Për të interpretuar kushtetutën nuk duhet thjesht të zbatosh verbazi apo jo nenet e saj, por të kalosh dhe ngërçet artificiale që individi shqiptar krijon shpesh në interpretimin e dokumentit themeltar të shtetit. Pak orë më parë, Presidentja Vjosa Osmani nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Legjislaturës X të Kuvendit të Kosovës, pasi institucioni më i lartë legjislativ i vendit dështoi të zgjidhte Presidentin e ri brenda afatit. Shpërndarja e Kuvendit është antikushtetues,- e ka cilësuar pa asnjë mëdyshje për REL edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani dekretin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Interpretimi i tij ka qenë i drejtpërdrejtë: Osmani nuk ka të drejtë ta shpërndajë Kuvendin, i cili nga sot ka 60 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit. Njësoj, kryeministri Kurti e konsideron dekretin si jokushtetues dhe kërkon kohën e mjaftueshme të pritjes prej Gjykatës Kushtetuese për kontestim. E për ta mbajtur pezullin e vëmendjes, u kumtoi gazetarëve se ndërkohë, kërkesa për interpretimin kushtetues ishte duke bërë udhën drejt institucionit të lartë shtetëror.
Historia e zgjedhjes u komplikua kur pak orë më parë, presidentja Vjosa Osmani paraqiti në Kuvend një propozim për ndryshime kushtetuese, propozim që parashikonte se zgjedhjen e presidentit duhej të bëhej përmes votës së qytetarëve dhe jo nga parlamenti. Kuvendi nuk i miratoi këto ndryshime. Tek e fundit koha e kërkuar prej gjashtë muajsh është e tepërt, paçka se Osmani u mbrojt që kjo nuk i shërbente zgjedhjes aktuale. Është e kotë të zgjatemi në faktet, sepse kryefakti është se Kosova për muaj të tërë ka turbullira dhe probleme. Vetëvendosja, forca politike e z. Kurti e etur për pushtet të pakufishëm, kandidaturat që prezantoi i përcolli të dyja partiake, respektivisht anëtarët e saj: Glauk Konjufcën dhe pastaj edhe kandidaturën e Fatmire Kollçaku-Mullhaxha. Mefshtësia e opozitës përballë kësaj gjendje ndërkohë ishte mbresëlënëse: Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas takimit me presidenten Osmani, ka thënë se me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit ka vepruar në përputhje me përgjegjësitë dhe obligimet e veta, por ka shtuar edhe se: megjithatë PDK-ja do të pranojë çdo vendim që Gjykata Kushtetuese do të nxjerrë për këtë çështje!! Kryetari i PDK-së (U akuzua se kishte nisur ai i pari propozimet për kandidat nga radhët e politikës nga Kurti!), Bedri Hamza ia ka hedhur në fund fajin atyre (VV), kurse kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se nuk është caktuar datë zyrtare për zgjedhjet, megjithatë deklaroi se LDK-ja është e gatshme, madje kishte dhënë dhe datat në muajin prill.
A është ky dorëzim i partive opozitare? Dhe, pse nuk u bën përshtypje që do humbasin sërish? Me sa duket, humbja po bëhet model në Kosovë. Sërish, tashmë i mbetet Kushtetueses së Kosovës që i duhet të tregojë maturinë për interpretimin dhe ndoshta me procedurë të përshpejtuar.
Shqetësues mbetet një fakt sesi njerëz të lidhur kaq me pushtet si Osmani dhe Kurti nuk ngopen me pushtet. Si vallë nuk i lexojnë problematikat e vendit, që për ironi i theksojnë? Pse nuk lëshojnë në favor të një riti normal të zgjedhjes së institucioneve për figura jopartiake? Pse fuqia e madhe e VV-së po përcjell gjithnjë e më shumë këto anomali në vend? Si ka mundësi që Kosova nuk përfitoi nga kjo turbulli e madhe e Serbisë të bënin institucionet por edhe të ishin më të organizuar? Pse Kushtetuta interpretohet kaq shumë? Një përgjigje është e thjeshtë: fqinjët mund të luajnë me ne, kur shohin lakminë për pushtet dhe sidomos sensin tonë të shtetformimit. Janë disa vite që duhen analizuar për këtë. Fillimi i viteve ’90 fundi i viteve ’90. Po pse pushteti i LVV-së me një mandat tjetër me përkrahje të gjerë po kërkon që ta forcojë kështu pushtetin e tij? Pse po e shkund opozitën?
Se ku do të dalë kjo, mbetet të shihet në periudhën e ardhshme, por një gjë po kuptohet mirë: Njerëzit e pushtetit në Kosovë (Këtë herë protagonistë janë Osmani dhe Kurti) nuk u ngopkan me pushtet! Në Tiranë, ata, janë proverbialë mbas karriges. Apo ndoshta sepse populli ua përcjell vetë mundësinë…me tifozeri dhe jo me arsye.
Mos u merni me pensionista të pjerdhur si puna e këtij Enverit dorë e ndyrë e Kurtit.
....populli ne Tirane u a perciell vet me tifozeri dhe jo me aresye, thote analisti Andoni ! Po te kapesh vetem ketu, pa e nxjerre nga konteksti si mund te pretendeohet, çfare do te thote analisti Andoni se ai eshte e verteta qe ka zbuluar se populli shqiptar e jep voten me tifozeri dhe jo me logjike?! Dmth logjika eshte analisti Andoni, ndersa nje popull eshte vetem tifoz ! Po te kthehemi tek logjika, a e pranon ajo kete shprehje qe brenda ka mendjen dhe deshirat e analistit? Une theme jo, sepse logjika demokratike , ne nuk e dinim dikur, po na meson se pushteti fitohet jo vetem me tifozeri qe eshte e drejta e çdo personi te jete tifoz i kujtdo, por pushteti fitohet dhe me para qe "ylli" demokracise, Amerika, e ben me lobime. Kush hedh para me shume , ai fiton. Ketu analisti Andoni e pranon se kush eshte me e mire tifozeria apo lobimi me para per te sunduar pushtet. Mund te me pergjigjigjesh ?! Kemi nivel shume te ulet intelektual ne Shqiperi, perveç idiotesise, budallallekut, rrugaçerise dhe injornaces se fjaleve te perdorura/ Kete e shikoj çdo darke edhe tek shume te rinj qe duket sikur kane dale nga hundet e te vjeterev, prandaj Shqiperi vuan, vuan per kulture, edukate, sjellje, respekt reciprok, vuan nga urrejtja kanibale, vuan se duan te vjedhin shumica dhe te rrojne ne kurriz te te tjereve. Ne çdo emision degjon kundershtaret e pushtetit se iken shqiptaret se vidhet, korrupsion, krim etj etj. Nuk eshte e vertete, ikin se nuk kane shpres rrokade per pushtet se ate qe provuan qe e beri Shqiperine copa, nuk e pranojne me dot, bile e duan te varrosur, por drjetesia shqiptare me prokurore e gjykates jane kthyer si organizate kriminale dhe si duket dhe ata duan pushtet. le te formojne parti politike me mire. Fatkeqesi niveli intelektual sot te degjosh "akademiku" Beli Kelliçi ...!