Në këto vitet e tranzicionit të gjatë allashqiptarçe janë krijuar disa zakone në sjelljen politike. Një prej tyre është edhe roli publik që kanë marrë ambasadat e vendeve europiane në debatet e brendshme politike shqiptare. Ngacmimin për të shkruar këtë qëndrim ma përforcoi edhe shkrimi i mikut tim Ilir Yzeiri në gazetën Tema me titull “Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë”, ditën e djeshme, më 12 mars 2026.
Analiza e z. Yzeiri ishte interesante pikërisht sepse e shtroi këtë çështje në një plan më të gjerë. Ai nuk u ndal te një episod i vetëm, por te modeli që është krijuar ndër vite në marrëdhënien mes Shqipërisë dhe përfaqësuesve diplomatikë të vendeve perëndimore. Në thelb, analiza e tij sugjeron se shqiptarët rrezikojnë të mbeten në një gjendje të përhershme pritjeje, ku Europa shfaqet më shumë si horizont moral sesa si projekt politik me afat, ndërsa ambasadorët shfaqen gjithnjë e më shpesh si komentues të jetës sonë të brendshme politike.
Sikurse them qysh në rreshtin e parë të këtij shkrimi, reagimet publike të ambasadave perëndimore për zhvillimet tona të brendshme, qofshin ato parlamentare, gjyqësore e politike, janë bërë diçka e zakonshme. Pikërisht këtu qëndron thelbi i asaj çka më bëri përshtypje kur lexova reagimin në rrjetet sociale të ambasadës gjermane e britanike, ku bënin thirrje për “moskrijimin e pengesave politike për ndjekjen penale të korrupsionit, veçanërisht në nivele të larta të pushtetit”. Pa aspak frikë nga “akuza e plagjiaturës”, qëndrimi i tyre u mor tëpkë edhe nga ambasada të tjera. Ashiqare kuptohet që deklaratat bazoheshin në votimin e djeshëm në Parlament, ku maxhoranca votoi kundër heqjes së imunitetit të ish-Zv./kryeministres e ish-ministres Balluku.
Të jem i qartë, nuk më “prishi terezinë” fakti që ambasadat europianoperëndimorë mbajnë qëndrime ndaj korrupsionit - këtu jam tërësisht dakord me ta - por te mënyra se si këto qëndrime artikulohen gjithnjë e më shpesh publikisht. Në vend të komunikimit diplomatik, institucional e të rezervuar, shohim deklarata të shpejta që hyjnë menjëherë në vorbullën e debatit të brendshëm politik. Pra, të krijohet përshtypja se ato i drejtohen opinionit publik dhe jo qeverisë. Vetiu lind pyetja, përse është e nevojshme për ta kjo gjë? Për të shtuar edhe më tej çoroditjen brenda debatit ekstrem politik e të pashtershëm shqiptar?
Reagimi i kryeministrit Edi Rama ndaj ambasadave gjermane dhe britanike e bëri këtë tension edhe më të dukshëm. Natyrisht, përgjigjja e tij kishte edhe dimensionin e saj politik të momentit. Ajo mbronte një vendim të shumicës dhe njëkohësisht i dërgonte elektoratit të vet mesazhin se qeveria nuk pranon të gjykohet përmes presionit publik të aktorëve të jashtëm. Por përtej interesit të ditës, reagimi i kryeministrit Rama ishte interesant sepse nxori në sipërfaqe pikërisht një tension që ekziston prej kohësh. Kur kryeministri i një vendi u përgjigjet publikisht ambasadave për deklaratat e tyre publike, kjo do të thotë se marrëdhënia ka dalë nga terreni klasik i diplomacisë dhe është zhvendosur në një fushë tjetër, ku aktorët ndërkombëtarë bëhen pjesë e debatit të brendshëm politik.
Këtu me të drejtë lind pyetja: A ka ardhur koha që ambasadat e shteteve europiane në Shqipëri t’i kthehen diplomacisë klasike dhe të heqin dorë nga reagimet publike?
E që të qetësohet ndonjëri syresh, që mund të rreket ta shohë këtë shkrim si shërbim ndaj Edi Ramës – se deri këtu kemi arritur si shoqëri – duhet thënë që në fillim se pyetja që shtrohet këtu nuk është aspak kundër ambasadës gjermane apo britanike, e aq më pak anti-europiane. Unë që po shkruaj kam bërë dy arsimime të larta në Gjermani. Tetë vjet. Me paratë e taksapaguesve gjermanë.
Përkundrazi! Ajo lidhet me nevojën që marrëdhënia mes Shqipërisë dhe partnerëve të saj të hyjë në një fazë më të pjekur. Shqipëria aspiron të bëhet pjesë e BE dhe nuk mund të mbetet pafundësisht në rolin e nxënësit që pret notën publike të mësuesit. Po ashtu, edhe diplomacia europiane rrezikon të humbasë seriozitetin e saj nëse shndërrohet në një komentues të përditshëm të zhvillimeve politike të një vendi kandidat.
Diplomacia klasike funksionon mbi disa parime të thjeshta: diskrecion, verifikim informacioni dhe komunikim institucional. Në shumë raste ajo është më efektive pikërisht sepse nuk zhvillohet para publikut. Kurse reagimet e shpejta në rrjetet sociale e vendosin diplomacinë në të njëjtin ritëm me debatin mediatik dhe politik të ditës. Po hyre në këtë ritëm është e vështirë të ruash distancën që kërkon vetë roli diplomatik.
Këtu ka edhe një problem tjetër, ndoshta edhe më serioz. Ai lidhet me cilësinë e informacionit mbi të cilin ndërtohen shpesh këto reagime publike. Shqipëria ka një mjedis mediatik shumë të polarizuar. Po ashtu, shohim që opinioni publik krijohet nga një grusht i caktuar njerëzish, të cilët ndërrojnë studiot çdo mbrëmje. Narrativat politike ndërtohen shpejt, interesat maskohen si kauza morale dhe gjykimet publike paraprijnë shpesh proceset institucionale. Në një realitet të tillë, rreziku që një aktor i jashtëm, sikurse ambasadat e huaja të ushqehen me informacion të pjesshëm ose të njëanshëm është real.
Në një klimë kaq të polarizuar informacioni, një reagim i nxituar mund të përthithë pa dashje narrativat e një pjese të debatit politik. Në këtë mënyrë, ajo çka synohet të jetë një qëndrim parimor diplomatik mund të përfundojë duke u përdorur për konsum të brendshëm politik nga kundërshtarët e qeverisë, qofshin ata politikë, mediatikë e personalë të kryeministrit Rama. Çdo deklaratë e ambasadave të huaja merret menjëherë nga aktorët politikë, riciklohet në studio televizive dhe shndërrohet në argument të konfliktit të brendshëm politik. Kësisoj, pa dashur, diplomacia bëhet pjesë e këtij konflikti. Po hyre në këtë lojë është shumë e vështirë të ruash neutralitetin që kërkon vetë roli diplomatik.
Në fund të fundit, problemi nuk është as me Gjermaninë, as me Britaninë dhe as me vendet e tjera partnere. Problemi është me modelin që është krijuar në Shqipëri gjatë viteve të tranzicionit. Ky model ka prodhuar një lloj tutorie publike që nuk i bën mirë askujt. Nuk i bën mirë Shqipërisë, sepse dobëson refleksin e përgjegjësisë së brendshme të politikës. Por nuk i bën mirë as vetë diplomacisë europiane, pasi e ekspozon atë ndaj dyshimeve për njëanshmëri dhe e fut në debate, që në thelb nuk i përkasin asaj.
Diplomacia është më e fortë kur zhvillohet në tavolina diplomatike dhe jo në ritmin e debateve të përditshme politike të rrjeteve sociale. Debate politikë që bëhen kudo, prej kujtdo e gjithë ditën e perëndisë, deri në darkë vonë. U lodhëm!
Ndaj, të nderuar ambasadorë, përdorni diplomacinë klasike për qëndrimet e vendeve tuaja dhe na kurseni tri ditë-mbrëmje debat publiko-politik shtesë të ushqyer nga ju, me apo pa dashje. Them tri ditë, pasi dihet që në Shqipëri “çudia më e madhe tri ditë zgjat”. Por ajo më e madhja ama!
Po vlla ka ardh, kishte ardh dhe kur sulmonin me te drejtë PD, po atehere ti i quaje miqte dhe partnerët ndërkombëtarë. Atehere ishin shpetuesit e kombit, pse sot ke ndryshuar mendim?
Unë vetëm rrjeshtin e parë lexova dhe mu shpif nga fjala tranzicion. Në cilin tranzicion qenkemi ne se nuk e kuptoj!!
O Marenglen,po mire ambasadat se jane te huaj dhe nuk i dijne punet tona po edhe Ju nuk e paskeni mesuar se deputet prej vitesh nuk kane imunitet. Nuk u votua heqja e imunitetit por nuk ju dha autorizimi per arrestim. Po mesojeni pra mesojeni se,edhe mbreme e gjithe keto net neper studiot televizive e njejta gje.
E drejte nderhyrja juaj ne lidhje me faktin se deputetet nuk kane imunitet kundrejt hetimeve dhe ne kete rast te fundit parlamenti nuk dha leje per arrestim. Ne fund te fundit, arrestimet jane bere ne mode ne praktiken e SPAK-ut. Sic e kam thene ne shume komentw te miat, heqja e lirise se nje individi cfaredo (jo vetem te figurave publike) pa shkak te dokumentuar se do i shpetojne ndeshkimit perben ne vetvete nje faktor antidemokratik. Ne demokraci liria e individit eshte baze e shoqerise. Bejne perjashtim ata qe denohen nga gjykatat me vendim te formes se prere. E perseris, burgosen vetem ata per te cilet ka nje vendim te nje gjykate dhe jo nga prokuroria. Tek ne ky rregull eshte anapull. Nuk bashkohem ne shume gjera me K. Ministrin Rama, por per kete rast ai ka shume te drejte. I bie qe cdo prokuror mundet qe arrestoje nje minister se nuk i pelqen duke i sajuar nje dosje, packa se faktet jane apo jo te verteta. Nga ana tjeter gjykata per krimet e renda dhe SPAK-u jane ne konflikt te paster interest, pasi sipas pacavures qe kemi sot si ligj, ato institucione kontrollojne njeri tjetrin pa patur dike me lart qe ti kontrolloje. Duke u kthyer tek artikulli, Jam plotesisht dakort me artikullshkruesin. Ambasadoret na jane bere si nje parti politike tjeter pervec atyre qe jane ne parlament. Eshte totalisht e pa pranueshme qe nje ambasador i huaj te shprehet hapur ne kundershtim me nje vendim te parlamentit qe eshte organi me i larte ligjberes ne vendin tone. Opinjonet e tyre do ti duhet tia komunikojne pales shqiptare ne menyren me diskrete te mundshme, gjithmone duke ruajtur pa-anesine.
Kush reagoj,e perhershmja CDU e Doris pakut,35 vjet ate pune ka bere,efekti te shqiptaret zero.Gjithmon keta te CDU me Sali kriminelin kan qene,shqipot e din kete.
Kjo është shum e drejtë sepse në asnjë vënd në botë ambasadat nuk kanë të drejtë të fusin hundët në punët e shtetit ku punojnë,kjo nuk është demokraci por arrogancë prandaj duhet tju thuhet boll...
Shkrim shume profesional ashtu si edhe ai i Ilir Yzeirit. Me shkurt eshte tu “vesh kufirin tek thana”, si thote nje fjale e mençur popullore. Edhe une kur lexova reagimet e amb Gjermane dhe te Britanise, mu kujtuan dialogjet plot kripe dhe te pa harruara te romanit Ushtari i mire Shvejk. Dialog si i thane Shvejkut arrestohesh se ke thene qe mizat kane ndotur portretin e perandorit… Duket sikur koha eshte kethyer 100 vjet mbrapa.
Vetem ne Shqiperi ndodh qe ministri i jep llogari ambasadave dhe citon ambasadat per veprimet qe ben ( perforcim) Ambasadat mbrojne interesin e vendit qe perfaqesojne dhe jo te Shqiperise.
Ambasadat nuk po e kuptojn se po behen qesharak,shqiptaret nuk jan ata te viteve 90,dikush duhet tja u thot se nuk kan asnje ndikim te opinioni publik. Keta gjermanet e CDU kan merdhif me kohe ne Shqiperi,gjithmon I bien fyellit ne nje vrime,asaj te Sali kriminelit.
Dikur boshti kryesor ne mbeshtetje te Saliut dhe krimeve te tij ka qene France-Gjermani-Austri,sot kan ngel vetem anakroniket e CDU gjermane te kancelarit Merz.
Mos gjykoni ambasadoret por qendrimin tuaj inferior ndaj çdo étrangère i instaluat ne Shqiperi. Te diktoje nje ambasade vendimet e nje parlamenti sovrane eshte fundi botes . Çdo députét ka dy obsione per votim ( pro ) dhe ( kunder ) te dy obsionet jane legjitime. Eshte elektorati qe vleresone apo ndeshkone votuesit pro apo kunder dhe jo ambasadoret e akredituar ne Tirane. Megjithate nuk eshte faji i tyre por i mbivleresimit qe shqiptaret i bejne çdo te huaji , çfare eshte nje ambasador , nje asgje , thjeshte nje personne i caktuar nga nje shtete tjeter per te rraportuar situaten ne vendin e akredituar kaqqqqq. Ne nje shtete tjeter keta ambasador do therriteshin me nje note ne ministri te jashteme per te dhene llogari ne nderhyrje te brendeshme te nje vendimi parlamentare qofte ai pro apo kunder...... Histori e ambasadoreve duke i trajtuar si mbreter duhet te perfundoje .
Ambasadat e huaja me nder na kanë çarë trapin me idiotllëqet që shkruajnë dhe ju duket idiotëve që po bëjnë ndonjë punë. Më erdhi keq bile që Rama mbështeti komentin e tyre në vënd që t'jua mbyllte gojën dhe të mos flisnim më trapllëqe të tilla. Boll më, janë bërë aq të mërzitshëm saqë nuk arrijnë ta kuptojnë qe as nuk i vë njeri në refene.
Ky enverist i vonuar ben mire qe tju tregoje ambasadoreve librat e shokut enver!
Të lumtë M. Kasmi! Vërtet, deri kur do të jemi Zulùtë e Europës?
Ambasadorët janë bërë si mësues filloreje duke i trajtuar shqiptarët si nxënës të këtij niveli dhe nuk heqin dorë meqë paguhen mirë. Diplomaci i thënçin.
Intelektualet Shqiptare i kane zgjidfhur tere hallet e kombit dhe tani meren me hallet e amabasadoreve te huja. Apo meqense ambasadoret e huaj jane mekembesit e perandorive te huaja qe administrojne Shqperine, intelektualet Shqiptar japin keshilla si te admiinstrojne me mire? Si thoni kush eshte me e sakte?
Me sa duket keta ambasadore nuk kane "shkollen" e Kasmit. Po a nuk e di "i shkolluari" Kasmi se ambasadoret nuk flasin nga koka e tyre, por çfare t'ju thone qeverite perkatese. Pra, Kasmi duhet te ndryshoje krejt politiken e vendeve europiane.
Bravo Kasmi. Ke kapur një temë të nevojëshme për shoqërinë tonë në mardhënie me të huajt që nënvletësojnë intelektin tonë. Ne kemi plotë intelektualë të zgjuar, por që nuk guxojnë sepse i sulmojnë lukunia e opionistëve servilë partiak e të shitur.
Ju i bini patkoit! Shqiperia nuk ka shter por ruumpalle! Kur ia do bytha politikaneve Shqiptare kerkojne ndihme nga perendimi. Rama po ben loje se ne te vertete nuk do qe Shqiperia te futet be BE.
Te gjitha shtetet e dobeta si shqiperi dhe shume shtete te tjera, eshte mese normale qe do te udhehiqen nga te huajt.... duam apo nuk duham neve... Kjo Histori ka filluar qe kure shqiperia u ndertua dhe emerua si shtet sovran ne vetete... Kjo Histori do vazhdoje dhe asnjehere nuk do te jete shqiperia te behet ai shtet qe te sundoje vete mbi sovranitetin e tije te lire....
Sulmonin PD? PDs non grada ja dhane qeveria Amerikane dhe Britanike jo ambasadat. Qeveria ka partner qeverite e jo ambasadat. Ketu fryhen legjenda me ambasador dhe degjon idiotsira nga me te ndryshme. Idioter ka edhe nga qevetia. Deri aty sa nje ambasador te quhet Amerika, Evropa apo dhe Bota. Shikoni e degjoni ca thot bota. Ta dine njerezit se cfare lloj vemjesh bejne diplomaci ne Tirane apo kane bere keto 36 vjet do shokohen. Marigleni eshte naive dhe me duket se nuk e kupton mire rolin e ketyre ambasadoreve apo nderkombetaret sic ju thone. Ne fakt ata po bejne punen e tyre, keto ambasadat dhe ambasadoret jane me vet financim dhe perfitim, si nje biznes. Se si i nxjerrin parate dhe ku po jua le imagjinates.
Shkrimit eshte teresisht I sakte. Madje, mund te them me plot goje se ambasada mendojne se Shqiperia eshte koloni, dhe Ata Jane guvernator e.