk ishte i detyruar të dinte nëse brenda kishte njerëz. Por përgjigjen më befasuese e dha Sali Berisha: «Po çfarë bënin ata të huaj aty brenda? Një agjent i infiltruar nga Ilir Proda na tha se aty brenda flinte Edi Rama, dhe për këtë arsye e sulmuam».
Tani, përtej përçmimit racist që Sali Berisha shfaq gjithmonë e më shpesh ndaj të huajve që zgjedhin të punojnë në Shqipëri, kjo mbrojtje zbulon një aspekt tronditës të kulturës së tij politike: Të hedhësh bomba zjarrvënëse kundër Edi Ramës (ashtu si edhe kundër agjentëve të policisë), për të dhe për partinë e tij, është një veprim i ligjshëm. Dhe kjo është e barabartë me pranimin publik se vrasja e kundërshtarit politik, për Sali Berishën, është një akt i pranueshëm kur shërben për të ruajtur apo për të rimarrë pushtetin.
Gjatë gjithë jetës së tij Sali Berisha e ka vënë në praktikë këtë parim, por ndoshta kjo është një nga rastet e rralla kur ai e pranon si pjesë të strategjisë së tij. Kjo është vërtet e frikshme. Në vitet e para të demokracisë, forcat okulte të Berishës, të drejtuara nga Bashkim Gazidede, janë dyshuar disa herë për vrasje dhe zhdukje. Në vitin 1997 Berisha autorizoi përdorimin e ushtrisë dhe të bandave të armatosura kundër civilëve të ngritur në revoltë për skandalin e firmave piramidale mashtruese të autorizuara prej tij. Ishte fillimi i një lufte civile që shkaktoi mbi 2500 të vdekur. Në vitin 1998 ai tentoi grusht shteti duke organizuar një kryengritje të armatosur gjatë së cilës vendosi madje dy tanke në qendër të Tiranës. Pati të tjerë të vdekur. Dhe më pas, një seri e pafund protestash të dhunshme deri në masakrën e 21 janarit 2011, kur ai përdori forcën vrasëse jo më për të rimarrë pushtetin, por për ta mbrojtur atë. Edhe atëherë Sali Berisha pranoi se, po ta kishte pasur në shënjestër Edi Ramën, nuk do të kishte hezituar ta godiste «me një plumb në ballë».
Megjithatë, asnjë organ i drejtësisë nuk u ka dhënë peshën e duhur këtyre deklaratave, të cilat Sali Berishës i janë toleruar sikur të ishin vetëm retorikë e padëmshme. Por nga retorika vrasëse, Sali Berisha ka treguar se është i aftë të kalojë në praktikë, dhe sulmi me bomba molotov i kryer mbrëmë kundër rezidencës së mbushur me artistë është vetëm i fundit në një serie tragjike episodesh. Fakti që dje nuk pati të vdekur është vetëm rezultat i rastësisë dhe i fatit, dhe jo i vetëpërmbajtjes së treguar nga banda e armatosur e Berishës. «Menduam se brenda ishte Edi Rama», tha ai për t’u justifikuar. Sikur hedhja e bombave zjarrvënëse kundër kryeministrit të ishte një akt politik i pafajshëm dhe jo një plan vrasjeje fatmirësisht i dështuar.
Duke ndjekur një instinkt arkaik, Sali Berisha i shndërron kundërshtarët politikë në armiq, i depersonalizon dhe, pasi i ka kthyer nga subjekte në objekte, mendon se mund t’i eliminojë pa qenë ky një krim. Është i njëjti mekanizëm primitiv i shpifjes që ai e përdor si gur, duke injoruar se viktimat e gënjeshtrave të tij janë njerëz me familje, fëmijë, miq, kolegë dhe që, mbi të gjitha, gëzojnë, si çdo person, parimin kushtetues të prezumimit të pafajësisë. Vlerë që Sali Berisha e injoron kur shpif, ashtu siç injoron të drejtën e jetës kur ia lejon vetes ta kërcënojë atë.
Njerëzit tashmë e kanë kuptuar shumë mirë këtë, dhe për këtë arsye nuk u besojnë më gënjeshtrave të tij dhe as atyre të shqiptuara nga një pjesë e partisë së tij; nuk e ndjekin në ekspeditat e tij vrasëse që përpiqet t’i maskojë si «protesta popullore paqësore». Dhe kur shkohet për të votuar, nuk e votojnë.
Pyetja që shtrohet është kur do ta kuptojë edhe drejtësia, e cila e lë të veprojë të paktën deri në ditën kur do të ketë vërtet një të vdekur; por atë ditë asnjë gjyqtar dhe asnjë prokuror, duke filluar nga “arbitrat e pagabueshëm” të SPAK-ut, nuk do të mund të thonë se nuk e dinin.
Po perderisa ju pranoni nje vrases, hajdut e sigurims per kryetar opozite pse te mos e mendoje ai? Ju e nxisni e ushqeni kete paranoje te tij se gjoja keshtu ju qendroni me gjate ne pushtet! Por do tju beje si vetja dhe do tu marre me vete! Nuk ka sesi u ndihmon zoti ne kete rast sepse zoti jua lexon motivet dy paleve! Mjere Shqiperia ne dore te kujt ka rene, te nje italiani si ti, te nje serboboahnjaku si Salia dhe te nje Vllehu si edvini. Duhet me qene shumeeeeeee idjot te shpresosh se e beni mire Shqiperine dhe se e doni e punoni per te! Ju thjeshte doni ta vilni e milni. Kaq. Besoj se do ta publikoni....
Nga e deshe kryeministrin ti zotrote? Nga mamurrasi??!! Apo nga laçi. Fundërrinë raciste
O islamik iranian xhihadist! Pse të gjithë të krishterët në Shqipëri, i quan Vllehë? Që ta kofshin nonën e xhiq ki!
Me alibine e Berishes, gjithe kermat abuzues te taksave te shqiptareve, bejne moral.
Mos u merzit shume, tani qe foli ambasadat u bet trima dhe pushoni nga puna policet. Njerezit kane sy ne balle dhe e kane kuptuar qe eshte nje teater. Saliu ju duhet , sa me i rrjedhur nga trute aq me mire.
Nese Sali Berisha deklaron hapur se kishte informacion se ne ndertese ndodhej Kryeministri shqiptar dhe per kete arsye urdheroi te hidheshin bomba arrizanale molotov, kjo quhet ne gjuhen juridike tentative vrasje, ne te njeten kohe puç per rezimin e qeverise, destabilizimin e rendit publik, pra kemi te bejme me disa shkelje te kodin penal. Çfare prêt prokuroria per te ngritur akt akuza!! Rama ka mbi 13 vite ne pushtet, mandati i 4 dhe perseri nuk ka krijuar shtetit…
Argita, Rama e le vete Saliun ne rruge se atje i sherben me mire qellimit te tij qe te qendroje ne pushtet edhe per 13 e me shume vite te tjera. Persa kohe qe Saliu perfaqeson opoziten, Rama e di qe asnje shqiptar qe ka dy pare mend nuk do ta votonte dhe kjo jo se Rama eshte i persosur, por eshte e keqja me e vogel.
Riciklimin e S Berishes e beri P. Majko, skuthi i PS, pas trazirave te 97-tes, duke i sherbyer grekeve.
Mire na e ben Berishs kur ne vendin tone nuk ekziston shteti dhe policia per ti thene NDAL. Ata ose jane pale ose e kane frike se ju nxjerr te palarat. Shteti dhe policia kane detyrim ligjor per ti siguruar dhe qytetare te tjere qe jane shumuca qetesine, sigurine fizike dhe pasurine. Me gjithe keto krime ne vend, shteti e inkurajon PD per teazira. O gazetar ne qytetaret e ndershem e kuptojme me ke keni te bejme. Nje rendesi ka, se shteti dhe policia nuk e di se ke ka perballe. Ne fund te dites e vuan populli.
Mesa duket edhe ne shekullin e 22 do thone Fajin e ka Saliu!Ore po kush e udheheq kete vend prej 13 vitesh?
Ore ky Bolino le te beje kerkese Rames ta marre vilen me 1 euro do ishte me mire se ata paloartiste qe po benin palle ne nje vile qe shoenzohen taksat per mirembajtje roje personel furnizim me uje e dita etj
Problemi me ju idjotet e Saliut eshte se kerkoni gjurmet edhe kur ujkun e keni para syve. Nese je kunder atyre qe thote zoti Bollano, jep argumentet e tua se perse sipas teje ai e ka gabim dhe mos na derdellis kot me llafe kafenesh.
BOLINO DO TA BENTE NJE PERLE SI KA BERE DY NUNKER ARTET. KEMI DY VENDE KU I SJELLIM MIQTE E HUAJ DHE MBETEN PA FJALE
Ky vrasës koshient ky djegës, shkatrimtar hajdut shtetëror familjar me parti militare që nga 97 e në vazhdim Dhe për çudi nuk i hynë asnjë gjëmbë në këmbë Mjerë moj Shqipëri me drejtësin që ke ti.
keta jane agjent te berishes. berisha cdo hap ne kariere e ka mbeshtete mbi vrasje. vrau 4 ne shkoder, vrau azem hajadarin, pashkon zhulalin, olldashi, remzi hoxhen, trebicken, 27 ne gerdec, vrau 4 ne bulevard, me baedhin vran xhuvanin ne elbasan. ka thene haptas do vrisja edi ramen po te vinte te kryeministri, mbreme tha hapur qe per 20 minuta i shkoi me ushtrine e tj te shtepia e rames ne surrel ,pse do shkonte a mund te na thote zonje lalo pse kerkon me shkue ne surrel, per te vraai tha hapur qe vilen e dogjem se kishim te dhena se eshte ramae , pra ramen e don vdekur bile edhe te djegur. mirepo keta duman e klodian lala a duhet te shpjegojne popullit se si kuptohen kto deklarat si reagohet ne bote ndaj deklaratave te tilla. edhe pyetje tjeter nqs duman e klodian lale do tu vidhte dikussh makinen dhe njekohesiht do kishin(mos u ndodhet kure), nje vrasje ne familje me cilen do merreshi me vrasjen e vjedhjen e makine. berisha ka vra 4 ne bulrvard te verteteuara GJNDe DRNJ ne strasburg keta merren me belinden. kryeministri duhet te ua cojeje me shkrim keto deklarate prokroreve se neser justifikohen nuk merrem me "deklarata poltike" kjo eshte deklarate kriminala. berisha cfare thote per keq ai e ben. a i kane dhene leje spak-skapi berishes per te vrare dhe spak-skapi e dine listen ke do vrase berisha, ke ka ne radhe berisha per te vrare, e tha hapur do vrase kryeministrin. klodiane duman lala a mos keni dosje si ai vokshi i gjykates kushtetuese. cili esht me i rrezikshem kur kercnon me vrasje berish vampiri apo nje grua si belinda qe nuk vra kend kurre edhe sa do qe do kete vjedhe ka vjedhe 1 milion here me pak se berisha, argite e xeni e thote amerika per berishen ka bere korupsion te madh, cka doni me. pse kerkoni edhe klodian duman lala ta vrase edi ramen edhe si kryeminister edhe si njeri nqs doni ta vrisni si berisha bejeni me gjyq e jo me akte teroriste duke bashkepunuar me berishen bashkepunim qe e beni hapur. e turpshme. klodiana lalen mos e leni beje shurren ne spak-skap ,
Po sherbimet inteligjente pse nuk veprojne?.Nje gruo radikal me molotov sulmon te huajt.Cilit jane? Kush I organizing?Pse nuk mblidhetcinformacion e I cohen prokurorise?
O Carlo! Ke të drejtë që qëllimi i vagabondit Berisha është të realixojë vrasje, në krye të 300 kriminelëve.Dhe më von të intesifikojë shkatërrime për të shpëtuar nga burgu,për krimet që ka kryar deri më sot. Po kunt ja thua gjykatësve legena që e lenë të livadhisë këtë mostër,apo Pikturistit Edi,që edhe ai,pret të vradë Sala dhe pastaj të bëjë qeg
Lush Zotin që vandalët e Saliut radhën tjetër të sulmojnë SPAK dhe GJKKO, duke imagjinuar se është Edi dhe Balluku brenda
Dielli duket qe ne mengjes,nje agjent i KGB Ramiz Alia vuri ne krye te PD agjentin e UDB Sali Berishen dhe kjo vazhdon edhe sot e kesaj dite,doni me per Saliun perendia ymer zoti te shtymen
Mirëpo sot SRB deklaroi se nuk e dinte se kush ishte brenda në vilë.... Ai që e di dhe sa lugë e pirunj ka secili në shtëpi....
Une nuk po arrij dote te kuptoj. Spak ka prokuror, hetues, e gjyqtare qe paguhen me rrogat me te majme ne kete vend nga taksapagusit shqiptare, per te vene drejtesine ne kete vend, e per te bere zape kriminelet e vrasesit, qofshin keta edhe te kalibrit te Ajatollah Sali Khameneit te Tiranes, apo jane spektatore, e tifoze te ndeshjeve ne arenen politike !? Ka ardhur kohe qe duhet te ndeshkohet SPAK - u, i cili me mosveprimin e tij ka krijuar shtrat per destabilizim politik, e per prishje te rendit publik. Une di qe SPAK - u u krijua pikerisht per kete pune ! Mbrojtjen e rendit kushtetus, ndersa ky me ata horra qe vegjetojne aty, na u kthye ne zjarrvenes te rendit kushtetus !
Nje pyetje kisha une per KLODIAN BRAHON , se DUMANI s'ka kohe te fsheh dosjen e 21 janarit : Sikur une te theme qe do vrase Klodian Brahon, une arrestohem menjehere per kercenim ndaj jetes se njeriut te drejtesise ( ne fakt qenka njeriu qe kercenon jeten neve ), perse Sali Berisha qe sulmoi per te vrare kryeministrin shqiptar Edi Ramen nuk arrestohet ?! Se nuk tha do ta vrase, ate e ka thene tek Blendi Fevziu ne emision, por shkoi per ta vrare me arme pardje dhe e pohoi me gojen e tij ne televizion ! Mendimi im qe nuk arrestohet tregon katerciperisht se SPAK me ne krye sot Klodian Brahon dhe dje qirje Dumanin, jane organizate terroriste kunder interesave te shtetit dhe popullit shqiptar, jane bande qe udhehiqen nga Sali Berisha dhe duhet urgjente te paralizohen se po shkaterrojne Shqiperine bashkarisht. Me argumentoni te kunderten, perveç atyre qe marrin parate e hedhin molotove se ata e kane pune te paguar.
Shume po flasin per nje vrases gjakftohte si Salihu, por ASNJERI nuk po ben PADI ne gjykate kunder tij…., e cuditeshme apo jo?
Asgje nuk ka per tu cuditur. Eshte vete Edi Rama qe e do Saliun ne rruge qe te beje ato qe ben, pasi sa me shume djegie e shkaterrime ai ben me falangat e krimit qe komandon, aq me shume shqiptaret e urrejne dhe ja japin voten Rames si e keqja me e vogel.
Berisha esgte ai qe eshte ,po ti je nje mafioz i piste qe na vjedh na rrjep, na vret te ardhmen e femijeve dhe per kete duhesh varur per kembesh te sheshi Skenderbe.
Me kë e ka "hyso" mo? I qenkan errur syte e shurdhuar veshet, pa mendja i paska fluturu me kohe.
Berisha di te bej me mire; vrasjen,mashtriminim,korupsionin dhe te tilla si keto.Nga ana tjeter,prokuroret,gjyqtaret nuk veprojne sepse kane frike nga nje i vdekur.
Sali Khamenein do ta rrembejne dhe ta procesojne ne gjyq amerikanet
Perse nje person qe kercenon dike arestohet?Goditja kunder nje objekti per te vrare dike nuk quhet tentative vrasje?Nga sa degjojme Z.Sali eshte nje kriminel qe kerkon gjak.Te gjitha keto vetem organet tona te drejtesise te "re" nuk e shohin.Ky nuk eshte funksionim shteti por eshte nje shtet ku krimi lulezon,nen hijen e opozites tone.