Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

13 Mars 2026, 18:36Blog TEMA
Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

Nga Ilir Demalia 


Fakti që një llastik palestinez i Çim Pekës mund të shndërrohet në personazh mediatik, tregon më shumë për gjendjen e mjerueshme të medias në Shqipëri sesa për vetë personazhin. Kur zhurma, agresiviteti dhe padija promovohen si gazetari, atëherë nuk kemi më media, por një farsë publike që imiton gazetarinë.

Sot ndoqa konferencën për shtyp të kryeministrit Rama. Njëfarë Ambrozia Meta – më shumë një zhurmues sesa gazetare – u shfaq si ata interferuesit e dikurshëm në Antenën e Dajtit që pengonin valët e RAI-t të mbërrinin në Tiranë. Ose si palestinezët me llastiqe në Ramallah që qëllojnë në ajër për të bërë zhurmë. E instruktuar nga Çimi i Syrit të Zenit babit, ajo prish çdo konferencë shtypi me të njëjtën sjellje: pa etikë, pa kulturë, pa dije, si një tallagjere rrugësh që kërkon vëmendje me çdo kusht.

Konferencat për shtyp, në çdo vend të qytetëruar, kanë një normë elementare: pyetje dhe përgjigje. Gazetari pyet, politikani përgjigjet. Nuk janë arenë për debat personal, as për spektakël banal. Gazetari nuk është protagonist; protagoniste është pyetja dhe interesi publik që ajo përfaqëson.

Por kur gazetaria kthehet në instrument politik dhe mediatik, atëherë norma zhduket. Boza-Ambrozia është vetëm produkti i kësaj kulture. Është boza e Çimit të babit të Zenit – dhe në këtë pikë ajo nuk ka faj. Është thjesht një simptomë e një sistemi mediatik të kalbur.

Megjithatë, ajo që ishte vërtet e rëndë në konferencën e sotme nuk ishte sjellja e një pseudo-gazetareje. Ishte deklarata e kryeministrit të vendit se televizioni Syri.net i Çimit të Zenit babit ka një dosje në prokurori për pastrim parash.

Kjo deklaratë nuk mund të kalojë si një batutë politike. Nuk mund të humbasë në zhurmën e rrjeteve sociale apo në kakofoninë e debateve televizive.

Prokuroria – ose SPAK – duhet të flasë. Nesër.

Ose duhet të dalë publikisht dhe të përgënjeshtrojë kryeministrin, duke thënë qartë se një dosje e tillë nuk ekziston. Ose, nëse një dosje ekziston vërtet, atëherë Syri.net duhet të trajtohet si çdo subjekt tjetër nën hetim për pastrim parash. Në një shtet normal, një institucion i tillë do të rrethohej me shirit të verdhë si vend krimi.

Sepse problemi nuk është një televizion, një gazetar apo një konferencë shtypi.

Media në Shqipëri është shndërruar në një mekanizëm presioni dhe përfitimi: gjobëvënëse ndaj pushtetit kur kërkon favore, lavatriçe për pastrimin e parave të pista, dhe njëkohësisht instrument presioni për tendera, leje ndërtimi dhe privilegje ekonomike.

Në vend që të kontrollojë pushtetin, një pjesë e madhe e medias është bërë ortak me pushtetin.

Dhe kur kjo ndodh, fjala e lirë nuk është më e lirë.

Shpërndahet sipas interesave të klientëve politikë dhe ekonomikë.

Në këtë kontekst, reforma në drejtësi duket e ngordhur. Jo vetëm sepse drejtësia nuk arrin të prekë krimin e organizuar ekonomik që përzihet me median, por sepse askush nuk guxon të hapë realisht dosjen e financimit të mediave në Shqipëri.

Sepse po të hapej, shumë studio televizive do të rezultonin jo redaksi gazetarie, por zyra lobimi.

Nuk justifikohen dhjetëra televizione, portale dhe emisione me tregun e vogël shqiptar. Nuk justifikohet luksi i analistëve dhe moderatoreve, që shfaqen çdo natë si arbitra morali publik ndërkohë që paguhen me rroga marramendëse – mbi tavolinë dhe nën tavolinë – në emër të fjalës së lirë.

Në të vërtetë, në emër të fjalës së lirë po burgoset vetë fjala e lirë.

Sepse kur media ushqehet nga para të pista dhe interesa politike, gazetari nuk është më gazetar.

Ai është thjesht një zëdhënës i paguar.

Një llastik në shërbim të pushtetit ose të klientit të radhës.

Dhe në fund, të gjithë këta që shiten si gladiatorë të fjalës së lirë nuk janë gjë tjetër veçse skllevër të krimit.

42 Komente

  1. k
    kusheri i Lindes

    Ha,ha ha, demalia, ky rapsod, mbasi i ka hequr nje boje te lehte trurit te vet, nuk arrin te kuptoje ate qe shohin te tjeret tek ai: Nje cifteli zhurmemadh, produkt i sarajeve te Surrelit.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kendoni kengen....

      kusheri i Lindes, me sa duket te pershtatet fjalia e fundit e Demalise.

      Përgjigjjuni
      1. a
        armand

        Jà dhe idioti i rradhes qe sulmon autorin dhe s'komenton cfare ka shkruar . Taleban me certifikate qe si arme te forte e fuqishme perdor fyerjen personale .

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tani

          Demalia, merru me mesazhin e pyetjes,lere biografine,sjelljen e gazetarit Supozo se pyetjen e ka bere AI Nese Syri ka mekate,le te merren ata jane per ate pune I nderuari k/minister nuk gjeti fakte per Belinden.Ne fund te fundit ai i kerkon faktet. Prokuroria duhet ti jape llogari atij. Tani qe prokuroria e nisi kerkesen pafakte, duhet ti kerkoje te falur k/ministrit tone specialist ne juridiksion, per kerkesen e papershtatshmr Shoku Enver foli, po shoku Pali?

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nesër avazi

            Edhe shoku Pali foli, por e kishte ndruar emrin, e kishte Tani i Qimit te Zenit të babit.

            Përgjigjjuni
        2. K
          Kësaj i thonë hajduti bertet kapeni hajdutin

          Kësaj i hajduti bertet kapeni hajdutin. Ne të gjith e dime se kush ështe syri, kushë ështe Saliu, me Qimin dhe njerzit e ti rreth e rrotull. Por të jape Edi Rama, leksjone morali dhe të flasë për pastrim parashe ështe njësoj si një Prestitutë samafori të flasë për virgjerine. Rama si hajdut bashkë me qeverinë e ti ështe më keqë se e Saliut. Por Saliu ështe edhe vrasë fizik i njerzve prandaj veç në kët pike ndryshon nga Rama.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Ndaloji hyrjen ne kryeministri - Sipas rregullave

            z. Edi Rama, Trump e perjashtoj nje gazetare te CNN per sjellejen e saj jo etike. Ti ke te drejte ta ndalosh ate gazetare te hyje ne kryeministri pikerisht per sjellje jo etike, dhe jo gazetareske. Beje sipas ligjeve te BE-se, qe ata te BE te mos te cajne menderen me kritikat e tyre. Sepse kaq duan ata, dhe te zhgarravitin ne librat e tyre biografike, qe Shqiperia nuk respekton shtypin e lire dhe nuk mund te pranohet ne BE. Ti je numri nje i vendit, dhe keto mbeturinat duhet te mesojne qe nuk jane ne rruge, por ne kryeministrine e vendit dhe i gjithe populli i shikon. Keto duhet te jene shembull i miresjelljes sepse ka edhe femije qe i shohin dhe sillen tamam sim keto plehrat e Cim peshkevicit te Zagarit te UDB-se.

            Përgjigjjuni
            1. j
              joel shkodra

              Gazetarja duhej ta kishte pritur mbas gjithe asaj "shamate" qe do te perjashtohej pergjithmone nga konferenca per shtyp e kryeministrit. Do te kishte bere me mire te ngrihej e te largohej vete nga konferenca kur k/ministri permendi televizionin e drejtuesin e saj (per ato qe Ahmetaj i ka hedhur poshte).

              Përgjigjjuni
              1. E
                Endri

                Trump pedofilit i dogji pyetja dhe as qe ju pergjigj fare.Kurse kjo lecka e kembeve te qim pekes llomotiste si cube ndersa Rama I pergjigjej pyetjes.Tia ndaloje hyrjen ne kryeministri? Jo,pse,ta shikojne te gjithe kush punon per halene e xenit.Personalisht kurre nuk e shikoj tv e malokeve .

                Përgjigjjuni
            2. S
              Shqiptari

              Berisha dhe sektori i tij i Agjitpropit (agjitacionit dhe propagandës)i ka mbushur mediat me kamikazë,Laro pa moral dhe gjuetarë shtrigash.Kjo "gazetare"e lënduar në shpirt për shefin e saj kërkon të intimidojë kreun e qeverisë me tymset të Berishës nën dirigjimin e Çimit.Duke abuzuar me lirinë e shtypit dhe pushtetin që të ofron ai,ajo sulmon kryeministrin me tymset tashmë të përgatitura si molotovlt në fabrikën e ndyrë të Sali Berishës.Çfarë pisllëku !!!

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qoftelargu

                Bravo Ilir Demalia,ose prokuroria e Tiranes ta MOHOJE ate qe tha kryeministri i vendit ose ta pohoje….por i duhet gjendur vendi atij prokurorit qe se ka bere detyren…duhet te c’vishet kjo ceshtje!!!???

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Syce

                  Bravo Syce.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dep dep

                    Nëse gjithë atë zhurmë që bëri në konferencën e shtypit të kryeministrit, duke e fyer atë, kjo Ambrozia do ta bënte nëse kryeministër do të ishte Berisha, e dini se çfarë do të ndodhte?..........-- Sapo të dilte nga kryeministria një aksident I tmerrshëm automobilistik do të kishte ndodhur dhe Ambrozia do të vdiste mu aty ku ngre tribunën Berisha................ . Por të gjithë e dinë , që Ramën shaje nga nëna apo nga motra, nuk të gjen gjë............ .

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nuk ka média por mikrofon mbajtes

                      Debatet ne kazanet televizive nga e hena deri te enjten ku shfaqen kater karrige me te ftuar te perhershem dy nga Skype dhe hopa futja pordhes. Te njejtet bejne rrotacion studiosh , mbajne qendrim pompoze ne karrige , jam avokat edhe ti avokat , ndersa ky ish prokuror , nga Gjermania Kreshnik Spahiu spécialist jurispondence ivdi te gjithe. Dhe fillojne grijne sallat ..foli ambasadori , Rama arrestohet ne Amerike , sipas burimeve te mija teper te sigurta..... Balluku , sheshe beres 35 mije euro .... banalitet. Pse mbushet kjo kohe televisive me kater karrige dhe dy nga Skype , e thjeshte te kater llomotisin dy ore paguhen ( moins chere ) lire . Nese te njejten kohe televisive do ta mbushnin me nje émission tjeter do dilte shume shtrenjte. Del Fevziu me nje shkop ne dore , ka kater ( fauteuil ) kulltuqe te bardhe près 20 vitesh te pa rinovuar , therret kater banalistet e perhershem njeri me loqe se tjetri te kater filozof njohes te mire te politikes boterore, dy ore gri sallate .

                      Përgjigjjuni
                      1. l
                        llazi usa

                        Bravo Demalia

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bashk kemi qënë

                          Ushtë spiun Syç syç Sigurims dje bythlëpirës sot

                          Përgjigjjuni
                          1. @
                            @.

                            Kush ta tha Salplehu? Idiot që s’lat njeri pa sharë.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              M... i jati m ... i biri

                              Ma ka pas thone Binaku se ka qene vete!

                              Përgjigjjuni
                          2. i
                            i indinjuari

                            Sakte, Demalia, por Klodian Braho ngaetrron parlamentin (keshillim e mandateve) me gjykaten duke dhene pretence 35 vjet burg para deputeteve !! Me çuditi . Pra, del nevoje qe kjo drejtesi te shkrihet dhe Fatmir Xhafa si ideatori duhet te pergjigjet se ju besua. Sa armiq paska kjo Shqiperi e vogel !

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mikrofon mbajtes

                              Kater te ftuar te perhershem , dy nga Skype dhe hopa futja pordhes per dy ore.... Ne funde zarfi .......

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Go West

                                Ekzakt, Ilir!

                                Përgjigjjuni
                                1. X
                                  Xeni

                                  Kjo militantja alabake qe do mare shperblimin nga shefi nuk meriton asnje pergjigje apo vemendje

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Keshtu vazhdoni

                                    Patjeter mo, si jo! Ti heqim te tere ata qe shajne Ramen! Vetem tv dhe radiot dhe portalet pro Rames duhet te ekzistojne! Po cna duhen njehere te tjerat. Boll i patem 30 vite pas 90 gjoja demokraci. Ka ardhur koha te bien maskat dhe te pranojme ate qe dime te bejme me mire! Te ulim kurrizin para liderit tone te madh! Ah ta lumsha mor gazetar sa i mire je! Lum ne. Keshtu vazhdoni.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kemi prek fundin

                                      Amon si ul veten me e qujt gazetar, Sycin?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Endri

                                        Ty te besojne te gjithe qe ke prekur fundin.Dy rreshta ke zhgarravit dhe mban ere injorance e kultivuar.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Kemi prek fundin

                                          Ku e pe injorancen shoku syc llapaqenit roje parkingu ne SHBA e " gazetar" ketu??? Fundin e ka prek ky vend ku ti e sycet qe lepini peshtymen e " liderit" keni te drejten me derdellit

                                          Përgjigjjuni
                                    2. P
                                      Patronazhisteve cekic ballit

                                      Qe ne nuk kemi media dhe gazetare te mirefillte, kjo dihet. Po tí kishim keto te dyja, atehere nje cope harbuti qe eshte kryeminister, nuk do meritonte asgje me shume se sa te bojkotohej neper konferenca shtypi. Sa te fillonte te derdelliste kodra pas bregut, te gjithe gazetaret duhej te coheshin e ta linin vete si mut.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        sapa

                                        Bythelepiresi disipleher i Rames ne aksjon!Jo se ata te Syrit jane me te mire por te dalesh kaq hapur neper Media si ky sharlatan kohet fundit vetem ne mbrojtje te Hajduteve te popullit shqiptar!Dhe nuk turperohet qe ishte edhe ne ambasada ne 1990!Pa karakter!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Popull

                                          O i lumte kesaj Ambrozias! Te ishin ngrit te gjithe e ta kishin lene me fjale ne goje palloshin e Beles! Fatkeqesisht ky vend keta njerez pa kellqe ka pas gjithnje se prandaj na mbajti Enveri 45 vjet ne rresht!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. b
                                            ben

                                            Keni harruar te permendni se ne rreshtin e pare ka qendruar shoku Sali Berisha qe cdo nate perdorte uje me kripe per duart se i skuqeshin te shkretit nga duartrokitjet qe bente me force per shokun Enver.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. B
                                            Besi

                                            Meqenese z.KM nuk u pergjigj pyetjes se Boza-Ambrozias por permendi pa pike lidhje nje dosje qe sipas tij qenka ne Prokurori per pastrim parash nga Syri i Qimit te Xenit te babit, atehere z. Demalia nuk ka pse te sulmoje Boza-Amrozian por te jape versionin e tij per pergjigjen e munguar te KM ndaj pyetjes se gazetares, pyetje qe po e ben cdo shqiptar sot : A eshte standart i dyfishte kur per qytetaret e thjeshte KM prej 13 vitesh thote burg burg burg, ndersa per z/ vendesen e tij behet dige per te mos lejuar drejtesine te veproje , a eshte standart i dyfishte psh kur qytetarin nga Lushnja Qamil Zeka e arrestojne per 35 mije leke te vjetra te nje fature te papaguar te energjise elektrike dhe pas dy muajsh ne burgun e Rrogozhines del qe andej i vdekur, ndersa per z?vendesen e KM qe akuzohet jo per 35 mije leke te vjetra por minimalisht per 50 milion euro te Tunelit te Llogarase, parlamenti nuk i heq as imunitetin ? Kete te beje z. Demalia te cilin dikur e ndiqnim me respekt ne intervistat e prononcimet e tij dhe jo te sulmoje nje gazetare te re qe per hir te se vertetes eshtre sot krenaria e gazetarise shqiptare.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Neveria

                                              Kësaj i mungonte vetëm molotovi për ta çuar akoma më përpara fjalën e lirë,profesionin e gazetarit dhe patjetër edhe demokracinë sikurse ka bërë prej tridhjetëepesë vjetësh ai që e kurdis.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Pike e zeze

                                                Me te vertete qe Media ne Shqiperi eshte katandisur shume keq. Deri ne ate pike sa e merr ne analize dhe i jep mend nje trap si puna e Syçit.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Kolegu me i ri

                                                  Servilizmi nuk ka brire!Ne kete rast quhet Ilir Demalia i veteshpallur gazetar!! Gjeja me e turpshme ne ate komference shpypi ishte qendrimi i tufes se ashtuquajtur gazetare,te cilet si dele te trembura bene veprime te neveritshme.Aty je dhe ti zoti Demalia,po behesh i bezdisur.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    T

                                                    Analize e persosur. Ndryshim i madh nga nje analist shqiptaro- American me nje analist shqiptar qe e shet “fjalen e lire “ Shante. lol

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Sadiu

                                                      Më rrugaçëri se kjo rrugaçja nuk mund të gjesh në gazetari. Por e lezeçme fronti nongrata në sulm për të mbrojtur edhe molotovet e gazetarisë rrugaçe ashtu si molotovët zjarvenës të Tiranës. Turpi mbuloftë një gazetari të tillë.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. L
                                                        Linza

                                                        Te lumte Ilir. Kjo nuk eshte media por agjrnture ruso-serbe-greke. Kaq thjeshte! Prokuroret kunder Berishes jane te tredhur.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          Aron

                                                          Ja paske gjetur fiks, Boza-Ambrozia. Sillet si telendare rrugesh, ose si ato arrixhofkat qe i binin tepsise ne mes te lagjes kur ziheshin me dike qe te merrte vesh lagjia. Ndersa shtypi ose media tek ne jane krejt llum, me analista analfabete ne cdo nivel dhe dalin bejne morale, kur jane duke u paguar me leke te pista e krimi.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. V
                                                            Vjola

                                                            Të lumtëëëë Ilir !

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. g
                                                              gaaaaazeptarja

                                                              gazetari ne gjithe boten ben pyetje e degjon pergjigjen kjonsoll sikur ishte duke uzene per teritor ne te kuqe me ndonje prostitute . shume prostituta ka ky suri sikur chimi eshte imamaet e kosopves me nga 4 a 5 gra. pune kurvash

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. A
                                                                Ardiani

                                                                Preferoj Boza Ambrozian qe i ben opozite Pushtetit se sa Shelliren Demkalia qe mba ne goje kembet e Pushtetit.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. Q
                                                                  Qytetar

                                                                  Mendoj qe ketu nuk duhet te flitet per pytjet qe i drejtoi ajo kryeministrit. Por mendoj qe te flitet per etiken shume te ulet te saj. Pyete prit pergjigjen mos benj zhurmuesen sepse sic duket nuk don te dosh pergjigjen qe te jepet por don te krijosh insituata. Ajo eshte nje konference per shtyp me gazetaret edhe jo interviste me ty e kryeministrit. Kuptohet qe nje gazetar mund te benje 1 ose 2 pyetje sepse do te pyesin edhe gazetare te tjere. Faleminderit.

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje