Nga Erion Braçe
Deputet, e di kujt i dhe dorën?!
Po ecja në bulevard, aty ku lëvizja shpesh për të takuar njerëz; u shkëputa pak nga njerëzit e mi dhe u ndala para një djali edhe më të ri se unë. I zgjata dorën dhe e pyeta: “Si je?”. “Mirë, ti si je?”, më shtrëngoi dorën dhe pyeti. “Mirë”, i thashë, “vijoj, të kam ardhur në lagje”. Qeshi dhe u ndamë.
U bashkova me njerëzit e mi dhe bëra përpara në bulevard. “Deputet, e di kujt i dhe dorën?”, më pyetën. “Po, e di”, ju thashë. “Namiri është konkurrenti ynë, i vetmi edhe pse i ri fare”, më thanë. “Pse i vetmi?”, i pyeta. “Është i ri, pa ngarkesa dhe është njeri… njeri i mirë!”
Në bulevardin e Beratit, poshtë Mangalemit,
21 vite më parë.
Namir Lapardhaja është beratas, qytetar i Beratit. Unë e njoha kështu në të njëjtin qytet, të cilin e jetuam bashkë 17 vite rresht e ku ai ishte ashtu siç më thanë: njeri, njeri i mirë!
Kisha nisur ta lexoja në një gazetë lokale pak muaj para se t’i shtrëngoja dorën; ishte kritik dhe i kthjellët për çfarë ndodhte në qytet, mënyrën si ne qeverisnim në nivel qendror e vendor. Në rreshta dukej luftarak, por në fakt ishte i qetë, paqësor, komunikues me të gjithë, kudo.
Ato zgjedhje në Berat i fituam edhe një herë ne, por PD e tij u rikthye në pushtet. U largua nga qyteti për të vijuar studimet e larta, por ishte prezent gjithnjë, në mënyrën e tij të paqtë, me përmbajtje, të cilën e shoqëronte gjithnjë me një buzëqeshje. Nuk binim shpesh dakord, por ishte kështu gjithnjë: debatues, argumentues, dialogues, kurrë banal. Rrezatonte kulturë, krijuar nga leximi i vazhdueshëm që e shtynte edhe të komunikonte, edhe të shkruante, gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më mirë.
U bë mësues aty në Berat, e donte atë punë.
U bë burrë, baba më pas, një familjar i denjë.
Pushteti nuk e tjetërsoi, ndryshoi, deformoi; nuk i mori asgjë nga “njeriu i mirë” që ishte, nuk i hoqi asgjë nga kritiku ndaj gjithçkaje që binte ndesh me bindjet e tij. Pushteti ishte gjithnjë më pak se librat që lexonte, që shkruante, që përkthente; dija mbeti pushteti i tij, Berati dashuria e tij!
Namir!
U ndale në muajin tënd të besimit, dashurisë, adhurimit, në ditën e fundit të tij dhe natën e madhe të gëzimit; Zoti të mori për vete! I tiji qofsh!
Me vjen mire qe edhe pse te rreshtuar ne kampe te ndryshme politike, ke ber nje pershkrim realist te figures se nje qytetari beratas, i cili ka gezuar respektin e gjithe qytetareve, qe e njihnin dhe nuk e njihnin. Me te vertete Namiri do te ngelet ne kujtesen e beratasve, si figura e nje qytetari model. U prefte ne paqe !
Te bejne nder rreshtat qe ke shkruajtur per Namirin. Faleminderit !
Emrat ne gjuhen shqipe shquhen.
Po , E. Brace , per kete " Gjest " duhet falenderuar . Duhet falenderuar , sepse KY eshte qyteterim , sepse , e fundit fare , jemi shqiptar , jemi Njerez . Secili ka opinionet e tij ( Jo bindje , sepse bindjet kthehen ne "Burg " dhe burgjet dihet sec simbolike Kane...) , qe I mbeshtet dhe I shpreh permes votes . Vota eshte produkt I opinioneve te ndryshem , pra , I njerezve te ndryshem Jo I armiqve , Jo I njerezve qe urrehen ... Me Z. Brace une ndaj opinione te ndryshem , por kjo dedikade per ish nxenesin tim te mire , per djalin fisnik , kjo empati njerezore per Namirin , me shtym ta them me gjithe shpirt : "Falime derit , Erion ! "
E pse i thoni braces “faleminderit “ per shkrimin ? Bracja nje inorant pa intelekte e pa vizion , Del e flet gjithmone , si KOFINI pas te vjelave ? Dmth Mat pulsin pastaj shkruan , ose kur i jep urdher komandanti i vet , ky eshte bracja i vertete ??? Edhe ne kete rast eshte shume larg te ndjerit NAMIR ..!!!!