Nga Thoma Gëllçi
Mbaj mend se në kohën e komunizmit kur në fshat kishim vetëm bukë misri dhe duhet të kishim ndonjë mik të fortë në qytet që të blinim ndonjë bukë gruri të ngrënshme, kur në raftet e dyqaneve “kishte rënë karkaleci”, kur nëpër shtëpia në qytete ndaheshin tallonet e ushqimit dhe radhët e qumështit fillonin me 1 të natës etj etj, Shqipëria mori çmimin e parë në botë për ushqimin e popullsisë.
Të uritur ishim dhe një copë mish kishim kohë pa e parë, por ama çmimi na ngushëllonte: përderisa ne ishim të parët në mirëushqyerjen e popullit, merreni me mend vetë se në çfarë skamjeje jetonte bota borgjeze dhe revizioniste. Pra, logjika ishte e thjeshtë: nëse ne, në këtë gjendje, ishim të parët, atëherë të tjerët duhet të ishin shumë më keq. Dhe kjo na mjaftonte. Nuk kërkonim shpjegim tjetër.
Kjo histori mu kujtua kur dëgjova kryeministrin e vendit që tha se Shqipëria kishte zënë vendin e nëntë në sigurinë kibernetike. U habita, të them të drejtën, sepse i kemi ende të freskëta sulmet kibernetike që na kanë ndodhur, që na kanë vjedhur dhe nxjerrë në shesh edhe zorret e barkut, që të gjitha IT e qytetarëve i gjen online, që të gjitha rrogat i dolën online dhe që serverat qeveritarë herë pas here bien nga ndonjë sulm i papritur. Jo më shumë se pak kohë më parë dëgjuam se hakerat (sigurisht gjithmonë “iranianë” sipas versionit zyrtar) kishin sulmuar serverat e parlamentit shqiptar dhe kishin marrë nën kontroll emailet.
Sipas njoftimeve, kishin marrë disa të dhëna, por nuk kishin bërë dëm.
I habitur siç isha, por edhe kurioz si njeri që nuk beson lehtë, iu drejtova burimit përkatës që na ka dhënë vendin e 9-të. Hapa faqen e organizatës dhe prisja që kjo e dhënë të ishte e gabuar ose e keqinterpretuar. Por jo. Ishte aty, e shkruar qartë: Shqipëria në vendin e nëntë në botë për sigurinë kibernetike.
Këtu fillon pjesa interesante.
Prapë kurioz fillova të shfletoj më tej për të parë ku qëndronin shtetet e tjera në këtë klasifikim. Ku qëndronte Japonia, për shembull, vendi i njohur për teknologjinë e lartë. Kur na vjen në mend fjala teknologji, na vjen menjëherë në mendje një japonez. Por sipas listës, Japonia është në vendin e 34. Australia në vendin e 21. Austria në vendin e 26. Kroacia në vendin e 33. Britania e Madhe në vendin e 31. Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vendin e 30. Bullgaria në vendin e 36 dhe Kina në vendin e 67.
Pra, sipas këtij klasifikimi, Shqipëria është përpara të gjithëve këtyre.
Grekët i kemi lënë prapa. Janë në vendin e 24. Edhe italianët janë pas nesh, në vendin e 20.
Amerikanët, siç thashë më lart, janë në vendin e 30. Vendi që ka zhvilluar dhe shpikur internetin, inteligjencën artificiale, që ka Microsoft dhe Apple, që ka Google dhe Tesla, që ka CIA dhe FBI, që ka bankat më të mëdha dhe menaxhon dollarin e gjithë botës, që ka ushtrinë më të madhe dhe më të fortë në botë, qenka shumë prapa Shqipërisë në rankimin botëror për sigurinë kibernetike.
Kam dy ditë që vras mendjen dhe nuk i jap dot shpjegim një rezultati të tillë. As shembulli i çmimit për ushqimin e popullsisë nuk më ndihmoi fillimisht. Sepse këtu nuk bëhet fjalë për propagandë të brendshme, por për një klasifikim ndërkombëtar. Pra, dikush jashtë nesh e ka thënë këtë.
Kur papritur mu kujtua një histori kur unë vetë punoja në kryeministri dhe isha këshilltar i kryeministrit. Në kohën kur kryeministër ishte Ilir Meta, mora pjesë në një vizitë zyrtare në Washington. Gjatë një takimi me Prokuroren e Përgjithshme të SHBA-së, Janet Reno, ajo pyeti: “Si jeni me krimet kibernetike në Shqipëri?”
Përgjigjja ishte e drejtpërdrejtë: nuk kishim krime kibernetike.
Ajo u habit. “Shumë mirë,” tha. “Bravo. Ne këtu kemi shumë probleme me krimet kibernetike. Ju lumtë që e keni zgjidhur këtë punë.”. Në fakt, arsyeja ishte e thjeshtë: nuk kishte pothuajse fare teknologji. Interneti ishte shumë i kufizuar, sistemet ishin manuale dhe hapësira digjitale ishte minimale. Pra, nuk kishte krim kibernetik sepse nuk kishte terren ku ai të ndodhte.
Dhe këtu fillon të marrë kuptim edhe vendi i nëntë.
Sepse ndoshta problemi nuk është se ne jemi më të fortë se të tjerët. Ndoshta problemi është se mënyra si matet “siguria” nuk ka lidhje me atë që përjeton qytetari çdo ditë. Ndoshta vlerësohen strategjitë në letër, dokumentet, ligjet, strukturat, planet kombëtare, raportet dhe prezantimet. Dhe këto, siç dihet, ne i bëjmë shumë mirë.
Pra, mund të ndodhë që në letër të jemi shumë të sigurt, ndërsa në praktikë të kemi probleme të përditshme.
Atëherë kishim çmimin e parë në botë për ushqimin, ndërkohë që njerëzit rrinin në radhë për qumësht.
Sot kemi vendin e nëntë në botë për sigurinë kibernetike, ndërkohë që të dhënat dalin në internet dhe sistemet bien.
Megjithatë, pas gjithë këtyre hulumtimeve, mua më mbeti në mendje një pyetje: pse nuk na dhanë vendin e parë?
Ne fakt si ku do edhe ne kemi problemet tona Maqo po se di pse shqetesohesh kaq shume kur Shqiperia ka aritje ne ne kete fushe..ka aritje po edhe ato gjera qe prek ti do te permiresohen ma do mendja..pse te duken pak edhe kaq sa jane bere..goxha pune eshte bere te jemi realiste..por kjo sdo te thote se ka mbaruar ketu..do behen edhe me shume permiresime..
Kur hanim buke misri,ti thoma e sera jote si fahri pordja e mban menf(nuk po rendis emra)benit reportazhe dhe hymnizonit sistemin e enverin dhe nuk jetonit keq krahasuar me miserngrensit,kurse sot jeni ber dhjerokrat si saliu,fahriu me dhjerokrat se saliu.... Dje i thurnit lavde soc,sot kaloni hu me hu per te xhvatur ndonje llokme te madhe kushdo qofte ai
Ore, të shkruante djali i Thomait, hajde de. Nuk e Ka jetusr atë koheydhe nuk mban pergjegjesi as per ate kohë, as per të jatin. Po ky? Ky? Hapu dheeee, hapu dhe - thotë Nasi Gjymi nga Gogolasi. Po ikeo Thoma se na hale zorrët - gerr verr në ate kohë, gerr verr tani. Nuk ke vrare jeri, dhe nuk të akuzon njeri per krime, por ik se na çave trapin në të dy kohët. Fajin e ka Mero Baze që të jep hapesire në gazetë. Mezi po durojmë Sali Gerdallën, të durojme edhe ty tani.
Hë mo dhe ti sa skeptik që je,besoje dreqin një ‘të vërtetë’ te tille se ashtu eshte dhe se luan topi…! Ja po marr edhe nje fakt tjeter,a nuk jemi ne qe jemi te paret ne bote qe duam te hapim universitetin e barinjve,meqenese universitetet tona nuk i njeh askush ne bote..!? Tjeter,a nuk jemi ne vendi i pare ne bote qe nuk prodhojme as edhe një gjilpërë..!? Tjeter…,jo nuk ja vlen se ne kemi shume vende te para qe ja kalojme botes dhe vezhdojmë nga vitorja ne vitore te ndertojmë,sistemin tone te suksesshem,kapitalizmin bolshevik,socialistokomjnist-fashistoimperialist …si i vetmi model suksesi ne bote.. Hë mo a nuk jemi edhe këtu të parët..!? Mohoje po të duash,se e shoh që qenke më shumë skeptik seç duhet.. Dhe unë çfar them,unë jam më keq se ty në këtë drejtim dhe ja tani s’di as të vej në radhë ‘të vëttetat e vërteta’ ,ku ne mbajmë vendet e para në botë….
Boo ju turren edhe ketij te gjorit Patronazhistet. Po nuk po jua shan udheheqesin o milet , po shan ata qe nuk i dhane vendin e pare por te nentin?!!!
hahahahaahahahahahhahaahahah
Leri pordhet ti, se nuk iel plasi njeriu per Ramën. Vetem se na vjen per të vjellë kur komunistet behen demokrate si Saliu, dhe kur Thomaqërat na dalin në gazetë në çdo sistem.
Come jevgjitit ish gazetar i Ze(he)rit Popullit i paska ardhur me vonese kujtesa se ne kohe te komunizmit fshati ka ngrene vetem buke misri...se asokohe uleriste "Parti-Enver jemi gadi kurdohere" !
Thoma, kthehu ne Kanada, boll u bere lolo ne Tirane. Burgun ta dha Spak e jo Qeveria. Nuk e merritoje burgun ashtu si ta dhane, por ne vend te gomarit mos i bjerr samarit. Sa per ato qe thua per kohen e komunizmit, e ke gabim. Pak kishim te hanim, por ato qe kishim ishin organike e na mbanin plot shendet. Atehere Saliu lulezonte, sot ne demokraci ai ka 35 qe djeg, vjedh, vret! Me Saliun merru po ke bythe, lere komunizmin se nuk i dihet!
Po cfare organike o derrezi! A ke ngrene ndonjehere buke prej misri ne kooperative? Me miser te mykur, te bluar trashe qe pjekur keq e mos me keq sa te ngelte ne fyt! Te gjithe vuanin nga aciditeti stomakut dhe i kapte lemza ore e cast! Po ca flet o bole nese je mashkull. Po si munbd te ushqehej nje familje me 4-5 fryme me nje kile mish ne jave dhe ky gjysma me kocka? Po vaji i ullirit i racionuar qe u zevendesua nga ai i kikirikur qe qelbte gjithe shtepine me eren e keqe a te kujtohet? Po era e keqe dhe ajri i ndotur qe vinte nga furnella e vajgurit pasi fitilat ishin te bere vete me beze (se nuk kishte) dhe djegja nuk zhvillohej e plote?
Edhe njëherë kjo legjenda e ushqimit organik të kohës së Enverit!. Po ato dhjetëra mijëra ton në vit plehra kimike të azotikut të Fierit dhe superfosfatit të Laçit ku shkonin? Vallë ja jepnim botës kapitaliste për ti luftuar duke i helmuar? Ne i kemi ngrënë o njerëz. Hapni sytë e thirrini mendjes. Mos ktheni kokën mënjanë nga e vërteta
Po i marrim të verteta ato qe thua ti, por prodhimet tona exportoheshin jashtë, dhe nuk degjuam njeri të vdiste per bukë, ose të kishte raste kanceri si sot.
Ky shkruan vetem pervehten e tij.
Do të shikosh sigurinë kibernetike. Ti vuan dhe nuk hyn dot në e-albania, dhe shkon tek një avokat që merret me këto punë....... Kam harruar fjalëkalimin nuk kam as kartën ID. Dhe ai, avokati ( jo specialisti IT), hyn në dhomën tënde në e-albania. ..... Ke punë për të hipotekuar një pronë. Dikur e bëje vet, me pak lekë. Duke shkuar në zyra dhe takuar zyrtarët............ . Sot nuk i takon dot zyrtarët. Nuk të hapet porta..... Duhet të aplikosh on- line..... Por vetë nuk e bën dot..... Sepse kështu është ndërtuar serveri...... Duhet të shkosh te një noter dhe një avokat. Ata e dinë si aplikohet..... Dhe duhet ti paguash. Plus tarifën e shtetit dhe të postës...... Pra atë që dikur e bëje me pak lek. Edhe sot e bën. Por nuk e bën dot vet...... E bën me të tjerë dhe të duhen më shumë lekë..... Pra ishim më mirë kur ishim më keq.
Rtsh ka pasur gjithmone hajdute-por ky fshatari ishte i papare. Tani po ja kuptoj edhe mangesite qe paska pasur qe nga feminia. Tani na can trapin si zagar nga Shba-harroi kur punonte si qen dhe lante pjatat. Ky idiot qe e mbaroi universitetin kur ishte 30 vjec-ka pare ushtrine-konviktin- refugjatllikun-pra nuk i skuqet faqja per asgje.
Ndersa ti gezohu qe ne mbrojtjen kibernetike je perpara amerikes, Anglise Japonise etj. Po kete po thote o gomar qe gezoheni me lugen bosh. Mbase ti jo, se punon ne administrate dhe aty vu hajdutlliku.
Sa shume patronazhiste paska , shihen ne komente, me e keqja eshte se paguhen me taksat tona qe te hedhin vrer ndaj kujdo qe thote te verteten, madje edhe kur ajo eshte kaq ne drite , vetem keta qorra dhe kryeministri qe i kam marr koka ere, i cili jeton ne nje realitet tjeter parael me tonin, Keta nuk e shohin. Permendin me krenari klasifikimin e mesiperm , por nuk permendim klasifikimin e karburantit me te shtrenjte ne Bote, ku jemi pothuajse ne krye fare.
Në fakt në vëndin e 9 jemi por nga fundi...
Analize e sakte ! Hahahaha , Mua me shpetove nga mendimi …si mundet valle ?
Shkrim i dobet, përveçse nuk ke kompetence per temen.
hahahahah si tha dhelpra? - Rrushi eshte i pa pjekur ndaj nuk po e marr. ne fakt nuk e arrinte dot ta mirte.
Edi! Pse s'pordhe po fole?!, do thote Gon Llaka
Ky ish gazetsri, mos te degjoi kryeministrin se nuk e duron, por te bej shkrimin duke u informuar tek njerezit kompetent, pastaj te bej ate qe duhet, Jo roma per toma, vetem shkruaj, gjoja fejton!!!
Or taj,shume mllefe paske, ta paskan fshire te burgu emrin e Sales, se ne burg ushtaret e atij te futen. Qenke betuar që vetem do sulmosh Edin,se atë plakun larg qofte me e permend se te fusin prap te vendi. Ishalla po I mbushet mendja atyre që po I sherben. Propozoi ndonje gje tjeter psh me dale lakuriq para kryeministrise a quhet ? Mos u dorezo ka mjaft variante me I hyre ne zener plakut Mere
Do na japin nje cmim te pare per perdorimin e molotoveve per te shkateruar shtepine tone. Ne fakt kemi Ameriken rivale se nen udheheqjen e Trapit pushtoi Kapitol Hill-in
Sot na binde qe eke merituar burgun. Duhet te jesh specilaist te merresh vesh nga siguria kibernitike duhet ta dish que sigurin kibernitike te Shqipërisë e ka nje kompani izraelite ne bashkepunim me SHBA o loqe nuk eshgte pune Edi Rama
Neqoftese Ky eshte nje raport nderkombetare i rregullt dhe i bazuar ne rregulla kjo do te thote qe Shqiperia ne baze te kritereve te caktuara ka zene vendin perkates.Ato tregimet kur ju keni qene keshilltar mund ti tregoni neper tavolina dasmash.Ne kohen e sotme ka shume metoda per tu informuar dhe jo si ajo bashkebiseduesja juaj ne tregim qe ka mbetur e habitur.Mos u habit qe USA eshte vende me poshte se Shqiperia sepse ajo sulmohet me shume dhe ka dhe 100 fishin e banoreve se Shqiperia.Ketu nuk behet fjale vetem per administraten por per gjithe popullsine.