Vetëbesimi i rrezikshëm i demokracive bashkëkohore

11 Mars 2026, 13:40Blog Bjorn Runa

Vetëbesimi i rrezikshëm i demokracive bashkëkohore

Diçka e çuditshme duket se po ndodh me gjeografinë morale të botës.

Për shumë nga ne që u rritëm në hijen e mitologjisë politike të fund-shekullit të 20-të, rolet kanë qenë të ndara e mjaft të qarta. Diktaturat, regjimet shtypëse dhe teokracitë ishin gjithnjë të këqinjtë, ndërsa demokracitë liberale heronjtë e botës. Të parat burgosnin disidentët dhe censuronin fjalën e lirë, duke sunduar në emër të një ideologjie të ngurtë, ndërsa të dytat pretendonin se ishin në mbrojtje të lirisë, ligjit dhe dinjitetit njerëzor. Edhe pse realiteti në fakt nuk ishte kurrë kaq i rregullt, historia që i tregonim vetes dhe të tjerëve e luante mjaftueshëm mirë rolin e një kornize morale dhe të një lloj skenari nëpërmjet të cilit mund të lexoheshin një pjesë e mirë e politikave botërore.

Por, prej kohësh ky skenar nuk funksionon më.

Le të ndalemi për një çast tek lufta që SHBA dhe Izraeli kanë nisur kundër Iranit, një shtet që mbetet ajo çfarë ka qenë qysh nga revolucioni i vitit 1979: një teokraci islamike e vijës së ashpër, që shtyp shtetasit e vet dhe policon jetët e tyre të përditshme me një zell ideologjik. Askush nuk duhet të ketë iluzione për këtë.

Megjithatë, retorika rreth kësaj lufte duket se ka prodhuar një përmbysje të çuditshme. Gjithnjë e më shpesh, gjuha maksimaliste e shkatërrimit dhe shfarosjes po vjen nga ata të cilët e kanë paraqitur gjithmonë veten si rojtarë të rendit liberal. Si Uashingtoni dhe Tel Avivi po flasin hapur tashmë rreth synimeve të tyre për të shkatërruar lidershipin e Iranit dhe kapacitetet ushtarake të vendit, ndërkohë që bombardimi i infrastrukturës energjitike ka shkaktuar zjarre masive, që kanë çliruar ndotje toksike në zona me një numër popullsie tejet të lartë. Ekspertë të mjedisit dhe së fundi edhe OBSH, kanë paralajmëruar se djegia e depove të naftës e ka mbushur ajrin me ndotës të rrezikshëm që mund të kenë pasoja afatgjata në shëndetin e miliona njerëzve.

Ndërkaq kundërpërgjigjia e Iranit – ndonëse larg të qenit e parrezikshme – është përqendruar kryesisht në bazat amerikane dhe shenjestra ushtarake në rajon. Asgjë nga këto nuk e kthen regjimin iranian automatikisht në personazhin pozitiv të kësaj lufte. Megjithatë, e gjithë ajo çfarë ndodh ngre një pyetje të sikletshme rreth narrativës së gjeopolitikës bashkëkohore: Çfarë ndodh kur regjime të cilat instinktivisht i kemi klasifikuar si “të këqinjtë”, nisin të tingëllojnë të vetëpërmbajtur, nërkohë që mbrojtësit e vetëshpallur të lirisë flasin me gjuhën e shfarosjes?

Pasojat materiale të luftës e bëjnë kontrastin edhe më të vështirë për t’u injoruar.

Siç raportohet, shenjestrat e sulmeve të fundit përfshijnë një impiant shkripëzimi të ujit në ishullin Qeshm. Kjo, në një vend që përballet me mungesë uji dhe të mos harrojmë se deri para nisjes së luftës, regjimi po planifikonte zhvendosjen e kryeqytetit, pasi Teherani kërcënohej nga “falimentimi i ujit.” Sipas ligjit humanitar ndërkombëtar, objekte të rëndësishme për mbijetesën e popullsisë civile – siç janë edhe sistemet e ujit – konsiderohen të mbrojtura dhe çdo sulm i qëllimshëm ndaj tyre mund të përbëjë krim kundër njerëzimit.

Njëkohësisht, sulmi i të dielës ndaj infrastrukturës së naftës në afërsi të Teheranit shkaktoi zjarre masive që kanë çliruar sasi të mëdha ndotësish toksikë në atmosfer. Vetëm Teherani ka një popullsi prej mbi 10 milionë banorësh, ndërsa bashkë me zonat përreth numri shkon në 17 milionë. Djegia e depove të naftës nuk është diçka që përfundon në momentin që shuhen flakët. Përbërës kancerogjenë dhe të tjera grimca të imëta mund të qarkullojnë në mjedis për vite të tëra.

Për këtë, historia ofron një precedent të zymtë. Kur gjatë Luftës së Gjirit të vitit 1991, forcat irakiane dogjën puset e naftës në Kuvajt, civilë dhe trupa të koalicionit u ekspozuan ndaj kimikateve mjaft të rrezikshme. Madje, edhe sot, gati tre dekada më vonë, shumë veteranë të ushtrisë amerikane që u ekspozuan ndaj asaj ndotjeje, vazhdojnë të vdesin nga lloje të ndryshme kanceri që shkaktar kanë pikërisht atë ekspozim.

Tani, përfytyroni pasojat kur ndotës të ngjashëm pluskojnë në ajrin e një qyteti me përmasat e Teheranit. Viktimat afatgjata të operacioneve të tilla rrallë herë e kanë luksin të shfaqen në komunikatat që cilado palë shpall në mënyrë triumfuese për të përcjellë suksesin ushtarak të radhës.

Të gjitha këto duket se po e shtyjnë botën drejt një empatie ndaj atyre që do duhej të kishin qenë “të këqinjtë” në këtë histori. Ndoshta shpjegimi për këtë përmbysje qëndron në faktin se teokracia tregohet e kujdesshme dhe e vetëpërmbajtur pasi e di se, ashtu si çdo diktaturë, është brishtë. Demokracitë nga ana tjetër, tregohen të shkujdesura pikërisht sepse besojnë se nuk janë të tilla.

Fuqia e sistemeve demokratike përgjatë dekadave ka qenë gjithmonë e kundërta e këtij vetëbesimi. Ato e kanë njohur gjithmonë brishtësinë e tyre. Papërsosmëria ka qenë pjesë thelbësore e vetë sistemit dhe kjo është arsyeja përse demokracitë mbajnë zgjedhje dhe organizohen rreth institucionesh shpesh tepër të komplikuara të kontrollit dhe balancave. Të gjitha këto mekanizma kanë ekzistuar sepse sistemet demokratike kanë kuptuar se pushteti, sado i arritur në mënyrë legjitime, nuk mund të besohet përgjithmonë. Pikërisht ky pesimizëm ka shërbyer, paradoksalisht, si mbrojtja më e madhe e demokracisë.

Ndërkohë, ajo çfarë shohim sot është humbja graduale e atij instinkti, teksa demokracitë po sillen gjithnjë e më shpesh sikur legjitimieti i tyre të qe i përhershëm dhe i vetërinovueshëm. Në momentin që ti fillon të besosh se sistemi yt është i drejtë për nga natyra, atëherë çdo gjë që ai bën i shërben drejtësisë. Nëse institucionet e tua mishërojnë lirinë, atëherë çfarëdo lloj dhune që ato shkaktojnë është për të mbrojtur lirinë.

Regjimet autoritare presin të përballen me armiqësi nga bota dhe për këtë arsye e kanë të nevojshme t’i përllogarisin me kujdes lëvizjet e tyre. Demokracitë, nga ana tjetër, gjithnjë e më shpesh e konsiderojnë legjitimitetin e tyre si një burim të përhershëm e të pashterueshëm. Kjo bën që ato të sillen sikur valuta morale që kanë mbledhur përgjatë dekadave të mund të shpenzohet pa asnjë pasojë për një kohë të gjatë.

Përfundimi është një asimetri e çuditshme, ku një sistem vepron nën frikën e vazhdueshme të ndëshkimit, ndërsa tjetri me vetëbesimin se nuk do të ndëshkohet asnjë herë. Për rrjedhojë, ata që mendojnë se kanë diçka për të humbur, tregohen të vetëpërmbajtur, ndërsa ata që besojnë se s’kanë ç'të humbasin, priren të testojnë limitet.

Por ndodh rrallë që historia ta shpërblejë një vetëbesim të këtij niveli.

Sistemet politike, në shumicën e rasteve bien pikërisht kur nisin të besojnë se rregullat nga të cilat lindën, nuk nevojiten më për t’i mbajtur gjallë dhe, ndërsa na thuhet se demokracitë tona kërcënohen së jashtmi nga regjime totalitare, ato mund të rrezikohen shumë më tepër nga fakti se kanë reshtur së besuari që janë të brishta.

 

18 Komente

  1. F
    Fshatari

    Keshtu ka qene e keshtu do te jete. I vetmi ndryshim sot eshte se perdja qe mbulonte prapaskenen ka rene dhe kuptoni te cuditur se ajo qe keni pare deri tani ka qene teater e jo realitet. Mos haroni se te gjithe jane qenie njerezore me instikte te interesit individual, te familjes, krahines e kombit. Asnje prej tyre nuk eshte krijues i qenies njerezore ( Zot apo Natyre)

    Përgjigjjuni
    1. K
      Keqardhje

      Shume e vertete dhe e sakte. Per te ardhur keq qe njerezimi gjithmone eshte mashtruar dhe genjyer me teorira nga me te ndryshmet, me qellimin e vetem "perfitime personale apo grupimesh te vogla".

      Përgjigjjuni
      1. H
        Historikisht, demokracia eshte jeteshkurter

        Demokracia perendimore po vdes. Demokracia qe mbijeton eshte ajo Amerikane dhe ajo hibride Kineze. Kina ka demokraci te ekonomise private, dhe nuk i duhet ti hyje pluripartitizmit sepse ai po deshton ne Evrope.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fshatari

          Varet cfare kuotn me termin Demokraci. Se ajo kineze sipas kuptimt tim nuk eshte demokraci. Kina n uk ka as lirir tregu as liri fjale dhe udheheqesint nuk i zgjedhe popullin ( shkak pasoje) Nuk ka liri tregu se ato qe quhen ekonomi private varen nga shteti. Nese nuk ben sic do shteti nuk shteti te mer kompanine. Sa perlriine fjales nuk ka nevoje te diskutohet. Demokracia ne perendim nuk ka vdekur por eshte semurur rende dhe mund te vdese. Por te mos ngaterojme demokracine me politiken nderkomebtare. ( autori ben te njejtin gabim) Jane dy gjera krejt te ndrysheme. Politika nderkombetare eshte interesi i kombit , globalizmi eshte mbulesa per te luftuar kombet qe besojne ne globalizmi , prape ne interes te disa kombeve qe propagandojne globalizmin. Demokracia eshte liria e individeve qeperbejne kombin ne fjalen e lire dhe treun e lire. Demokracia mbijeton me zgjedhje te lira e te ndershme, gjithmon ne interes te kombit.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sipas nje filozofi thone......

            Mos ke jetuar gje ne Kine zotrote? Aoo mban mend akoma ato qe the thoshte xhaxi?! Meqe je edhe fshatar, ndricohu i here e pastaj komento per Kinen. Dhe, a mundet ta na thuash se sa gjate jetoi Demokracia ne Athinen dhe Romen e lashte? Shiko se mos e gjen e na e thua! Se fundi degjo ate plakun qe thote se Demokracine e ha korrupsioni qe eshte grasatuesi perfekt dhe i vetem per makinen e kapitalizmit te eger perendimor. Vetem vendet skandinave, si mbreteri kushtetuese e kane minimal korrupsionin. Mos haro fshataro se korrupsioni eshte instikti i pakushtezuar qe lind bashke me njeriun, sidomos ne dekokraci.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fshatari

              Jo ne Kine nuk kam jetuar por kam jetuar ne demokraci dhe ne diktature e di ku dallon demokracia nga diktaura. Ata qe kane jetuar vetem ne diktature nuk arijne ta kupotjne ndryshimin. Si fshatar qe jam perpiqem te te tregoj ty "intelektualit" nga diktuara se ka ndryshim mids diktatures e demokracise. Ndersa demokracite greke e rokake jeutan per rreth 50 vjet vjet diktaturat nukkane jetuar me shume se 100 vjet. Korupsioni eshte vertet instikt njerezor por qe kufizohet nga tradita, kultura e sistemi i i ndertuar. Korupsioni egziston kudo. Ndryshimi varet nga niveli i pranimit te korupsionit. Perendimi kishte ( para se te vinin turmat nga vendet e tjera -perfshi dhe Shqiperine) kulturen e traditen e denimit nga shoqeria. ( refehu ne kishe dhe je i falur) Edhe brenda tyre ka ndyrshim nga sistemi ( Vendet skandinave nga SHBA ) Kina etj ( perfshi dhe Shqiperine) nuk vendosin dot ate sistem ata meritojne ditkaturen. Ata e kontorllojne korupsioni vetem me dhune ( te pres doren qe ke vjedhur). Sa per demokracine nuk e ha korupsioni. Demokracine e ha ndryshmi i kultures e tradites i luftes kunder korupsionit. Kur sjell turmat qe jane mesuar me dhune ne vendet demorkatike atehere demokracia vdes. ( Shiko Suedine - Vend Skandinav) Ndricoju pak se "intelektualizmi" te ka verbuar syte

              Përgjigjjuni
        2. P
          Përmbledhje lufte

          Lufta e 28 shkurtit 2026 ishte një luftë pas dështimit të bisedimeve në Gjenev të Zvicrës. Është e vërtet që Irani është rezerva tret botërore në hydrocarbure dhe si e tillë bashkpunimi me Kinën ku eksporton 13% të nevojave të saja me çmim nën kosto për shkak të sanksioneve bën që armatimi saj të kalon jasht kontrolli, ndaj sulmi 2026 me shkatrim të anijeve ushtarake, avionëve dhe disa bazave nëntoksore ka bërë që ky rrezik për pasurim uraniumi me 90 % të mos ndodhi. Sot opep po shikon nga afër situatën dhe sulmi ndaj shkollave apo puseve të naftës të evitohen.Sot Rusia i jep garanci Iranit se nuk do përdoret arma bërthamore në të, dhe ushtrit e huaja nuk do shkelin në këtë vend. Sot Irani konsultohet me Pekinin dhe Moskën, ku nëse SHBA-të dhe Izraeli ndërpresin goditjen, po ashtu do veprohet dhe nga ana tyre.Kursi naftës është rritur ndjeshëm ditët e fundit pasi transporti anijeve është i pamundur në territorin Iranian për shkak të minave dhe kështu që bombardimi i shumë shteteve petroliere në lindjen e mesme (katar,bahrein, Emirates, Arabie) bën që rezervat strategjike 100 ditore të përdoren deri në zgjidhje të ngërçit. Sot SHBA prodhon dhe eksporton naftë dhe benzin, kështu që kërcënimet Iraniane nuk kanë efekt. Tani dhe gazi është rritur me çmim mbi 50% ku vëndi prodhues ka ndërprer nxjerrjen, kështu që Rusia po përfiton për të shitur nga burimet e saja. Po ashtu bie në sy që Gjermania ka porosi për prodhim armatimi me vler mbi 10 miliard euro për dron apo raketa. Të gjitha shtetet e përfshira në konflikt po armatosen we të mos i gjej gafil konflikti në të arrdhmen.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kozi

            Harove te shtosh qe regjimi Iranian eshte nje regjim qe ka financuar grupe teroriste per te luftuar shtete dhe kombe te tjera si grupi Hamasit apo i Hezbollahut etj. Pra nuk eshte se te keqen e kane pasur brenda shtetit te tyre me popoullsine e tyre, por, por kane perhapur terorizmin dhe vrasjen e popujve te tjere ne rajon dhe me gjere. Nje shtet terorist qe po bente perpjekje per te krijuar edhe arme berthamore sigurisht qe behet nje problem boteror dhe mund te neutralizohet nga shtete te fuqishme edhe demokratike.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Llozi

              Sikur po flet Netanyahu mu duke :)))

              Përgjigjjuni
            2. L
              Lexuesi

              Ne vazhdim te idese tende Z. Runa ka edhe shkronjes si ti qe guxojne te shkruajne per probleme qe jo vetem nuk kane idene por ndotin ambientin intelektual me argumentet qesharake dhe ultra mediokre amatoreske. Talente si ti jane prove me se e sigurte e nivelit gazetaresk shqiptar qe vetem gazetari nuk mund te jete. Po te jap nje keshille “nga vendet demokratike”: Mos shkruaj me!

              Përgjigjjuni
              1. B
                Ben

                Jam shume dakort!

                Përgjigjjuni
              2. B
                Ben

                Kush eshte ky autor qe shkruan keto pacavure. Demokracite perendimore kane qene te permbajtura per dekada me radhe ndersa diktaturat vazhdonin dhe vrisnin njerezit e tyre. Ky autori nuk e di akoma qe kur shkruan shkrime ne gazeta duhet te heqesh memdimet personale se behesh I pabesueshem. Duket carte qe ky tipi nuk i pelqen demokracia. Cfare permbajtje flet ky kur Irani vrau mijra protestues te popullit te vete!

                Përgjigjjuni
                1. O
                  O Benm dpfilmi adht me ngjyra, jo bardhe e zi

                  O Ben, ku qendron dallimi mes Iranit qe shtyp protestat e vret protestues dhe Izraelit qe vret femije e gra, mbi 40,000 vetem ne Gaza brenda disa viteve te fundit. E dime Iranin qe eshte diktature, sipas teje, por ata qe i dine me mire se ne keto pune thone qe Irani eshte sistemi me i mire demokratik ne lindjen e mesme, pas Izraelit qe vret, pret, djeg e shkaterron per te krijuar Izraelin e madh ku do jete edhe gjysma e Turqise apo edhe e Arabise Saudite.

                  Përgjigjjuni
                2. .
                  .

                  Duhet kuptuar, o njerëz, se "diktaturat" dhe "demokracitë" janë e njëjta gjë: dhunë për një pjesë dhe demokraci për pjesën tjetër. Edhe demokracitë, diktatura janë, dhe kthehen në diktatura kur u preket interesi i "demokratëve", dmth, preket sistemi ekonomiko shoqëror që shfaqet si demokraci dhe që qeveritarët s'janë tjetër veç llaxore të pushtetarëve të vërtetë, ndaj dhe kanë shpikur "rotacionin e qeveritarëve", madje të samëshpeshtë të tyre; qeverisjen e vërtetë e bëjnë të tjerët... me një rotacion dy, katër, apo qoftë edhe tetëvjeçare, si mund të shfaqen reflektimet e interesave politike të vërteta të grupeve të popullsisë që përfaqësohen në qeveri, veç nëse janë e njëjta gjë por e shfaqur ndryshe në sy të votuesve. Sistemi nuk ndryshon, është i njëjtë. E pra, kur ky sistem demokratik lëkundet nga një sistem tjetër më përparimtar, atëhere lindin rryma teori të ndryshme dhe e ndajnë botën në demokraci dhe diktatura, fillojnë armatosen, se dalin në natyrën e tyre të vërtetë, duke ngjallur mosbesime edhe mes vedit; sjellin në skenë regjime të dhunshme dhe të demonstrimit të forcës ndaj të tjerëve; nxjerrin njerëz si Hitleri atëhere, apo Trampi apo Netanjahu sot, që s'kanë asnjë dallim nga ajetollahët teokratik fetar, që nxisin dhe përkrahin lëvizje "rebele", njëlloj si të gjitha diktaturat, përfshi edhe ato të ashtuquajtura "demokratike" (historia na e ka vërtetuar këtë katërcipërisht). E keqja nuk është kur "diktaturat" e shpallin veten me kushtetutë si të tilla, duke e shpjeguar pse dhe votohen si të tilla, por e keqja është kur diktaturat, shfaqen si demokraci: ujq me lëkurë qengji, dhe votohen formalisht, duke u fshehur votuesve natyrën e vërtetë të regjimit që votojnë. Sot me rënjen e regjimit konkurues ndaj këtij që kemi zgjedhur, kontradiktat ndëriperialiste kanë dalë më në pah, ndaj na çudit fakti i dominimit të ideologjive teokratike fetare, oretenduar si diç ndryshe nga ai i rendit të tanishëm botëror. Në fakt nuk do të ketë një rend të ri botëror, veç përpjekje për rindarjen e botës, me të njëjtin rend. Vetë shteti si koncept është diktaturë, organ dhune (nuk janë të gjithë të kënaqur dhe u binden rregullave të caktuara - shtetit) dhe do të jetë i tillë, sa të ekzistojë si formë e organizimit shoqëror.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kuptoni themelet

                    Si gjithje, i rendomte. Pra, sipas ketij artikullshkruesit, per te gjykuar te ardhmen e regjimeve politike duhet te nisemi nga disa ngjarje qe ndodhen keto dite midis SHBA dhe Iranit? Kane shkruaj korifej per kete teme. E shnderruat Gazeten TEMA ne fletushke te perditeshme me te tilla shkrime

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Linza

                      Ky autori e mban veten koke e madhe por nuk eshte. Krahason nje shtet terrorist si Irani me demokracite perendimore. Nuk permend shtypjen brutale ndaj popullsise milioneshe ne Iran nga disa obsurantiste mesjetare. Çdo lufte ka edhe deme kolatetale nga te dy palet nderluftuese. Shkurt, nje shtet terrorist nuk duhet te kete arme berthamore, aq me teper kur deklaron se do ta zhdukim nga faqja e dheut nje shtet (popullsi) tjeter!

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mendim

                        Te dyja njesoj jane, diktatura i mban njerzit te shtypur me dhune, demokracia me frike dhe mashtrime.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Miku i madh SHaBAni

                          Diktatura ka denuar disidentet. Disidentet Jane dhe agjente e spiunazheve armiqesore ndaj vendita tend. Te pakten, kete verteton pervoja e vendita tend. Futu ne arkivat e gjukates se Larte te asaj kohe. Kerkon process verbale e mledhjeve dhe analizave qe Jane bere per veprimtari e armiqesore ndaj vendita tend. Do te gjesh nje direktive te UDB, ku agjentet e saj porositeshin qe ne rast se zbuloheshin, te perpiqeshin te klasifikoheshin Ne neni e "agjitacionit dhe propogandes". Ishte massa me e lehte e denimit.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje