Nga Adrian Thano
“I pe molotovët? Kam një gajle se mos duke goditë Ramën me hak, po i bëjmë prapë kalin gati Saliut” – më shkruante mbrëmë një lexues në moshën e lume të babait tim.
Nuk ka faj.
- Publicitet -
Në kalendarin politik të Sali Berishës, tensionet dhe konflikti kanë qenë instrumenti kryesor i mbijetesës. Ky vend i ka dhënë gjithçka këto 35 vjet, por kjo shkollë e pështirë e dhunës dhe mashtrimit, nuk ia ka kursyer kurrë as paqen sociale, as jetët njerëzore.
Sot dhuna berishiste ka shpërthyer çuditërisht njëherazi me trokitjen për herë të parë të drejtësisë në nivelet e larta të qeverisjes. Në fakt, asgjë nuk e fsheh dot llumin e përgjimeve, akuzat zyrtare dhe hetimet që rrethojnë “diktatorin”, më mirë se tymi i molotovit në rrugët e Tiranës.
Kjo dhunë e sforcuar, krejtësisht e panevojshme, e shtyn qytetarin e pakënaqur me qeverisjen, korrupsionin, çmimet, drejt një dileme të dhimbshme. Të mbajë në shpinë të keqen që njeh? Apo të hidhet në pasigurinë që sjell flaka e molotovit të mjerë berishist?
Në fakt është zgjedhje brenda të njëjtit rreth që ushqen vetveten.
Ajo që duhet kuptuar mirë është ana e padukshme e hënës në politikën shqiptare. Retorika e gjyleve në ekrane dhe zhurma e molotovit të kontrolluar në rrugë fsheh një simbiozë të qartë interesash.
Ndonëse zyrtarisht në opozitë dhe nën hetim, Berisha mbetet një aksioner kryesor në ekonominë e vendit. Kali i Berishës për të cilin shqetësohet lexuesi i moshuar ushqehet mirë me tagjinë e parasë publike. Mbështetësit thirren në protesta për “përmbysje”, por llogaritë bankare të biznesmenëve që financojnë familjen e Berishës dhe oborrin e ngushtë të PD-së, fryhen çdo ditë nga fonde të firmosura nga qeveria.
Nuk është më sekret që klientët kryesorë të projekteve të mëdha publike, janë të njëjtët emra që kanë qenë në krah të Berishës për dekada.
Berisha merr nga Rama çfarëdo që i nevojitet në rrafshin ekonomik, duke siguruar që “makineria” e tij të jetë gjithmonë e vajisur. Por nuk ka vetëm përfitim nga çdo tender i madh përmes klientelës së tij. Ka edhe ndikim politik sepse njerëzit e tij janë emëruar e vazhdojnë të emërohen në poste kyçe drejtuese, së fundmi ministrore.
Duket paradoksale por Berisha sot ndodhet në pikën më luksoze të karrierës së tij.
Dhe ka zero përgjegjësi. Për çdo dështim, për çdo vjedhje dhe për rrugën e bllokuar të integrimit, fajin e ka “narko-qeveria” e Ramës.
Berisha është pjesë e sistemit, mbase pjesa më e fituar e tij. Ai nuk ka asnjë arsye reale për ta përmbysur atë.
Kjo nuk do të thotë që Sali Berisha nuk do donte të rikthehej në pushtet. Absolutisht po. Shpirti ia di. Dihet që për Berishën, pushteti nuk është thjesht qëllim politik.
Por nuk mundet!
Ai e di më mirë se kushdo këtë. Edhe sikur të anashkalonim vijën e kuqe të non gratës, Berisha ka një tavan elektoral të ulët pa asnjë gjasë zgjerimi, pavarësisht bazës besnike (militantët). Për më tepër, përçarja brenda PD, krijimi i forcave të reja e bëjnë matematikën e votave edhe më të vështirë.
Po të ishte ndryshe do mjaftonin zgjedhjet më të afërta që korrupsioni të rrëzohej si kudo në botë.
Por nuk është.
Rrugëtimi i Berishës drejt pushtetit është i rrethuar nga barrikada që nuk i binden më vullnetit të tij, nga rrethana që ai nuk i dikton dot më. Ndaj sot, berishizmi e gjen veten më komod nën petkun e gogolit dordolec që i shërben jetëgjatësisë së Ramës, sesa nën barrën e një alternative.
As opozita në tërësi nuk lirohet dot prej tij. Pa Berishën ata humbin edhe këto shifra të elektoratit që kanë. Me Berishën nuk zgjerohen kurrë. I njëjti berishizëm që sot për Ramën është oksigjen, për opozitën është një “tumor” me metastaza të plota në kuptimin politik.
Ky është një ekuilibër që ushqen vetveten. Përballë gjendet qytetari i zhveshur nga e drejta e zgjedhjes reale që në 2008-n. Ky qytetar sot është peng i detyrimit për të votuar mes molotovit dhe korrupsionit.
Ka institucione që po ndryshojnë (ngadalë), ka aktorë të rinj, edhe pse ende të dobët, ka hapësira që nuk janë plotësisht të mbyllura. Megjithatë, ende mungon një alternativë e besueshme dhe e organizuar.
Për momentin sistemi funksionon mbi teatrin e polarizimit të fortë dhe krijim-përdorimin e krizës si kapital politik. Dhuna në rrugë dhe korrupsioni në pushtet ushqejnë njëri-tjetrin.
Ky rreth nuk çahet vetë. Por si fillim, duhet kuptuar simbioza dhe duhet analizuar si e tillë.
Bukur Thano , bravo ??? A thua do ta kuptojne , histeriket e berishes edhe te Rames ?
Bukur Thano , bravo ??? A thua do ta kuptojne , histeriket e berishes edhe te Rames ?
Bukur Thano , bravo ??? A thua do ta kuptojne , histeriket e berishes edhe te Rames ?
Bukur Thano , bravo ??? A thua do ta kuptojne , histeriket e berishes edhe te Rames ?
Bukur Thano , bravo ??? A thua do ta kuptojne , histeriket e berishes edhe te Rames ?
Bukur Thano , bravo ??? A thua do ta kuptojne , histeriket e berishes edhe te Rames ?
Bukur Thano , bravo ??? A thua do ta kuptojne , histeriket e berishes edhe te Rames ?
Bukur Thano , bravo ??? A thua do ta kuptojne , histeriket e berishes edhe te Rames ?
Populli po i hap syte,por ti paske mbyllur edhe syte edhe mendjen qe komenton si kallashnikov
Mos ja ver veshin atij komentusi , se komunist fshati jemi ne “ ? Ka ngel shprehja nga monizmi , kur diskutohej ne mbledhjen e kolektivit per ndonje problem ????
Me kete korrupsion kaq te larte dhe fakti qe nuk po denohen e po mbrohen me rreptesi te korruptuarit politike, ky vend per faj te politikes se mbrapsht dhe te degjeneruar nuk ka shanse per tu rregulluar. Po nuk u larguan nga faqja e dheut te gjithe per themre, gjerat me arna nuk te cojne shume. Ketu jane bere te gjithe njesoj. Shih rrushi rushin e piqu. Vete zoti mund ti shporre keta horra. Bashke me keta jane dhe organet e drejtesise qe kane pergjegjesine e tyre, por nuk po e thone fjalen sa duhet ndrydhur nga politika fate keqe per shqiptaret. Ka humbur shpresa dhe kjo eshte me e keqja per shqiptaret. Pa nje revolucion mbare popullor, kjo farre e keqe qe mbiu keta 35 vjet nuk hiqet.
Bravo ???? artikull brilant .
Faleminderit , Z. Thano , per analizen ekzakte , por , mbi te gjitha , per vertetesine verbuese qe ke treguar me gisht !
Nje analiza qe pothuaj barazon Ramen me Berishen. Futja kot. Kjo vertitje sa andej kendej veti e tipave pa te ndenjura. Rama po qendron ne pushtet se po punon mire, ka perballuar prova te medha si termetin, pandemine, situatat e veshtira nga lufterat, reforma te dhimbshme por te domosdoshme, trashegimine mizerabel financiare ne 2013, sfidat e integrimit ne BE, venia ne terezi dhe zbukurimi i shume qyteteve. Rri e meret edhe me protestat e dhunshme qe prej 13 vitesh te PD qe per hir te se vertetes nuk dine te bejne gje tjeter.
Boll e kritikove Ramen, se le nam. Jo se nuk ka vend per kritika, ka sa te duash, por ti je dashakeq, je si gjobvenes!
Ore ketij gazetarit ne maje te thanes nuk i del gazeta Dita,te cilen ai e drejton qe nga botimi i pare per te botuar shkrimet e tij,por u dashka te falet tek Mero Baze per shkrimet qe ben.Ky eshte nje tregues i qarte se ku ka perfunduar lexueshmeria e gazetes se tij dhe kjo kryesisht prej drejtimit te tij si Zequa ne maje te thanes !!
Mirë e ke analizuar kët problem por kush e lexon në këtë prizëm këtë analizë kupton se jetëgjatësia e pushtetit të PS është meritë e jetëgjatësisë së Berishës në krye të opozitës Por jo vetëm se është ai në krye por dhe mbitë gjitha se kjo opozitë kabdegjeneruar dhe është dekompozuar nga vitet e shumta në opozitë nga qëndrimi i Saliut në drejtim dhe nga sëmundja e berishizmit që ka hedhë trutë e gomarit në radhët ePD në elektoratin e saj dhe në ndikimi që kanë biznesmenët e sotëm dhe të djeshëm që janë produkt i ksaj opzite dhe që sot e paguajnë haraçin për të mbledhur canijëra militant në për rrugët e Tiranës të paguar nga këto bisnese Dhe kjo ësht asgjë në raport me përfitimet e tyre duke qëndruar në dy pozicion .Në atë të përkrahjes së Saliut që i bëri bisnesmen dhe në krriken e Ramës që u jep tendera sa herë ju do atyre qejfi Dihet që një ditë kjo qeveri do të largohet dhe biznesmenër që hanë më disa çarap ( enë që hanë qëntë) përsëri do të vazhdojë të marin fonde publike nga Saliu për besnikërinë që kanë treguar Mirë e thua që edhe më budalli e di që Saliu nuk vjen dotë në pushtet prandaj ja vlen që të qëndrojnë urtë e but e plotë e tigani sa të jetë Rama . Pra kali rosinanti i Saliut e mban në pushtet Ramën ,përsa aq sa do ti vijë koha të qorrulliset o nga ligji nëse dënohet,o nga mosha se ajo bën punën e vetë ,o nga vetë partia dhe lëvizjet e brëndëshme që sa po kanë çelur nga pranëvera e ngrohtë si asnjë herë më parë . Të shohim se çfarë do të ndodh në këtë stan të shpartalluar .
Or Thane! Molotovistet jane tashme de fakto Departament I fuqishem ne PD. Eshte ceshtje paraje! Edhe sikur te doj Berisha plake ata nuk terhiqen Berisha duhet te beje cdo jave proteste kombetare. Po u hodh molotovi duhen paguar! 1 hedhje molotovi = 5000 leke te reja. 8Kot e ke qe analizon. Ceshtja e molotoveve eshte si te marresh nje rroge te majme! Sepse eshte pune e rrezikshme. Hodhe 4 molotove merr 20 000 leke. 3 here ne muaj bejne 60 mije leke te reja. Ti per kete postime te themi merre 10 000eke te reja. Dhkl me mire e behu molotoviste. Do ja dalesh!
Paguan gjin gjoni me paret e vjedhura,pregatiten e shperndahen ne bodrumin e shqupit ,spaku fle me saliun se eshte angazhuar te rrezoj qeverine
Rama do te bjere kur te vdesi Berisha
Pa Berishën fitonë opozita fiton Shqipëria humbet Rama Pse bëni analiza të vështira
Mbase s na vjen mire po eshte cdo resht i vertetë