Në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, Edi Rama shpalli publikisht qëndrimin e shumicës për të mos autorizuar arrestimin e Belinda Ballukut, duke argumentuar se kërkesa e prokurorit nuk përmbush standardin që kërkon Kushtetuta për kufizimin e lirisë së një deputeti.
Debati që pasoi nga opozita në publik ishte i menjëhershëm dhe i ashpër, si zakonisht që ndodh.
Por para se të them thelbin e argumentit të Ramës, është e ndershme të pranohet një realitet që shpesh harrohet ose nuk thuhet kurrë, se një pjesë e mediave që sot flasin më fort për moralin publik janë produkte të vetë politikës.
Jo të gjitha, por shumë prej tyre janë ngritur, financuar ose ndikuar në kohë të ndryshme nga interesat e Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, LSI-së apo nga bizneset që lëvizin në orbitën e tyre.
Kjo nuk i bën të gjitha mediat “kazan”, siç pëlqen të thotë Rama. Por e bën të paktën klimën ku politika prodhon media dhe pastaj i denoncon si treg baltë.
Po të kishte shmangur metaforat për tenxhere, pazare dhe teatrin e zakonshëm të polemikës politike, fjalimi i Edi Ramës do të ishte shumë i fortë. Sepse në momentin kur ai zgjedh këtë gjuhë, i jep kundërshtarëve mundësinë të merren me stilin dhe jo me thelbin. Dhe thelbi i fjalimit të tij është shumë serioz sesa retorika që e rrethon.
Por sapo hiqet kjo shtresë retorike për kazanët, argumenti i Ramës bëhet shumë më i qartë. Ai nuk tha se drejtësia nuk duhet të hetojë. Përkundrazi, ai ishte i qartë se hetimi duhet të vazhdojë deri në fund. Ajo që ai kundërshtoi ishte diçka tjetër: ngatërrimi i hetimit me dënimin dhe përdorimi i arrestit si provë morale e drejtësisë.
Në Kushtetutën shqiptare, Parlamenti nuk thirret për të gjykuar fajësinë e një deputeti. Ai thirret vetëm për të autorizuar ose jo kufizimin e lirisë së tij. Kjo është një ndarje thelbësore. Kuvendi nuk është gjykatë penale, por nuk është as noter automatik i çdo kërkese për arrest. Pikërisht këtu Rama ka të drejtë kur thotë se një arrest pa gjyq duhet të ketë një prag më të lartë argumentimi.
Në një demokraci serioze ekzistojnë tri faza të ndryshme. Hetimi, akuza dhe kufizimi i lirisë. Këto nuk janë e njëjta gjë. Nëse ngatërrohen, drejtësia fillon të duket më shumë si demonstrim force sesa si proces racional.
Këtu hyn edhe argumenti i dytë i Ramës, që në fakt është një argument klasik i shtetit të së drejtës. Prezumimi i pafajësisë nuk është një formalitet procedural. Është kufiri që ndan drejtësinë nga linçimi publik. Kur një person trajtohet si fajtor para gjykimit, drejtësia fillon të funksionojë në logjikën e turmës dhe jo në logjikën e provës.
Pika tjetër ku Rama ka të drejtë është ajo që shpesh nuk thuhet në debatet për reformën në drejtësi. Pavarësia nuk është e barabartë me profesionalizmin. Një institucion mund të jetë i pavarur dhe prapë të gabojë në arsyetim. Mund të jetë i pavarur dhe prapë të teprojë në masë.
Kritika ndaj profesionalizmit nuk është sulm ndaj reformës. Përkundrazi, është mënyra e vetme për ta mbrojtur atë nga vetëkënaqësia institucionale.
Rama ka të drejtë edhe në një pikë tjetër politike. Sukseset qeverisëse nuk provojnë pafajësinë e askujt, por nuk mund të përjashtohen nga tabloja. Kur një ministër ka drejtuar sektorë ku janë bërë transformime të mëdha infrastrukturore dhe energjetike, është e natyrshme që politika ta përmendë këtë. Jo si provë juridike, por si kontekst politik.
Në fund, argumenti i tij përmblidhet në një ide të vetme. Drejtësia duhet të hetojë pa frikë, por arresti pa gjyq nuk duhet të bëhet refleks. Sepse kur masa më ekstreme përdoret pa standard bindës, rrezikon të dobësojë vetë besimin në drejtësinë që synon të forcojë.
Dhe këtu qëndron dilema reale e reformës në drejtësi në Shqipëri. Ajo duhet të jetë e fortë, por jo e nxituar. Sepse një drejtësi që duket e nxituar mund të fitojë frikë, por rrezikon të humbasë besim.
Në një demokraci, frika mund të prodhojë heshtje. Por vetëm besimi ne institucione prodhon drejtësi.
Baton drejtesia ka vdekur. Kur do behet kemi drejtesi tamam?
Ky kosovar qe paguhet 2miljon lek te reja ne muaj nga spitali amerikan,turko koqevare pse botohet nga ju!?
Mos bëj humor o tip se s'merr erë nga kjo punë.
Baton, që përdoresh(vetofrohesh të përdoresh) si buton, edhe në Distancë... . . . Duke sulmuar SPAK dhe duke mbrojtur Korrupsionin, je bër edhe më i dëmshëm se Vasa Çubriloviqi për Shqipërinë dhe Shqiptarët. . . . . . . . . . . . Si stë vjen turp o njeri???
Di te lexosh? Ku e mbrojti korrupsionin?
O batonnn, gjykata kushtetuese punon e përderisa punon, ca kysha si puna jote ka me i vendos në vendin e duhur me vendimet e saja. Këtu do jemi kur SPAK t'i drejtohen gjykatës kushtetuese për imunitetin e beles e pas vendimit do dalësh si kurvë. Bëhet fjalë për korrupsionin o Baton e jo se ka ndihmuar ndonjë person që t'a fus në punë apo te kalojë ndonjë kile hashash ooo idiot. Bëhet fjalë për vjedhje të lekëve tona o kurvë
Ik o klloun. Te kane rritur inflacionin te pagesat apo paguhesh njesoj. Duhet denim per keta qe me opinonet e tyre disinformojne opinionin publik. Te perzune nga Kosova dhe erdhe ketu me rroge te majme, e si mund ti besojme ne kur opinionet e tua jane me pagese.
Baton, plotesisht dakort. Por vetëm një shtesë të vogël. Për rastin Balluku, sipas jush, dhe siç është e drejta, autorizimin e jep parlamenti, dhe në rastin konkret, e jep shumica qeverisëse që prevalon jo pak, mbi opozitën. Pyetj që shtroj, mirë për Ballukun vendos parlmenti, po për popullin e thjeshtë, pa mburojë politike, kush do të bëjë “MBROJTIEN” nga SPAK-u, “din shumi apo din paku” ?
Ky është idiot sahanlëpirës!
Po cfare eshte parlamenti? Me siguri eshte pub kllabi i hajduterise. Te cilet te kane ty, Buton, zedhenes!!
Pavaresis nuk eshte e barabarte me profesionaluzmin-thua ti Baton. Kush e gjykon profesionalizmin e prokurorit? Kryeministri apo gjykatesi? Prokurori kerkon dhe gjykatesi vlereson profesionalizmin e tij Ketu kryeministri vlereson faktet ( behet prokuror) tij dhe pastaj gjykon keto fakte( behet gjykates)
Batoni nje ish agjent i ndyre u UDB se ish Jugosllavise na jep mend gjithnje ne favor te Palloshit te Gjate. Po spiun Batoni Parlamenti i PS eshte noter i mbrojtjes e HAJDUTEVE. Parlamentit nga ana e SPAK po i kerkohet heqja e mandadit dhe jo arrestimin, ate e ben Pordh-licia e Ramutit me urdher te gjykates, keshtu funksionon drejtesia dhe demokracia. Baton Spiuni te gjithe e kuptojne edhe PS edhe ti qe je pjese e saj, se pas Lubi Ballukut i vjen rradha Palloshit te Gjate, prandaj grupi i deputeteve lapangjoze te PS te detyruar dhe ne rrjesht votuan kunder sipas urdheriit te njeshit, Pashait te Surrelit.
Ata kerkojne heqjen e mandatit qe te arestohet. Nderkohe hetimi vazhdon, dhe ajo nje dite do dale para gjykates, dhe me shumê gjasa do denohet. Po ti çfare do thuash ne ate rast?!? Nje keshille: Mos shiko fare, por fare Syri tv. Fillo të mendosh dhe arsyetosh me llogjiken tender, dhe do ta shohesh se do jesh më i qetë.
Drejtesia Shqiptare eshte kethyer ne dreqesi ne dore te atyre qe kane "sunduar" ne keto 35-vite me pushtet apo pa pushtet.Para 1990-tes kishim drejtesi te politizuar dhe te bindur para ligjit.Zbatimi i ligjeve te shtetit ishte i barabarte per te gjithe.Natyrisht Partia ishte pas gjitheckaje.Sot nuk ka me drejtesi te ideologjizuar por ligjet i interpreton turma te ndikuara nga politika.Sot media perhap cdo gje qe u intereson disave.Arsyetimi i cdo gjeje mungon,sepse e ka thene "kryetari".Ne Shqiperi eshte shumica qe e do drejtesine por ajo "qelbet"sa del tek dera e institucionit.Themelet e saj (drejtesise) u hodhen ne balte dhe nuk mund te qendrojne pa reshqitur.Drejtesin nuk e bejne Amerika,Europa apo te huajt dhe ata nuk e perbaltin dot.E gjitha eshte detyre e jona.Ligjevenesi YNE duhet te matet shume here para se te vendos.
I ngrefet spjakut mer nje telefon ne menyre te paligjshme , pa vendim gjykate, edhe hajt se bejm zhurm, kshu eshte ba kjo histori! Po pse nuk hetuat ne kushte flagrance ? Apo per qef te opozites
Rama ka te drejte .Imuniteti i Ballukut e Xhackave nuk mund te preket.Ato kane bere cka desh Rama.
Pra nëse une akuzohem per vrasje, vjedhje, përdhunim, nuk duhet të më arrestojnë derisa te shpallem i fajshëm nga gjykata? Kjo vlen dhe per Sali halen dhe Lir floririn apo po bëjmë ligj ad personam?
Në një vend normal, është pushteti gjyqësor që vendos drejtësinë, parlamenti bën ligjet dhe qeveria ekzekuton. Këtu i ekzekuton kryeministri të gjitha pushtetet e tjera dhe e bën as ashiqare sa si trembet syri. Syrit të njerëzve të zakonshëm nuk i shpëton, por ka akoma një të keqe më të madhe - opozita si hiena. Keq e me keq dhe asgjë në horizont.