Nga Frrok Çupi
Në Rrjoll sapo është shtrirë një Kryq i bardhë, me gurë të rëndë. Pa lejen e të zot’t të tokës.
Prapa kryqit fshihet pisllëku i fajkonjve që tentojnë të grabisin tokën. Me këtë biznes jetojnë.
“E grabitëm, mirë! Nuk e grabitëm kësaj here?, herën tjetër. Kryqin s’e thyejnë dot”.
Kjo është feja e kryqit të pistë.
Mua nuk mund të më thonë se jam armik i kryqit. As se jam mysliman. Këta të thonë edhe fjalën e fundit. Përderisa kryejnë edhe aktin e fundit.
Akti i fundit është fshehja pas kryqit. Siç “streha e fundit e maskarait, patriotizmi”.
Kështu shkruante Samuel Johnson, një mendimtar i shquar dhe nga figurat më të rëndësishme të kulturës në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai e tha në shekullin tetëmbëdhjetë ku fshihet maskarai. Tash tre shekuj mendimi i ndritur vjen rrotull në botë si detektor ku ka maskarenj. Johnson nuk dihet të ketë mbërritur deri në Rrjoll. S’do të kishte nevojë. Derrat e fshehur pas patriotizmit dhe pas kryqit kanë të njëjtën fytyrë.
Në ‘Ferma e Kafshëve’ derrat pritën sa të zëvendësojnë njerëzit dhe të marrin drejtimin e Fermës. Më parë kishin bërë një revoltë të tmerrshme kundër njerëzve.
Mua si ‘njeri i kryqit’ më bëhet e dhimbshme kur shikoj çfarë pisllëku fshihet prapa gurëve të bardhë që imitojnë simbolin e Krishtit të kryqëzuar. Prapa kryqit rri ‘haka e tjetrit’ që këta duan ta rrëmbejnë me sfurqet e kryqit. Prapa rrinë fëmijët dhe gratë e tyre që i shtyjnë në zinxhirët e ekskavatorit dhe në prehër të policit.
“Hë, mos ma prek gruan, se pasha Krishtin kemi punë bashkë!”, thonë burrat me strofkë prapa Kryqit.
Të vjen turp po të jesh katolik.
Pastaj të vjen turp po të jesh nga malet e Dedë Gjo Lulit.
Pastaj të vjen rëndë si shqiptar, pavarësisht nëse je i kryqit apo i hënës.
Famullitari i kishës katolike në Shkodër, korrikun e kaluar, kërkoi që ‘kryqin’ e dhunës ta bënin në Theth. Me një gjuhë tmerrësisht të shëmtuar, nisi të mallkojë të gjithë, të gjithë përmes shtetit. Thirri: “Kjo e keqe e malle. Më llemb shpirti!. I hollnë, i tralltun”. Fliste me vaje për banorët e Thethit ku po lulëzon turizmi dhe jeta moderne. Po e shkruaj siç prifti e tha, ‘e shkrueme për faqe të zezë”.
Shpesh herë, kur dëgjon këta, them se delinxhinjtë e kanë përdorur kryqin. Mbase kishte të drejtë At Zef Pllumi që iku nga Shkodra dhe u strehua në kishën e Rodonit për të shkruar librat e tij. Kur e pyeta pse?, qeshi pak dhe tha:
“Paj atje në Shkodër ka si shumë prifta të rinj, e ku durohen!?’
As At Simon Jubani nuk duronte ‘priftërinj me shumicë”.”
“ Ku ka kësi soj, aty nuk rri Krishti!’, thoshte Jubani.
Aq më pak rri Krishti prapa kryqit ku çfarëdo banditi tenton të grabisë pronën e tjetrit. Si në Rrjoll. Si para pak viteve në Mirditë, ku prifti udhëhoqi një procesion kundër ndërtimit të Hidrocentralit mbi Fan. Turli lloj ‘derrash të Fermës’ tërheqin pas për të ndaluar zhvillimin e vendit
A, kaq pak e keq e duan vendin e tyre këta që mbajnë kryqe!? S’e besoj se e kanë punën deri te vendi. E kanë qëllimin deri aty sa kur shikojnë një investim, aty ‘lënë kokën’, aty shtyjnë gra e fëmijë, për të grabitur diçka.
Si në investimin për resortin në Rrjoll.
A fitojnë? Në Mesjetë edhe kanë fituar, tani ka shtet. Atëherë e pyetën njërin prej malësorëve që ra në Shkodër e shtiu pushkë në mes të pazarit. Kur u kthye te fshatarët e tij në mal, e pyetën:
– Gja nuk fitova, por pazarin e prisha!, tha njeriu i sinqertë.
Jam myzeqar. Kam miq në malësinë e Shkodrës..... - Na jena malcor, më thotë një prej tyre në një sebep familjar...... - Na jena t'besës............... - Ndërsa ne jemi myzeqar, I them. Ne nuk jemi të besës.......... . Ku ka besë! Aty ku ka pabesi...... . Tek ne nuk ka nevojë për besë. Sepse nuk ka pabesi. . .. Kurrë. As I shkon kujt në mëndje...... Në '97 u vranë me mijëra....Myzeqar, asnjë.
Haha a tallesh ti?? 97 filloj ne Jug....krimet me makabre ndodhen ne Jug , numri me I madh I vrasjeve ndodhi ne Jug
Labëria u vranë e u copëtuar, por ne myzeqarët jo. Vlonjat jam edhe unë.
Rroku i di me mire keto punekris
"Gja nuk fitova, por pazarin e prisha!"-----------hahaaaaaaa
Sa here i shpeton qeverise dhe ndot poturet bejne gati Frrokun qe ti futet me llape.
Nacionalizmi dhe kryqi ,jane streha e fundit e hajdutëve,degjeneratave,të korruptuarve dhe kriminelëve. Shteti nuk ka nevojë asper atdhetare dhe as për perfaqsues te zotit.Ato janë çështje personale dhe private,dhe nuk ka nevojë ti shpalosut per te fshehur të keqen absolute.
Fantastik.Respekte
Tamam si ne parlament...gje nuk fitojne por zjarrin ia vejne.
Frrok,status fantastik.Kisha një bashkfshatar që shprehej për ata që betoheshin në kryq :"betimi në kryq është më mujt më forcuar rrenën". Se betime bëjnë gjithë andej,ministrat, deputetët,klerikët dhe populli,por të gjithë po dalin rrenacak.Prapa kryqit po fshihen të zezat.
Shteti...shteti te ruaje LIGJIN e... me falni por... t'u qije fisin ketyre kerrmave qe fshihen pas fese, grave e femijeve, per te bere pislleqe.
Po qe shteti i fuqishem ketyre kurvave ua leron fisin, keta prifterinj pedofil do shkerdhyer pragu i familjes, nje Enver i dha hakun ketyre percarseve
Je dhe i guximshëm Frok. Ia vlen ta lexojnë megjithëse shumë edhe do ta shajnë Frokun.
Fajin e ka feja qe nuk ekziston shtet ne shqiperi!