Shkrimtarja Flutura Açka ka reaguar ndaj polemikave të fundit për personazhin e Helenës së Trojës në filmin Odiseja, me regji të Christopher Nolan.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo kritikoi debatet për ngjyrën e lëkurës së personazhit, duke theksuar se arti nuk është politikë. Sipas Açkës, koncepti i së bukurës duhet ridimensionuar, ndërsa nënvizoi se "sa për racë, ka vetëm një: njeriu".
Postimi i plotë:
Helena është Helenë, e bardhë apo e zezë më qenë
Ka shpërthyer debat i madh për Helenën e Trojës së filmit të fundit Odiseu (The Odyssey, 2026) të Christopher Nolan dhe së shoqes, Emma Thomas.
Pa le janë fyer ca se Helena tani qenka me ngjyrë.
Arti nuk është politikë!
E të mendosh se në ç’shijë është kjo botë kur beson se mes këtyre të dyjave, Helena e klishesë sonë, ajo e bardha, është më e bukur!
Thjesht ridimensiononi konceptin e vjetëruar të së bukurës!
Sa për racë, ka vetëm një: Njeriu!
Qe t'a mësoni( Açka plus të tjerë). Ngjyra dhe shumë aktorë që u zgjodhën,nuk u zgjodhën me parametra historik por mbi rregulloren e re të Hollywoodit që thotë : Që këtej e tutje asnjë film nuk do jetë më i nominuar për Oscar po nuk ka 30% me "ngjyrë" dhe transeksual. Vendime....jo shaka
Qe t'a mësoni( Açka plus të tjerë). Ngjyra dhe shumë aktorë që u zgjodhën,nuk u zgjodhën me parametra historik por mbi rregulloren e re të Hollywoodit që thotë : Që këtej e tutje asnjë film nuk do jetë më i nominuar për Oscar po nuk ka 30% me "ngjyrë" dhe transeksual. Vendime....jo shaka
O Flutura, ca i ke keto statuse pa lidhje? A s’kishe dicka me te pershtatshme per te terhequr vemendje?! Ketu s’behet fjale per racizem, dhe as per te silmuar diversitetin e ngjyres se lekures, por lufta e Trojes nuk u zhvillua ne Afrike dreqi ta haje! Homeri e pershkruan Helenen “krahebardhe”! Atehere cfare kuptimi ka besh te zeze?! Po sikur neser te bejne nje film per Skenderbeun me aktor afrikan do ishte e pranueshme per ty?!!
Fluture e dashur, mos ngaterro politiken me racen. Krijuesit i mitologjise te gadishullit ilirik and azise se vogel (sot ka firmen e kultures helene) ka qene pellasget apo popujt para dyndjeve helene. Mitologjine, historine e sistemuan dhe rishkruajten helenet. Nuk ka fare pune race, eshte ambienti ku keto histori te mrekullueshme u ruajten dhe mikluan, dhe as Illiret, pellasget apo greket (helenet) nuk ishin me ngjyre. Arti i vertete nuk bie ndesh me historine. Jam i bindur qe edhe shume njerez me ngjyre kane mbetur te ofenduar