Nga Ylli Manjani
Vitin e shkuar, përgjatë një emisioni tek Erla Mëhilli, kam sugjeruar që Erion Braçe do ishte një kandidat serioz për bashkinë e Tiranës.
Ende e mendoj këtë ide si pozitive për qytetin, por edhe Erionin dhe pse jo, edhe vetë PS.
Erion Braçe është i ri ende në moshë, por ka një barrë të jashtëzakonshme përvoje politike dhe administrative. Ka një mënyrë origjinale kritike të të menduarit dhe futet tek njerëzit publikë që nuk ta përton fjalën troç.
Mund të mos jesh dakord me të por si politikan, njeri publik dhe njohës i punëve të shtetit nuk ka të sharë. Ai është natyra e politikanit detajist që nuk lë kurrë as nënkuptime e as paqartësira. Hazërxhevap i paparë është. Njeri i informuar mirë për çdo problem.
Erion Braçe është karakter i pjekur tashmë dhe mund ta quash maksimumi fleksibël, por është i pakompromis me të vërtetën. Ai është politikan që ndërton mendimin politik mbi kontaktin e drejtpërdrejt me të njohur e të panjohur. Një punëtor politik i jashtëzakonshëm.
Mund të cedojë ndoshta në imazherinë e sotme politike, por asnjëherë në përmbajtje. Njeh absolutisht çdo problem ekonomik e politik në detaj. Korrekt në ekstrem me ligjin dhe vështirë ta akuzosh si i padrejtë.
Mund ta komentosh për lartësinë e shtatit, por jo për lartësinë e mendimit politik. Ka kaluar shumë e shumë dallgë në PS ku debati politik ka qenë i egër dhe shumë i egër, po aq sa edhe toleranca e bashkëjetesa me çdo kritikë.
Erion Braçe është njohës i thellë e çështjeve të pushtetit vendor. Pavarësisht se ai ka shërbyer deputet, gjithnjë është marrë në thellësi me çështjet e pushtetit vendor. Kritik dhe propozues zgjidhjesh si ai, askush tjetër.
Shkurt, ajo që kam menduar vjet vlen për çdo vit për Erion Braçen si kandidati absolutisht më i mirë për bashkinë e kryeqytetit.
Lexova në lajme se Ai e ka edhe vetë këtë ambicie dhe, më vjen veç mirë.
Është tamam në kohë për të drejtuar një bashki si kjo e Tiranës, për të gjitha ato cilësi që i rendita më lart.
Me Erion Braçen nderohet Tirana, por edhe politika e majtë dhe e djathtë për faktin se është ndër të paktët produkte politike me substancë në xhiro.
PS mund të pretendojë edhe emra të tjerë për kandidim, por nuk ka për të gjetur më të mirë së Braçe. Në të gjitha kuptimet...
Unë vetë do ta braktisja bojkotin zgjedhor për të votuar Erion Braçen në bashkinë e Tiranës.
PO të madhe për mendimin tënd dhe dëshirën e ERION BRAÇES.
Une do te votoja symbyllur Yildiz Manjanin...
Edhe une Po per Erionin.
Per mua kandidat dhe kryetar bashkie i kryeqytetit duhet te jete Arlind Qorri ,nese ka vizion ne politike .Ai duhet te jete si kryetari i NewYorkut duke i dhene fund kesaj maskarade 36 vjeçare.Rringjallje shprese per te ardhmen.
Jam 100% dakort per Erion Bracen
...edhe une...
Meriton te jene kandidat Ka vlera
Manjan. Nesër nuk do ta keshë më gruan zv/ministre, por shtpiake.
Unik Erjon Braçe!
Nqs Erion Braçe e ka thene seriozisht edhe une jam pro kandidatures se tij. Socialisti I fundit "puro"! Edhe e ben ate Pune,e ka treguar veten qe punon.
Une mendoj qe me qe Erjoni kerkon te behet Kryetar Bashkie, le te shkoje ne BERAT, se ate qytet e njef me mire. pasi te kalitet atje per kater vjet, le te kandinoje pastaj per TIRANEN. Nje gje eshte interesante, disa personona fillojne te kerkojne konkurimin neper media/ PSE NUK E KERKOI ERJONI KANDIDIMIN KUR U SHPALL KANDITATURA PER TIRANEN NE 2025 ? FILLOHET KERKESA NE PARTI, JO NE MEDIA.... Po ai e di vete tani qe asht bo edhe tirons.
Brace eshte lind e rrit ne Tirone. Ka qene deputet ne shume rrethe. Ska te beje fare me Beratin. Do keshe lexu ndonje artikull me fake news.
Jam i nje mendimi me Ju, Zoti Manjani. Zoti Erion Braçe i ka te rralle shoket. I permbush te gjitha ato qe permendni Ju.
Më shënoni dhe mua !
Edhe mua !!!!! Jam Inxhinjer mekanik pa pune ? Shoke dhe miku i braces skuthit me hoqi nga puna sepse isha i pa koruptuar per tenderà ( Petrit Rama ) ? Ju thoni eshte i ndershem , Ai eshte Skuth I keq , vepron nen rrogoze edhe per me teper i pa afte ???? I lig ne shpirt di ku te perdridhet ...!!!
Me i drejte nga te gjithe.