Tregtarë flamujsh dhe talebanët e kohës sonë

24 Mars 2026, 15:00Blog Nga Ilir Yzeiri

Tregtarë flamujsh dhe talebanët e kohës sonë

Kur Ernest Koliqi shkroi novelën e famshme « Tregtarë flamujsh », ishte viti 1935 dhe Shqipëria kishte njohur një farë zhvillimi. Megjithatë, ashtu si sot, ishin shfaqur edhe atëherë demonët e pasurimit me çdo kusht.

Në qendër të novelës është Hilush Vilza, një student që ka ardhur me pushime dhe Gaspër Tragaçi, tregtar. Përmes këtyre dy personazheve, ai ndërton narrativën e asaj kohe që mbështillej rreth virtytit idealist të dijes dhe patriotizmit, të jetës ideale që ka si frymëzim pasurimin e shpirtit, të asaj që njihet si modeli i Apolonit dhe që këtu tregohet përmes Hilush Vilzës dhe, nga ana tjetër, është bota materiale, interesi, cinizmi dhe asgjëja, ajo që asgjëson frymëzimin ideal dhe jetën që ndërtohet mbi dijen dhe pasurimin e botës shpirtërore. Hilush Vilza nuk ka dëshirë ta vizitojë mikun e t’et, por, kur kalon para dugajës së tij, ai, Gaspri, e thërret dhe Hilush Vilza hyn brenda. Tregtari i stërvitur në oratorinë e shitjes së mallit, nis tani dhe i jep këshilla studentit që shkruan vjersha. Aty, ai i shfaqet edhe si profet kur i thotë se si duhet ta menaxhojë jetën, pastaj i shfaqet edhe si kritik i atdhetarizmës që po shuhet. « Të gjithë në botë e duan vendin e vet, veç nesh. S’ndiejnë këtu gjindja. Por duhet me i ba me ndie përdhuni. Dikur te na kishte njerëz ma të nxehtë, për këso punësh. Atëherë, pra s’kishte Shqypni e sot ka. Tash qi ka s’duen me dijt për te. A po kujtohe ? Unë për vedi, nuk shof përparim në ket pikë… » (E. Koliqi, « Tregtarë flamujsh », novela, botimet, Camaj-Pipa, 2004, Shkodër, f. 12).

Për një moment, Hilush Vilza nis ta shohë me admirim tregtarin që kishte namin e atij që jetën e mendonte vetëm si një mall që duhet shitur a blerë. Gaspër Tragaçi nuk ndalet po e shtyn më tej retorikën e tij dhe, me një patetizëm që e befason djaloshin, shton se të rinjtë duhet me e ngjallë « kët Shqypni ». Por Hilush Vilza i përgjigjet me sinqeritet se një popull i ri « vonon me hy në rrugën e qytetnimit ».

Kjo ishte pjesa e parë e kësaj drame, e këtij dialogu se pas kësaj veprimi hyn në një rrjedhë tjetër. Gaspër Tragaçi i thotë djaloshit se don me i tregu diçka. E merr me vete dhe hyjnë në një dhomë të errët që ndriçohej vetëm nga një dritare e vogël që binte nga kopshti, Aty në atë dhomë, Gaspër Tragaçi kishte hedhun qindra flamuj kuq e zi, të të gjitha përmasave, me të gjitha copërat dhe qëndisur e qepur me mjeshtëri. Ja, i thotë ai, - atëherë kur mendova se shqiptarët do të ndizeshin nga liria që fituan, unë bleva këta flamuj, se mendova që të gjithë do të vinin të më blinin nga një të tillë mua e ta vendosnin në shtëpi. Por ata hiç. Askush nuk erdhi dhe unë humba. « A e shef si kam ra mbrenda. Më kan mbetë pa u shitë. Mjaft , pra, ia kam ulë çmimet » (F. 14).

Janë të njohura pastaj reagimet dhe dialogu mes tregtarit materialist dhe poetit idealist. Por bukuria dhe magjia e kësaj novele është ndërtimi i imazhit se atdhedashuria nuk është një gjë që i përket shpirtit, por është një mall që mund të shitet. Në atë çast kur ky mall nuk shitet, edhe flamuri është një leckë që nuk vlen… M’u kujtua kjo novelë e Ernest Koliqit kur pashë deputetin e PD-së, Xhelal Mziu, që shkeli flamurin kombëtar dhe një polic aty pranë e mori dhe ia hoqi nga këmbët. Këtu, të gjithë mund të bëhemi patetikë dhe të nisim e të recitojmë për flamurin. Por nuk do të zgjidhim gjë. Sepse, pikërisht për shkak të patetizmit folklorik, me të cilin kemi mbushur narrativën tonë për atdheun, ne, sot, bëjmë gjeste që, në një vend të qytetëruar, do të kishin provokuar skandale dhe reagime të fuqishme.

Flamuri është shenja e një kombi që na dallon nga të tjerët. Është, po ashtu, edhe romani apo teksti ynë historik, identifikimi ynë që përmban gjithë narrativën historike tonën. Mirëpo, nëse sot ne kemi arritur në atë pikë që në një protestë të një force politike njëherë përdorim flamuj amerikanë për t’u identifikuar me një shtet të fuqishëm, të cilit në një farë mënyre i kërkojmë aleancë që të na shpëtojë nga qeveria e Edi Ramës, pastaj herën tjetër marrim flamujt gjermanë dhe, në mënyrë metaforike, u kërkojmë gjermanëve që të vijnë të bëjnë aleancë me ne për kauzën tonë, atëherë është normale që Xhelal Mziu ta shkelë me këmbë flamurin shqiptar, sepse për të dhe për forcën politike që ai përfaqëson, historia e Shqipërisë që përmblidhet në atë flamur, nuk mund ta shpëtojë nga gropa e thellë ku ka rënë ai dhe forca politike që ai përfaqëson. Por kjo nuk është vetëm historia e Xhelal Mziut. E keqja e këtij vendi është se ata që betohen për flamur, janë ata që e kanë përdhosur dhe shkelur me këmbë atë.

Ernest Koliqi e kishte vënë re sëmundjen e lindur të shqiptarëve që është edhe sot një shenjë e tyre- pra pasurimi me çdo kusht- ndaj edhe parodizonte dhe përtallte me cinizëm idenë e mbrapshtë që, për të fituar, shqiptari është gati të shesë edhe flamurin e tij dhe, nëse nuk e shet, apo nëse nuk fiton nga kjo tregti, atëherë ai mallkon shqiptarët dhe Shqipërinë. Po sot, nëse do të shihte një deputet të Shqipërisë që mban shenjën e forcës politike të djathtë, pra që mburret se ka si frymëzim atdheun, fenë dhe familjen, por që në protestë del me flamuj gjermanë dhe shkel flamurin shqiptar, çfarë do të thoshte Ernest Koliqi? Ai polici i thjeshtë që ia hoqi nga këmbët flamurin, sipas Xhelal Mziut dhe forcës së tij politike, është përfaqësues i « racës së komunistëve », ata « bij komunistësh » që, sipas asaj narrative që hedhin në treg talebanët e antikomunizmit shqiptar, kanë pushtetin sot, por e duan dhe e mbrojnë flamurin. Në fakt, Gaspër Tragaçi i Koliqit, që ishte mërzitur pse nuk i ishin shitur flamujt, është një engjëll përballë Xhelal Mziut e talebanëve të PD-së dhe atyre që qurraviten pas asaj force politike.

15 Komente

  1. M
    Mjeshtër

    Bravo Ilir. E ke kapur dhe trajtuar me mjeshtëri gazetari këtë temë. Të lumtë. Do i nevrikosësh ca shpellarët, por mos u mërzit.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qenerit talebane te Saliut shpejt do ngordhin

      Talibanet shqiptare te Sali ajatollahut do te shtypen si cimka, duke filluar nga Xhelali Mziu i ISIS-it.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sander

      boll me keto krahesime dhe shembuj o buf gazetar o akardemik

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sass

        Sander shpellari ik morr oksigjen nga suma e non grates

        Përgjigjjuni
      2. L
        Ladi

        Shkelqyeshem, shkrim shterues per bastardet...

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haka Tekizoti

          Po ligj kundë atyre që përdhosin simbolet kombëtare a ka? A e ka denoncuar policia në gjykatë këtë fundërinë? Veprimi i policit nuk mjafton. Madje atë do duhej ta bënte një nga radhët e Mëziut, por, me sa duket ata dhe gjithë mender partia e tyre janë të tërë në një mendje me të për vlerat e simboleve kombëtare. Këta ndyrësira nuk kanë kurrfarë dashurie për atdheun, për ta atdhe është vetëm gjëja e vjedhur, depot e vilës dhe vila e tyre.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Parti rruge

            Parti qe u krijua nga rrugaçe dhe sot ka perfunduar me katundar veriu. Kjo parti perfaqesone dy-tre katunde dhe si njerez te pa zhvilluar perdorin simbolin e shteteve te tjera .......

            Përgjigjjuni
            1. .
              .

              Unë do të thosha se, në këto kushte, Gasperi do të kishte blerë më shumë flamuj amerikan, dhe do të kishte falimentuar, do të kishte blerë më shumë flamuj gjermanë dhe përsëri, do të kishte falimentuar, njëlloj si Koliqi që iu fal njëqind flamujve (jo në numur, por në lloj) dhe falimentoi. Atdhedashuria nuk varet nga numri i flamujve që var; gjithsesi, i kini parë se si valëviteten ngado flamujt më Amerikë, që nga shtëpitë e thjeshta e deri tek ato qevetiare? Po Ataturkun në Turqi, në çdo dyqan e kjoskë, as Erdogani nuk guxon t'u bëjë derman. E pra, kombi amerikan, që këtu e gati 400 vjet po vazhdon të formësohet dhe pse nuk është në kuptim të kombit, po ashtu dhe kombi turk (jo osman). Akti i Xhelalit është i dënueshëm edhe me ligj, por shembulli i marë, për ilustrim, nuk është dhe aq i përshtatshëm edhe pse bëhet fjalë për 100 flamuj shqiptarë dhe jo 100 flamuj të ndryshën, si të autorit Koliqi i 100 flamujve. Në këtë rrast tregtari, si ç'do tregtar, kërkon të përfitojë nga atdhetarizmi, kurse Koliqi, me mall të falur, u bashkua me flamujt e pushtuesit, e pushtuesit(!)... jo të aleatit. Në 1939-ën pas pushtimit fashist, ministër arsimi, që urdhëroj "zhdukjen e ç'do flamuri", përpos atij shqiptar (s'kishte si bënte ndryshe) dhe atij italian dhe në 1942, kryetar i këshillit të epërm korporatav fashist, po i kohës së pushtimit (medemek idealist fashist). Pas çlirimit, kur u prishën marrëdhenjet me Jugosllavinë, i dërgon letër Titos që të sulmonte shqipërinë; një tjetër flamur ky, të idealistit Koliq. Pra një idealist më pak atdhetar se tregtari, që kishte blerë flamuj për të përfituar nga atdhedashuria, kur ky, i ndërronte flamujt e pushtuesit prej atdhetarizmit të flakët - falas, në këmbim të ofiqeve. Edhe në 1943-shin u largua me shpresë të të madhit zot, për të shpëtuar atdhetarizëm e tij nga e keqja që e kishte gjetur dhe ngaqë nuk dinte tjetër veç të shante në shqip u ngul më atë vend, që i ushqeu atdhedashurinë e njëqind flamujve. Pra nuk shiti më flamuj, por skrupuj.

              Përgjigjjuni
              1. q
                qepe.

                Koliqit i merre te keqen, ti xhelal qe shkarravit me siper,qe dhe nqse ju bashkua per momentin aktual, nje shteti te kulturuar me mijra vjecare kulture, dhe trasheguam vepra, qe nuk konkurohen dhe sot e kesaj dite, ti vazhdon ti falesh, atij sundimi otoman, qe ne shekuj te tere te degjeneroi genin, nga shqiptar, ne nje zvaranik tek kembet e dushmanit oriental.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Plehrë e ndyrë

                  Koliqi ishte tradhtar që meritonte plumbin. Nuk do të thotë se shteti italian kishte kulturë dhe kishte të drejtë të na pushtonte. Njëlloj si pushtuesi osman. Por ti duhet të jesh ndonjë katolik vatikanist që justifikoke pushtimin e Shqipërisë dhe tradhtinë e Koliqit. Plehrë e ndyrë.

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tini

                    Hienat e salihit jane rushperlare... mos diskuto per ata... jane idiot ,bejne sikur dine dicka.. Flasin edhe per Fishten...Nolin e Koliqin !!!!??? Cfare idiotesh te pa riparueshem !

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xhelali-

                      Qepe, ti, qepe, se nuk ditke kurgjë për Koliqin, ose bën sikur nuk di. Nuk ju bashkua një shteti të huaj me kulturë, por një shteti të huaj pushtues fashist dhe pranoi ofiqet e tij, shtetit që na vuri në hasmëri të pakërkuar me fqinjët, njëlloj pushtues si me pushtimin osman anadollak... Ne nuk e kërkuam ndohmën e fashizmit italian, na pushtoi, kur e kishim një mbret... A e di se psh: Liceu Francez i Korçës u mbyll prej këtij jerarku këmishëzi-fashist të Duçes në kohën e pushtimit të Shqipërisë? I shërbeu kulturës italiane-fashiste të Duçes, jo kulturës së lashtë romake, edhe pse edhe ajo përmban kulturën e Perandorisë shtypëse ndaj popujve të tjerë.

                      Përgjigjjuni
                  2. F
                    Fshatari

                    Shume e bukur kjo. Vec autori ka haruar flamujt e tjere qe valviten ne zyrat e qeverise, ne parlament, ne zyrat e partive, deri dhe ne shtepite private te qytetareve. Ne ME DESHIRE e kemi shitur flamurin komebtar dhe kemi shkembyer me qindra flamuj te tjere, sepse na indokrtrinuan idene se kombi, nuk ka vlere. Ne emer te gjoja luftes kunder teorive te Enverit " me forcat tona" ne e shitem kombin tek te huajt, dhe u kthyem ME DESHIRE ne skllever te te huajve , pa komb, pa atdhe, pa gjuhe e pa flamur. Ajo qe pame ne protesten e Shqiptareve, ne Shqperi nga nje parti politike Shqiptare nuk eshte rastesi, as nje rast i vecante, eshte nje fenomen i ngritur ne sistem nga vete ne Shqiptaret

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      tung!

                      Yzeiri, ben sikur loz naivin, kur nuk je i tille, sepse dhe nuk ta mban ta shtysh me tutje realitetin: Mzirat,qe jane me tonelata ne kete vend, mund dhe ta tundin per efekt vitrine flamurin shqiptar, por brenda tyre, vazhdon te valevisin me shekuj. flamurin e babe sulltanit.Dhe Yzeiri,qe besoj qe ka respekt dhe dashuri, per flamurin tone, por jo deri aty, sa te ndihet i indinjuar dhe te pozicionohet, qe ne shtetin tone ´´laik´´, sheshet e qyteteve te Shqiperise , ne truall europian, po vazhdojne te pushtohen,ne menyren me absurde, gjithnje e me shume, nga bytheperjetet, dhe lene xhamite bosh, duke izoluar dhe i bere karshillek heroit tone kombetar Gjergj Kastriotit, qe luftoi dhe cliroi vendin, kunder atyre, qe keta bythperpjet vazhdojne ti falen dhe ta njohin per babe.Dhe Martin Luter do te thosh nje fjale teper te ndjere: ´´Gjeja me e keqe, nuk eshte sundimi i diktatorit, por heshtja e intelektualit´´.

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Helm jashtë teme

                        Ti e kalon muhabetin në diçka që nuk ka të bëjë me shkrimin e Yzeirit. Te ata që na pushtojnë sheshet 2 a 3 herë në vit. Çdo popull ka jashtëqitjen e tij - ka thënë Kadareja. Po 90 për qind e shqiptarëve nuk e rruajnë për asnjë fe. Prandaj mos e transformo muhabetin dhe mos hidh helmin tënd prej katoliku vatikanist.

                        Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje