Kush nuk punon për të, punon për PS!

25 Mars 2026, 18:34Blog TEMA

Kush nuk punon për të, punon për PS!

Në politikën shqiptare aksioma komuniste: "Kush nuk është me mua, është kundër meje!" zbatuar me një zell të paparë.

Përkthimi i kësaj logjike është edhe më i egër: kush nuk punon për liderin legjendar, automatikisht po punon për Partinë Socialiste.
Ky mekanizëm, kjo mënyrë funksionimi, ky justifikim për çdo dështim, kjo makineri balte janë armë për çdo spastrim.

Nuk nuk ka mendim ndryshe, nuk ka dinjitet individual. Ka vetëm dy kategori: ushtarë dhe tradhtarë.

Dhe tragjikja është se kjo nuk është thjesht retorikë. Është mënyrë jetese politike. Është mënyra si justifikohet mediokriteti, si mbulohet paaftësia dhe si eliminohet çdo zë e individ që nuk rreshtohet si dele.

Në vend të një opozite që mendon, analizon dhe ndërton alternativa, kemi një opozitë që harxhon energjinë duke kontrolluar besnikërinë e anëtarësisë. Kush flet ndryshe, është i dyshimtë. Kush kritikon, është i shitur. Kush nuk rreshtohet pas liderit dhe t'i mbajë uturakun, është armik. Dhe "armiku", sipas kësaj logjike primitive, nuk mund të jetë kurrë demokrat, ai duhet patjetër të jetë i shitur dhe me PS.

Kjo është sot PD: një fabrikë etiketimesh. Çdo mendim ndryshe është krim. Çdo kritikë është tradhti. Çdo njeri që nuk ul kokën, shpallet armik publik.

Tragjike është kur lideri, i cili duhet të jetë i urtë e më përbashkues është origjina e baltës që hidhet...

Kjo mendësi nuk e dobëson Partinë Socialiste. Përkundrazi, e ushqen, e forcon, e mban në pushtet.

Pasi një opozitë që merret me gjueti shtrigash brenda familjes së saj, nuk ka kohë të merret seriozisht e ndershmërisht me qeverinë. Një opozitë e tillë nuk ndërton dot projekt politik. Një opozitë që e sheh çdo zë kritik si tradhti, përfundon duke u bërë një grupim i vogël frike, jo shprese.

Cinik është fakti se kjo strategji justifikohet në emër të “luftës kundër pushtetit”.

Por pushteti nuk rrëzohet nga militantë të bindur verbërisht. Rrëzohet nga mendimi kritik, nga debati i hapur, nga alternativa të besueshme dhe nga një kulturë politike që pranon se nuk je tradhtar vetëm pse nuk duartroket çdo përrallë e paranojë të liderit.

Nuk ke ide? Nuk ke program? Nuk ke besueshmëri? S’ka problem. Shpall armiq brenda shtëpisë politike, shfrytëzo idealizmin, ndonjëherë edhe budallallëkun e ndjekësve të tu dhe bëhu komandant i një ushtrie fantazmë. Sepse është shumë më e lehtë të luftosh kritikët e tu sesa të përballesh me Partinë Socialiste në realitet.

Dhe ndërkohë, pushteti rri rehat. Madje as nuk ka nevojë të lodhet. Sepse ia bën punët më të lehta opozita. Me një përkushtim që do ishte i admirueshëm, po të mos ishte kaq tragjik.

Grotesku? Ata që bërtasin më shumë kundër Partisë Socialiste, janë shpesh kontribuuesit më të mëdhenj të mbijetesës së saj. Jo sepse duan. Por sepse nuk dinë ndryshe.

Një PD që ha vetveten, nuk rrëzon dot askënd. Ca drejtues të opozitës që e kanë hallin te lista e “besnikëve”, nuk është alternativë pushteti.

Dhe kështu, ndodh ajo që ndodh prej vitesh: PS qeveris dhe opozita e ndihmon. Dhe nuk është e vërtetë që kush nuk punon për opozitën, punon për PS.

E vërteta është më e hidhur: opozita punon (pa dashje, por me efikasitet) për PS edhe kur mendon se po lufton kundër saj.

8 Komente

  1. t
    toni mavrija

    Aksioma kush nuk eshte me mua,eshte kunder meje nuk eshte komuniste se pastaj i bie qe dhe Trump eshte komunist.Kur te flasesh per aksiomat komuniste duhet te lexosh me shume dhe te thuash te verteten.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tualet Palla

      Kush nuk punon per Edvin Ramen eshte me Berishen !! Kete do te thote ky si e ka emrin ? Nga pamja duket si djali jashte martese I Arben Imamit...

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koci i Ollges

        Bukur ore Gazetar por nuk eshte pa qellim kjo politike e berishes kunder familjes se saj PD ? Ka misionin te pa perfunduar ? Por jane budallenj ata qe nuk e braktisin komplet ta lene vetem me mulin dhe vokshin , mos te shiten per 5 lek te krimit qe u jep berisha , spo na gjen gje ne qe nuk shitemi dhe ketu ndahet Shapi nga sheqeri edhe me Ramen , jo ik nga berisha e shko tek PS- ja ? Populli ka sy edhe vesh .

        Përgjigjjuni
        1. N
          NACIONALISTI

          PD DIKUR NE ZHGJEDHJE PARLAMENTARE HODHI PARRULLEN "NE DREJTOJME BOTA NA NDIHMON" SOT PO PERDOR PARRULLEN" PS DREJTON NE E NDIHMOJNE DHE FITOJME "" "

          Përgjigjjuni
          1. N
            NACIONALISTI

            PD DIKUR NE ZHGJEDHJE PARLAMENTARE HODHI PARRULLEN "NE DREJTOJME BOTA NA NDIHMON" SOT PO PERDOR PARRULLEN" PS DREJTON NE E NDIHMOJNE DHE FITOJME "" "

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vezhguesi indiferent

              Sic duket, jemi te mallkuar nag Zoti ose nga fati, merreni si te doni, qe edhe pse kane kaluar mbi 35 vjet, ne vazhdojme te merremi ende me Sali Berishen. Nuk ka rendesi nese e shajme apo e lavderojme, nese e urrejme apo e adhurojme. E keqja eshte se nuk arrijme te kuptojme qe demokracia nuk funksionon keshtu. Ndryshe do te kishin vazhduar te rrinin ne politike edhe Les Valesa, Haveli e politikanet e tjere te vendeve te Europes qendrore e lindore, qe nuk kane ikur nga kjo bote. Ndersa ne vazhdojme te merremi me plakun Sali, edhe pse ka bere gjithe ato zullume, edhe pse eshte shpallur nongrata nga Amerika e Britania e Madhe dhe i padeshiruar nga vendet e tjera demokratike, edhe pse nuk ka asnje gje te re per t'i ofruar ketij vendi, por perserit te njejtat gjera deri ne bezdi. E pra, me plakun Sali nuk behet rotacioni ne kete vend. Dhe ky rotacion sot eshte i domosdoshem me shume se kurre, nese duam nje demokraci te vertete ne kete vend.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vezhgusi demokracijes

                "Vezhguesi indiferent"! Heu bre, sy pi bufi paske, shiqoke shum holl. Medemek ti thue se Salmuti osh ni plak I keq, (larg kofte se e merrin vesht shpellart e hunit e t litarit e t bajn mos me t njoft jot om) por ash prap ma mir me e vnue k/minister Salmutin se Ed Rama do nrrue. Qe do nrrue, I ban mir demokracis, por kur sun kije me ka me e nrru, aher "ma mir djepi bosh se sa shejtani mren" Ne antart e PD te dites sodit jan krejt shejtana, kurrni sun o demokrat, t gjth jan komunista t flliqte tuj fillue ka Salmuti e der roja I ders shqupit.

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje