
Nëse dikur lufta ishte një realitet i largët, i mbyllur mes faqeve të librave të historisë dhe rrëfimeve të gjyshërve, sot ajo ka marrë forma që askush nuk i kishte parashikuar. Viti 2026 na gjen më të vetëdijshëm se kurrë: lufta nuk është vetëm ajo me armë. Ajo është shumëdimensionale, e heshtur dhe shpesh e padukshme.
Ne kemi përjetuar një luftë globale me pandeminë, ku armiku nuk kishte fytyrë dhe kufijtë u bënë të pavlefshëm. Më pas, një tjetër betejë u zhvillua në hapësirën virtuale, një luftë informacioni, ndikimi dhe kontrolli përmes inteligjencës artificiale dhe teknologjisë. Dhe ndërkohë, në disa pjesë të botës, lufta klasike me armë vazhdon të marrë jetë dhe të shkatërrojë komunitete.
Çfarë na mëson e gjithë kjo?
Na mëson se siguria nuk është më një koncept abstrakt. Nuk është vetëm një politikë shtetërore apo një marrëveshje ndërkombëtare. Siguria fillon aty ku ndihesh i që i përket një vendi, pranë njerëzve të tu, pranë familjes, pranë rrënjëve të tua. Në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme, vendi yt merr një kuptim të ri: ai bëhet streha më e afërt, më reale dhe më e prekshme.
Për Shqipërinë, kjo është një thirrje reflektimi. Për dekada me radhë, emigrimi ka qenë një rrugë shpëtimi, një kërkim për mundësi më të mira dhe një mënyrë për të ndërtuar një jetë më të sigurt. Por sot, përballë një bote që ndryshon me ritme të shpejta dhe shpesh të pasigurta, lind një pyetje thelbësore: a është koha të kthejmë sytë nga vendi ynë?
Kjo nuk është thjesht një thirrje emocionale. Është një mundësi reale.
Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme të pashfrytëzuara, veçanërisht në zonat rurale dhe malore. Fshatrat e braktisur, shtëpitë e mbyllura dhe rrugicat e heshtura nuk janë vetëm dëshmi e një të shkuare që po zbehet, por edhe një thirrje për rikthim. Ato presin, në mënyrën e tyre të qetë, hapat e atyre që dikur u larguan.
Nisma si “Paketa e Maleve” janë një sinjal i qartë se ka një vullnet për të ringjallur këto zona. Përtej çdo interpretimi politik apo institucional, ideja qëndron, t’i japim jetë territoreve që kanë mbetur në harresë. Të rikthejmë ekonominë aty ku ajo dikur ka ekzistuar në mënyrë natyrale dhe organike.
Një investim në një fshat të vogël nuk është thjesht një përfitim individual. Ai krijon një efekt zinxhir: hap vende pune, gjallëron tregtinë lokale, rrit kërkesën për shërbime dhe rikthen dinamikën sociale. Një shtëpi e rindërtuar, një bujtinë e hapur, një tokë e punuar, të gjitha këto janë hallka të një ekonomie që mund të rilindë nga poshtë-lart.
Mbi të gjitha, është një rikthim i identitetit.
Sepse në fund të ditës, përtej krizave globale dhe pasigurive të kohës, ajo që mbetet është lidhja me vendin tënd. Dhe ndoshta kjo periudhë që po jetojmë, me gjithë sfidat e saj, është një kujtesë e fortë: nuk mund të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme pa u kthyer te rrënjët tona.
Koha për të kthyer sytë nga vendi ynë nuk është thjesht një slogan. Është një nevojë. Një mundësi. Dhe për shumëkënd, mund të jetë edhe një fillim i ri.
Shiritin thua ti që ka potenciale.... dmth që mund të bëhet. Këtë e dinim edhe atëherë kur njerëzit ikën nga sytë këmbët. Çfarë ndodhi me potencialin?? Në drejtim të vendit janë njerëz me shumë potencial. Janë copa hajdutësh e mastrueshis të palarë, të paparë desha të thoja, që mbahen në karrige nga nga ca njerëz të tjerë me potencialë të jashtëzakonshëm si Nul Noka e nongrata që mbahen në këmbë nga shumë potencialë te tjerë rrugësh si Llapaj e ca Gonëra ... Ke shumë të drejtë për një gjë. Ne je I një vend me shu.ë potencialë.
Kurrē nē vendin e korruptuar, hajdut, imoral, injorant, kriminel, tē degraduar, tē shpērfytyruar, tē babēzitur, tē drogēs, trafiqeve , pastrimit tē parave tē pērgjakura, tē arrogancēs, tē prepotencēs, tē poshtērsive, tē hipokrizisē, mendjemadhsisē, tē fodullēve, tē shitjes sē pordhēve me sasi industriale, tē karshillikut ndaj tē dobtit, dhe pērulēsisē dhe nēnshtrimin pa dinjitet ndaj tē fortit , te simpatisē ndaj kriminelit tē pasur , dhe pērbuzjes ofenduese ndaj tē virtytshmit tē varfēr, ndaj adhurimit tē çdo pislliku veç pēr para, shenjtērimin e horrit dhe kurvēs, neverisē ndaj tē ndershmit, etj,etj. Never again for me.
Moj koce kush te ka frymezuar, gjyshi/gjyshja. I njeh shqiptaret apo jo. Ai qe vjedh eshte me I nderuari/respektuari ne ate vend. Ndershmeria as ne fjalor nuk existon me. Lol
Bravo goca. ka kapur një temë me vlerë. Të vjetrit dikur e kanë ditur prandaj edhe janë shprehur se "guri i rëndë në vend të vet". Se në dhé të huaj kurrë nuk mund të bëhesh i barabartë me vendasit. Kurrë nuk mund të shprehësh një kritikë. Se menjëherë vjen përgjigja: Kur nuk je i kënaqur pse nuk kthehesh në vendin tënd?! Pra do mbetesh gjithmonë një qytetar i dorës së dytë. Kjo për brezin e parë të emigrantëve. Për fëmijët e emigrantëve të lindur në vendin pritës puna është pak më ndryshe. Megjithatë edhe fëmijët e arabëve që kanë 60 vjet në dhé të huaj konsiderohen si të huaj edhe sot për shkak të fesë, emrave dhe zakoneve të tyre. E vetmja mënyrë të konsiderohesh vendas nuk është integrimi, por asimilimi! Ndryshe kthimi në Atdhe vlen kur aty ke një pronë. Një tokë të punueshme,50 rrënjë ullinj, një dyqan, një servis etj etj. Ndryshe bie pre e llumit që është pasuruar me vrasje, grabitje, shitje droge, vjedhje etj etj. Në këto kushte unë mendoj se ndofta kthimi tani është disi i parakohshëm. Në Perëndim ka ende begati dhe qytetërim. Ku po i pate siguruar "letrat" mund të jetosh shumë mirë edhe duke qënë qytetar i dorës së dytë. Ndërsa Shqipëria gjendet ende në kapitalizmin e egër, ku ligjin e bëjnë lacat e lagjeve, i forti i rrugicës etj etj. Ku e ke vështirë të gjesh të drejtën tënde. Ku po re në dorën e gjykatësve apo mjekëve të rropën të gjallë. Pra zgjedhje e vështirë.
I nderuar bashkatdhetar pikës i ke rënë kur thua se në perëndim jetohet më mirë.Sa për 50 rënjë ullinj janë shum pak, duhen të pakten1000 renjë ullinj qe te mbash veten me bukë .Marim një mesatare 10 Litra vaj për pemë baraz 10 000 litra të japin 60 mijë euro. Hiq shpenzimet krasitje prashitje ujitje plerim sperkatje vjelje transport perpunimi në fabrik Të ngelin gjysma
Bota është më e pasigurt se kurrë, por Shqipëria nuk është e shkëputur nga bota, është pjesë e saj, kështu që kjo pasiguri është pjesë e jetës dhe shoqërisë shqiptare. Bota është në pasiguri, por ka rregulla, ka ligje, ka standarte, ka institucione, ka një shoqëri të civilizuar, etj, etj ndryshe nga Shqipëria që funksionon akoma me një sistem klientelist dhe me mungesë totale të respektit, të drejtësisë dhe të meritokracisë. Një krizë botërore do kishte pasoja të rënda për Shqipërinë për faktin se ekonomia e saj mbështetet nga dy faktorë të jashtëm, nga emigracioni dhe turizmi!
Qe nje njeri te jete me i sigurt ne jete ( mos harroni KURRE nuk ak siguri 100% ne jete. Kjo eshte jeta) duhet te kete tre kushte 1. Lirine. Pa liri nuk ka siguri. Kush shkemben lirine per sigurine nuk meriton ( nuk ke) as lirine as sigurine 2. I rrethuar mes njerezive te tij ( familje, krahine e komb) 3. Nuk futet ne lidhje te tjera ( jashte familjes, krahines e kombit) qe prekin sigurine e siguruar vete. Vec pikes 2 (qe edhe kjo eshte shume e dobet mesh Shqiptareve "globaliste") asnje gje tjeter nuk e kane shqiptaret ne Shqiperi. Shqiptaet nuk jane te lire. Ata jane te skllaveruar nga krimi dhe korupsioni i ngirtur ne sistem. Ska liri por te jetosh mes krimit dhe korupsionin ( edhe sikur te jesh vete krimineli apo i koruptuari) Shqiptaret jane vasale te te huajve. Shqiptaret kane bere lidhje skllaveruese me te huajt dhe si rezulatat rrezikohen me shume se edhe vete te huajt ( sepse jane pjesa me e dobet e ketyre lidhjeve). Pra shkrime te tilla propagandistike jane vec mashtrime per te krijuari iluziionin e sigurise, qe te zgjatet jeta e kirmit, korupsionin dhe skllaversie.
Te lumte pena moj vajze! Por duhet te thuash se ne kete vend te bekuar na rethojne dhe drejtojne kusaret, jo ato te karaibeve por keto te Shqiperise tone. Prodhon bujku plak, prodhime bio por hajnat na I sjellin me pesticide nga Serbia, maqedonia , greqia , italia e gjetke. Prandaj morali yt eshte komod, por realitwti eshte ndryshe. Kjo nuk do te thote qe shqiptaret te mos kthehen , perkundrazi te vijne dhe te perbysin kete regjim fashist qe po I degedis bijte e saj neper ruget e vdekjes.E ardhmja e bukur e vendit vjen nga bijte e saje.
Shqipëria ka përparuar vetëm në kurvërizëm është një gjë që bie shumë në sy të kthehemi si shërbëtorët e tyre kështu thua ti