Nga Luan Rama
Edhe pse bashkëshkrimi i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në “Frankfurter Allgemeine Zeitung” përpiqet të shitet si një vizion i ri strategjik për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, në realitet, ai është një “dokument” i mbushur me kontradikta, shmangie të çështjeve thelbësore dhe, mbi të gjitha, është një riformulim i rrezikshëm i vetë idesë së integrimit.
Në pamje të parë, ata, bashkautorët ndërtojnë një narrativë të njohur: zgjerimi i BE-së ka sjellë paqe, stabilitet dhe prosperitet, dhe vonesat aktuale rrezikojnë të minojnë besueshmërinë e projektit evropian.
Por, pas kësaj hyrjeje të kujdesshme, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç kalojnë në një propozim që e përmbys këtë logjikë nga brenda: një “integrim i përshpejtuar” në tregun e brendshëm dhe zonën Schengen, por pa të drejtë vetoje dhe pa përfaqësim të plotë.
Këtu fillon problemi i vërtetë.
INTEGRIM APO NËNRENDITJE?
Kur Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti i Serbisë bashkëshkruajnë për “integrim të përshpejtuar… pa të drejta vetoje”, ata në fakt propozojnë një model ku vendet e rajonit marrin detyrimet, por jo të drejtat. Pra, një Evropë ku disa janë anëtarë të plotë dhe të tjerët pjesëmarrës të kufizuar.
Pyetja është e thjeshtë: a është ky integrimi për të cilin është punuar për dekada?
A janë bërë reforma të thella, shpesh të dhimbshme, për të arritur në një status të dorës së dytë?
Bashkimi Evropian nuk është thjesht një treg. Ai është një bashkësi politike. E drejta e vetos dhe përfaqësimi institucional nuk janë luks, por thelb i barazisë mes shteteve.
Heqja dorë nga këto parime nuk është pragmatizëm; është pranim i një inferioriteti të institucionalizuar.
BASHKAUTORËSIA QË FLET MË SHUMË SE VETË TEKSTI !…
Bashkëshkruesit deklarojnë se “perspektiva e anëtarësimit mbetet motori më i fortë për… pajtim”. Ky formulim shmang me kujdes realitetin më të ndjeshëm të rajonit: raportin mes Serbisë dhe Kosovës.
Pajtimi nuk ndodh në vakum dhe as me fjali diplomatike. Ai kërkon njohje, përgjegjësi dhe zgjidhje konkrete. Duke e anashkaluar këtë çështje, artikulli e redukton pajtimin në një klishe politike, duke i dhënë një imazh artificial harmonisë rajonale që në fakt nuk ekziston.
Por ndoshta elementi më domethënës i gjithë artikullit të tyre nuk është përmbajtja, por vetë bashkautorësia.
Zgjedhja e Edi Ramës për të qenë bashkëshkrues me Aleksandër Viçiçin dhe jo me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, është një akt politik në vetvete. Dhe ky akt ngre një pyetje thelbësore: pse mungon Kosova në një vizion që pretendon të përfaqësojë të ardhmen e rajonit?
Kosova është një nga vendet më pro-evropiane në Ballkan dhe një nga më të interesuarat për një proces të besueshëm integrimi.
Për Shqipërinë, Kosova nuk është thjesht një vend fqinj, është një partner strategjik, historik dhe kombëtar. Çdo përpjekje për të artikuluar një vizion rajonal pa e vendosur Kosovën në qendër është, në rastin më të mirë, e paplotë; në rastin më të keq, e gabuar.
Ndërkohë, bashkëautorësia me një lider që ende nuk e njeh Kosovën krijon një simetri të rreme politike. Ajo e paraqet Serbinë si bashkëformuluese të së ardhmes evropiane të rajonit, pa u përballur me përgjegjësitë e saj aktuale.
Besueshmëria e procesit të integrimit nuk ndërtohet duke thjeshtuar dallimet, por duke i adresuar ato.
Prandaj mendoj se i gjithë bashkëshkrimi i dy bashkautorëve, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, është më shumë një përrallë politike sesa një plan real. Një përrallë ku integrimi mund të përshpejtohet duke ulur standardet, ku pajtimi mund të arrihet duke shmangur konfliktet reale dhe ku përfaqësimi mund të zëvendësohet me retorikë.
Por realiteti është më i ndërlikuar. Integrimi evropian nuk është një marrëveshje teknike që mund të riformulohet sipas nevojës politike të momentit. Ai është një proces që bazohet në parime: barazi, përfaqësim dhe standarde të përbashkëta. Ikja nga këto parime nuk e përshpejton integrimin, e deformon atë.
Dhe mbi të gjitha, për Shqipërinë, çdo vizion për të ardhmen e rajonit që nuk ecën në harmoni me Kosovën, nuk është vizion strategjik, është një gabim politik me pasoja afatgjata dhe në dëm të interesit kombëtar.
Rama dhe Vucic duan të hynë në BE si një shtet i vetëm,si Ballkani i hapur ,Jugosllavia e re ose Bota serbe,quhe si të duash.
ju venezianet jeni te zgjuar,i kuptoni gjerat dhe gjeopolitiken shume shpejt! Interesant…
Analizë shumë e saktë dhe e argumentuar .
Të lumtë pena e artë o Mero Baze! Ramës sonë duket që I ka hyrë vetja ne qejf e nuk di seç bën më. Biles, heqja e Spiropalit për mendimin tim, mund të ketë lidhje me këtë shkrimin e bythës...
Luan Rama o lepirs o plehre o funderrine r ilir metes. Edi Rames ti dhe turqit e kosoves i hane mune... Rama dhe Vučić jane dy lideret me te medhenj ne Ballkan dhe Europa keta te dy ndegjon e merr mendim.
Un habitem jo vetem me artikullshkruesin qe eshte miku im por dhe me shume te tjere qe kane shkruar mbi kte teme. Thuhet nga kta se perse nuk bashkepunon me Kurtin por me Vuçiçin!? Te gjithe e dijme se tangoja kercehet me dy veta dhe ai qe nuk don me kercyer nuk terhiqet me dhune ne valle. Kur ka dashur Albin Kurti te bashkepunojne,a mundet t'ma thoni?Ai nuk po bashkepunon as me Ameriken dhe Europen qe e bene shtet dhe jo me me Ramen,Ali Memetin apo shqiptaret e Lugines se Presheves e te Malit te Zi. Te gjithe e dijme se eshte me mire me hyre ne BE me te drejta te plota por, kjo nuk eshte ne doren tone,nuk na ka lene kush me zgjedhur. A me mire eshte te rrijsh jashte tek dera duke pritur apo te hyjsh brenda dhe te keshe mundesine me folur,te shtrohesh ne tavolinen e ngrenies si te tjeret por vetem te mos keshe te drejten e "vetos" dhe disa te drejta tjera si te mos keshe deputet per nje far kohe. Ju thojeni me mire drejt qe nuk duam te mbeshtesim asnje inisjative te Rames se sa i bieni kaq larg e larg dhe na ngaterroni me Vuçiçin te cilin e fusni sa per te na e neveritur inisjativen ne fjale. Kosova akoma nuk ka hapur bisedimet per ne BE dhe ju thoni perse Rama nuk kerkon futjen bashke me Kosoven!!! Sipas jush te presim sa te hapen negociatat,te shpallet vend kandidat,te hapen dhe kapitujt,etj,etj. Thojeni hapur qe nuk doni qe te jemi pjese e BE pse i bini kaq gjate.
Pra sipas teje eshte me mire qe te hysh ne shtepine europiane me nje kembe dhe kemben tjeter ta kesh jasht? Per mendimin tim hyrja ne BE eshte gabimi me i madh qe mundet te beje Shqiperia, pasi edhe shtetet qe jane duan te dalin, por hyrja me nje kembe eshte totalisht pa kuptim qe ne shqip ne i themi gomarllek.
U lodhe kot, na lodhe kot dhe nuk tha gjë. Rri pranë deleve o çoban dhe mos humb kohë fare.
Rama e Vucko jane realiteti i nje perralle te vjeter qe nisi ne 8 nentor 1941 kur njerez nga partia e Vuckos krijuan partine e Rames me emer KOMUNISTE per ta pagezuar pastaj si e Punes e ne pluralizem si Socialiste. Dhe Rama prandaj vajti e i ndenji pas deres Vuckos ne Beograd fill pas asaj ndeshje skandaloze futbolli atje ku lojtaret shqiptare u nxorren me shkelma nga fusha. Dhe pastaj vellazeria e tyre aq e ngushte ne tryeze te OPEN BALLKAN qe bene qe Mediat gjermane te shpreheshin "Edi Rama eshte kryeministri me i mire qe Serbia ka pas ne Tirane qe nga koha Pashiqit (1913)"
Nje korigjim te vogel. Rama nuk ka qene kurre anetar i PPSH-se. Ate privilegj e ka patur Saliu. Rama ka qene rrebel qe ne kohen e merhumit. Kete e dime me mire ne qe kemi lindur e jemi rritur ne Tirane.
O Luan Rama. Ke bere gjithë këtë artikull, dhe ja ke futur kot "Kosova është vendi më pro-europian" - shkruan Luan Rama, dhe ky na qenka kusht. Se ne BE shtetet futen nga dashuria. E kujt i plasi. Austria, Gjermania dhe Zvicëra, me Gjermanise si udheheqese, kane interes të veçante që Serbia te bashkohet ne BE, me çfaredolloj statusi. Edi Rama bën lojen e gjermanëve, dhe si pragmatist që është kerkon te perfitojë, si ajo barcaleta "ketij një, atij dy". Kosova është shtet më vete. Nuk e ka Edi Rama ne dorë Kosovën. Plus, ne Kosovë jane amerikanët, dhe gjermanët nuk perfitojnë gjë. Keto jane çeshtje interesash dhe jo dashurie. Rama vazhdon me pragmatizmin e vet. Me porosi te gjermanëve, hyn ndermjetës, dhe petfiton nje kockë per vete. Del Luan Rama, dhe na e bën BE si Internacionalja Komuniste, me dashuri vellazerore. Pikë e zezë. Desh me thane dhe ky nji fjalë. Ballkani i Hapur e ftonte Kisoven ne tavolinë si shtet i pavarur. Njohje de fakto.nga Serbia. Albin Kurti nuk e pranoi. Ai shans iku. Tani prit gomar te mbije bar. Nje herë vjen shansi. Dhe sa per anetaresine ne BE, vota vjen me mbrapa. Fut kembet nje herë. Edhe Bullgaria me Rumanine nuk u futen me të drejta te plota fillimisht. Edhe te shani nuk dini. Edi Rama e ka dhjerë ekonomine e Shqipërisë, ju e shani per ato gjera që si është mjeshter.
E ke qare o Ram Luani.Ke treguar vizion te papare kur ke aluduar dhe per Kosoven kur nuk e njeh 2/3 e vendeve anetare te keij Bashkimi. Se dyti diplomacia nuk kerkon dy shtete Shqipetare ,ne Ballkan por vete nje shtet me bashkim trojesh e jo shtet brenda shtetit.Po me Presheven e Bujanoven çdo te behet apo edhe atje do krijohet nje shtet si KOSOVA ku te dalin lloj lloj shartimesh kosovo-serbe qe pretendojne se nuk jane shqipetar por Dardane. Nese nuk e kupton E.Ramen shko e pyete e mos shkruaj per honorar te Temes.Interesi kombetar nuk thote qe te krijojme disa shtete Shqiptare,Kosovare,Preshevare,por bashkim ne nje shtet te vetem ne trojet tona. Sa per kerkesen e bere nga E.Rama per pranimin ne BE pa kushte ,eshte kuptimplote qe kerkon nje ze ne ate parlament ,nje ze te shqiptarise e jo veç Kosova,veç Shqiperia dhe veç pjesa tjeter e trojeve shqipetare ne Serbi,Maqedoni,Malin e Zi dhe Greqi.
Po na jep mend Luan Rama,ish minister i brendshem dhe minister i mbrojtejes i partise socialiste,ndersa me vone bashkepuntor me qeverine e Saleh nongrates nen urdherat e Like floririt !!
Pse Rama si erdhi ne pushtet, menliken o Nari partise, qe ti do partia dhe drejtoret shume grate e fisit.
Nje shkrim i nisur nga premisa te keqinterpretuara: BE nuk eshte ajo e 30, 20, 10 apo edhe e 5 viteve te shkuara. Shqiperia nuk eshte ne thelb gati per BE. Serbia jo e jo. Kosova me mbrapa akoma. Keshtu qe nje zgjidhet gjysmake dhe e sforcuar do te ishte ajo qe propozohet. Nuk eshte me mire ajo, se sa teresisht pas deres se nje BE realisht tashme me shpejtesi te ndryshme integrimi e veprimi?! Tung
Nuk eshte nje rast te bashkepunimin me ultranacionalistin Vucic, Edi Rama per vet karakterin e tij me te mirat dhe te keqijat . Natyra e tij reflekton komplekset dhe paqendrushmerite duke prezantuar ne disa momente deliret dhe racionalitetin e nje burri shteti . Ai po shkon ne simetyri me qendrimet e Sali Berishes ndaj Kosoves. Nuk jane gabime rastesosore por faje te cilat kane efekte te renda kombetare. Ideollohjikisht Rama eshte anarshist dhe me orientim ekletik. Jam plotesisht dakord me artikullin e Luanit. Qendrimete Edit te dyzuara demtojne. Qendrimet e zyrtare te qeverive shqiptare duhet te jene ne intres te Kombit tone, ne mbeshtetje te Kosoves,shqiptareve ne Presheve, Maqedoni, Mal te zi dhe vije e kuqe me qeverite e Serbise, Maqedonis dhe Malit te zi. qendrimet pragmatike ne kete drejtim perbejne qendrim antikombetar.
Te Ishte gjalle Hugoi, mund te shkruante prape ‘ Te Mjeret’ per keta lloji gazetaresh si ky shoku I Mones!!!
Ha ha ha ha. Shoku i Monës. Ha ha ha ha. Ky kishte ca kohë pa shkruar per politikë dhe deshi te thoshte edhe dy fjalë.
Lojra zbavitese te dy politkaneve me etje te perjetshme per pushtet, por qe nuk kane me arsye per te justifikuar qendrimin me gjate ne detyre. Si Vucic dhe Rama, me menyren e tyre qeverisese nuk kane piken e lidhjes me sjelljen europiane te qeverisjes. Ne cdo hap qe hedhin, keta bejne sikur jane demokrate, kur ne fakt remonishencat diktatoriale i shfaqin fare hapur dhe ne menyre te paturpshme. Sa per kete tonin, ajo qe beri paturpsisht ne parlament, kur trupen legjislative te cilen e sundon me dore te hekurt e perdori ne mbrojte te varteses se tij me te afert per te mos e dorzuar para drejtesise, i vuri vulen gjithckaje. Dhe kur moralin per te shkuar si i barabarte ne europe je ti vete qe e shkelmon, atehere si lypsar shpik nje satus me te ulet thjesht per te genjyer qytetaret e tu se endrra europiane eshte akoma gjalle.
Xhezo, ai nuk bllokoi hetimin dhe gjykimin. Vetëm bllokoi paraburgimin. Mos e ngaterro çeshtjen. Kur kane 32 mijë faqe me prova, pse u duhet paraburgimi? Çoje ne gjyq, dhe e arreston direkt ne sallen e gjyqit me vendim gjykate. Prandaj, nuk ishte mosdorezim tek drejtesia. Ishte ndalim i abuzimit. Rama është kokerr maskarai, dhe Balluku mund te jetë kokrra e hajdutes, por keto nuk kane lidhje me vendimin per paraburgimin.
Nuk e kuptoj, si mund të çohet në sallën e gjyqit dikush që ka imunitet parlamentar? Me imunitet të pahequr do shkojë zonja në gjykatë? Atëhere, sipas arsyetimit tuaj edhe mua më lind e drejta të mendoj që, nëse i hiqej imuniteti, kush tha se mund të çohej në paraburgim? Nuk mund të jesh jashtë paraburgimit edhe pa imunitet? Pra, ashtu siç mund të shkohet në sallën e gjyqit me imunitet të pahequr (gjykimi juaj), po ashtu atëherë edhe pse të është hequr imunitetin mund të mos çohesh fare në paraburgim. (gjykimi im alternativ).
E megjithatë Edi Rama nuk sillet si agjent i Serbisë, por i Greqisë. Serbia shërben për të margjinalizuar Kosovën dhe për të hequr vëmendjen nga qëllimet e vërteta greke përmes Ramës. Gropa e tmerrshme financiare përmes vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe ato të arbitrazhit, gropa financiare përmes sabotimit të investimeve publike që po fundosen, shfarosja e rafinerisë dhe sovranitetit mbi rezervat strategjike, zhdukja e bazave ushtarake, çarmatosja e vendit, zhdukja e të vetmit port dhe lavazhi me propagandën e një tjetër porti në letër që nuk ka për tu bërë kurrë, mbështetja e heshtur e VorioEpirit ( shtetit ekstremist të kishës greke) dhe sajimit i shteteve klerikale nga trungu i Shqipërisë për të legjitimuar VorioEpirin . Sabotimi i tërbuar i kuazës kombëtare. Prezenca në çdo qelizë të qeverisë e agjentëve të Greqisë me dokumenta homogjenësh dhe prania e kompanive greke në çdo sektor infrastrukturor që po fundoset, përtej dialektikës " antigreke" që Greqia ja toleren me shumë sportivitet si asnjëherë tjetër, bëjnë tek Edi Rama investimin më të arrirë të shërbimeve sekrete greke. Njësoj si shërbimet sekrete serbe me Sali Berishën që prostituon me Greqinë kundër Shqipërisë, për të larguar vëmendjen nga raportet e tij me Serbinë.
O antari i Epopese se tradhetareve , qe na paske zbuluar se Edi Rama na qenka vene ne sherbim te Greqise ! Ti nuk paske tru per te kuptuar realitetin e sotme dhe nuk i afrohesh as tek thonjte e kembeve Edi Rames per poliyiken e jashtme , si nje politikan i denje . Ai qe ka qene dhe mbetet konseguent ne tradhetine e thelle kombetare eshte mesjetari Sali Berisha , qe ti nuk ke burrerine as ti permendesh emrin . Edi Ramen mund ta akuzosh per shume gjera te tjera , qe nuk jane pak , por nuk mund ta akuzosh per tradheti kombetare e venie ne sherbim te serbeve apo te grekeve . Ti , ose je injorant i peshtire , ose je nje gjarper i fsahehur nen gur .
Kalamoja Nana Evrope dhe Baba Amerike jane tu u divorcu. Ndajeni menjen A doni me shku me nanen Evrope apo me Baben Amerike. Nana Evrope asht kurve, ajo ka me ju majt mire per pak kohe por ka me ju lone rrugeve se ajo asht kurve. Baba Amerike ka me ju fut ne pune. Keni me punu fort me jetu. Per no njonin qe do me shku ke tezja ne fshatin e Lindjes se Mesme, ajo ska buke per vete me honger e nuk ju ma dot No i tjeter qe do me shku tek xhaja ne stepat Ruse, ju e dini se ai nuk ju do e ka me ju zhdep n'dru Ene ke ish shoku i Babes ne Kine, po te doni me shku, ju e provut ate 50 vjet ma pare kur shkut me jetu dhe ju futi ne bujqsi me bo kubik me fekale njerezish. Ndaj ndajeni menjen para se me fillu no i lufte civile O me baben ne Amerike o me nanen ne Evrope. Se ju jeni kalamoj te vegjel, 115 vjet kane kalu qi kur u lindet e nuk u bot kurre burra, por ngelet kalamoj qyravece me zhele tu lup sa tek njoni e sa tek tjetri.
O luan Rama e ke shkruar mbrapsht kuptimin e kësaj teme.Nuk eshte Edi Rama qe sdo te hyje ne europe por eshte kok tuli Albin Kurti qe se do Edin dhe Shqiperine ne BE me urdhrin e Sali rrempalles prandaj dhe kok mushka Kurti i bën duvane atije.Jane te dy keta qe duan ti bejne gropën Edi Rames dhe PS dhe qe mbajnë peng integrimin e Kosovës prej kaq vitesh,mjafton te shikosh cpo heq prej kaq muajsh parlamenti i Kosovës,spo zgjedh dot qeverine dhe presidentin
Sa herë që Vuçiç është nën presionin e Evropës për lidhjet e tij me Rusin dhe kërcënimet që i bënë Kosovës i del në mbrojtje Edi Rama.Më hiret u thoshte nderkombtarëve duhet ta mirëkuptoni Vuçiçin,pastaj i dha zor Ballkanit të hapur futja de fakto nën Serbi e tani është badhkëdyzuar me Vuçiçin për të hyrë nga dera çorbe në BE,në kohën kur që të dy vendet e tyre po marrin jo veq karton të verdhë por edhe të kuq.Nuk dij pse shumë njerzë në Shqipëri e shajnë Enverin e jo Ramën trashëgimtarin e tij,i cili ka përgjysmuar nr.e popullsisë ka dhënë të huajve naftën mineralet,Aeroportin e së fundmi edhe të vetmën ujdhesa që kushte vendi Si dukët po e rikujtojmë Enverin përmes Ramës.
Ja edhe Raqka , papagalli i Athines po iu thote si eshte puna , por ju s`merrni vesh nga pulatika ! Raqka nuk ka ndonje shkolle ta larte , por e mesojne prifterinjte greke se si te flase e te sillet !
Sa herë që Vuçiç është nën presionin e Evropës për lidhjet e tij me Rusin dhe kërcënimet që i bënë Kosovës i del në mbrojtje Edi Rama.Më hiret u thoshte nderkombtarëve duhet ta mirëkuptoni Vuçiçin,pastaj i dha zor Ballkanit të hapur futja de fakto nën Serbi e tani është badhkëdyzuar me Vuçiçin për të hyrë nga dera çorbe në BE,në kohën kur që të dy vendet e tyre po marrin jo veq karton të verdhë por edhe të kuq.Nuk dij pse shumë njerzë në Shqipëri e shajnë Enverin e jo Ramën trashëgimtarin e tij,i cili ka përgjysmuar nr.e popullsisë ka dhënë të huajve naftën mineralet,Aeroportin e së fundmi edhe të vetmën ujdhesa që kushte vendi Si dukët po e rikujtojmë Enverin përmes Ramës.
Ndoshta èshtè e vèshtirè tè kuptosh nè thellèsi qèllimin e bashkèshkrimit midis dy zdapave tè Gadishullit, por herè pas here aTa i kthehen 'bashkèpunimit' si dy 'miq' qè pretendojnè tè hecin krah pèr kra a thua se midis ty popujve ska ndodhur asgjè e tmerrshme! Nuk ja vlen tè shkruash pèr ish ministrin e kasapit kriminel por, K/m ynè pèrse shitet kaq lehtè?! Pèrse i mungon korrektèsia e dashuria pèr ata njerèz , ata breza tè masakruar?! Ty zoti Surel qè ngrefesh si gjel tè mungon empatia.....Duke toleruar serbin ju demostroni mungesè personaliteti dhe i papèrgjegjshèm ... Natyrisht artikulli juaj èshtè njè flakè kashte qè europès as qè i nevojitet, por shqipètarèt ndjehen mospèrfillès. Nèse nuk mundesh tè fitosh lojèn dipllomatike me Al Vuçin pèrse kèrkon tè ndjehesh inferiorè ndaj tijè kur Ai ska asgjè mè shumè qè mundet t'ju sfidojè!
Dhe mbi të gjitha, për Shqipërinë, çdo vizion për të ardhmen e rajonit që nuk ecën në harmoni me Kosovën, nuk është vizion strategjik, është një gabim politik me pasoja afatgjata dhe në dëm të interesit kombëtar.