“FIFA i bën gjërat si të dojë, për atë që do, për interesat e veta, vetëm jo për futbollin. Edhe kur kanë nevojë për një pushim 27 minuta, e bëjnë. Pushimet e hidratimit janë një turp. Ne në La Liga i kemi, por kur bën vërtet shumë nxehtë. Fushat e Dallas, Los Angeles dhe Atlanta kishin ajër të kondicionuar, unë vesha një bluzë. Një pushim për publicitet. Pastaj rasti Balogun”.
Gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”, presidenti i La Liga, Javier Tebas, flet hapur në lidhje me polemikat e Botërorit 2026. “Tregon qartë se drejtohemi nga një institucion që vendos dhe bën çfarë të dojë, ndjek vetëm interesat e veta, pa menduar dhe konsultuar. Dhe kështu dëmton futbollin”.
Tebas komenton më tej çështjen e sulmuesit amerikan Balogun: “Bëhet fjalë për një episod shumë të rëndë. Patën fat që Belgjika i eliminoi SHBA-të, sepse në të kundërt do të krijohej një çështje që do t’i kushtonte vendin Infantinos. Por këto gjëra janë vetëm maja e ajsbergut”.
Infantino duhet të largohet, sipas Tebas: “Mendoj se e ka plotësuar kohën e vet. Ka mbështetjen e sistemit, federatave. Nuk ka një kandidat opozite, askush nuk do që të kandidojë për të humbur. Ky është sistemi, i sëmurë në rrënjë. Këto ditë në SHBA kam dëgjuar shumë njerëz kundër Infantinos. E thonë, por nuk mund të bëjnë asgjë. Nuk e di, nëse është më keq heshtja…”
E drejte, por ''shteti'' Fifa eshte me keq se monarkite absolute. Nese nuk perputhen disa interesa me te medha se ato qe ofron Infatino, veshtire dhe ndoshta e pamundur qe ai te thyhej qafen. U krijua tani ky precedent i rrezikshem per futbollin. Dikur na dukej Blater fort i ndyt, tani Infatino edhe me keq. Me siguri edhe pasardhesi do jete edhe me keq. Kjo bote eshte aq e pangopur sa edhe vete njerezimi do ta kete te veshtire te mbijetoje dhe jo me nje argetim sic eshte futbolli
POWER CORRUPTS! Thot Anglezi... Edhe Ky Infantili eshte nje maskara qe fatkeqsisht u ngjit ne drejtimin e FIFA-s ne nje kohe te trubullt pas skandaleve te paraardhesit te tij, dhe tani i ka hypur kalit per smbrapshti, mendon se eshte Zot i Futbollit dhe mund te bej si i do qefi dhe si vete pershtat! FIFA edhe pas gjithe atyre skandalve te me parshme s'ka ndryshuar kurr, korrupsioni eshte galopant, eshte nje organizate e pandreqeshme, eshte gangrena qe per hire te djallit jeshil ($$$) po shkaterron nje sport shume te bukur! Ka ardhur koha qe te vihet nje limit mbi ushtrimin e detyres se Presidentit, Presidenti i FIFA-s duhet te mbaj drejtimin e saj per nje periudh 5 vjecare. Vetem keshtu mund te shpetohet futbolli dhe te shmangen keto skandale korruptive!