Nga Roland Lami
Dhuna nuk është një mjet politik, edhe pse shpesh përdoret si i tillë. Sali Berisha e ka treguar këtë qartë gjatë karrierës së tij 34-vjeçare edhe pse e di më mirë se kushfo tjetër që nuk i sjell fitore, vazhdon ta përdorë. Pasi në thelb, dhuna nuk ka funksion për të fituar kapital politik por ajo shërben për të maskuar nevojën e tij psikologjike për përmbushje egoje. Siç e shpjegojnë jo pak psikolog që analizojnë fenomenin e dhunës në politikë, ajo prodhon një ndjesi të menjëhershme pushteti dhe kontrolli që logjika politike nuk mund ta ofrojë, dhe për një lider që e ka ndërtuar identitetin mbi dominimin, kjo ndjesi është shpesh më e rëndësishme se çdo rezultat politik.
Në këtë nivel, dhuna bëhet një qëllim në vetvete. Nuk ka rëndësi nëse ajo është e efektshme për të fituar mbështetje; rëndësi ka ndjesia që i jep liderit që ai të ndjehet dominues, i pamposhtur, dhe i pranishëm. Çdo akt dhune është një rikthim i menjëhershëm i pushtetit mbi situatën dhe mbi njerëzit që e rrethojnë.
Një dimension tjetër është varësia psikologjike që krijon përdorimi i dhunës. Pas dekadash përdorimi të konfliktit dhe tensionit si mënyrë veprimi, qetësia bëhet e dyshimtë dhe pa vlerë. Lideri mëson të reagojë automatikisht me dhunë kur ndjen se po humbet kontrollin ose të fitoj kontroll. Dhuna nuk është zgjedhje strategjike, por refleks, një mekanizëm i instaluar brenda mënyrës si e percepton botën, për të gjithçka matet me kontrollin e pushtetit dhe jo me rezultatet.
Në mendësinë e tij dominon ideja se është më mirë të jesh problem për të tjerët sesa i parëndësishëm. Qetësia nuk prodhon vëmendje, frikë apo reagim, ndërsa dhuna, edhe kur është e dëmshme politikisht, garanton një gjë që të gjithë merren me ty. Në këtë mënyrë, dhuna bëhet një lloj instrumenti jo për të fiyuar kapital politik por për tu mos u harruar. Për një ego që mat veten jo me rezultate, por me intensitetin e pranisë, kjo mjafton.
Në fund, paradoksi është i thjeshtë dhe i hidhur. Dhuna nuk përdoret sepse funksionon politikisht, por sepse funksionon psikologjikisht. Është një mënyrë për të ushqyer ego-n, për të rikthyer menjëherë ndjesinë e fuqisë dhe për të mbajtur kontroll mbi perceptimin e të tjerëve. Dhe për një lider që e ka identitetin e lidhur kaq ngushtë me dominimin, kjo ndjesi është shpesh më e vlefshme se çdo fitore elektorale.
Kur dhuna bëhet mjet i qëllimshëm për të imponuar prani, ajo normalizon frikën, tensionin dhe konfliktin, duke e bërë veten pjesë të “zakonshme” të marrëdhënieve publike. Publiku mëson të përballet me agresivitetin si rutinë, ndërsa vetë lideri zhytet gjithnjë më shumë në një realitet psikologjik ku çdo sukses matet jo me vota, por me nivelin e terrorit që mund të shkaktojë. Kjo krijon një cikël të rrezikshëm ku egoja ushqehet nga dhuna, dhuna deformon perceptimin shoqëror, dhe shoqëria mësohet të gjykojë fuqinë nga agresiviteti, jo nga argumenti apo meritë.
Mos u lodhni me flakhedhsit bathoriste qe e bejne per buken e gojes,por meruni me burimin,kush i financon,kush dhe ku prodhohen... Gjin gjonat e falangat e kriminelit sali kane te bodrumi shqupit fabriken e prodhimit,por legenat e spakut kane frike te gjejne burimin se ju preken shoket
Sali i Iranit e ka vendin ne Guantanamo, shpejt! Mbase me mire do ishte Saliu edhe ne tynelet e Hamasit ne Gaza. Kudo te jete, ai tashme eshte nje i vdejur qe po kalbet i pakallur.
Që dhuna është mjet politik për të arritur një qëllim, kjo as nuk mund të diskutohet. Në shoqërinë botërore politike të pushtetit ajo është një opsion dialektik. Madje, është e shprehur me imponim, nëpërmjet formës më paqësore të shfaqjes: ligjit. Vetë shteti është imponim politik i organizimit të sotëm shoqëror. Dhuna nuk është një mënyrë dominimi të individit në politikë, por shpreh, është përçues, i anës së dhunës që fsheh politika në vetvehte. Nuk është boks, mundje, shah etj politika. Ajo nuk është refleks, por siç e thua, referuar psikologëve të ndryshëm, është një imponim me forcë të asaj që nuk mund ta japë politika "me fjalë"; pra, është vazhdim i politikës me mjete të tjera, siç e ka thënë dikush. Kjo nuk ka të bëjë me individë të veçantë për tu dukur, apo për të rënë më sy, dhe është e dënueshme për një palë, kur bëhet në thyerje të ligjeve. Në politikën reale të marrjes së pushtetit, ajo ushtrohet, kur nuk është lëshuar pushteti nja humbësi, ose nga grushtet ushtarake, për të ndryshuar rendin ligjor kushtetues të një vendi të vendosur nga një dhunë e mëparshme politike në mënyrë të dhunshme apo paqësore. Udhëheqësit e "dhunshëm" politik nuk e kanë fituar vetë dominimin politik për tu dukur, pasi nuk kanë nevojë ta ushtrojnë përderisa i mbajnë në krye, pra ua kanë dhënë dhe njohur këtë dominim. Sipas asaj që shkruan, dominimi i dhunshëm bëhet për tu dukur, për tu bërë objekt tërheqje vëmendje, për të krijuar një situatë të frikshme terrori për të qenë dikush për tu mbajtur mend, pra si funksion psikologjik dhe jo politik. Pse, politika paqësore (jo e dhunshme) me qënëse e ndan, në vetvete nuk ka efekt psikologjik? Nuk ka influencë botkuptimore? Ke me qindra njerëz të shquar të artit, shkencës, filozofisë, etj - madje, edhe të fesë, që përmenden në famë dhe kanë krijuar reputacion si njerës të shquar; që kanë influencuar deri në ndryshim të botkuptimit të njerëzve dhe shoqërisë edhe pse nuk kanë ushtruar asnjëfarë dhune (fizike në kuptimin e forcës të përdorur këtu për njerzit e dhunshëm). Kurse për liderët që përpiqen të "fitojnë autoritet" nëpërmjet dhunës dhe frikës, jo nëpërmjet votave dhe në shkelje të ligjit, është ushtrimi i dhunës së ligjit të vendosur prej dhunës së ligjvënësve në mënyrë paqësore a me dhunë të pranuar nga shumica dërmuese e popullit. Dhuna në politikë nuk ka të bëjë me personin, por me politikën e dhunës të ushtruar nga grupimi që e përfaqëson. Kjo që shkruan, o Roland, është veç një përshtatje e disa fakteve për të dalë në një përfundim të kërkuar propagandistik dhe jo i mbështetur teorikisht drejt në teorinë e dhunës dhe duke e ngatërruar politikën e dhunës, me dhunën politike: politika është dhunë e shprehur me fjalë në kuptimin e marrëveshjeve apo forcë fizike në kuptim të mosmarrëveshjeve. Kontradiktat antagoniste (dhe që palët kanë politika të kundërta, ndryshe nuk do të ishin antagoniste dhe do të zgjidheshin me marrëveshje) në ç'mënyrë mund të zgjidhen? Individi ka rolin e tij në politikë, por ata kanë përkrahësit e tyre që e kanë vënë në krye dhe mendojnë si ai, ndryshe, nuk funksionon edhe nëse individi ka prirje absolutiste dhe të dhunshme ndaj të tjerëve; njëshi është zero dhe fyl, ka thënë dikur një poet.
Nje pushtet qe rremben gjithecka, dhe nuk lejon asnje hapesire demokratike reale, eshte e pamundur te rrezohet pa dhune ose pa nderhyrje nderkombetare. Po mos te ishte per koalicionin e fuqive te medha ne Luften e dyte Boterore, sa per popullin gjerman edhe sot do ishte ne fuqi regjimi nazist. Si u rrezua Asadi, Gedafi, Sadami, si u largua Madure, Ajatollahu ? por Shqiperia nuk eshte rasti, populli shqiptar eshte nmesuar nen zgjedhe mijera vjet te historise se tij dhe me perpara preferon te largohet se sa te luftoje per lirine e tij. Largimi i me shume se 1/3 e popullsise keto 12 vjet eshte tregues i qarte se ketu lufta per liri behet me kembe, duke ikur sa me shpejt e sa me larg. Keshtu qe regjimi ta beje gjumin e qete dhe te shtoje taksat e te rrise cmimet se nuk ka kush e pengon.
Saliu e di qe dhuna nuk te con gjekundi.Ai e di gjithashtu se. ngado te rotullohet do vendosi kutia e votimit.Dhuna perdoret atehere kur duhet te mbulosh mospjesmarjen ne meting.Neqoftese protestat do ishin me pjesmarje disa qindra mijra nuk do kish nevoje per perdorim dhune se pjesmarja do fliste vet.Ne munges te njerezve digjen koshat e mbeturinave per te bere lajm.Kaq e thjesht eshte.Kujtoni protesten per armet kimike.Pa dhune ,me qytetari dhe me rezultat te menjehershem
Kjo dhuna e Saliut si çdo akt tjeter dhune ne te gjithe sistemet shoqerore kudo ne bote denohet me ligj..!Si shume po tolerohet..!Demokracia eshte ne thelbin e vet “DIKTATURE E LIGJIT”