Nga Baton Haxhiu
Ai rrinte i ulur në atë karrige të kuqe sikur të ishte pjesë e saj. Unë dhe Foto Strakosha po shikonim lojën së bashku dhe po flisnim për lojën. Ai fliste jo si spektator, por si një njeri që kishte vendosur të mos lëvizte, sepse çdo lëvizje mund ta prishte diçka të padukshme që mbahej pezull në fushë.
Foto Strakosha, dikur vetë portë e kombëtares shqiptare, tani i kthyer në atë që është më e vështirë se çdo rol në futboll, babai i portierit.
Nuk e shikonte lojën si ne. Nuk e ndiqte si rrjedhë aksionesh. Ai e lexonte si një vijë të hollë që mund të këputej në çdo moment. E dinte çfarë do të thotë të jesh i fundit, e dinte çfarë do të thotë të jesh ai që nuk ka askënd pas, dhe e dinte, më shumë se kushdo, se portieri nuk gabon si të tjerët, ai paguan për të gjithë.
Dora që mbante shishen e ujit nuk e pinte ujin, vetëm e rrotullonte. Gishtat i dridheshin lehtë, jo nga të ftohtit, por nga një tension që nuk kishte emër. Cigaren elektronike e sillte herë pas here te buzët, jo për nevojë, por si një përpjekje për të mbajtur diçka nën kontroll. Trupi i tij ishte aty, por mendja ishte në portë.
Më fliste qetë, më shpjegonte si e sheh një portier lojën, si e lexon pozicionin, si e ndjen rrezikun para se të ndodhë, si dallon mes një gabimi teknik dhe një gabimi që turma nuk e fal. Por ndërsa fliste, duart e tradhtonin, aty ku fjala përpiqej të ishte e fortë, trupi tregonte të kundërtën.
Gruaja e tij nuk e shikon ndeshjen. Nuk e përballon. Ka zgjedhur të mos e jetojë atë që ai zgjedh ta përjetojë çdo herë, sepse kjo nuk është vetëm ndeshje, është një pritje e gjatë për një moment të vetëm që mund të ndryshojë gjithçka.
Kur Shqipëria kaloi në avantazh, ai nuk buzëqeshi. Nuk kishte gëzim në fytyrën e tij, kishte vetëm një qetësi të tendosur, si një njeri që e di se kjo është vetëm një pjesë e historisë, jo fundi i saj. Nuk i besonte rezultatit, nuk i besonte as fatit, vetëm priste.
Dhe kur erdhi barazimi, fytyra iu zbeh pa asnjë reagim të jashtëm. Sytë i ranë poshtë, drejt shkallëve, sikur aty kishte një përgjigje që të tjerët nuk e shihnin. Sepse ai nuk pa vetëm golin, pa gjithçka që do të vinte pas tij.
Dhe ajo që erdhi nuk ishte vetëm një tjetër gol, ishte një ndjesi që zbriste ngadalë mbi të, si një peshë që nuk bie menjëherë, por të shtyp gradualisht. Kur Polonia shënoi për 2 me 1, stadiumi u ngrit në këmbë, por ai mbeti i ulur. Nuk reagoi, nuk lëvizi, shishja e ujit i ra nga dora dhe mbeti aty poshtë, pa u marrë më.
Në atë moment loja për të kishte mbaruar.
E shikoja dhe më dukej sikur ai nuk ishte më në stadium, por brenda një kujtimi të vjetër, ndoshta të vetin, ndoshta të djalit të tij, një përzierje e të dyjave, ku çdo top i ardhur drejt portës nuk është vetëm një aksion, por një provë, një gjykim i heshtur që bëhet publik sapo topi kalon vijën.
Ndërkohë, rreth nesh, stadiumi jetonte një realitet tjetër. Telefona që ndizeshin, zëra që sillnin lajme nga një ndeshje tjetër, Kosova që fitonte në Sllovaki, një gëzim paralel që nuk e lehtësonte këtë dhimbje. Dy ndeshje, dy histori, dy emocione që nuk bashkoheshin në një ndjenjë të vetme.
Kur luajnë njëkohësisht Kosova dhe Shqipëria, emocioni nuk është më linear. Nuk është më një flamur që valëvitet drejt një qëllimi. Është një ndarje e brendshme, një tension i padukshëm mes dy dashurive që nuk përjashtojnë njëra-tjetrën, por nuk përjetohen njësoj.
Kombi nuk është më vetëm një ide, bëhet përvojë, dhe përvoja nuk është gjithmonë krenari, ndonjëherë është ankth.
Sepse nacionalizmi në stadium është i pastër vetëm për tifozin. Për ata që janë në fushë, dhe sidomos për ata që i kanë në fushë, ai është i rëndë, ka peshë konkrete, ka pasoja, ka emra.
Ai nuk kërkoi ta dijë rezultatin tjetër. Nuk e pyeti askënd. Nuk kishte vend për krahasim. Sepse për të loja ishte këtu, në këtë portë, në këtë njeri.
Dhe ndërsa minuta e fundit afrohej, ai nuk ndryshoi asgjë nga qëndrimi i tij. Nuk u çua, nuk u kthye, nuk kërkoi të largohej para të tjerëve. Rrinte aty, si një njeri që e ka pranuar se duhet ta kalojë deri në fund atë që ka nisur, edhe kur fundi nuk të jep asgjë përveç një lodhjeje që nuk është fizike.
Sepse të jesh baba i një portieri do të thotë të jetosh çdo ndeshje si një jetë të vogël, ku gjithçka mund të ndërtohet dhe të rrëzohet në një sekondë, dhe ku, në fund, nuk ka rëndësi se çfarë kujtojnë të tjerët, por çfarë mbetet tek ai që rri ulur, pa u çuar, pa e marrë as ujin që i ka rënë pranë këmbëve, duke mbajtur brenda vetes një ndeshje që nuk mbaron me bilbilin.
Kur përfundoi ndeshja, turma u çua. Zhurma u rrit. Njerëzit filluan të lëviznin, të flisnin, të gjykonin. Ai jo. Qëndroi edhe pak, i ngurtë, si një portë që nuk mbyllet menjëherë pas një goditjeje. Pastaj u ngrit ngadalë, pa bërë zhurmë, pa kërkuar sy, pa thënë asnjë fjalë.
Dhe në atë largim të heshtur, e kuptova diçka që nuk e kisha menduar më parë.
Ne e duam kombëtaren si ide, si flamur, si krenari. Por kur ajo zbret në një njeri të vetëm, kur lidhet me një portë dhe me një mbiemër, ajo nuk është më e njëjta gjë. Ajo bëhet e rëndë, bëhet personale, bëhet dhimbje.
Sepse në fund, një ndeshje mund të ndryshojë më shumë se një rezultat.
Ajo ndryshon mënyrën se si e përjeton kombin.
Ku kemi shkuar!Nje spiun kosovar ban komente edhe per futbollin shqiptare!?Amani mo amani!?Ma degjoni nje fjale si futbollistdashur! Ne ndeshjen miqesore me Ukrahinen te mos jene ne stadjum Silvinjo burreci e Duka krimit!?
I biri nuk e meriton portën e Koombëtares është në faj për të dy golat e pësuar nga Polonia, por Mut i jati e Kakë i biri, këta të dy babë e birë janë Filo Grekë ose Korofillakë !
Ça thua mor kafshe , o zvarranik po pse shkruan shqip mor te qifsha robt
Ah, të ishe ti aq shqiptar sa janë ata të dy babë e bir! Po si mund të nxjerrësh nga goja të tilla fjalë në një moment kaq të rëndë për të dy!!?. Njerzilleku e do që te inkurajohen dhe mos të dëshpërohen për situatën e tyre, krejt e ndryshme nga imja dhe jotja, sepse në jemi thjesht spektator, por ata janë pjesmarrës në lojë, ndjejnë dhimbje dhe përgjegjësi të thellë, ndaj duhej t'u thoshe një fjalë ngushëlluese, jo ti fyejë aq rëndë sic bënë ti në koment. Ç'farë njerëzish paskeni qënë në mor aman!!......
Portier me idjot se djali I kti skam pa ndonjehere .ai me kok ky debili me duar lart dhe me I gjat dhe te zona e vet sdi me grushtu.mor debil portjer vet3m prej teje ka humb shqiperia .
Bravo Baton! Pamja e Strakoshës flet shumë. Një përjetim i veçant i një personi të veçant.
Shkrim i bukur. Ai momenti kur kamera e kapi Foto Strakoshen ne stadium, me percolli vertet emocion.
Jam i sigurt qe Strakosha babai e kupton mire tifozin. Tifozit i flet pasioni, marazi, jo mendja. Por kur koka te na ftohet e kembet te na ulen ne toke, duhet t'i puthim te dy duart Foto Stakoshes! Se me nje dore mbajti porten e kombetares, e me tjetren djalin qe e mban porten tani! Babe e bir e bene kete detyre me dinjitet, me aq mundesi sa kane. Te gjithe do donim te ishim me te fortet e me te bukurit e ku di une. Por zoti te jep aq e mendon ai. Nese ti e jep gjithcka qe ke ne vete pa e kursyer, e ke bere detyren! Shqiptari duhet ti japi doren shqiptarit, ta perqafoje si vella. Dhame sa patem mundesi sot, mbase zoti na mundeson te japim me shume neser. E nese ndonjeri mendon qe mund ta beje ate pune me mire se Strakosha, ja ku e ka porten, le ta marri e ta gezoje e te na beje krenare, se Strakosha nuk e ka marre me zor!
Bravo o Shqiptar. Ato qe kisha edhe une ne mendje i the ti. Te lumte.
Bravo Baton.
Per disa komentatore te mesiperm: Babe e bir, Strakosha, jane ata qe kane luajtur me shpirt, shqiptare te patjetresueshem. Dikush i fyen duke i thirre korofillake. Turp, turp. Ne kemi brohoritur dhe brohorasim per ta per lojet e bukura qe na kane dhuruar dhe na dhurojne. Lefteri babai i Fotos dhe e ema- te mrekullueshem, patriote shqiptare te vertete, punetore te ndershem, sikurse ter femijte e tyre model. Ata kane nje emer te paperlyer, Memaliaj dhe Tepelena krenohen me ta. Foto Strakosha dhe i biri i tij mbeten dy yje te ndritshem te futbollit tone dhe teper te respektuar.
RESPEKTE për familjen Strakosha kane dhene per futbollin Shqiptare. RESPEKTE dhe për tranjerin Silvinjo filluan vemjet te flasin duke përmbysur filxhanin e kafesë ????????????????
Donaaaaaaa!
Batoni, si kosovar, pse s'shkoi të ndiqte në stadium Kosovën, por Shqipërinë?
aty ishin paret
Respect per Strak9shet atin dhe birin. Jam nje tifoz i zjarrte i kombetares dhe dje u merzita shume, por nuk ja hodha fajin asnje lojtari, as Barjamit, as Strakoshes, as Asllanit apo Silvinjos. Ishte ndeshje qe kishim mundesi ta fitonim, por keshtu eshte puna e topit, fiton ndonjeher dhe me fat. Gjithsesi mendoj qe Silvinjo ka ber nje pune sh te mire me ekipin, shpresoj te qendroj. Sigurisht mbase futja e Mehmetit dhe jo Pilos do kishte qene gjeja e duhur, ose marrja e nje 9shi te gjate si Tuci dhe vendosja e tij ne fushe ne vend te Barjamit do te na jepte me shume gjatesi ne goditjet standarte, por keto jane gjera qe ndodhin.
Te dy patriot te mrekullueshem. Fotua ishte i jashtzakonshe. Spikati qe kur ishte portjer i "Minatorit" ne Memaliaj. Kur ishte atje u thirr nga i madhi Bejkush Birce portjer me shpresen e me vone me kombetare. Nje falenderim per te dy. Fotua mos te merzitet nga zagare te fshehur pas tastjereve te kompjuterit qe nuk kane bere asgje ne jete...
Te dy patriot te mrekullueshem. Fotua ishte i jashtzakonshe. Spikati qe kur ishte portjer i "Minatorit" ne Memaliaj. Kur ishte atje u thirr nga i madhi Bejkush Birce portjer me shpresen e me vone me kombetare. Nje falenderim per te dy. Fotua mos te merzitet nga zagare te fshehur pas tastjereve te kompjuterit qe nuk kane bere asgje ne jete...
Portieri mund të gaboj si çdo futbollist,por sa her na ka shpetuar sduhet ta harrojm ? Me thoni nese kemi ndonjë më të mir tek kombetarja ? Ne luajtëm në menyr profesionale dhe dinjitoze por fayi nuk na ndihmoi.
Komententet per patriotizem ketu qe flasim per futboll jane percarese dhe s’ja vlen te merresh. Si tifos i futbollit mbarkombtar ,i perfaqesueses se Shqipërise dhe Dardanisë,( qe i uroj per fitoren),do te thoja se kam respekt per Foto Strakoshën,por ashtu sikurse ai e kishte nje difekt ne daljet e gabuara te tij ku shpesh penalizoheshim,se nxitohej edhe i biri edhe pse ka kohe qe po luan perveç talentit qe ka marre nga i jati,nuk ka arritur te marre shume aftesi qe portieri i merr me kohe pasi ka fituar eksperience.Kjo nuk po ndodh,eshte akoma i papjekur ne vendosje,ne perqendrim dhe shume emocional ne levizje,gje qe e demton te shpreh aftesite si portier. E vura re në golin e pare,ai nuk kerceu fare,nuk pati as 5 cm shkeputje nga toka dhe kjo eshte mungese totale fokusimi,pra paaftesi.Se nuk po themi kur ia ben ysmetin e ske cfar ben,se gola do hash,por keshtu ne kete menyre dhe ne nje ndeshje te rendesishme,tregon papjekuri totale dhe per me teper as nuk reagon ,por han edhe golin e dyte kur nuk duhej ,se perseri ishte faji atij,pavarsisht se ketu kishte faj dhe mbrojtja qe la hapesire dhe lejoi ta godase topin,kur ne pjesen e pare u bllokuan mire,por gjithsesi faji mbetet mbi portierin,ashtu sikurse edhe tek goli i pare,nuk mund ti vihej faji Hysaj,pasi Levandoski kishte hapa ne kercim,kur Hysaj duhej te ecte mbrapsht dhe te kercente,pra ishte ne dizavantazh me kundershtarin,keshtuqe duhej qe Strakosha te ishte i vemendshem ,por nuk e beri dhe ne u penalizuam. Gjithsesi futbolli eshte dhe futboll,i ka te gjitha brenda,pra ka te papritura,por ne kishim shansin kete radhe qe te fitonim,se Polonia nuk kishte ekip fitoreje dhe ne duhej ta shfrytezonim këte,por qe per fat te keq u penalizuam nga dy lojtare qe percaktuan fatin e ndeshjes dhe ata ishin Strakosha dhe Bajrami. Keshtuqe keta te dy per te ardhmen nuk di se a e meritojne perfaqesuesen,se Bajrami eshte i konsumuar dhe ska ç’te jap më dhe Strakosha nuk ka kohe më për tu pjekur kur s’eshte pjek deri tani. Gjithsesi ndryshimi per perfaqesuesen tone,duhet te vije nga FSHF ,e cila duhet te ndryshojë qasje,sepse kam pershtypje qe nderhyn shumë dhe pastaj duhet trajner qe jo vetem te jete i suksesshem ne zgjedhjen e formacionit e te tjera,por duhet te jete kocke e forte te perballoje presionin e federates duke patur ne dore kartonin e vetos,qe te jete vertet i lire dhe te mund te shpalose si duhet idete e tij. Pavarsisht te gjithave,duhet te jemi me kembe ne toke dhe tiu themi faliminderit lojtareve ,sepse kane arritur te jene profesioniste ne fushe dhe te na dhurojne emocione te bukura. Suksese ne te ardhmen!
E donim me shpirt fitoren,por kjo nuk na jep te drejtën me ndy mundin e lojtareve ,stafit,sepse ata do te kishin dhene gjithcka per kualifikim,per vehte e per Shqiperinë Fati nuk ishte me ne,sa per shkrimin,eshte vertete nje meditim qe vlen te lexohet,sepse askush ne bote nuk e perjeton ate me syte e zemren e nje prindi qe frymon ,jeton,njekohesisht me te birin,mbi te cilin i ka syte nji komb Ne duhet t'i duam ata edhe kur humbin ,se jane pjesë e jona
Gabimi tek goli dyte nuk falet. I ka bere edhe ne te shkuaren keto gabime, ceshtje formimi sportiv. Ky me dy duar nuk kap topin, e kap me kok polaku, 1 m distance, turp. Duhet te mos jete me portjer i kombetares. Flas per sportistin dhe jo per njeriun, mos ngaterroni kekun me byrekun.