Sot në mëngjes më telefonoi organizatori i një grupi të vogël amerikanësh që kishin planifikuar të udhëtonin në Shqipëri këtë pranverë.
“Si është situata në Shqipëri?” – më pyeti.
“Qetësi,” – i thashë. “Sapo ka filluar pranvera dhe vendi po përgatitet për sezonin turistik.”
“A keni ndonjë rrezik nga lufta?” – vazhdoi organizatori i grupit.
“Jo,” – iu përgjigja. “Nuk kemi lidhje me këtë luftë.”
“Të pyes,” – tha bashkëbiseduesi, “sepse disa anëtarë të grupit më dërguan një informacion që e kanë lexuar në internet, se në Shqipëri strehohet opozita iraniane.”
“Është një grup që i është dhënë strehim humanitar,- sqarova, “nuk ka asnjë lidhje me çështje politike nga ana e Shqipërisë.”
Biseda vazhdoi me programin e udhëtimit. Por pas kësaj bisede, pashë në fakt se çfarë thuhej në internet për opozitën iraniane që strehohet në Shqipëri.
Jam i bindur që Shqipëria nuk ka arsye të ketë frikë nga ndonjë përshkallëzim apo tension me Iranin. Por, duke qenë se jemi përpara sezonit turistik dhe tregu ndërkombëtar është shumë i ndjeshëm ndaj kësaj lufte në Lindjen e Mesme, ndoshta retorika politike dhe media duhet të jenë të kujdesshme për të mos e rreshtuar vendin tonë në pararojën e servilizmit politik, thjesht për të rënë në sy.
Do të ishte më e dobishme, mendoj unë, nëse energjia politike dhe ekzekutive do të fokusohej në gjetjen e një zgjidhjeje për menaxhimin e plehrave, në rrugë të sigurta, qytete të pastra, cilësi shërbimi në tregun turistik, bujqësi të shëndetshme e kështu me radhë.
Kjo, besoj, do t’i shërbente vendit shumë më tepër sesa hosanat pa vlerë në një konflikt global që as na pyet njeri dhe as kemi mundësi të përfshihemi.
Më poshtë po sjell të përkthyer informacionin që qarkullon në hapësirën online mbi opozitën iraniane të strehuar në Shqipëri.
“Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), një grup opozitar iranian në mërgim, është vendosur në Shqipëri që rreth vitit 2013, me afërsisht 2,500–3,000 anëtarë që banojnë në kampin e fortifikuar Ashraf-3 pranë Manzës. Strehimi i këtij grupi, i cili synon rrëzimin e qeverisë iraniane, ka shkaktuar tensione të konsiderueshme diplomatike, përfshirë sulme të mëdha kibernetike ndaj Shqipërisë nga Irani.
Vendndodhja dhe aktiviteti: MEK-u ndodhet në Kampin Ashraf-3, një kompleks i madh dhe i sigurt në perëndim të Tiranës. Ata janë aktivë në lobim politik, duke organizuar shpesh tubime me figura të njohura perëndimore që mbështesin ndryshimin e regjimit në Iran.
Shqetësime për sigurinë: Autoritetet shqiptare kanë raportuar se kanë parandaluar sulme ndaj kampit nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).
Kontroversat: Grupi është kritikuar për pretendime se funksionon si kult, duke mbajtur anëtarët kundër vullnetit të tyre dhe duke kufizuar kontaktet me botën e jashtme.
Sfondi: MEK-u u hoq nga lista e organizatave terroriste të SHBA-së në vitin 2012, duke mundësuar zhvendosjen e tyre nga Iraku në Shqipëri në kuadër të një marrëveshjeje të mbështetur nga SHBA.”
Edhe këta duhet të mendohen rrezik por, rreziku më i madh për kombin tonë, është kryekrimineli i kombit tonë, Sali Shpellar Berisha. Berisha do të mundohet që, me çdo kusht, të organizojë, nxisë dhe dhe moblizojë çde forcë të mundshme, të brëndshme dhe të jashtme, edhe iranianët e Manzës, për përmbysjen e rendit kushtetues në Shqipëri.
Do të ishte më e dobishme, mendoj unë, nëse energjia politike dhe ekzekutive do të fokusohej në gjetjen e një zgjidhjeje për menaxhimin e plehrave, në rrugë të sigurta, qytete të pastra, cilësi shërbimi në tregun turistik, bujqësi të shëndetshme e kështu me radhë.
Nese ata armatosen dhe shkojne te luftojne ne Iran do kete probleme por nese qendrojne ne Shqiperi nuk ka problem per Iranin pasi I ka heq nga territori I tij keta kundershtare dhe Shqiperia I ka nen kontroll. Nuk besoj se do perdoren per luften pasi ata Jane kundra shahut qe shihet zi zevendes potencial. Pra nuk ka asnje interes qe Irani ti godasi.
Ate nuk e dime , nese ka apo nuk ka interes ti GODAS , vetem IRANI e di ???
Duhet thjeshtë të shojegoje për MEK e të thoshe nuk e di... Ku e dimë ne çfarë do ndodhë aman.
Domethene ti e paske genjyer ate bashkbiseduesin ne telefon. MEK nuk janene Shqieri per arsye humanitare. Ata jane garnizon terorist ne rrezerve , nese duhen te perdoren kunder terroristeve Islamike ne fuqi ne Iran. Ata jene ne aktivitet te plote ne luften kibernetik. Ata jane strehuar dhe zhvillojne aktivitet nen mbrojtjen e qeverise Shqiptare. Pra te tera qe i ke thene atij mikut ne telefon jane genjeshtra. Rreziku per raketa e predha mund te mos jete aq i madh ( Irani ka numur te kufizuar raketash e predhash, dhe objekte te tjera me te rendesishme per te) Por rreziku i akteve terroriste ( indiivide qe kryejne sabotime apo edhe terrorizem) eshte i nivelit qe duhet te meret ne konsiderate. Dhe niveli i rrezikut te luftes kibernetike eshte i madh ( i provuar nga Irani) Pra mos genjeni veten e as ata qe ju besojne. Me e rendesishme ne Shqiptaret kerkojme te zgjidhim problemet duke mos studiuar shkakun e problemit. Asnje nuk pyet si aritem deri ketu? Kush e solli kete rrezik ( te madh apo te vogel) ne Shqiperi? Perse e solli? Cfare fituam ne Shqiptaret kur morem persiper kete rrezik?
Pyetjet e tua kane nje pergjigje te vetme. Eshte tradita jone shekullore qe ti afroje ndihme edhe te panjohurve qe jane ne rrezik. Harrove se si shqiptaret mbrojten hebrenjte dhe ushtaret italiane mbas kapitullimit te Italise fashishte nga persekutimet e nazisteve gjermane? Une nuk i harroj dot keto tradita qe shtyne gjyshin tim qe te rrezikonte jeten e vet dhe te familjes duke strehuar nje familje cifutesh dhe 13 ushtare italiane sebashku me komandantin e tyre gjate pushtimit gjerman. Jemi shqiptare dhe kemi tradita qe nuk i ka asnje popull tjeter. Jemi njerezit me humane ne bote pasi kemi bese dhe per kete duhet te krenohemi.
Une do te hezitoja ta quaja tradite. Eshte kultura jone e fituar ndershekuj qe per te perfituar pa punuar ne behemi sholle e kepuceve te te huajve. Se fundi tradite apo edukate, nese nuk fiton gje atehere do te humbasesh. Ky eshte thelbi pa diskutur edukatebn apo traditen
Jo gjithmone bie dakort me shkrimet tuaja qe kur jeni larguar nga detyra,po ne kete rast keni shume te drejte. K/Ministri s ka pse flet para Europes. Te rri te shikoje 100 a me shume problemet ,qe ka vendi!