Nga Ilir Demalia
U shamë, u vramë,
u copëtuam — për çfarë?
Në emër të kujt u ngritën këto plagë
që i quajtëm ideale?
Predikuam miqësi e paqe,
si një besim i shenjtë në fjalë,
ndërsa në heshtje mbanim thika
pas shpine —
jo për mbrojtje,
por për tradhti.
E keqja nuk erdhi si stuhi,
por si zakon i përditshëm,
si uri e pangirë për pushtet,
si etje që nuk shuhet me gjak
e as me pasuri.
U bëmë skllevër të lakmisë,
të veshur me petkun e virtytit,
duke e paraqitur vanitetin si dinjitet
dhe mizorinë si drejtësi.
Para mjerimit që vetë krijuam,
qëndruam si gjykatës të pafajshëm,
duke harruar se dora që shkatërron
është po ajo që lutet.
Nëse kjo quhet jetë,
atëherë le të shuhet si një iluzion i rremë,
që e ngatërron dritën me errësirën
dhe sadizmin e maskon si bamirësi.
Sepse e mira nuk është ajo që shpallet,
por ajo që mbijeton pa zhurmë —
aty ku njeriu zgjedh të mos lëndojë,
edhe kur mundet.
Tema mire bete qe e botuat vjershen e e ketij tipit. Sepse per te kuptuar nivelin e nje analisti, nganjehere edhe vjershat qe ai ben japin informacion. Kjo te kujton ato vjershat e nxenesve te shkollave, gjimnazisteve te dikurshem apo edhe pionereve; megjithese ngjan me shume me ato te fatosave; por te kuptohemi, jo ne ato te kryeqytetit, por ne ato te qyteteve ne rrethe, qytezave, sidomos fshatrave te humbur nga vente herepashere i madhi Dritero Agolli per te pire raki me mish pule ( te vetmen pule qe fshatari i gjore e ruante per vit te ri). I ka te gjitha elementet: vrullin e te riut qe shfryhet nga nje renie epike me dore ne qoshe te qenefit te shkolles, pathosin revolucionar te pionerit te Enverit, naivitetin e fatosit qe enderron te behet pioner, belbezimin e yllkes qe reciton vjersha per partine.... Ja ky eshte analisti, a me sakte, fytyr-katunaro-analisti Ilir Demalia! Dhe neve s'na mbetet gje tjeter vecse te qeshim, te qeshim, te qeshim....hihihihihihihhiiiii
Syçi qënka pranuar në organizatën e pionierit. Tani fle me shallin e kuq të pionierit ...dhe Lej Fen dhe spiun...
Aman mos qesh kaq shumë o Skypion se na more në qafë. Vjersha e Demaliajt ishte shumë e ndjerë dhe "tema" bëri mirë që e botoi. Dhe ajo shpreh një zhgënjim dhe dëshpërim të madh. Që ti si berishist i flaktë që je nuk je në gjendje ta kuptosh. E vetmja gjë që ti di të bësh mirë është bythëlëpirja jote e padurueshme ndaj Saleh Berishës. Je për tu mëshiruar që ende, 34 vjet pas 1992-shit, nuk ke kuptuar asgjë..