22 Marsi ‘92, dëshmi e hidhur, se si Partia Demokratike nuk do të jetë më kurrë me Sali Berishën në krye

22 Mars 2026, 17:20Blog TEMA
22 Marsi ‘92, dëshmi e hidhur, se si Partia Demokratike nuk do

Nga Taulanda Jupi

Në 22 Mars ‘92 me mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve dhe me vullnetin e një populli të vendosur për t’u shkëputur nga e kaluara, Partia Demokratike u shndërrua në motorin e ndryshimit dhe në zërin më të fuqishëm të aspiratave qytetare. Ishte dita kur shpresa, guximi dhe bindja se politika mund tu shërbente qytetarëve u bënë forcë reale.

Sot, pas 34 vitesh kjo shpresë duket e shuar. Partia Demokratike nuk është thjesht në një krizë të zakonshme, ajo është në një krizë identitare, strukturore dhe historike. Humbjet dhe përçarjet janë vetëm simptoma. Shkaku themelor është paaftësia për t’u shkëputur nga e shkuara dhe për të ringritur veten si një forcë politike moderne.

Ajo nuk ka më një identitet të qartë. Nuk dihet nëse është një forcë konservatore, një parti proteste apo thjesht një strukturë që mban gjallë një trashëgimi të shteruar politike. Historia e saj nuk shërben më si kapital, por si pengesë.

Figura dhe konfliktet e së kaluarës duke filluar nga Sali Berisha e duke vijuar me një grup amorf parlamentar dominojnë të tashmen, bllokojnë e pengojnë çdo rinovim. Debati i brendshëm është reduktuar në debate për individë dhe jo për ide, dhe meritokracia është zëvendësuar nga besnikëria, duke larguar talentet dhe duke dobësuar kapitalin njerëzor.
Lidhja me shoqërinë është dëmtuar. Roli i saj si opozitë alternative është i mangët. E shkuara është kthyer në standard të vetëm legjitimiteti, mjet kontrolli dhe arsye për të mos ndryshuar.

Pa një shkëputje reale nga e shkuara, Partia Demokratike ka hequr dorë nga e ardhmja.

Me keqardhje dhe me forcë e kam thënë për vite me radhë se Partia Demokratike ka humbur çdo aftësi për tu ripërtërirë, për të krijuar një mjedis politik fertil ku realisht të përballen ide, platforma, apo vizione të reja, të vlerësohet puna, aftësitë, merita, kontributi, integriteti dhe koherenca, si të vetmet mjete që mund të çlirojnë energjinë e duhur dhe t’i japin shansin kësaj force politike të jetë përfaqësuese e vlerave më të mira të shoqërisë shqiptare. Mbi të gjitha Partia Demokratike ka humbur aftësinë për të imagjinuar të ardhmen dhe ekzistencën e saj përtej Sali Berishës.

Sot, Partia Demokratike ka vetëm dy rrugë përpara:

- Ose të rizgjedhë Sali Berishën kryetar dhe të ecë në kilometrin e fundit drejt varrit të saj politik, drejt izolimit, zvoglimit dhe shpërbërjes. Një rrugë e lehtë, që i siguron Berishës të mbajë veten e ca deputetë në tepsinë e “ pushtetit opozitar”, por fatale për opozitën dhe të ardhmen e vendit.

- Ose PD të rikthehet në qëllimin dhe misionin e saj politik, një rrugë sfiduese, me kriza dhe përballje të reja, por e vetmja që mund ta shpëtojë dhe ta bëjë sërish një alternativë reale për qytetarët. Përmes përballjes me të shkuarën dhe ndërtimit të një vizioni të qartë dhe të fortë, PD mund të kthehet në një forcë që frymëzon, udhëheq dhe bashkon. E ardhmja e saj nuk është thjesht një shans, është e vetmja mundësi për të bërë ndryshimin që vendi ka nevojë dhe për të mundur Edi Ramën.

22 Marsi do të mbetet një ditë që do të na dëshmojë se si Partia Demokratike nuk do të jetë më kurrë një alternativë e besueshme me Sali Berishën në krye, sepse rruga drejt shpëtimit të saj nuk kalon nga i njëjti emër që po e fundos dhe asfikson krijesën më të bukur që lindi zemra e kombi të etur për liri, drejtësi dhe demokraci.

8 Komente

  1. R
    R

    Zotni,nuk ka pd,po nje bande kriminelesh dhe horrash qe drejtohet nga kryekrimineli Sali haleja.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Castriotas

      Krejt QARTE ke folur Taulanda. Per ata qe kane sy te lexojne e shohin e vesh te degjojne, mendje qe duan ta vene ne pune dhe per ata e ato qe kane zemer qe rreh vetem per shqiptare e shqiptari.

      Përgjigjjuni
      1. L
        L

        Hordhit e Haxhi Qamilit modern do marshojn ne sheshin Skenderbej.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kuptoni themelet

          Me të vërtetë e keni që PD, në 22 Mars ‘92: 1. Kishte mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve?! 2. Kishte vullnetin e një populli?! 3. U shndërrua në motorin e ndryshimit dhe në zërin më të fuqishëm të aspiratave qytetare?! Jeni amatorë profesionistë në analizë!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbeni

            Vërtetë ne vinim nga një diktaturë e egër të cilën e përfaqësonte edhe sali maloku si sekretar partie,por duke menduar gjithë të zezat që kishim hequr për 45 vjet donim të besonim në ndryshimin.Kështu që e votuam më 22 Mars 1992 me shumicë partinë që udhëhiqte sali qeni.Por shpejt u zhgënjyem nga veprimet e asaj partie,qeverisë së saj dhe pikërisht nga sjellja si bajraktar e saliut.Duke e kuptuar qëllimin e këtij njeriu të lig populli filloi ta kundërshtoj atë.Sinjali i parë u dha me referendumin për projektkushtetutën e vitit 1994,ku populli me shumicë absolute i tha jo bërjes së saliut “mbret” me ato nene që ishin propozuar për superkompetenca për presidentin.Saliu e mbajti një muaj rresht dhe nuk e publikonte rezultatin,por më në fund u detyrua të pranonte dështimin që i rezervoi sovrani.Pushtetarët,deputet e zyrtarë të ndryshëm të PD privatizuan asetet kombëtare anë e mbanë vëndit,ndërsa atyre që kishin punuar për dekada në to u thanë ngrohuni në diell.Kjo rriti pakënaqësinë në masat e popullit që mbeti pa punë e u hodh në rrugë.Në 1996 u bënë zgjedhjet e përgjithëshme ku saliu dhe shik-u i Gazidedes me dhunë të hapur i grabitën zgjedhjet,gjë që bota e denoncoi.Tjetër ishte lejimi i firmave piramidale ku nuk u muar asnjë masë për t’i ndaluar ato.Njerzit futën kursimet e tyre të jetës tek ato piramida,disa shitën edhe shtëpitë për tu pasuruar shpejt.Shumë para të pista u futën nga jashtë Shqipërisë për tu pastruar,por kur sali maloku filloi të hidhte vickla edhe kundër USA kjo e fundit u preu paratë e pista këtyre firmave dhe ato falimentuan duke lënë viktima qindra mijra shqiptarë,të cilët humbën gjithçka kishin.Dhe faji ishte i saliut.Kështu populli u ngrit kundër qeverisë për të kërkuar kthimin e parave të humbura.Protestuesit e zemëruar kërkonin dorëheqjen e malokut,por maloku jo që nuk dorëhiqej por u rizgjodh përsëri president edhe pse populli e kundërshtonte dhe e urrente atë.Protestat nuk ndaleshin në gjithë vëndin,por sidomos në Vlorë.Maloku dërgoi mercenarë të armatosur nga Mirëdita,Tropoja,Kuksi etj për të mposhtur popullin e Vlorës,por malokët e saliut erdhën për lesh dhe ikën të qethur.Djemtë e Vlorës i xhveshën lakuriq dhe ata u kthyen tek saliu me brekë e kanatjere.Po ashtu sali maloku urdhëroi dy pilot të bombardonin Vlorën dhe Tepelenën por ata nuk e zbatuan një urdhër të till kriminal dhe shkuan dhe u ulën në Itali duke kërkuar azil politik.Ai saliu pra urdhëroi ushtrinë për të nënshtruar popullin por morali i ushtrisë ishte i rënë dhe ajo u shpërbë sepse nuk mund të vrisnin popullin.Vëndi u zhyt në kaos dhe në Shqipëri qeverisnin bandat e kriminelëve të cilët vidhnin me dhunë bankat dhe vrisnin njerëz rrugëve të qyteteve e fshatrave.Nga frika sali qeni dha urdhër për hapjen e depove të armëve ku u armatos gjithë populli dhe një çetë e udhëhequr nga malokët e Tropojës me në krye Shaban Memin që ruanin saliun në presidencë.Në atë 97 të zezë u vranë mbi 3000 djem shqiptarë vetëm e vetëm se donte pushtet sali qeni.Në vëndin tonë erdhën ushtri nga disa vënde të BE për të ruajtur qetësinë.Po atë vit u bënë zgjedhje ku partia e saliut humbi në mënyrë të turpëshme,ndërsa saliu u abandonua nga komuniteti ndërkombëtar dhe ai kombëtar.Askush nuk ja varte apo ta takonte.Populli e urrente dhe kishte neveri ta shihte apo t’i dëgjonte zërin.Ai ishte një njeri i vdekur që ecte në atë kohë.Në Shtator 1998 bëri edhe një grusht shteti kur vranë A Hajdarin duke pushtuar institucionet e shtetit me malokërinë e Tropojës,por u zmbraps sepse bota demokratike e dënoi me indinjatë këtë veprim kriminal të malokut.Urrejtja popullore kundër tij kish arritur kulmin,por qeveritë socialiste korruptuan çdo qelizë të shtetit saqë nuk merrje dot një çertifikatë pa paguar.Kudo që shkoje për ndonjë shërbim pa paguar nuk kryeje dot punë.Pra njerzit u mërzitën e dëshpëruan nga korrupsioni dhe vjedhjet e qeveritarëve dhe zyrtarëve socialist,kështu që në 2005 plus edhe me ndihmën e Like floririt saliu erdhi përsëri në pushtet për 8 vjet të tjera.Edhe këto vite ai përsëri bëri korrupsion ,vodhi së bashku me familjen e tij,bile edhe vrau përsëri shqiptarë në Gërdec 26 dhe 4 më 21 Janar.Në 2013 humbi zgjedhjet në mënyrë spektakolare dhe bëri sikur u dorëhoq nga PD duke bër Lulin kryetar.Edhe ai humbi tri palë zgjedhje dhe saliu i bëri puç dhe ja mori përsëri PD Lulit.U zhvillua një betejë me hunj,leva e shkallë në zyrat e SHQUP-it midis njerëzve të saliut e Lulit.Ishte për të qeshur kur shikoje ato skena që nuk tregonin gjë tjetër veçse fytyrën kriminale prej maloku të saliut.Më në fund sali qëni u bë përsëri ose më mirë e rrëmbeu kreun e PD-s.Ndërkohë Amerika dhe Britania e Madhe e shpallën nongrata saliun familjarisht për korrupsion madhor,shkatërrim të demokracisë dhe shantazhim të sistemit të drejtësisë.Në zgjedhjet e Majit 2025 mori edhe Latifin nga USA për të fituar,por shqiptarët i futën një hy në bythë atij dhe Lachivitës.Korri një humbje madhështore vetëm me deputetët e listës së mbyllur,as 50 syresh ndërsa E Rama 83 deputet.Saliu nga humbja katrastofike për të justifikuar humbjen tha se zgjedhjet ishin farsë dhe se ato i vodhi E Rama.Jo or jo malok i ndyrë populli të urren ty dhe flamurin etj zagar të listës dhe nuk ju voton kurrë.Edhe socialistët janë kusarë,por ti je edhe kusar edhe vrasës i ke duart me gjak,prandaj pushtet nuk të jep askush gjersa të shkosh në p të sat ëme,në varr.Kështu që sa të jesh ti në PD E Rama do fitoj gjithmonë dhe ti do t’i hash mutin.Bëj sa të duash protesta me molotov përsëri shton më shumë urrejtjen e popullit ndaj vetes tënde.Je një dështak i shpërfytyruar.

            Përgjigjjuni
            1. S
              SOKRATI

              Normale do te ishte te mos qe ne krye te partise demokratike prej disa dekadash, ky vampir dhe provincial fanatik i Kanunit, qe erdhe dhe u be ligesia me e madhe, qe kane pare ne shekuj keta troje. Fanatiket e tij, te paguar dhe te lidhura me kete gerdalle te ndryshkur edhe me 23 maj, kur formalisht do te zhvillohen ''zgjedhjet e lira'' per keryetar te bandes, nuk do te lejojne tjeter kandidat dhe perseri ne krye te bandes do te jete sali Gerdalla dhe kjo eshte fatkeqesi kombetare, mbasi ne kete sistem te ri ekonomiko-shoqeror vendi ka nevoje per nje opozite konstruktive, atdhetare, me objektiva te qarte shvillimi, bashkepunuese dhe kritike me fakte, ME FAKTE, jo me supozime, me shpifje, me sajime, me babale e hale! Ja, do te shikojme perseri maskaraden e zgjedhjes se sali Dangallit! Maji po vjen. Qofte shendosh saliu! Edhe ne mos qofte, rruge e mbare!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Saliu vret veten dhe nuk e leshon postin

                @"Arben'' je me se i sakte! Faleminderit!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  PD I VRAKES

                  Po edhe pas 35 viteve vrasje, djegëje shkatërrime, përndjekje, banda dorgë proticioni, e mija faqe të zeza nuk keni kuptuare se në krye është mafiozoi Salih Karaxhqi Pyetni ata që thoshi janë serb të Vrakës iu tregojnë se kush e themeloj PD dhe kush e shkatërroji Shqipërinë. PD e ka frmuar UDB-a dhe ketë dini të gjithë ju zemer kalbur. Vafshi në ferrë..

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje