Ylli Manjani: Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

23 Mars 2026, 12:40Blog TEMA
Ylli Manjani: Deputetët nxitës të dhunës, duhet të

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me aktet e dhunës gjatë protestës së fundit, duke hedhur përgjegjësinë mbi drejtuesit politikë dhe jo mbi personat që i kryejnë ato.

Sipas Manjanit, individët që përdorin mjete të rrezikshme gjatë protestave janë “të paguar, të gënjyer ose të çmendur” dhe, për këtë arsye, mbajnë pak ose aspak përgjegjësi ligjore.

“Ata që hedhin lëndë djegëse të kombinuar me mjete piroteknike janë të paguar, të gënjyer ose të çmendur. Në të gjitha rastet pra, janë ligjërisht pak ose aspak përgjegjës.

Përgjegjësia ligjore bie direkt mbi grupimin politik që i thërret, nxit  drejton në akte dhune kundër rendit publik.

Qëllimi i dhunës piroteknike dhe goditja e policisë është politik. Nuk ka asnjë lidhje me reagimet civile (jo partiake) të njerëzve për politika apo veprime të qeverisë.

Me pak fjalë deputetët e PD që thirrën, nxitën dhe drejtuan aktet e dhunës janë penalisht përgjegjës. Për më tepër, ata u panë qartë që ishin në kundërshtim të hapur të punonjësve të policisë dhe, siç është sot në fuqi Kodi Penal, mbajnë përgjegjësi ekstra për këtë.

Sa i takon imunitetit të deputetit, ai nuk të mbron nga "marinimi" me peperspry, as nga gazi lotsjellës, as nga uji me presion që përdoret kundër turmave të dhunshme. Imuniteti nuk të mbron as nga shkopi i gomës. Në asnjë rrethanë kur kryen veprime të dhunshme flagrante, imuniteti nuk të mbron. Madje në flagrancë arrestohesh që çke me të!

Kështu që, ata hallexhinjtë që hedhin shishe me benzinë e fishekzjarre nuk kanë asnjë faj. Të paktën krahasuar me çfarë bëjnë nxitësit politikë të tyre.

Janë deputetët ata që mbajnë përgjegjësi penale për nxitjen dhe drejtimin e akteve të dhunës kundër rendit publik.

Unë nuk jam për arrestime, por përgjegjësia penale duhet ushtruar dhe mbajtur.

Nuk po i hyj këtu motiveve politike që nxisin dhunë ndaj rendit publik, se ato i gjykon më shumë sesa kushdo tjetër vota.

Dhe nuk është hiç votë e vjedhur vota kundër dhunës, me thënë të drejtën!

Dhuna nuk sjell vota, por i largon ato.  Edhe në Gjermani kështu është....

****

Meqë ra fjala te Gjermania, nuk ma kishte marrë mendja që degjenerimi politik të arrijë në këtë pikë që të djegësh vendin tënd për disa fotografi, që të ngjash si gjerman...”, shkruan Manjani.

26 Komente

  1. D
    Do te mbeten fare pak....

    Super Manjani,vetem shkaterrim dhe rrenim te ekonomise se qytetareve ka bere nder vite kjo parti fashiste

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pse CDU lejon flamurin ne duart e molotovisteve?

      Drejt e ke o Ylli Manjani, po si i behet hallit qe keta deputetet molotoviste qe nxisin dhunen me zjarr i mbeshtet CDU-ja gjermane? Ne kete moment na duhet mbeshtetja hapur e Amerikes nepermjet nje kerkese qe ajo te mos perzihet ne nxitjen e dhunes dhe te mos kushtezoje integrimin me mosprekjen e Spakut qe vepron me procedura qe ngjajne me ato te gestapos. Nese Usa na jep ket ndihme, te tjerat i rregullon Qeveria me mbeshtetje mbare-shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        CDU-ja eshte parti ne pushtet ne Gjermani dhe qeveria gjermane u shpreh qarte nepermjet ambasades se saj ne Tirane se nuk mbeshtet dhunen, por vetem protestat paqesore. Me qarte se kaq nuk ka si behet.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vezhgo tama o vezhguesi

          E qarte edhte se CzdU eshte kunder Amerikes, deri sa bashkepunon me nongrata si Saliu. Turpi eshte per vete z.Merz, i cili kujton se nepermjet mbeshtetjes se Spakut do mundet te sjelle Saliun ne pushtet. Cudia eshte si mundet Gjermania te bjere ne kete grope te thelle.

          Përgjigjjuni
    2. V
      Vleshte

      E sakte z. MANJANI! Molotovet jane me keq se armet! Kane shkaterruar edhe tanke! Molotovistet paguhen! 5 mije leke te reja nje hedhje! Ata po pushtojne PD! Se cajne trapin per Ambasade e Europe! Flamuri duhet te derdh parat per sejcilin.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Petrit

        Po ato qe mbrojnẽ krimin, krimielẽ dhe korrupsionin si quhen o ylli i partisẽ. Po ato qe i motivonin per te shkulur gurẽt e bulevardit si quheshin o ylli i partise. Po ato qe i keshillonin te lyheshin me bojẽ te Kuqe si quheshin o ylli i partisẽ.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jeni ju o Petrit qe i jepni oksigjen Saliut

          Ata quhen molotoviste te sektit Berisha o Petriti i Zenit te Saliut!

          Përgjigjjuni
        2. e
          eri

          Shpellarët dhe minorene nuk i kap ligji...

          Përgjigjjuni
          1. O
            O

            Zjarrin Shqiperis po ja vene dumanet, dadot, prencet etj,jan keta qe I japin oksigjen Sali kriminelit duke arrestuar zyrtaret socialist per mustaqet e celos.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aliu

              Ke shumë të drejt po kush i dëgjon këto

              Përgjigjjuni
            2. A
              A e kupton CDU se rrezikon destabilizim ne Ballkan

              Bravo Ylli, don zoti qe ambasadori gjerman guxon ti raportoje se cfare mendojne shqiptaret per rolin aktiv negativ te CDU-se ne nxitjen e molotove te Saliut. Populli gjerman nuk do te besonte se partia ne fuqi mbeshtet (pa e kuptuar.....) vellezerit e Hesbollahut ne Tirane!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Po Ylli

                Manjani thote qe Nesti Angoni t'ja fusi vehtes. Eshte drejtesi e kapur nga familja kriminale Berrisha

                Përgjigjjuni
                1. S
                  SHOKU SHPATI

                  Ke shume te drejte Manjan.Keta legendeputetet injorant e te dale nga shpellat imunitetin e kane vetem per te shprehur pa doreza fjalen e lire ne sallen e Kuvendit,e jo te prekin unoformen enpolicise se shtetit.Policia kur nje deputet ushtrin dhune ne flagrance ndaj punonjesit te pilicise duhet arredtuar po ne flagrance,bile edhe forcerisht me shkop gome butheve ketyre derrave qe therrasin nga rrethet kontigjentet e krimin,i paguajnenper te djegur e shkaterruar pronen publike dhe si nuk mbakan pergjegjesi ligjore keta derra te flliqur?Enveri paska bere shume pak kur shikon keta alabake qe paguhen nga taksat tona per te na djegur e shkaterruar.Shkopin bythes te tereve qe nga Saliu e tere ushtria e tij militare.Kjo seshte me parti politike,por grupim terrorist e ila duhet te nxiret jashe ligjit.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    E

                    Gjithe kjo qe po bene Saliu eshte gatuar ne zyrat e Spak-Gjkko,fat I madh eshte se shqiptaret e kan kuptuar kete bashkepunim Spak-Sali.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Drejt

                      Ashtu eshte o E, por bashkepunimi Sali-Spak ka per turp uraten e CDU .

                      Përgjigjjuni
                    2. U
                      USA

                      I NDERARE Z, YLLI MANJANI, JENI NJERIU ME PERFEKT I DREJTESISE,JU MERITONI SHUME SHUME, ME SHKRIMET DHE DREJTESINE QE BEN, KAM SHUME RESPEKT PER JU DHE SHKRIMET TUAJA I LEXOI VAZHDDIMISHT,JU SHKRUANI NJNE REALITET, TAMAM E JUSTFIKON DETYREN QE KE PSE DHE MERITON TE JESH PER DREJTIM KETU KU JETOI UNE NJUJORK, RESPEKTE PER JU RESPEKTE PA FUND, USA,

                      Përgjigjjuni
                      1. e
                        erjon

                        Ke të drejtë zoti Manjani po kush ta bëj këtë ky SPAK që u qelb dhe u bë parti politike,a se shikon se çfar shpellarë hajdut e biznesmen ka mbledhur SPAK, këta kanë hall të marin ndonjë leje ndërtimi ...

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lanabregsi

                          Spaku eshte paterice e Sali kriminelit,nuk eshte aty per te hetuar 21 Janarin,Gerdecin dhe shume krime te Saliut po per tu mare me te perbrendshmet e grave.

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            O

                            Spaku ka degjeneruar ne nje bande kriminelesh ne sherbim te Sali hales.

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              J

                              Njeriu me I nyte dhe me I rrezikshem ne Spak eshte Altin Dunani,sepse na ishte prezantuar si drejt. Olsi Dado dhe Erion Bano diheshin boterisht si berishist.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tefta

                                Je i madh Manjani.

                                Përgjigjjuni
                                1. Y
                                  Y

                                  Spaku eshte mire te shkrihet dhe dado bullonat,dhe duman dumanet te behen deputet si Gjin Gjoni.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. J
                                    Jo te behen deputete, por te shkojne ne Gjermani

                                    Ma mire do ishte qe te gjithe keta te drejtesise se Plepave te shkojne e punojne per drejtesine e Kancelarit Merz ne Gjermanine udheheqese te BE qe po lengon.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. J
                                    Jimi

                                    Pjesmarrja e deputetit ne nje "kryengritje te paarmatosur" duhet konsideruar si pjesmarrje e nje qytetari rrebel ne nje aktivitet te dhunshem, i cili kerkon te sfidoje ligjet e vendit per tubimet paqesore dhe si i tille ai automatikisht e xhvesh veten nga "privilegji" i qenies deputet. Per pasoj ai nga forcat e rendit duhet te konsiderohet si nje delinquent. Ligji duhet te percaktoje mire te drejtat dhe detyrat e ne ligjvensi te zgjedhur. Ai per shkak te zgjedhjes se tij si deputet, do te gezoje nje mori privilegjesh, qe nje qytetar i zakonshem nuk i ka, por pekerisht edhe per kete arsye, ne rast te shkeljes se ligjit, ai pa tjeter qer duhet te kete edhe penalitete me shum se cdo qytetar i zakonshem. Ne nje tubim te dhunshem, polici hajde te gjeje e te ndaje, qytetarin nga deputeti i dhunshem, qe kerkon te sfidoje rendin !? Ne kete rast polici duhet ta marre zvarre Mul Noken per lesh koke, kuer i hakerrohet forcave te rendit. Deputetet jane zgjedhur per te vene rendi, apo per ta prishur ate ?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mondi

                                      Ke shume te drejte o Ylli Manjani po si i behet Gjin Gjonit , Klevia Balliut , Luçjano Boçit , Xhelal Meziut qe sdua tja ze emrin ne goje e deputetit te devollit sa as emrin sja di qe nxisnin turmat paramilitare per te djegur Tiranen..eshte turp i math..kjk eshte nje bande kriminale qe duhet te ndalet , te denohet e mos lene fatin e nje tirane nje miljon banore ne doren e kesaj bande

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kiri

                                        More po jane deputet te marr nga rruga dhe qe perfaqesojne nje celul fashiste te quajtur pd dhe kan imunitet eshte e pabesueshme keta jan turpi i kombit

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje