Stoli i kombëtares gjermane merr formë, Klopp zgjedh ish-lojtarin e Borussia Dortmund në stafin e tij

22 Korrik 2026, 14:05Sport TEMA

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar si komisar i ri i Gjermanisë, Jürgen Klopp thuhet se ka vendosur se cilët do të jetë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Sipas medieve gjermane Klopp do të ketë tri zëvendës dhe përveç emrave të njohur siç janë Peter “Piet” Krawietz (kanë bashkëpunuar gjatë kohës kur 59-vjeçari drejtonte Mainz) dhe Pepijn Lijnders (ka qenë ndihmësi i 59-vjeçarit në Liverpool) stafit të tij do t’i bashkohet edhe Sven Bender.

Ish-lojtari i Borussia Dortmund mbylli kontratën me SpVgg Unterhaching pas dy vitesh bashkëpunim dhe tani është i lirë që të nisë një aventurë të re. 37-vjeçari ka punuar edhe më parë në këtë post pasi ka qenë ndihmës i Edin Terzić dhe Nuri Şahin.

Lini një Përgjigje