Nga Artan Fuga
Largimi nga qeveria si ministre e jashtme e Spiropalit si gjithmonë u interpretua nga komentatorë dhe analistë, nga media sepse u duk edhe një çështje boll seksi.
Dhe nuk munguan analizat e bazuara në intriga grash. Spiropali kundër Ballukut dhe Balluku kundër Spiropalit për punë rivalitetesh. Nuk munguan të fusin edhe një burrë në mes, sesi kryeministri mashkull, kishte kërkuar të mbantre rivalitetin në ekuilibër midis dy femrave xheloze për njëra tjetrën për vështrimin dashamirës të tij.
Tamam rubrika rozë. Gosip!
Ca ndërtuan skenare me intriga politike në ShBA, në Gjermani, në Kosovë, e kështu pa fund të ministres së gjorë.
Trajtimi mediatik këtu e ka fundin e tij, tërheq vëmëndjen e publikut, por në fakt e shfytyron çështjen, e bën transparente duke e fshehur, dhe e fsheh duke e bërë transparente. Trajtimi mediatik sheh marrëdhënie personash, por nuk shkon dot më thellë në trajtesa strukturore.
Vetë fjala e lamtumirës e ministres së larguar, dhe e komentatorëve të paguar prej saj dikur, ishte gjithë mllefe për kryeministrin, plot paralajmërime revanshi, një si “hajde po do ta shohësh ti!” – si i thonë adoleshentët njëri tjetrit pasi grinden te oborri i shkollës. Por, edhe ajo fjalë nuk tregoi shkakun se përse e larguan nga ministria. Kush priste të kishte guximin që flakjen e saj si leckë ajo ta shtjellonte hapur!
E turpëruar ajo vetëm shau me nervozizëm!
Cfarë ka ndodhur? E vërteta se Shqipëria aktualisht ndodhet në një krizë të marrëdhënieve me aleatët e saj perëndimorë.
Kishte disa muaj, mbase dy vjet, që kryeministria kishte kryefjalë të parë integrimin evropian. I kishte harruar rromuzet me krerët e Evropës të viteve të shkuara dhe kërkonte madje një hyrje fallco, në fakt mos-hyrje në Evropë, se pranonte të ishte atje dhe pa të drejta për të mbrojtur sovranitetin e vendit.
Dukej sikur ftohja me administratën e re amerikane pas largimit të Joe Bidenit dhe ardhjen e Presidentit Trump, e kishte bërë që ta linte lojën e talljeve me Evropën, dhe të kërkonte strehim te BE.
Ndërkonte erdhi çasti i testit nga aleatët tanë amerikanë: “Hajde me ushtri në gaza!” – erdhi sfida.
Do ta pranonte apo jo? Rama e pranoi! Si të mos e pranonte! Pasojat e mospranimit të ftesës diheshin edhe nga lypsari më i fundit i Tiranës.
Përllogaritja e rrisqeve dhe avantazheve do të çonte në atë që bën gjithëherët politika shqiptare brenda dhe jashtë vendit, shtyn për ta vonuar një rrezik të çastit, duke krijuar rreziqe për të ardhmen, edhe më të mëdha, por jo tani. E shtyn si e shtyn. Fiton kohë. Ku i dihet!
Nderkohë, Evropianët me këtë historinë e “bordit të paqes” duket se kuptuan që Shqipërinë nuk e kishin në kontroll. Erdhi ftohja me Evropën, e cila, për rjedhojë, nisi të mos i falte Ramës edhe problemet e brendshme, korrupsionin dhe përballjen dhe kundërvënien e tij ndaj drejtësisë së re.
Në këtë mënyrë Shqipëria ndodhet në një situatë hezitimesh, mosbesimesh, dyshimesh, ftohje nga të dy anët. Partnerët amerikanë provuan se e kanë nën kontroll kryeministrin, por e shohin me rezervat përkatëse për shkak të qendrimeve të mëparshme, dhe të afrimin të beftë të tij, befasishëm, me BE në forma largimi nga ShBA. Kurse partnerët evropianë janë ftohur dhe bërë mosbesues sepse panë që kryeministri shqiptar nuk është besnikërisht në një linjë politike me ta. Ende pa u futur shpall autonominë nda BE. E ç’e duam? – ndoshta kanë menduar!
Dashje pa dashje Shqipëria ndjen sot një ri-izolim, që shpresoj mos zgjasë shumë dhe mos ketë pasoja shumë të rrezikshme. Këtë ri-izolim kryeministri besoj se e ka ndjerë dhe e ka përjetuar si dështim i ministrisë së tij të jashtme dhe i ambasadave të dështuara shqiptare nëpër botë që e kalojnë kohën në qoka trokitjesh gotash shampanjash me lloj lloj budallenjsh dhe të currufjepsurish.
Prandaj edhe anatemoi ministrinë e jashtme që nga roja te porta deri te ministri!
Mirëpo ky ri-izolim nuk ishte si pasojë e personit të ministrit, dhe as e rojes së godinës. Ishte strukturor sikurse e përmendën dhe s’ka ministre, as ministër që ta zgjidhë veç tij. Nuk e zgjidh dot as ministrja e ikur, as ministri i ardhur!
Problemi është se politika e jashtme e Shqipërisë sot është në krizë. Nga Italia dhe Greqia jemi larguar se na duken shumë të vegjël për ambiciet tona.
Nga vendet e tjera ballkanike antare të BE si Sllovenia, Kroacia, apo më tej Bullgaria apo Rumania nuk na eksitohen fare shqisat.
Nga BE dhe ShBA kemi një lloj ftohje siç e pamë, me Anglinë kemi bërë sherr e shamata për punën e emigrantëve, dhe për rrjedhojë anija ka marrë ujë.
Treni ka dalë nga shinat. Tregojnë një anekdotë. Treni i Stalinit kishte ngecur në stacion me defekt. Ai u nxeh dhe tha: Prit se e rregulloj unë këtë punë! U nis dhe pushkatoi trenistin. “Tani do të nisemi!” – tha – “Gjërat u vunë në vijë”, dhe u ul në sedilen e trenit.
Flakim ministren!
Ore , me nder "Professor", ti bën të gjithëditurin, por në fakt nuk je gjë tjetër vecse një llapaqen .
Analize me e sakte nuk behet
Analize me e sakte nuk behet
Gabimi i edit ,te ver tynevend te vet dhe pastaj varri lesht vendit
Dy here njeriu belbezon kot , kur eshte femije dhe kur plaket. Ne kete te dyten behet dhe matuf. Dhe keto syresh na duhen tek akademia e shkencave( te barinjeve).
Analize hipotetike!
me vjen keq qe je dhe profesor ske asnje llogjike per ato qe shkruan, shyqur qe sjane te gjithe si puna jote
@Z.Fuga Artan! e lexove Shkrimin tuaj....tani edhe une me te Degjuar e kame,qe te kame Rixha Muhabet Kazani-miuhabet kafeneshe,qe thone se Balluku ishte Xheloze se Zonja Spiropali ishe dhe dukej Sex-i...Biles nje here dikush i kishte degjuar,kur Balluku i thoshe Spiropalit..se ti nuk e "Rruan Zogun"..se je Bythare!!!Kur se une ..sipas Ballukut kame edhe Zogun te Rruar dhe pastruar,por edhe Gjokset i kame me te Bukura se te tuat!!!!!!!!!!!!!!!! @ i kthehet z.Spiropali dhe i thote:Ik moj Bythelope e mutit,qe mbete ne Greqi duke u Pallura edhe me Burra te medhenje ne Moshe??dhe sa per Pjeshken time i bene Marshalla, sepse e kame te vogel,dhe te Rruar per Bukuri! Shkurt z.Fuga....dikur ne Diktatori nje Mesues KUjdestare ne nje Fshate vendosi qe ti Hankohej nje Fshatari per te birin qe e kishte ne KUjdestari se ai ishte i pasjellshem dhe thoshte Llafe te Ndyra.... Dialogu:O Skender (Therret Babai te birin)....ku je o Kari Babait(Mesuesja ishte prezente dhe ishte ankuar)..ja ketu o Labaku i Mutit..(I pergjigjet i biri)..po ku je..i thote..se po te kerkoj??Pse o c´fare Karin do ??Hajde ..hajde se ka ardhur Mesuesja!!Kush ajo Bythmadhja??Jo..jo ka ardhur nje Shurre Tjeter!!(Mesuesja u largua e llahtarisur nga sa degjon)....keshtu z.Fuga....duke sjelle ne Krahasim Konteksin e zenjes se dy "Pjeshkave" VIP ne PS..dhe Ministri.... hajt..dhe klm se do Degjohemi..
Shfryj gaz e grij sallatë, me/ose pa afat...
Artan Fuga me kete shkrim me duket se po ben ese per ambasador .Sa te mençur jemi ne shqiptaret i kemi te gjitha professionet prokuror , gjyqtar , ekonomist , per politikat e jashmdhe te brendeshme , te gjitha por ajo qe eshte me thelbesorja jemi genjeshtaret me te medhej , pordhacet qe duken se jemi me te zgjuarit .Injoranca ka pushtuar shkrimtaret .Shkruaj ndonje liber osé ndonje gje tjeter mos u mer me politike se ka kush mendon o Artan .
Ky gjithollog po analizon politikën e jashteme me thash e theme grash ne menopauze….
Sa I "Zoti" eshte KY, mor Aman. Ja, KY ja vlen se paku minister I jashtem.
PO O PROFAN PROFI " HYP SE TE VRAVA ,ZBRIT SE TE VRAVA" ....PO JU JENI POLITIQENER SHUME TE MDHOJ.......PO EUROPA NUK DI VETE KU TE SHKOJE ,BILE SE SHPEJTI I BASHKOHET BORDIT, JO TE DIJE SHQIPERIA....E DYTA PO KE AMERIKEN I KE TE TERA...... SHQIPETARET NGA EUROPA JANE GODITUR NE TE GJITHE HISTORINE, KESHTU QE AMERIKA DUHET NE CDO KOHE