Gonxhja: Folklori mbetet një gjuhë universale që bashkon njerëzit dhe forcon miqësinë mes popujve

21 Korrik 2026, 13:15Kulturë TEMA
Gonxhja: Folklori mbetet një gjuhë universale që bashkon

Delegacionet dhe grupet artistike pjesëmarrëse në edicionin e gjashtë të International Folk Festival Tirana, “Ditë Festash në Tiranë” u pritën në ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, pas tre netëve të mbushura me ritëm, traditë dhe ngjyra nga kultura të ndryshme të botës.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, vlerësoi kontributin e artistëve dhe grupeve pjesëmarrëse në këtë aktivitet, duke theksuar rolin e folklorit në afrimin e kulturave dhe forcimin e miqësisë mes vendeve.

Sipas Gonxhes, festivali e shndërroi Tiranën në një skenë të kulturave të botës, duke sjellë për publikun tradita, kostume, muzikë dhe valle nga vende të ndryshme.

“Folklori mbetet një gjuhë universale që bashkon njerëzit dhe forcon miqësinë mes popujve”, u shpreh ai.

Gonxhja nënvizoi rëndësinë e aktiviteteve kulturore ndërkombëtare në promovimin e trashëgimisë, shkëmbimin artistik dhe pasurimin e jetës kulturore të vendit. A.K./TemA

1 Komente

  1. B
    Behu burre e thuaj Rames se emigracioni kerkon RTS

    Po more Gonxhe po, po emigracionin duk do ta bashkonte me shume trashegimi i gjuhes shqipe? Cfare i kushton Rames, Begajt, edhe ty qe duhet ti propozosh atyre nje ligj per te leshuar sinjalin e RTSH per te brezat e rinj qe lindin ne emigracion gjate 35 viteve te fundit?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje