Ajo që është dhe që nuk është kombëtarja e futbollit

27 Mars 2026, 17:00Blog TEMA
Ajo që është dhe që nuk është kombëtarja e

Nga Artan Fuga

 

Mbrëmë skuadra e futbollit e Polonisë e rrahu skuadrën e futbollit që ka logon e Shqipërisë.

Si gjithmonë u dhanë intervista, trishtim, lotë, skena, falje, si edhe kënaquni se deri këtu s'kemi arritur ndonjëherë, etj, etj.

Edhe ne si qytetarë na ngushëlluan. Po nuk ka përse! Nuk është se polakët na mundën ne shqiptarët. As që Polonia mundi Shqipërinë ta zemë në bujqësi, teknologji, qendrueshmëri sociale, paga, shërbime shëndetësore, apo në fusha të tjera.

Një lojë topi është, nuk u bë qameti! Mos i jepni karakterin e një humbjeje kombëtare! Nuk është beteja kur ushtritë shqiptare u thyen nga turqit pas vdekjes së Skënderbeut, nuk është dorëzimi i Kështjellës së Krujës, as rënia e piramidave financiare, as pushtimi italian i Shqipërisë, as prishja e Marrëveshjesh së Mukjes!

Humbëm raste - thonë. Se do ishim bërë 2 me 0. Po pse polakët pak humbën! Lërini këto se kemi dekada që i dëgjojmë.

Futbollistët me uniformën shqiptare u përpoqën, bënë sa mundën. Bravo iu qoftë! Por, rezultatet mesatare të këtyre viteve dëshmojnë se aq është ai ekip, merr trajner anglez, italian, spanjoll, çek,portugez...Nuk shkon dot më tutje se niveli i një futbolli ballkanik. Mirë edhe aq.

Nuk ka lidhje fare se me çfarë skuadrash klubesh luajnë lojtarët.

Tjetër klas kishte loja e skuadrës përballë asaj që përfaqësoi logon shqiptare! Duhet ta pranojmë. Ne edhe komentet për futbollin i bëjmë në studio ku flitet për politikë!

Cfarë amalgame propagandistike naive midis futbollit dhe politikës. Asnjë lidhje midis të dyjave. Kur identitetin e kombit e fokusojnë te ekipi i futbollit ndjej trishtim për ata gazetarë që bëjnë patriotin në ekran. Tifozlliku nuk është patriotizëm! Nuk ka lidhje midis çeshtjes kombëtare dhe një loje me top!

Po qe se ndodh ku identifikim, atëhere të gjitha simbolet e tjera që na bashkojnë si komb kanë rënë!

Gati na bënë me zemër kur e shihnin kombëtaren e futbollit në kampionatin botëror në Amerikë. Ëndrra amerikanë - tha dikush prej tyre! Mirë që nuk tha na presin në senatin amerikan, a në OKB.

Ne midis të mëdhenjve të botës! Ka plas gjigandomania patriotike. Evropa ka nevojë për ne në gjeopolitikë! Ne jemi fuqi energjitike ballkanike. Kemi për frymë fluturimet e avionëve më të shpeshtë në botë. Plazhet tona janë nga tetë bukuritë qiellore të Tokës!

Pastaj pasi fryhemi na fut dy gola të mirë Levandovki dhe ai tjetri, dhe na shfryjnë në mes të propagandës, të emisionit, të lajmeve!

I kam thënë trajnerit! Pas kampionatit evropian. Ik o burrë, mbaroi koha! Por, ai e vazhdoi kontratën. Punën e tij. Vetëm një lutje : Nuk mundi Polonia Shqipërinë!

Nuk presim ngushëllime!

Një lojë me top ishte, bjeri t'i biem, që komentohej në emisionet e prime time, të politikës, fryrje,pastaj shfryrje!

8 Komente

  1. e
    epo

    Ky zoteria paska zbuluar qe futbolli qenka nje loje me top. Einstein i vertete. Sa me shpejt cmimin nobel per kete shqiptar mendje ndritur.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Qiind për qind drejt. Fluturojnë për gjërat që s'është nevoja dhe qajnë e vuajnë për budallallëqe. Edhe kalamajtë duhet t'i mësojmë të mos vuajnë kurrë shpirtërisht nga humbjet e lojërave - sedra e sëmurë të vret- ashtu sikurse duhet t'i sjellim me këmbë në tokë kur fitojnë. Emocionet u takojnë gjërave, çështjeve e bëmave të mëdha, që kanë peshë të vërtetë e jo lojërave. Emocionet e lojërave e kanë jetën të shkurtër, ato të çështjeve e bëmave të mëdha, të gjatë sa jeta e kombit.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjithologet nga nje studio ne tjetren shtyjne kohe

        Ky eshte nje shkrim kot fare nga Fuga pa lidhje me rastin sepse sporti vecanerisht futbolli eshte nje loje popullore edhe nuk ka vend per te bere hartime te ketij lloji. Ne bote sporti ka emocione, gezime e hidherime. Tek ne fatkeqesia eshte se ne kemi shume TV emisione me te njejtit njerez qe shetisin nga nje studio ne tjetren te kollarisur e gelosur si semundje u eshte bere kjo pune por edhe ty more Fuga te ka prekur kjo semundje se nuk ri dot pa komentuar ne stilin tend si gjitholog. Shqiperia eshte vend i rehatshem Fuga edhe kalohet mire jeta me llafe.

        Përgjigjjuni
        1. Ēndrrat dhe zhgēnjimi

          Le tē fitoj Ukraina 10 me zero mē 31 mars ndaj nesh, nuk na bēn mē pērshtypje.

          Përgjigjjuni
          1. d
            dori

            Realisht është kështu siç shkruhet sepse në shumë ndeshje futbolli këndohen këngë që tregojnë se filloi lufta dhe ne do luftojmë,...."dalin luftëtar dhe patriot të mëdhenj"... Sërbi Sërbi të q*fsha motrën.... Nga ana tjetër serbët ulërijnë Kosova është Sërbi.....kjo urrejtje shkon dhe në Rrumani kundra Kosovës....po polakët çfar mutin patën kur fishkëlluan himnin tonë kombëtar....prandaj keni të drejtë Ballkan hesapi ....sa shumë derra që ka..... Që ekipi ynë nuk di të shënoi gol është një realitet që po e vuajmë dhe që ska trajner që ta rregulloi se golat si shënon ai.... LE TË KRENOHEMI ME EKIPIN E KOSOVËS SE JEMI SHQIPËTAR NJË GJUHË NJË GEN KEMI......FITORE ÇUNA.... .

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dori kacori

              Une krenohem me ekipin e Nagorni Karadak haaaa o loqe ti duhet te vije turpe qe krenohesh me nje krahine qe nderoje me te shenjtin flamure, hymne....

              Përgjigjjuni
            2. R
              Roshku

              Nuk rri dot pa u shprehur "Shaban Qosja" i medias !

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shvejku...

                Hahaha fiks Shaban Qosja i medias.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje