Nga Roland Lami
Protesta 108-ditore e Adriatik Lapajt është një ilustrim i një fenomeni të njohur në shkencën politike kur një akt politik synon më shumë te simbolika sesa te efekti real. Qëndresa përpara Kryeministrisë ishte, pa dyshim, një akt i fortë individual por politika nuk është sport durimi. Nuk fiton ai që rri më gjatë, por ai që bind më shumë.
Në thelb, protestat funksionojnë si katalizatorë ato mbledhin pakënaqësinë e grupeve sociale e strukturojnë dhe e kthejnë në presion publik. Por kjo ndodh vetëm kur ekziston një lidhje reale mes organizatorëve dhe publikut. Në rastin konkret, dallojej qartë se kishte një hendek të madh jo mes mesazhit dhe qytetarëve por kretibilitetit të organizatorëve dhe publikut. Nuk mjafton të jesh kundër diçkaje, nuk mjafton të kesh të drejtë në atë që thua duhet të jesh edhe i besueshëm se çfarë ofron në vend të saj. Pa këtë, protesta mbetet një monolog i gjatë në një shesh bosh.
Nëse e analizojmë komponentin besueshmëri në kontekstin politik të vitit 2025 e në vazhdim, tabloja e abandonimit bëhet edhe më e qartë.
Debati për listat e hapura dhe të mbyllura te partitë e vogla u shndërrua në një diskutim teknik, pothuaj burokratik, pa asnjë frymë mobilizuese. Për më tepër, cilësia e kandidatëve dhe mungesa e meritokracisë e dobësuan edhe më shumë pretendimin për “politikë ndryshe” krahasuar me partitë kryesore. Në vend të një alternative të re, publiku pa një version më konfuz të së vjetrës.
Sherri banal për mandat mes aleatëve "Thurrja" dhe "Shqipëria Bëhet", në hapësirën publike shpesh amatoreske e përforcoi idenë që këta janë të rinjë në moshë por të vjetër ne vese. Pazaret me PD për ashtëquajtur kandidat të pavarur në zgjedhjet e pjesshme vendore i vuri kapak idealit se më së fundmi kemi altetnativ zgjedhjeje. E fundit, personalizimi ekstrem i fushatës elektorale duke e indentifikuar një lëvizje plotësisht me një individ, duke e kufizuar shumë potencialin për zgjerim, sepse njerëzit nuk bashkohen me një njeri, por me një ide që i përfaqëson.
Në këtë kuptim, protesta e Lapajt nuk ishte thjesht një dështim i izoluar, por një pasqyrë e problemeve më të thella të lëvizjeve të reja politike në Shqipëri. Ato shpesh nisen me retorikë të fortë kundër sistemit, por përfundojnë duke riprodhuar të njëjtat sjellje që kritikojnë partitl e vjetra si pazare të vogla, mungesë vizioni dhe fokus te momenti, jo te strategjia.
Në fund, problemi nuk është se “humbi” Lapaj apo një tjetër lëvizje e ngjashme, këto janë të zëvendësueshme në një sistem politik që riciklon figura dhe tentativa. Ajo që realisht humbet është diçka më e rëndë: besimi se ekziston një alternativë reale përtej PS dhe PD. Kur çdo përpjekje e re përfundon duke imituar të vjetrën, qytetari nuk zhgënjehet thjesht nga një individ, ai dorëzohet nga ideja se zgjedhja ka kuptim. Kjo është kriza e vërtetë që kemi aktualisht jo mungesa e aktorëve, por mungesa e shpresësh se në zgjedhjet e ardhshme mund të zgjedhim përtej PS dhe PD. Një lajm i hidhur, sepse pa këtë shpr
Ndenjti nje budalla ne shesh dhe meret media me deshtimin e tij.
Ka bere nje permbledhje te asaj qe i kemi thene Tikut qe nga dita 1. Je karte e djegur, nuk ringrihesh me pas kalamanlleqeve qe bere ne fushate dhe shume me teper pas fitimit te mandatit. Le te punoje si avokat tani ose te emigroje, ne politike s'pi me uje.
Jo vetem LLapaj por edhe 500 mije vete po te qendronin bashke me Llapajn per 108 dite, asgje nuk do ndryshonte, qeveria jo vetem nuk do binte por as korrupsionin nuk do ta zvoglonte sadopak. Jane te tjera metoda ato qe largojne nje qeveri te korrup[tuar koke e kembe, por keto metoda populli liridashes shqiptar nuk i njeh.
Shume gabim je, po te mbledhen 500k, max nje jave qeveria do te binte.
Nese ka ne shqiperi " Shoqate Humanitare te Mjekeve " duhet ti vije ne ndime zoterise Lapaj ne fjale , qe eshte ne foto..Dhe te mare dnimeen Mjekesore dhe Familiaret te kujdesen me shume per te...S eshte fatekeqesi ta lkene mbas dore, se degradimi i Shendetin vjne avash avashs nese nuk mere Mjekimet e duhara ne kohen e duhur... Gjyna duhet ndimuar.... njeir eshte dhe ky...panvareishst qe secili qe eshte i semure sidomos nga ana Psikice , vete nuk mund ta vleresoje veten qe eshte i semure..
Partia Mundēsia e Shehaj, Partia Bashkē e Arlindit, Partia Shqipēria Bēhet e Lapaj janē Parti tē reja qē u bēnē me bekimin e selis rozē, ku kjo e fundit desh qē vota e bardhē tē mos shkoj te PD por te Partit e reja qē selia blu tē mos ketē mē shumē deputet. Sot kēta Parti tē vogla nuk i hyjn nē punē as PD-sē dhe as PS-sē, dhe aq mē pak qytetarit.Sot çdo problem pasi bēhet publik nga SPAK, komentohet me forma të ndryshme proteste nga kryetarēt e kētyre Partive, çdo problem qē dihet ,ngrejn zērin për tu dukur.Sot numri i papunēsis ēshtē i lartē, çmimet e shportës jan tē pa pērballueshme, minimumi jetik mungon pēr shkak tē abuzimeve, sot qytetarēt kan mbi 10 sahate dritash me qiraxhinj pa kontrata ku shteti nuk merr masa pēr zhvatje mashtruese ndaj kētyre pronar vilash me apo pa hipotek.Sot zgjidhja problemeve nuk bēhet me ulērima dhe panik por me shembuj konkret.
ORE PO CBEHET KESHTU MOR AMANI ,PO TANI ME CDO MEREMI NE.....VETEM SALEHU NUK MJAFTON , SE EDHE ATIJ PO I SHUHET KANDILI DHE SIPAS GJASAVE NUK E HARRIN VAPEN E VERES , DO I IKE MENDJA TE ZIUT E DO PERFUNDOJE I MBYLLUR NE SHTEPI DUKE NGRENE MUTIN E TIJ.........ME NDERTUESE....
Ne Shqiperi nuk njohin sistemin ... Sa mbarojne zgjedhjet kerkohet rrezimi qeverise, e habiteshme , sa po elektorati votone mazhorancen , humbesit kerkone largimin ehhhhh kjo nuk ndodhe as ne Afriken e zézé , e jo ne ate margrebiene. Dilte budallai me nje karrige dhe i thoshte kryeministrit te zgjedhur nga shumica ik ti te vije une , nje skizofreni totale....... Nuk eshte nje parti politike qe rrezone qeverine por vota ne zgjedhje, te njejten simpthom ka edhe Bufi kenetes ik ti te vije une , ne cerveaux e ketyre individeve vota eshte kot... Rama ka ndezur motorrat per zgjedhjet e ardheshme , keta harxhojne kohen me idiotizma , del Bufi kenetes me molotov dhe bezdis qytetaret , çfare vote kerkone ky insekt komunist, kush e votone nje grupim rrugaçesh.
Palaco e sharlatane te tipit Llapaj, ky vend ka sa te duash.
Llapaj ju ngrit mendia, vota morren po te mos kishte filluar te gjente armiq qe ne fillim si berisha.dhe duhej te bashkoheshin gjithe opozita e distancuar nga nongrada sot do ishin alternative por kur kendojn shume kokoshka bëhesh gaz i botes
Variant i pa pare ky i ketij kercikuqit.Edhe une neser do marr kariken dhe do ulem perpara presidences,se dua te behem president.Mbase me realizohet endra si Tik teveqelit qe s'mbeti katunar e malok pa zbarkuar ne kryeqytet e duan me çdo kusht ose kryeminitrine ose presidencen ,nuk eshte e keqe edhe godina e kryesise se parlamentit per ti adoptuar pallate.Une qe neser i bashkohem protestes se Sales qe nese me premton nje pjese per ta adoptuar si banese nga keto ndertesa direkt i jap 10 vota.
Iku nje qelbesire e nje plaku te shpifur