Shumë përpara se “The Odyssey” i Christopher Nolan të bëhej një nga filmat më mezipritur të vitit, publiku ka njohur një nga adaptimet më të famshme të poemës së Homerit përmes ekranit të vogël.
Në vitin 1968, televizioni publik italian RAI transmetoi serialin “L’Odissea”, me regji të Franco Rossi, një përshtatje besnike e veprës klasike. Në rolin e Odiseut interpretoi aktori Bekim Fehmiu, ndërsa Penelopa u luajt nga Irene Papas.
Për miliona shikues, ky ishte kontakti i parë me personazhe mitologjike si Ciklopi Polifem, Çirçe, Sirenat dhe Kalipso, si edhe me udhëtimin e gjatë të Odiseut drejt Itakës.
Gati gjashtë dekada më vonë, historia e heroit mitologjik vazhdon të frymëzojë kineastë dhe artistë. Ndërsa publiku pret vizionin e Christopher Nolan për “The Odyssey”, seriali i RAI-t mbetet një nga ekranizimet më të dashura dhe më të vlerësuara të poemës së Homerit, duke dëshmuar se kjo vepër klasike vijon të flasë me të njëjtën forcë për çdo brez./KultPlus/
I keshilloj ata qe kane pare prodhimin e Rait, te mos humbin kohe me Odisean e Nolan. Meqe une e humba. Eshte shfytezimi e nje historie klasike ( Odiseas ) , per nje film te ri te ekranizuar sipas modelit 300 spartanet , nje fiction me efekte speciale e me dreqin e te birin , duke shfrytezuar mitin e Odiseas . ( vetem tingulli shpates qe perseritet qindra here ta neverit, pervec te tjerave) Nuk do ndjeni embelsine e filimit te Odiseas te Rait, tregimin qe vjen nga nje ze i lashte dhe i bute dhe aventurat njerezore . Sidoqfte mendimi im modest