Carlo Bollino replikon me Andi Bushatin: Ofendon një gazetare profesioniste vetëm pse ka kurajon t’i thotë të vërtetën Sali Berishës

23 Mars 2026, 22:00Blog TEMA
Carlo Bollino replikon me Andi Bushatin: Ofendon një gazetare profesioniste

Është e paimagjinueshme deri në ç’pikë ka mbërritur pafytyrësia në këtë profesionin tonë…”! Ka të drejtë Andi Bushati kur ka bërë këtë postim, që nuk e ka menduar për të sulmuar një politikan që stigmatizon dhe fyen një gazetare, por për të sulmuar një gazetare që i përgjigjet një politikani. Servilizmi i këtij ish pinjolli të bllokmenëve, që po kërkon “shpengim” nga adoleshenca e tij në luksin komunist duke i bërë furçe Sali Berishës dhe klanit të tij, është vërtet i pafytyrë.

Gjatë konferencës për shtyp të përditshme të zhvilluar sot, Sali Berisha ka sulmuar gazetarin Carlo Bollino, pasi ky kishte pushuar nga puna Ilir Babaramon për shkelje etike: në një transmetim live në televizionin Report tv ku punonte dhe ku merrte rrogën (në bankë, dhe jo cash siç bëhet te “Syri i doktorit”), Babaramo kishte trajtuar një koleg të pranishëm në studio si “papagall”, pasi sipas tij ai merrte urdhra politikë nga lart nëpërmjet kufjeve. Një shpifje e pastër, pa etikë, në shkelje të kontratës dhe të Kodit të Punës, dhe për këtë arsye televizioni e ka pezulluar.

Por Berishës nuk i intereson e vërteta dhe, duke u futur në një konflikt tërësisht të brendshëm të një televizioni pa njohur faktet, e ka shpallur gazetarin Carlo Bollinon ''super mafiozin numër 1 të mediave shqiptare'', pasi sipas alucinacioneve të tij, Bollino e kishte pushuar nga puna Babaramon, me urdhër të Edi Ramës, sepse ai kishte sulmuar qeverinë. Një tjetër shpifje.

Danjela Maloku, gazetarja e Report Tv që po ndiqte konferencën dhe ishte në dijeni të ngjarjes në televizionin e saj, pati kurajon t’i kundërvihej Berishës thjesht duke sqaruar me qetësi se në fakt Ilir Babaramo ishte larguar nga puna sepse kishte sulmuar televizionin dhe kolegun e tij, jo Edi Ramën. Pra, ajo, tha të vërtetën. Por për talibanizmin e Andi Bushatit, ky sqarim është i papranueshëm dhe pa asnjë interes; madje ai reagoi me një ashpërsi që as Sali Berisha nuk e ka përdorur. “Është e paimagjinueshme deri në ç’pikë ka mbërritur pafytyrësia në këtë profesionin tonë… të arrish të shesësh kolegun për t’u bërë leckë në emër të atij që të jep rrogën”, shkruan Bushati në një postim në Facebook, duke publikuar edhe foton e gazetares.

Danjela Maloku në fakt meriton një lavdërim publik, sepse falë saj në konferencat e Sali Berishës dëgjohet herë pas here një zë kundërshtues. Ndryshe nga konferencat e çdo politikani tjetër, në monologët e Sali Berishës dëgjohen (nga frika) vetëm pyetje-furçe dhe nuk dëgjohet kurrë asnjë pyetje sadopak kritike për një opozitë që po fundoset çdo ditë e më shumë në kurriz të popullit dhe në favor të qeverisë.

As Andi Bushati nuk është interesuar për të vërtetën. Ai, si zëdhënës i Saliut, ka sulmuar Danjelën, thjesht pse ajo ka sqaruar të vërtetën, por edhe për ta intimiduar, sepse kështu ''edukohen'' drejt heshtjes edhe gazetarë të tjerë. Në fakt, për Bushatin vlen pikërisht argumenti që ai përdori kundër Danjelës: “Është e paimagjinueshme deri në ç’pikë ka mbërritur pafytyrësia në këtë profesionin tonë… të arrish të shesësh kolegen për t’u bërë leckë në emër të atij që të jep rrogën!!!” FIKS PËR BUSHATIN!

Përballë dy modeleve të ndryshme të gazetarisë shqiptare, Bushati ka një standard tipik komunist: gazetarë serioz si Danjela, nuk kanë të drejtë as të flasin, ndërsa gazetarë militantë si Ambrozia mund të thonë çfarë të duan.

Për respekt ndaj profesionalizmit të Danjela Malokut, meriton të botohet replika që i ka bërë poshtë postimit të Bushatit, me një profesionalizëm dhe një edukatë shembullore:

''Nuk m’u desh shumë të informohesha mbi këtë status. Kolegët ma nisën në breshëri. Andi, unë nuk kam ndërmend të futem në vorbullën e betejës mes kolegësh, sidomos për hir të pronarëve apo edhe më keq, interesave politike. E kam treguar me kohë këtë dhe kjo është arsyeja pse respektohem nga të gjitha palët (përfshirë edhe kreun e PD që po, në këtë replikë më vlerësoi për profesionalizmin)  e në këto vite në media (edhe pse karrierë modeste) nuk gjen dot një lajm ku mund të kem shpikur apo gënjyer. Ajo që bëra, është që ndjeva detyrim të pohoj një anë tjetër të medaljes. Unë e kuptoj që mbase në botën e ‘gazetarisë së madhe’ është interesante të japësh leksione profesionalizmi, sidomos nga ata që më herët e kanë bërë vetë këtë gjë.

(Kujtoj një deklaratë tuajën “Spak ka gazetarë papagaj”), por kam zgjedhur që aty ku besoj se ka një të vërtetë, ta them. Ky mund të jetë virtyt, por edhe e metë, varet cilën anë të medaljes zgjidhni të shihni".

POST SCRIPTUM – Është e panevojshme të shtojmë se Syri i Berishës ka publikuar sulmin e Bushatit ndaj Danjelës, por ka censuruar reagimin e Danjelës. Kjo është gazetaria e “leshit” që konceptojnë Bushati, Çim Peka dhe diktatori në pension Sali Berisha.

24 Komente

  1. a
    arvanitasi

    o bollino je i sakte, Andi mbron doktorin e shurres se dajes se vet, poshte sllavo-komunistat

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zeni , nen-kontraktor i Rames

      Keta jane gazetaret dhe media ne Shqiperi. Zagare pas ndonje "beu politikan" , i cili u siguron buken e gojes. Qim Peka mbrapa bythes se Saliut , ...Meroja , Batoni , KAR-lo ...prapa bythes se Rames...... vetem se kur shkelin vijen editoriale te diktuar nga "beu" , i zbythin qe aty dhe ata hidhen tek ndonje "be" tjeter.......e thene ndryshe jane njerez pa pike KAR-akteri !!!!

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ushtari.

        O arvanitas nuk e ka pas daje por gjyshin e vete.Mos me keq kupto e kisha per saktesim.Respekte.

        Përgjigjjuni
      2. E
        Emigrant 97

        Gjuha e Bushatit(Kapos) ngjan shume me ate te Saliut. Njeri këlysh BLLOKU dhe tjetri pastrues legenash ne Bllok, legenat e pshurrosjes te Hysniut.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zagali

          Andi Bushati behet nga e keqja servil i Sali Berishes. Bushati e di mire se eshte nipi i Hysni Kapos dhe per t'u mbrojtur i serviloset Saliut. Plus qe Saliu i jep rroge te majme atij. Bushati eshte gazetar i tenxheres qe valon ujin te perzjer me m...

          Përgjigjjuni
          1. E
            Emanueli

            Bushati po han këmbët e veta, si skilja kur bie në çark. Dy veta homogjenë kemi sot në këtë kohë, për atë kohën ku jetonin. Berisha, komunist i thekur, rritur në oborrin dhe prehërin e diktatorit, Andi, rritur dhe përkëdhelur nga njerzit e diktatorit. Sot, berisha demokrat vetëm që ngre dy gishtat lart, të tjerat i ka komuniste. Sot, bushati, demokrat i rrahur nga taçi oil, i bërë pistil, ku i duhet të bëjë punën e taçit për berishën si demokrat, pamvarsisht se ky vjen era komunist qysh në lindje. Ka kaluar kufijt e neverisë të qënit njeri, jo më gazetar. Ka kohë që ky lutet ta rrahin dhe një herë, siç e rrahu taçi oil, por tani do që ta rrahin njerëz të pushtetit, ku po inskenon një kërkim azili politik, sikur dikur gazetarja klodiana Lala, me fishekët që goditën shtëpinë. Këto këllira, i përjashtoi vetë koha. Për publikun, këto mbeten neveri.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Keta jemi ky eshte niveli

              Shume i sakte "Emanueli", skam cfare te shtoj......

              Përgjigjjuni
            2. P
              Portreti i një mashtrusi

              Çka për të mbrojtur doktor leshin këtu Pse e devijoni me qëllim atë që tha Bushati Carlo je dhelpër E ngatron qëllimisht temën Këtu nuk bëhet fjala për Berishën Por për gjoja gazetaren që flet fjalët e tua Siç e bëri të qartë dhe Babarsmo

              Përgjigjjuni
              1. b
                ben

                Sipas ketij lajmi, gazetarja Maloku ka qene prezent kur Babaramo ka ofenduar kolegun dhe ka degjuar te gjithe cfare eshte thene. Tani del zoteria jote dhe e akuzon se ajo paska thene ato qe donte Karlo. Pra ti e ditke me mire se cfare eshte thene ne studio se sa ajo qe ka qene prezente. Keni rrjedhur nga mendte e kokes qe te gjithe. Zaten, kush i shkon nga pas doktorr rrenes duhet te vizitohet se me siguri nuk eshte ne rregull nga trute.

                Përgjigjjuni
              2. B
                Babaromo ? nje pisllek i neveritshem

                ..5 pyetjet e tija ishin funderina te shkalles se idjotesise.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Km

                  O arvanitas, Hysniun e ka gjysh, jo daje. Hysniu eshte Babi I Veres, asaj qe ne ate kohe te adoleshences tone quhej "kurva e bllokut"

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    E verteta

                    Bushati eshte llumi i gazetarise , ai nuk ka te fare me kete profesion, thjesht eshte nje kone besnike e Sali Berishes .

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      JETON KALLOJER FADIL EDEPSĒZ MEMELE GJOLEKA

                      O cfar tmerri klyshi komonist konja Andi Bushati po na tregon demokracin dhe drejtēsin. Ky klysh i bllokut tē udheheqjes mē kriminale shqiptare na ēshtē bēr demokrati i sekretarit tē partis hajdutit kriminelit Sali Qenef Bajgēs. Pty pty flliqsir njeri.

                      Përgjigjjuni
                      1. v
                        vezhguesi

                        Sic ka thenees Valesa, antidemokrati me i rrezikshem eshte komunisti i devotshem i shnderruar ne demokratin e flakte. Salih Berisha ka qene komunist i flakte qe si sekretar i organizates baze te PPSh ka zbatuar me konseguence luften famekeqe te klasave duke marre ne qafe mjeket me te afte se sa ai vete me qellimin per te hipur sa me lart ne kupolen komuniste te kohes.

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        Dakord

                        Sali kërma e ka paguar paraprakisht Babaramon për atë sulm kamikaz sepse Report tv u ngre dronin që të shihet qartë sa njerëz ka në protestë. Dmth e pengon të shesë "protestën madhështore". Për sali kërmën fajin e ka populli që nuk e voton, report tv që e demaskon, usa dhe uk që e ka shpallur non grata, spak që e heton. Ai fundërrina që ka vrarë, ka shkatërruar shtetin, ka hedhur në erë, ka vjedhur dhe ka grabitur me dhunë pronat, nuk paska faj për andi bushatin.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Miqesia

                          Bolino je nje laborator gazetaresh me ndergjegje dhe shtylle kurrizore. Nuk e di nese nuk do te ishe ti me qetesine tende dhe profesionalizmin qe tregon se cfare do ndodhte me Sali kermen dhe Shqiperine. Danjela eshte nje vajze qe nuk ben zhurme por trimeria e saj e kapercen dhe e therrmon idiotesine shpifese te Andi Bushatit.

                          Përgjigjjuni
                          1. x
                            xha Kasemi nga Çepani

                            Qe e pushoi n ga puna ate Babaramon, i lumte mendja Bolinos,sepse ishte nje moderator Fudull , hiqej si politikan i madh, kur ne fakt ishte nje medioker me koke perpiet .Ishte simbol i thenies se te madhit ,poetit tone Kombetar ,Naim Frashrit" i cili thoshte se : " Kalliri qe s'ka kokrra e mban koken perpiet ,ai qe eshte plot emban koken posht." Edhe Babaramua, e mbante koken lart se ishte bosh.

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              albatros

                              Ka në media sulme , denigrime se njerëz janë edhe gazetarët. Për një interes personal i duhet të dalë nga kornizat e normalitetit. Te emisioni i mëngjesit në Tv KLAN bullizimin e gjen në çdo 10 fraza(sidomos për disa që përmenden shpesh). Media është akoma në proçesin e pjekjes

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mondi

                                O Karlo ke bere gjene e duhur ne largimin nga puna te atij Babaramos nje palo gazetar dhe shume mendjemath a thua se bota rrotullohet rreth tij..e kishte tepruar shume dhe ne fakt edhe me perpara duhet te kishte ndodhur , nuk e degjonim me se ishte e pamundur , e degjova edhe ate dite ne televizor , pergjigje kot me kot , pyetjet ishin te tjera pergjigjet ishin tjeter per tjeter..aty po digjej tirana nga keta uligane ai thoshte a ka pergjegjesi qeveria..po ishte idiot komplet , sa per Bushatin ka kohe qe ka mbaruar si gazetar , mos u merni me te le te haje nje cope buke se eshte bere per gjynah.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  T

                                  Bushati ka probleme shume te medhaja sidomos me penisin qe ka 3 cm ne erosion.prandaj mos e shani se gjynaf .dhe ky eshte problem i madh o njerez prandaj eshte kaq idjit dhe shpirtlig ..

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    I drejti

                                    Andi, me Danjelen jane shume larg nga njeri tjetri si nata me ditën. Danjela Maloku eshte shume profesioniste ne zanatin e saj respekte.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kapo i Kapajve

                                      Daniela eshte gazetare model. E sakte, e qete, e afte, e edukuar, E PA ANESHME dhe me moral te larte. Suksese ne profesionin tend Daniela. Sa shume nevoje kemi per gazetare te tilla. Sa shume respekt gezon ne opinionin publik. Per te birin e Vera dhe Mehdi Bushatit, vec neveri, neveri, neveri………

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Shpirtziu

                                        Ik ore horr i Veres. Ti je nje palaco, nje edepsez , qe dhe nje gazetare qe gezon nje respekt te vecante per profesionalizmin dhe edukaten e saj, ti e shan more ndyresire.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Asd

                                          Bushati nuk sjell fakte apo dokumente qe duhet te sjelle nje gazetar. Ai eshte futur ne nje rol gjoja kontrovers qe u intereson televisioneve sa kohe qe provokon publikun me mllefin qe nxjerr. Nje Lolo!

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje