Nga Agron Gjekmarkaj
Kronika lëvdon Tezen dhe drithërohet për kokën e Mamicës!
Bravo i qoftë! Hajër ishallah. Tezja ndenji ndenji, e filloi zonjë e pleqëroi në karrige, po ama një thagmë ja la amanet kësaj toke: “ne jemi të përkohshëm, Babua është i përjetshëm”! …dhe e tha në mëngjes pa rrekëllyer putiret një pas një, që i ngrohin xhanë e ndezin gjakun, vitet e fundit!
Teze qerratesha ja di kimene llafit, di ta vërtisë sheriannë!
Meqenëse Mamica kapi majën me Skënderbenë, duke shtrydhur historinë si limon e ndjekur nga Ekonomi, që pushtoi një zabel kur tha Babua është marka e vatanit, Helidona Bilali një kodër me vjedhjen e Zeusit nga mitologjia, Tezja bëri thesar nga kjo eksperiencë e luajti me përjetësinë dhe përkohësinë si koncepte, sa filozofike aq të prekshme, duke i rrëmbyer Tonit mistikën biblike dhe Taos urtësinë e bashkëkohësisë politike prej Babloku!
Po rropateshin dhe ata si ideologë të shquar si buaj të parlamentarizmës, por ajo ju vodhi mendimin si Prometeu zjarrin perëndive!
Ndërkohë, Niko mori një ftohmë të fortë në Berlin, sa me të kthyer e zunë ethet e temperatura prush!
Kostaqi i gatiti një kusi teneqeje me ujë të ngrohtë, i hodhi kripë në të, futi këmbët deri në gju, i tha derisa të mbulojnë djersët; mbi krye i vu një velenxë bërë me lesh Boboshtice, që të mos venin dëm avujt, teksa me ato duar i përzjeu çajin, në të cilin i shtypi një aspirinë!
Do përvëlohem, i tha. Futi, futi, insistoi Kostaqi!
Ngrije kokën, i tha Kostaqi pas pak, se mufatesh!
Jo oreee, klithi ai, me dashke të mirën ti, koka që ngrihet pritet! E ke parë Babon si kasap me hanxhar, fap në sater këto kohë, dhe ju fanepës koka e Mamicës në sini. E kapën të dridhurat bërrr bërrr bërrr, teksa kaçurrelat e saj i lidheshin për qafe si litar e frymëmarrja i pakësohej!
Ndaj kokë ulur pa u ndjerë e do Zoti dalim gjallë në behar!
Ah, mallkuar qoftë ai Berlini, rënkonte e mejtonte, teksa Kostaqi e tërhoqi mbi një rrogoz, po ishte i rëndë e këputi mish!
I kujtohej Jorushi i Tabakëve, që e ka Bundestagun si mallin e Babës. Si i tha ai i nëmces që ju thaftë gjuha? “Ku je ti del dielli”, dhe asaj buza vesh më vesh nga qejfi! Po ai gojëprishuri Gaz Bardhi, që krekosej me takime nëpër ministrira sikur ta kishte çliruar ai qytetin, jo ushtria e kuqe! Me the e të thashë, pa le ai Klevis Balliu, që e përjashtova nga delegacioni me iza të Taos, që mos e zinte akshami rendi atje, dhe i dilte kudo përpara: te hoteli, në rrugë, duke i nxjerrë gjuhën e vënë pëllëmbën mbi hundë dhe herë pas here më kërcënonte: do të kopanis!
Ashtu, mes makthesh, e zu një gjumë i vuajtur!
Dy doktorët, Klodi Spaqia e Pendavia, bënin roje te koka e tij!
Genc Gjonçaj, pa përkushtim, i hidhte dru zjarrit që të dukej si i interesuar!
Dilo Nasufi solli nja dy kile vaj ulliri Berati për ta lyer, se është derman! Shalsi nja dy kile peshk të zënë me grep!
Zeniqeja i solli hudhra nga Rroskoveci!
Erjon Malaj ca boronica nga Tropoja!
Tao një komposto, po ca thonin që është koçifoz!
Doli llafi që lëngon Nikua dhe u turrën i madh e i vogël!
Braçja nuk shfaqi maraz, po shyqyr, tha, që teshtiu njëherë, se në sallë nuk ndihet!
Bledion Nallbati prej ditësh nuk ka lënë as shenjë as nishan, është bërë eremit, thonë!
Herën e fundit e kanë parë në shkallë të Tujanit, duke çjerrë faqet e ndukur leshtë e kresë! Heroizma e Mamices dhe fati i saj i kobshem i kishin dalldisur !
Barinjtë që u ndodhën aty dëshmojnë se kishin dëgjuar një si këngë vaji dhe një hije që largohej me galop:
“Koka në Washington, trupi në Berlin,
Të vranë, Mamice, të grinë.
Një varr i vetëm s’e nxinte dot lavdinë,
Lavdinë bashkë me bukurinë.”
Eh moj Mamice, moj virane, ia bëre Babos zemrën gropë, që të mbuloftë dheu! Pak halle ka ai?
Ja e pe Damon e Klosin, i telendisi, po nuk ja bënë qejfin qeder për Belën, kafshuan gjuhën e bënë gjak, po ndejtën urtë! Mirë bënë, ditë të dallgosura!
As Braçja, ay e di deri ku i shkon litari, ndaj s’e tendos!
Po ti moj e mjere? Babua tutje, ti tëhu!
Allah, Allah, ç’po na shohin sytë e dëgjojnë veshët këto kohë, tha Delina Ibrahimi, kur pa mbathësin e kuajve Lamellarin, që kishte dalë si dordomuz pazarit, me jelek që flitet se ja ka vjedhur Tonit bashkë me sumbullat në senduk, e dy zaptije me allti që e ruanin si të ishte Preng Bibë Doda motit!
Lezha vajton ikjen e Ulësisë!
Gonxhe u mjaftua me dy tre gromësira, pas një gjumi jo të mirë, ku në ëndërr i kish dalë Margariti!
Klosi u përlot pa e ditur arsyen! Ende s’e di çfarë i mungon e çfarë kërkon ! Por di që ka ankth !
Karakaçi dhe Nufi shihen në pasqyrë dhe e pyesin: medemek ne qenkemi ministra? Dhe lëshonin një të pathënë të zgjatur nga goja, firaunët?! Ah moj Bela shpirtkatrane pse nuk na vure dy motrani a shoqeni te hajrit se sheh i gjori njeri qeverine dhe e zë barku nga berrnutlleku estetik!
Pirro Dengu, i çmeritur, lëngon dhe pyet qiellin: si ma bënë këtë dhe kujt pa, mua?!
Vetëm Sofjan lozonjari ishte i gëzuar me ndarjet e reja te drejtuesve politik të Tiranës, kishte gjetur kapaku tenxheren!
Antoneta Dhima e sheh botën me optimizëm, jakë-jakë po i vjen dita të bëhet ministre e uruara! Bekuar qoftë Babua, thotë, që ka rifilluar lojën e basketbollit!
Evis Kushi ka filluar të admirojë Taon! Kur e pyetën pse e bën, ajo citoi Pesoan që shkruan: “admirimi të rrit”!
Salianji qerratai gojëmjaltë sa herë më ze emrin me goje mi shton miqtë në Parti !
Meqenëse mediat po përdorin ledhatimet e Kronikës ndaj personazheve të vet për të sulmuar kundërshtarët politikë, autori, me shenjë solidariteti me ta, për disa kohë do vetëthirret: Gonushi! Se Kronika nuk është vetëm e hidhur, por edhe e ëmbël, si thelë bakllavaje!
Gjekurtaj o bariu i dhivet u bere ti me fole per Ulsi Manjen qe ka shkolle me she se ti mor zagare ndersa ti ke shkollen e Berishes qe edhe studentet tallen me ty mor karagjoze.Turpe te keshe.
Llapaqen standart! I pabesueshem! Pse nuk tregon se si po I lepine koqet Berishs?
Po kur ben humor edhy kokrra e injorantit.ben cben e hidhet ne preher te Bufit, dhe prrallis dengla me humor si prej maloku qe eshte.
O ka kush njohje me kete trapin , qe ti thote te mos shkruaj me nga keto marrezira , se jo vetem qe nuk i lexon kush , po po behet gazi i botes . Mjere ata studente qe kane kete pedagog , se nuk kane se çfare te mesojne prej ketij debili !
"Profesori" vazhdon me "Hartime" ! Mendoj qe nuk do harxhuar kohe per ta lexuar ! Marr shkas nga "shembulli" dhe "angazhimi" i Profesorit (dhe shume te tjereve si ky) ne jeten Aktive Politike dhe mendoj se eshte absurde dhe bie ndesh me rolin e pedagogut per mesimdhenie dhe edukimin e studenteve ne aresimin e larte,nese ky Individ eshte i angazhuar ne menyre aktive dhe te ekspozuar ne jeten politike te vendit ! Kjo per "Profesoret" e te gjitha "ngjyrave" politike !! Pra nje student lexon,apo degjon ligjeratat e nje "Profesori" me konsideratat dhe opinionet e tij politike dhe njekohesisht per lenden shkencore qe ky i ofron studentit ! Vecanerisht kjo per ata qe jane te angazhuar ne shkencat shoqerore ! Mendoj qe persa kohe nje Pedagog / Profesor ben jete aktive dhe te ekspozuar ne politike,mesimdhenia duhet te jete e ndaluar ! Vetem kjo mund te quhet e moralshme,perndryshe "nderthurja" e politikes me mesimdhenien eshte e Pa Moralshme ! Rruga e Dibres
Shko,or Lilo!Je tejet sharlatan dhe kërkon të bësh humor me të tjerët që janë shumë më lart se ti në çdo aspekt. Nuk e kupton që je qesharak dhe pa asnjë farë personaliteti?! Shitesh dhe jargavitesh pas një gërrdalle komuniste vetëm për një karrige dhe interesa? Nuk e kupton që keni mbetur një grup banditësh dhe horrash që silleni si llum dhe rrugaçë në parlament dhe si paramilitarë nëpër rrugët e Tiranës ?!
O zot, a ka njeri qe i lexon deri ne fund brockullat e ketij njeriu? Nuk e kuptoj, pse i eshte mbushur mendja qe di te beje humor? E pra, vetem humor nuk kane keto zhgarravina qe shkruan Agroni i Gjekmarkajve. Edhe gazeta, per mendimin tim, ben gabim qe i jep hapesira ketyre brockullave kinse humoristike.
cdo dite e me shume i ngjan Prijesit,
Kurre nuk kam lexuar gje me bajate se shkrimet e ketij qe e merr rrogen per depudet e shkruan budallelleqe si keto. E meqe ra fjala profesori duhet ta dije se fjalet "Ushtria e kuqe" shkruhet me shkronje te madhe dhe jo me shkronje te vogel sic e shkruan depudeti me lart. Jo per ndonje gje por kur nuk e di aq gje qe nje emer i pervetshem fillohet me shkronje te madhe cfare di ky te shkruaje, apo e nis me te vogel se kujton se ka shume ushtri te kuqe.