A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?

15 Mars 2026, 12:20Blog Nga Arbër Hitaj

​Java e sapombyllur është një nga më të rëndësishmet e më të sikletshmet që ka kaluar Partia Socialiste që nga ardhja në pushtet në vitin 2013. Në vitin e saj të 13-të në qeverisje, mazhoranca është përballë një udhëkryqi me shumë dilema: ta vendosë drejtësinë në kornizë sipas vullnetit të saj "ligjor", apo të lejojë që ajo të jetë si funksionon aktualisht? Kjo është një dilemë që, në çdo precedencë, nuk duhet të zgjidhet nga pala që ka konflikt të pastër interesi, më e pakta!

​Në asnjë rast tjetër para kërkesës për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, nuk ka pasur një mungesë kaq të madhe argumentesh politike nga Kryeministri Edi Rama. Foli shumë e nuk tha asgjë. Një nakatosje me fakte e argumente që më shumë ka shtuar paqartësinë e një mbrojtjeje politike të panevojshme, ndaj kujdo që nuk përndiqet politikisht apo juridikisht!

Por kjo mbrojtje ka ndezur alarmin në Bashkimin Europian, fatmirësisht pa vendosur ende kushtëzime. Duhet aftësi e madhe në një situate me shumë dilema ndërkombëtare të marrësh vëmendjen e partnerëve!

​Gjendja e re, sjell një vëmendje të shtuar nga Bashkimi Europian dhe një realitet të ri fokusi ndaj Shqipërisë. Duke i bërë të pamundura ndryshimet ligjore të deklaruara nga mazhoranca për të forcuar të drejtat e njeriut e luftuar paraburgimin e padrejtë.

Vija e kuqe është vendosur tashmë; çdo hap para, qoftë edhe i vogël, do të sillte kundërreagim të ashpër dhe kushtëzim nga Bashkimi Europian. Kryeministri Rama e ka ditur këtë kosto, e përsëri ka vijuar, e përsëri e ka të qartë se në këtë situatë nuk ka asnjë shans t’i kryejë ndryshimet ligjore për të reformuar për "mirë" drejtësinë e re.

​Por një tjetër këmbanë alarmi është se, megjithë retorikën mbështetëse, në gjeste e veprime Partia Socialiste është më afër se kurrë qëndrimeve të Partisë Demokratike: se kjo drejtësi duhet ribërë e rikonceptuar. Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaronte se duhet ribërë me Komisionin e Venecias; Kryeministri thotë me ekspertë të huaj. E përbashkëta është se drejtësia duhet ribërë! E në asnjë moment nuk flitet për problemin e vërtetë të drejtësisë, stoku prej rekordi Guiness i dosjeve. Asnjë nuk e përmend që jemi vendi i vetëm që drejtësinë e ke të garantuar vetëm në botën tjetër.

​Pa harruar që eksperienca në politikën shqiptare ka treguar se, kur Sali Berisha dhe Edi Rama bashkohen, produkti nuk është në asnjë moment në interes publik, por tërësisht në interes politiko-personal. Mjafton të shihni ndryshimet ligjore të vitit 2008, ku u shkatërrua roli i Presidentit dhe u reduktua në minimum roli i deputetit, në dëm të demokracisë dhe interesit publik.

​SPAK dhe GjKKO kanë shumë probleme në mënyrën se si operojnë. Mjafton të lexosh me detaje rastet "Erion Veliaj" dhe "Ilir Meta", ku ka unanimitet nga juristët se shkeljet janë flagrante, pa harruar edhe episode të tjera ku drejtësia e re orientohet drejt "fitoreve të shpejta" dhe jo drejt proceseve të drejta. E megjithatë, një drejtësi cilësore është ajo që na ka munguar dhe na nevojitet më shumë se një qeveri që premton vizion në vitin e saj të 13-të të qeverisjes.

Gjasat janë që asnjëra nga të dyja të mos ndryshojë!

18 Komente

  1. A
    Alma

    Interesant si ide rama berisha bashke jane bajne kot

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje dite do badhkohen, patjeter

      Patjeter qe duhet te behen bashke e tere politika per te shpetuar demokracine nga partia fashiste Spak/Gjkko! Por di fillim duhet te zbojne Saliun.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lindi

      Hitaj ke fillu flet e shkrun shume mire bjeru plerave se na pine gjakun

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albana

        Me duhet mua apo ky bukuroshi esht ba me Tik Lapajn.mos e sha ramen se do rrish pa pune o nish

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alma

          Je gazetari me i bukur ne Shqiperi

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bajraktari

            Si tropojan si je shkrun mire po nuk ban me sha Salen Ramovicin sha

            Përgjigjjuni
            1. K
              Korcarja

              Keta te rinjte si marr vesh bre i shajne te gjithe behu me ndonje te kapesh leka

              Përgjigjjuni
              1. K
                Ketrina

                Ky hitaj eshte nje dinak i papare do me i marr rames partine

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Paco

                  Nje shkrim brilant nga nje gazetar artist

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nace

                    Hitaj e kupton vete me kete shkrim ste merr njeri ne pune as fevzo sdo te ftoj me

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pazarokracia vazhdon

                      Sa te paguajne o bytheqire per teza te tilla, per te provokuar opinionin publik?! U be bytha jote te abuzoje me opinionin publik?! Ik ore lapanjoz mercenar idjot!

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Cfurku

                        -----Çeke këtë shkrim o Arbër,----------------------------------------------------------------------------------------------------------------si në ato festat---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------që birrat janë të ngrohta,-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------e femrat janë te ftohta.----------------------------------

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Iliri

                          Të tre spak ,PD,ps, mund që bashkohen me këtë dhe do jetojmë të gjithë me të lumtur.

                          Përgjigjjuni
                          1. k
                            kleo

                            Dakord mor Hitaj por boll me të huajt sepse ka plot raste në PE që kërkohen heqje imuniteti dhe PE nuk i zbaton. A nuk ju duket se SPAK është parti politike. A ka krim më të madh se vrasja... Përse nuk fillohet me Gërdecin apo 21 Janarin ku vetëm në këto dy krime janë vrarë 30 njerëz të pa fajshëm..... Po të ish vrarë ndonjë i familjar yti kështu do shkruaje..... Kjo nuk do të thotë të mos dënohet hajdutëria sepse faktet nuk luajnë aty janë por kape demin nga brirët.. Prandaj themi që SPAK është një parti politike dhe ata që janë në SPAK populli i nje nuk janë më të mirët por janë e keqja më e vogël sepse drejtësia në këto vite ka qenë mbushur me hajdutë.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mara emigrante ne Itali

                              Kur MB i ka dhene damken non grata si mundet nje ambasador te shkoje te saliu .? Çfar vije te kuqe ka shkelur qeveria Shqiptare , pse vete Anglia u largua nga BE ? Kuptohet qe ky ambasador eshte i paguar nga saliu .Ambasadoret nuk kane te drejte te nderhyjne ne politikat e nje shteti Sovran .Kisha mendimin se Arbri nuk do te shkruante marezira por si duket i ka hyre vetja ne qejf si kryetar .Sa per integritetin e Rames ti nuk I afrohesh si gazetar dhe si njeri .Bota e vlereson , nuk pret Rama te vleresohet nga ata qe u hyn vetja ne qejf .

                              Përgjigjjuni
                              1. s
                                sapa

                                E dine edhe budallenjte qe keta kriminele jane bashke kunder shqiptareve te ndershem!

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Fjala

                                  Arber, kam pase respekt per ty si gazetar, por te gjendesh ne kete pozicion kaq banal, nuk e besoja. SI, ore, tha shume Rama po nuk tha asgje?! Vetem mos te keshe veshe te degjoshe dhe te te mungoje logjika te arsyetosh; por ka dhe nje rast tjeter: kur do ate qe do ti pavaresisht se nuk eshte jotja. E lashe komentin se nuk ja vlen. Argumenti, urtesia ne mendimin e shprehur dhe logjika ne arsyetimin e çeshtjes, ishin te pa arriteshme dhe bazike ne fjalen e Edi Rames.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Messerschmitt

                                    hit gjakdhjeri ram servi gerrrku si fillim hiqe ate emer se nuk te perket ty ai mer sepse ti je nje gjakdhjeri gerrku servi ram bachell arrixhinji ...lene mo pastaj te besh politik ......

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje