Tre libra dhe një film për të shpëtuar reputacionin

21 Mars 2026, 16:30Blog Bjorn Runa

Tre libra dhe një film për të shpëtuar reputacionin

Përgjithësisht, kur është fjala për klasën politike tradicionale të këtyre tri dekadave, ka shumë pak arsye që të shkruash. Të parë nga jashtë, pjesa më e madhe e politikanëve nuk kanë ofruar deri më sot ndonjë gjë mjaftueshëm me vlerë për të justifikuar dhënien e vëmendjes. Ata nuk përfaqësojnë ide se sa mbajnë poste të përkohëshme dhe nuk kanë luftuar ndonjëherë për ndonjë kauzë, se sa për të mbrojtur afërsinë personale me pushtetin dhe për marrëveshje që rrallëherë dalin nga rrezja e ngushtë e itneresave vetjake, ndërsa ambicia intelektuale nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e e përshkrimit të punës për ta. E vetmja gjë që mbetet është një lloj mbijetese administrative dhe një politikë e përqendruar tek vazhdimësia pa ndonjë thelb.

Kjo bën që thuajse çdo përpjekje për analizë të jetë e tepërt, pasi përse të tentosh të zbërthesh diçka që as nuk pretendon të ketë ndonjë lloj thellësie?

E megjithatë, diçka e papritur po ndodh prej disa kohësh, teksa politika po kërkon gjithnjë e më shpesh të hyjë në fushën e kulturës, si një mënyrë për të pastruar imazhin dhe reputacionin e saj.

Janë të shumtë emrat e politikës dhe ish-politikanë që botojnë vëllime ndonjëherë të pafundme librash, të cilat me gjasë do duhej më shumë se një jetë mbi tokë – dhe jetë tejet e mërzitshme madje – për t’i lexuar. Megjithatë, shembulli më i dukshëm i kësaj përpjekjeje në Shqipëri është ish-çifti Meta, të cilët së fundmi ndonëse sillen rrotull në orbita të ndryshme nga njëri tjetri, duket se mbeten gjithsesi brenda së njëjtës fushë gravitacionale.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë nisur të dy të migrojnë drejt fushave që tradicionalisht këkrojnë një element që ata nuk e kanë gëzuar kurrë plotësisht në politikë: narrativën.

Duhet pranuar se ka një lloj simetrie në mënyrën se si ky ish-çift i rëndësishëm politik ka zgjedhur të sillet me vështirësitë me të cilat po përballen. Monika Kryemadhi, nga njëra anë, i është kthyer botës së spektaklit televiziv dhe së fundmi edhe kinemasë, duke prodhuar dhe aktruar në një film, ndërsa ish-bashkëshorti i saj duket se ka vendosur të hidhet në shkrimin e librave duke deklaruar në një intervistë të fundit se po shkruan jo një por tre të tillë gjatë periudhës që gjendet në paraburgim. Ndonëse zanati i të shkruarit i jep përparësi kursimit – ajo që hidhet në letër është zakonisht rezultat i kufizimeve që autori i vendos vetes – ndoshta duhet të jemi mirëkuptues sepse në rastin e tij, instinkti sasior është pasojë e një kulture ku vlera e gjërave matet vetëm përmes sasisë dhe jo thelbit të tyre.

Dukshëm ai ka zgjedhur betejën më të vështirë në këtë mes: të shkruajë pa patur ndonjë gjë për të thënë. Sepse të rrëfyerit në libra, kur merret sado pak seriozisht, nënkupton se njeriu ka mbartur brenda vetes diçka që refuzon të harrohet. Njerëzit nuk i kthehen librave nga kënaqësia apo koha e tepërt që mund të kenë në duar, por sepse në çaste të caktuara, jeta i mbërthen në qoshe duke mos iu lënë rrugëdalje tjetër veç reflektimit, apo sepse mbartin brenda tyre kontradikta që mund të zgjidhen vetëm duke punuar me veten dhe analizuar përmes shkrimit.

Edhe figurat politike më të kompromentuara, ish-diktatorë emrat e të cilëve lidhen pashmangshmërisht me dhunë dhe luftëra, përpiqen në mënyrë sado cinike të gërmojnë brenda vetes për të nxjerrë në fund një lloj narrative nga gjithë mizoritë që kanë shkaktuar. Janë përgjithësisht rrëfime të vonuara, shpesh pa ndonjë vlerë, por ku duket qartë se diçka e pakthyeshme ka ndodhur në jetët etyre dhe se dikush duhet të dëshmojë për të. Ka edhe raste të tjera, gati-gati komike, si ai i ish-Presidentit francez Nicolas Sarkozy, i cili pas një përballjeje të shkurtër dhe thuajse cermoniale me qelinë, doli prej saj me “Ditarin e një të burgosuri,” a thua se tri javë në izolim mjaftuan t’i çlironin një rezervë të fshehtë mendimi filozofik. Në rastin e tij, e gjitha s’ishte tjetër veçse një refleks vetëmbrojtjeje dhe një mënyrë për ta shndërruar turpin në narrativë para se e gjithë gjëja të bëhej më serioze. Gjë që na kthen sërish tek Meta dhe zbrazëtia në qendër të ambicies së tij letrare. Situata në të cilën ndodhet nuk është aspak e lehtë dhe përbën pa dyshim një moment këputjeje mes dy kohësh në jetën e tij. Por, ajo është gjithashtu i vetmi moment thyerjeje. Çdo gjë që i paraprin është zhvilluar në një vazhdimësi të papenguar ndonjëherë seriozisht. Jeta e tij politike nuk njeh ndonjë shkëputje ideologjike, krizë intelektuale, apo ndonjë moment kur idetë personale të jenë përballur me një realitet aq të vështirë sa ta detyrohej të reflektonte. Përkundrazi, ajo është shenjuar vetëm nga përshtatje dhe mbijetesa.

Megjithatë, ja ku gjendemi, të ftuar ta imagjinojmë Ilir Metën si shkrimtar dhe autor të mundshëm të jo më pak se tre librave. Natyrshëm lind pyetja: tre libra për çfarë? Mbi çfarë materiali jetësor mund të reflektojë një jetë manovrash? Çfarë mund të gërmosh brenda vetes - nëse pranojmë, për hir të argumentit, se ka thellësi atje - kur gjithë karriera e jashtme nuk ka ofruar asnjë dëshmi të saj?

Ndoshta për këtë arsye, zgjedhja e Kryemadhit për t'i hyrë rrugës së kinemasë duket, të paktën në pamje të parë, më e ndershme në ambicien e saj. Sado në shërbim të vetes, ajo duket se pranon nevojën e ngritjes së një narrative - me personazhe, konflikt dhe një qendër morale - sado artificiale qoftë e gjithë kjo ngrehinë. Meta, nga ana tjetër, zgjedh direkt autoritetin e fjalës së shkruar, sikur vetë akti të mjaftonte për të gjeneruar thelb. 

Qartësisht, gjestet e të dyve i përkasin të njëjtit ekosistem ku politika, spektakli dhe nevoja për të rishpikur veten qarkullojnë lirshëm nga një format tek tjetri. I vetmi dallim i dukshëm për momentin është niveli i artificës së zgjedhur. Ndërsa Kryemadhi zgjedh të inskenojë përmes filmit një histori për fatin dhe familjen, Meta tenton të bëhet vetë historia që rrëfehet dhe për rrjedhojë përballet me një problem edhe më sfidues se ai i sallës së gjyqit: nevojën për të provuar se ka një jetë që, në fakt, ka se ç'të tregojë.

20 Komente

  1. Z
    Zeni , nen-kontraktor i Rames

    Te ajo qelia aty ne foto , me krevate marinarçe , i pafshim gjithe funderrinat : Salen , Ramen , Meten , Lalin , Ballukun......e sa te jene se mban ajo dhoma nja 20 veta mesa shoh !!!!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Botuesi

      Libri i pare eshte fantastik.Tregon se si e vodhi floririn ne tunelet e shtetit. Do shiten shume kopje. Lum kush do ta botoje.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Botuesi 2

        Libri i dyte eshte super fantastik. Tregon se si i rembeu Berishes nje pjese te majme te te vjedhurave te tij. Lum kush do ta botoje.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Botuesi 3

          Libri i trete eshte akoma me fantastik. Tregon se si i rembeu Rames tregun e hajduteve te rilindjes. Lum kush do ta botoje

          Përgjigjjuni
      2. L
        Like koktigani

        Pse Likja eshte ky ??? Ha ha ha ha ha eshte bere si shoku Robi , do jete tretur e eshte bere si rjepacuk .... E ku di Likja nga librat , Likja tere jeten bridhte me nje bllok ne dore ...mbante shenimet se sa kish vjedhur ..

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lexuesi

          Shkrim pa asnje vlere. Mos shkruaj me se niveli yt eshte grotesk.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Une

            Po he pra. Na shkruajti ndonje shkrim te kalibrit boteror.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lexuesi

              Eshte me me dinjitet te mos shkruash fare se sa te behest pjese e mediokritetit klasik te gazetarise shqiptare.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Adi

                Dmth ti nuk di. Vetem kritkon

                Përgjigjjuni
          2. H
            Henk

            Hahaha Like shtanga I vetmi libër që ka patur në jetë ka qenë blloku i shënimeve, ku mbante shënim përqindjet..

            Përgjigjjuni
            1. L
              Likja shkruan libra,monika do i bej filma

              Po te jete ber pentito mund te na tregoj shume gjera te fshehta,prapaskena e vjedhje qe bejne politikanet.... Mund te na tregoj si ja kane futur njeri tjetrit dhe te gjithe sebashku na e futin ne popullit te thjeshte

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pensionisti U S A

                Pentito te na tregoje se kush e shtynte nje tjetrin , Likja e shtynte Mutniken apo Mutnika e nxiste Liken per te vjedhur , te na tregoje ato lingotat e floririt nga i ka fshehur .

                Përgjigjjuni
              2. L
                Lexues i Gazetes TEMA

                Kujt kategorie lexuesi i hyn në punë ky shkrim?! Ndaj të njëjtin mendim me komentuesin më sipër "Lexuesi"

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lexuesi

                  Falemnderit!

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  Besniku

                  Jua them une me plote bindje se filmi i Mones ku ajo eshte producente dhe pak aktore, si dhe librat e shokut Ilir do te blihen ne menyre maramendese. Por nga kush do thoni ju? Ate gjejeni vete ju, une nuk e tregoj. Nuk jam spiun!

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lexues demokrat

                    Lexuesi dhe ti po qe se fo të kishit pushtet do të ishit diktator! Pse? Sepse doni ti imponoheni autorit me urdhër. Njerzit në demokraci zgjedhin të lexojnë ose jo diçka dhe pasi e lexojnë, nëse e kuptojnë, bëj koment, japin një mendim të tyre ose një zgjidhje psh, por nuk imponohen. Secili ka botkuptimin e tij për problemin që shtron autori, mubd të mos jemi dakord po e shtrojmë për diskutim. Kjo është demokraci.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lexuesi

                      Kur pretendon demokraci dhe i quan njerezit diktatore eshte shume me keq se sa te shprehesh kinder nje shkrimi apo shkrimtari. Ne rastin me te mire quhet hipokrizi.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lexues i Gazetes TEMA

                        Komenti ynë nuk është në raport me ju si lexues. Ne të gjithë jemi lexues demokratë. Komenti ynë është në raport me artiikullshkruesin dhe raportin e këtij artikullshkruesi me nivelin e Gazetës TEMA. Pra, ne si lexues na hanë kohën nivele të tilla shkrimesh. Nëse juve ju pëlqejnë nivele të tilla shkrimesh, kjo është e drejta juaj.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Replike to lexues I Gazetes Tema

                          Po se ke me detyrim o LEXUES i......, sa she emrat se per ke behet fjale , veri nje kryq e ske pse Humbet kohen kot , me shkrimet e tyre apo filmat e monikes ! Nuk ke ca meson prej tyre vetem pislliqe , autori nga nje ane ka te drejte kur thot : cfar I kan dhene shoqerise qe te shkruajne libra , apo monika cfar do reklamoje ne filma , vetem degjenerim ? Ata jane dhe do te ngelen nje cift negativ per shoqerine Shqipetare ne shekuj ...!!!!

                          Përgjigjjuni
                      2. L
                        Laci

                        Eshte fix ca po ben ky cifti meta. Njesoj ka bere dhe palaço rama

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje