Mbrojtja politike si precedent i ri për besnikëri

10 Mars 2026, 18:00Blog Nga Arbër Hitaj

Në fjalimin e tij të gjatë, kreu i mazhorancës Edi Rama mbajti qëndrimin e paralajmëruar, mosdhënien e lejes për arrestimin e ish-numrit dy të qeverisë së tij. Deri këtu nuk ka asgjë jashtë kornizës ligjore, është një qëndrim që i përshtatet parimit të shpallur më herët nga zoti Rama: "do të gjykojmë rast pas rasti".

Kjo është vetëm njëra anë e medaljes, tjera është se ndërsa Kryeministri deklaron se nuk bëhet mburojë për asnjë përfaqësues të PS-së, realiteti në rastin e zonjës Balluku dëshmon të kundërtën. Faktet publike tregojnë se figurat më të larta dhe deputetë të rinj dolën hapur në mbrojtje të saj, një vendim i pastër politik i pasuar nga mbrojtje politike.

​Kërcitja në këtë qasje vjen kur krahasohet me rastin e zotit Veliaj dhe emra të tjerë të kësaj partie! Asnjë deputet i mazhorancës nuk pati guximin të fliste rreth një vit më parë, madje ai që foli, u "shigjetua" në grupin e komunikimit të grupit parlamentar nga zoti Rama. Ky është një standard jo vetëm i dyshimtë por edhe i paqartë për të ardhmen, duke konfirmuar paralajmërimet se kjo do të ndodhte kur drejtësia e re të trokiste në dyert e rëndësishme të PS-së.

Por mbrojtja politike mbetet pjesa më problematike e një deteje pushtetesh. Ndonëse mund të të shpëtojë nga burgu për momentin, ajo të ngarkon në opinionin publik më shumë se vetë procesi. Nëse mazhoranca do ta shihte zonjën Balluku vërtet si viktimë të drejtësisë, do të duhej të ndryshonte procedurat penale. Me vendimin aktual, ajo thjesht po shtyn agoninë në pqartesitë e të ardhmes.

Zoti Rama ka hapur sot një precedent të ri, asnjë figurë e lartë politike me akuza procedurale nuk duhet të arrestohet. Nëse kjo nuk pasohet me ndryshime ligjore, mbetet thjesht një mekanizëm ku besnikëria mbrohet në dëm të ligjshmërisë. Me këtë skemë të re, mjafton që një zyrtar nëse do të përballet me akuza ligjore, të mos flasë dhe partia të mbron. Por nëse ndodh e kundërta fati politik i të akuzuarve potencial mbeter i paqartë. Kjo është qasja me e rrezishme që mund të kthehet në konstante në të ardhmen në dëm të procese ligjore! 

​Nga sot, përgjegjësia i mbetet edhe drejtësisë, të punojë në mënyrë të tillë ligjore që të mos lejojë më asnjë aktor jashtë saj ta kufizojë atë.

18 Komente

  1. A
    Andi

    Shkrim i sakte dhe ndryshe nga sharjet e anabaleve te tjere.bravo

    Përgjigjjuni
    1. t
      tini

      Jam i nje mendimi... se prokororia te vazhoje Hetimin e bere pavarsisht se ishte z/v kryem dhe deput ...te paraqese Akuzen dhe Gjykata FAJSINE sipas hetimit ! Cfare i pengon ?

      Përgjigjjuni
    2. A
      Ana

      Mw ne fund nje socialist thote te verten

      Përgjigjjuni
      1. A
        Azberi

        Ky asht tropojani qi shkruen te vertrrteta hallall

        Përgjigjjuni
        1. v
          vv

          Secili ka medimin e vet, shoku, por se paske kuptu akoma cfare ka thene? MOS TE DUHET GJE PERKTHYES?

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ajo vajza pe korce

            Ky djalka me pelqen eshte king bre

            Përgjigjjuni
            1. N
              Naci

              Ky duhet zhduk nga rtsh kritikon km

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arber Mitaj

                Arber me vjen keq qe ke rene ne nivelin e disa gazetaruceve te kazanit mediatik,ku per honorarin e radhes ke shkruar nje paçavure qe bie ndesh me vete arashtresen qe i bene ketij zberthimi spetakolar,ku do ishte e i fryteshem prane ndonje dritare te kazanit me do jurista plepash qe pa mesuar rruget e Tirane mbaruan juridikun , Ne vend qe te ngrini alarmin se perse anashkalohet kryekrimi shqipetar,per vjedhje,vrasje,djegje te Shqiperise futeni ne llogoren e PD-se duke lene prapanicen jashte. Se fundemi nje pyetje:Po si nuk doli nje budalla nga mendia xhanem ,por te gjithe doça ku te bene pershtypje te gjithe provinciale te veshur me versaçe dhe floket me llak.Fatkeqesi

                Përgjigjjuni
                1. m
                  me date skadimi, qe kur je pjelle

                  Une as kam qene dhe as mund te jem, me pd-en dhe me ps-en, por ti qe shkaravit me lart, te ndjej nga era qe nje produkt qenef surrel.

                  Përgjigjjuni
                  1. .
                    .

                    Mjerani shkret. Akoma se ka marr vesh qe kundershtaret e vertete partia Mavi ka socialistet. Nuk futet kush ne llogoren e PD-se. Thjesht kane respekt per veten dhe mendim te lire. Nuk jane te gjithe vemje.

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    Sala

                    Po ky ashte mendimi I gazetarit, por ky nuk shpjegon pse, drejtesia ashte drejtesi dhe drejtesin nuk e perfaqesojne dumat dadot apo ai karagjozi qe merrte goten me vehte se kishte frike qe e helmonin, te vrasesh, te akuzohesh per vjedhje e korupsion, te akuzohet per shkelje barazie e kerkohet arrestim, kyt duhet ta lidhe pak ky gazetari, kur Velia u arrestua u ngrit zani, por ai nuk kishte imunitet ligjor, por jam I bindur se ai do marre pafaqesin jo nga gjykatat e dhomit Salehut por nga Strasburgu,po duhet vendoset ne ligj qe ata qe vendosin padrejtesi te paguajne me para por edhe me burg

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Luli

                      Edhe ky shkruan si MEDIA KAZAN-nkes!

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Anxhi

                        Ky eshte salist e di dhe rama prandaj se ben minister

                        Përgjigjjuni
                        1. .
                          ..

                          O Hitaj, asgjë nuk paske kuptuar nga zhvillimi në fjalë. Mbrojtjen politike një deputeti të zgjedhur, a ministri, ja jep kushtetuta. Komisionit iu desh të vlerësonte kërkesën e drejtësisë dhe kjo u bë ashtu si ndodhi, s'kishte tjetër, si. Gjullurdia u bë kur drejtësia nuk zbatoi procedurën ligjore të marrjes leje tek organi përkatës i pushtetit tjetër i pavarur. Erioni e mori vetë mbrojtjen politike: u la në detyrë (GjK); nëse nuk do të kishte mbrojtjen politike, dhe sqarimin e rrethanave (mjaft arbitraritetit të gjyqësorit), skema do të ishte e njëjtë, dhe Balluku, do të kishte fatin e Erjonit; do t'i hiqej pezullimi (siç ndodhi), por do të rrinte nën arrest të pa justifikuar, si ai, sa t'i mbinte bari, kurse drejtësia,... "oha, andej!", nuk do të dëgjonte kurrë nga ai vesh i korrigjimit të vendimit dhe hetimi në gjendje të lirë të të akuzuarve. Precedenti nuk është për personin - komisioni nuk e shpalli të pafajëshme ministren -, por për mënyrën e procedimeve nëse ndodh herë tjetër.

                          Përgjigjjuni
                          1. q
                            qazim

                            Djalosh,me vjen keq per shtegun gjithe zig zake qe ke marre.Eshte thene shqip dhe shkoqur - hetimi do te vazhdoje,nuk e ndalon askush per Belinden dhe kedo,por arresti nuk mund te jepet pa u gjykuar.Kaq e thjeshte eshte se zonja eshte deputete dhe Kuvendi nuk eshte noter qe vetem te miratoje çfar thote prokuroria. Me vjen keq per kakofonine qe ushqehet nga kushdo qe do te duket i rendesishem.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sokoli

                              Vendimi i Grupit parlamentare i PS eshte me se i drejte. Si ka mundesi qe Balluku me akuze " shperdorim detyre" sepse na paska nderhyre ne tendera, te arrestokhet, ndersa Po Fatmir Mediu , me te njejten akuze dhe kur u vrane 29 qytetar ne Gerdec, jo vetem qe nuk eshte arrestuar,por eshte edhe deputet,madje ka qene edhe Minister. PO zonja Monika Kryemadhi e akuzuar per Korrupsion, per pastrim parash, per nxierje droge jashte shtetit, me fatura marramendese per estetike fytryre, per pasuri te dokumentuar brenda e jashte vendit.... eshte denuar me detyrim paraqitje . madje na bene edhe moral ne BIG BRODHER" ,ndersa kjo Balluku duhet arrestuar se ka nderhyre ne tendera? A eshte drejtesi edhe pse nuk eshte shkruar asnje rresht per vjedhje , asnje dokumet shkresosr si agto te MOnika Kryemadhit , po tundet bota si nje kriminele e papare dhe lum ne per kete prokurori dhe gjykate qe po na mbron nga kjo kriminele !

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Megi

                                E urrej kete Arbrin se eshte kaq simpatik dhe prap eshte i majt. Me shkruaj ne insta

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bora

                                  Do doja shume te zgjohesha 1 dite dhe te shihja qe Arbri eshte minister i jashtem ose konsull nderi. E meriton por Rama nuk i do ata te zgjuarit dhe bukuroshet.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje