Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

30 Mars 2026, 13:07Blog Nga Niazi Jaho

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

Në ndihmë të lexuesit dhe për një konceptim më të drejtë të vendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të njeriut lidhur me çështjen e M.Manjanit, mendova që fillimisht, të parashtroj një historik të shkurtër.

1.     Z. Manjani kishte kandiduar në shkollën e Magjistraturës për tu pranuar në programin e formimit fillestar për vitin 2020-2021 në profilin e prokurorit. Mbasi ai ju nënshtrua provimit, u përfshi në listën e fituesve dhe bashkë me dokumentacionin përkatës ju përcoll Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Mbas verifikimit të dokumenteve në mënyrë të veçantë të kriterteve të pasurisë dhe pastërtisë së figurës, KLP-ja vendosi të rrëzojë kërkesën e tij bazuar në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike (Ligji nr. 138/2015 datë 17.10.2015) dhe statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (ligji 96/2016).

Shkaku: Në dokumentacionin e paraqitur prej tij rezultonte se Manjani me vendimin e Gjykatës së Bulqizës të vitit 2006 ishte dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale (vjedhje) sipas nenit 134 të Kodit Penal, por ekzekutimi i këtij vendimi është pezulluar për një afat 3-vjeçar dhe meqë ky vendim nuk u ankimua, ka marrë formë të prerë më datë 01.12.2006. Në dosjen e tij, ndodhej gjithashtu vërtetimi se ai ishte rehabilituar dhe si i tillë quhej i padënuar (neni 69 i Kodit Penal). Sipas nenit 28 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” nuk lejohej kandidimi nëse personi ishte dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale.

Neni i mësipërm, me ligjin nr. 50/2021 datë 23.03.2021, në shkronjën “d”, u formulua si më poshtë: “Nuk është dënuar me vendim penal të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, që për shkak të natyrës së veprës së kryer, diskrediton pozitën dhe figurën e gjyqtarit ose prokurorit ose dëmton besimin e publikut në sistemin gjyqësor, pavarësisht nëse është rehabilituar sipas parashikimeve të Kodit Penal. Vlen të përmendet se Z. Manjani kur ka kryer veprën penale (2006) ishte 15 vjeç.

Mbas rrëzimit të kërkesës së tij nga KLP-ja, ai u ankua në Gjykatën Administrative të Apelit, Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Të tre këto gjykata vendosën rrëzimin e ankesës së tij.

Pas kësaj ai ju drejtua Gjykatës së Strasburgut. Në datën 10 mars 2026 me unanimitet ajo dha vendimin në favorin e kërkuesit Manjani (dëmshpërblim 4500 euro dhe mundësinë e rihapjes së çështjes).

2.     Konstatimet dhe vlerësimet e GJEDNJ.

a-     Ndalimi për të kandiduar në shkollën e Magjistraturës të Z. Manjani, sipas legjislacionit shqiptar, synonte garantimin e integritetit të magjistratëve lidhur me natyrën e veprës penale të kryer dhe jo aq me rrethanat se si ajo është kryer. Gjykata vlerësoi faktin se garantimi i pastërtisë së figurës të funksionarëve publikë është i ligjshëm, se ligji mund të kufizojë të drejtën e ushtrimit të një profesioni, por pa cënuar standartet.

b-    Arsyeja e vetme e ndalimit të tij për të ushtruar funksionin e magjistratit ishte dënimi i tij 14 vjet më parë kur ai ishte 15 vjeç dhe për të cilin ai ishte rehabilituar. Gjykatat nuk kanë patur parasysh faktin se si i mituri nuk mund të konisderohet se ai ka qenë i aftë të parashikonte pasojat e veprimtrisë së tij. Ndalimi absolut dhe i përhershëm për ndjekjen e funksionit të prokurorit ka patur një ndikim të qartë dhe serioz në zgjedhjen e tij personale, për mënyrën se si ai dëshironte të ndiqte jetën e tij profesionale dhe private si dhe formimin e identitetit të tij. Prandaj, gjykata ka arritur në përfundimin se është shkelur neni 8 i KEDNJ (E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare).

c-     Gjykata, në vendimin e saj shpreh dyshime nëse legjislacioni përkatës plotëson kriteret e “cilësisë së ligjit” në përputhhje me nenin 8 të Konventës. Ajo ka shprehur gjithashtu shqetësimin se ligjet e brendshme lidhur me funksionet e larta të sektorit publik nuk janë të qarta sidomos lidhur me efektet e rehabilitimit. Sipas gjykatës, edhe nëse do të supozohej se ndërhyrja do të ishte e ligjshme, në një shoqëri demokratike nuk do të ishte e nevojshme. Gjykata thekson se prokurorët duhet të plotësojnë standarte të larta integriteti. E megjithatë kur është fjala për vepra penale të kryera nga një i mitur, vlerësimi individual ishte i nevojshëm. Në një rast të tillë duhej patur parasysh interesi i lartë i fëmijëve, problem ky që trajtohet si në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve dhe në Kodin shqiptar të drejtësisë penale për të mitur.

d-    Gjykatat vendase kanë trajtuar njësoj veprën penale të kryer nga një i mitur me atë të kryer nga një i rritur. Ato nuk patën parasysh kohën e kaluar të Z. Manjani nga momenti i kryerjes së veprës , sjelljen e tij, faktin se ai ishte trajnuar dhe kishte punuar si avokat përpara se të bëhej oficer i policisë gjyqësore në një zyrë prokurorie. 

e-     Autoritetet e brendshme nuk kishin vlerësuar në mënyrë të balancuar interesat konkurruese për të jusitifikuar përse ndalimi i pranimit të ankuesit në këtë institucion (prokurori) ishte proporcional dhe në përputhje me konceptin e jetës private. Në këtë vështrim, mospranimi I Z. Manjani në Shkollën e Magjistraturës në bazën e një dënimi për të cilin ishte rehabilituar ishte në fakt joproporcional.

 

GJEDNJ, siç përmendëm edhe më lartë, veç çdëmtimit në favor të Manjanit, në vendimin e saj ka kërkuar rihapjen e procedurës për kërkuesin duke patur parasysh standartet (shih par. 66 të vendimit)

Kam mendimin se kërkuesi në zbatim të vendimit të mësipërm të Gjykatës së Strasburgut mund ti paraqesë kërkesë drejtpërdrejt Gjykatës Kushtetuese. Ajo është e detyruar të zbatojë vednimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Është në kompetencën e saj të bëjë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës. Në këtë drejtim do të sugjeroja që Gjykata Kushtetuese të kishte parasysh edhe rekomandimin NoR (84)10 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës “Për të dhënat kriminale dhe rehabilitimin e personave të dënuar”, si dhe Rekomandimin NoR(87)20 të Komitetit të Mnistrave të Këshillit të Europës “Për reagimin social ndaj të miturit të dënuar”.  

Në vendimin e GJEDNJ ka konstatime, vlerësime dhe konkluzione që për mendimin tim do të kërkonin reflektim që do të duhej të pasohej edhe me ndërhyrje në legjislacionin përkatës në fuqi. Në të kundërt, vështirë të përjashtoheshin interpretimet strikte apo të gabuara të ligjit. Kam mendimin se edhe pse në vendimin e GJEDNJ trajtohet çështja e kryerjes së një krimi nga një i mitur, efektet e konceptimit dhe zbatimit në praktikë të tij, janë më të gjëra. Në të evidentohen parimet dhe standartet.

9 Komente

  1. B
    Baftjari , qytetar nderi i disa qytetevet Shqiptar

    Unë nuk njoh ekselent si Z.Niazi Jaho dhe Z. Ylli Manjani në drejtsi , mund të ketë dhe të tjerë , por janë të "preokupuar" me bizneset e tyre , ose më shqip : e ndiejnë inferioritetin e tyre profesional - moral - integral . Mua me duket veprim shumë llogjik që një Kryetar Bashkie , i një super qyteti ne Western , mori një person qe kishte bërë 6 vjet burg në jetën e tij dhe e vendosi shef policie te qytetit ( një nga qytetet me modern te botës ). Z. Njazi , duhet të nderhyni me autoritetin tuaj per të korrektuar sadopak këtë mangësi në legjislacionin Shqiptar . ( te lutem mos u justifiko , tjeter status gjyqtari , tjeter status shefi i policisë ).Mbarsi !

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1

      Mua me duket se kercet kjo pune.Edhe xhepist dhe prokuror sikur nuk shkon.Bishti qenit mbetet bisht qeni.Kur te emerohet prokuror do i ngrihet dhe statusi nga xhepist ne i koruptuar

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lymi

        demokraci me mentalitet diktature nuk shkon kjo pune!

        Përgjigjjuni
      2. A
        AS

        Z. Njazi Jaho per moshen dhe pozicionin qe ka, duhet vleresuar vetem per keshillat dhe mencurine. Ai nuk ka as moshen as pozicion administrativ per te marre vendime apo te t'i ekzekutoje ato. - - - - - Good for him that in this stage of his life, he is still sharp and willing to contribute to the Albanian mess.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patriot

          Prandaje e paska rrembyer menjehere LSI dhe ishte nder me te sukseshmit e saje?

          Përgjigjjuni
          1. B
            Baftjari , qytetar nderi i disa qytetevet Shqiptar

            O "1" , humor shumë klass . ............Kur te emerohet prokuror do i ngrihet dhe statusi nga xhepist ne i koruptuar . Mbarsi.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Romeo

              Është Manjan tjetër, nuk është Illi, a të qifja udhën! Gjithësesi fis janë.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Ton

                O Njazi thuaj ndonjellaf per dosjet kapice ne Apel dhe gjykaten e larte ku njerezit duan vite te fillojne seancen e pare. Fol dhe per rekurset e shtetit qe dhe kur e dine qe e kane te humbur bejne kerkesa dhe bllokojne gjykaten qelkimisht. Atyre juristeve tu vihet ne ngarkim rrogat qe i oadituri do mari dhe per disa vite pa punuar

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Baftjari , qytetar nderi i disa qytetevet Shqiptar

                  Per Romeo . O Romeo 1█ Unë e vura re qe nuk shkonte diçka me "vitet" qe prekte Z. Njazi Jaho ne shkrimin e tij , por mendova qe é ndonje gabim i redaktorvet te Tema, se gazetarët ne pergjithsi nuk e kane problem gabimin aritmetik ± 1 ose 2 zero. Sa per Z. Njazi dhe shumica e gjyqtarvet ne Botën e civilizuar nuk gabojnë ne sintaks, morfologji dhe aritmetikë ,madje nuk gabojnë edhe ne matematikën e nivelit te lartë . 2█ Romeo je shumë i vemendshëm , shumë i lidhur me shtypin . 3 █ Romeo bëj një " share " ketij texti ne Anglisht ne disa ambasada Amerikane ne Botë me fax , jo rrugë tjetër : " Mr. President Donald Trump , deep state arranged by Kash Patel , director of FBI and 2 chiefs of Police. Thank you ". Vendos dhe nicknamin tim , titullin e shkrimit , Gazeta tema , dhe ata do te me gjejnë nepermjet IP ( adresa ime e internetit ). Romeo patjetër qe do te vlersohesh nga Z. President .Romeo Mbarsi !

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje