Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

5 Mars 2026, 10:10Blog TEMA
Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

Nga Thoma Gellçi

Në gjithë botën po diskutohet për atë që do të ndodhë në Iran pas vrasjes së Ajatollahut Ali Khamenei dhe bombardimeve amerikane. Në Washington organizohen debate, në Londër analistët shpjegojnë skenarë, ndërsa ekspertët e Lindjes së Mesme përmendin disa kandidatë të mundshëm për pasardhësin e tij.

Me një fjalë: bota hamendëson.

Në Shqipëri kjo çështje është zgjidhur prej dy ditësh.

Ndërsa në Teheran ende nuk është marrë asnjë vendim dhe Këshilli i Ekspertëve duhet të mblidhet për të zgjedhur liderin e ri suprem, në portalet shqiptare nuk ka asnjë dilemë. Të gjitha gazetat, të mëdha e të vogla, të gjitha portalet dhe televizionet e kanë shpallur tashmë rezultatin.

Pasardhësi është: Mojtaba Khamenei.

Nuk ka diskutim. Nuk ka “ndoshta”. Nuk ka “sipas burimeve”. Ka vetëm një siguri të plotë.

Në fakt, nëse një iranian hap sot portalet shqiptare, mund të krijojë përshtypjen se vendimi është marrë në Tiranë dhe jo në Teheran.

Sepse gazetaria shqiptare ka një metodë shumë efikase për prodhimin e lajmit: një portal e publikon, dhjetë të tjerë e kopjojnë dhe, brenda një ore, lajmi shndërrohet në fakt historik.

Ndërkohë iranianët, fatkeqësisht, ende s’po dinë ku të fusin kokën nga breshëri i bombave dhe ende nuk po merren me procedura të kota si diskutime dhe votime.

Do të ishte shumë më praktike nëse ata thjesht do të hapnin portalet shqiptare.

Sepse aty vendimi tashmë është marrë.

Në Iran ka dyshime se ndoshta Mojtaba po përdor mediat e Tiranës për të bërë fushatë që të zgjidhet ai.

Por e vërteta është ajo që ndodh gjithmonë në Tiranë: në fillim qarkullon lajmi nëpër gazeta dhe televizione dhe pastaj ndodh ngjarja.

6 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    I dine te gjitha keta prototipat e kazanit tone...

    Përgjigjjuni
    1. N
      Një mendim kisha

      Unë propozoj ose Palloshin se i ngjan nga mjekra, mjafton ti vësh atë perçen e bardhë, ose Ervin Salianin por me njě kusht që tě rris dhe pak mjekrën…vetëm këta kanë vizion

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben

        Une kisha nje mendim tjeter. Do benin mire te caktonin ne ate post Salih bin Berishen dhe me beso do ja dinim per nder tere jeten. Problemi eshte se iranianet nga njera ane e duan bin Berishen, por nga ana tjeter kane frike se mos i djegi me molotov, pasi e dine se eshte specialist per kete pune.

        Përgjigjjuni
      2. J
        Juavuri

        Pyesni Sal Hale Vicidolin.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejtësia e vërtetë

          Jo vetëm port-halet por dhe TV kombëtare si Klan apo Top-Channel janë bërë më keq se port-halet. Çdo ditë 3-4 herë në ditë na nxjerrin thashethemexhiun Beridha, kampion botëror të gënjeshtrave që na rrokanis kokën me mashtrime që TV-të tona na i përcjellin me një kënaqësi të veçantë thua se po thotë ndonjë të vërtetë. Shqipëria është bërë një hale lajmesh idiotësh që dreqi e di se kujt i shërbejnë dhe kush i paguan. Një pjesë e mirë e lajmeve vjen nga Spaku, që edhe ky dreqi e di se kujt i shërben përveçse Shqipërisë. Media tek ne është një nevojtore e madhe ku shërbejnë me një devotshmëri të paparë në krye Fevzo fantomasi i ndjekur nga Grida, Erla etc. që mashtrohen nga kënaqësia e gënjeshtrave dhe mashtrimeve.

          Përgjigjjuni
          1. d
            drejtesi e munguar

            Po pse ka media ne Shqiperi?Une per tellall mediatik njoh vetemZ.Sali Berisha.Ai eshte burimi i te "vrtetes".

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje