"Heronjtë qe na "mori" Greqia"

31 Mars 2026, 22:05Blog TEMA
"Heronjtë  qe na "mori" Greqia"

Nga Auron Tare

Përpara disa ditësh, në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump, me një vështirësi të dukshme në shqiptim, lexonte një listë me emra personalitetesh greke. Në krah të tij ishte Elpidophoros, kreu i Kishës Ortodokse Amerikane, i cili buzëqeshte teksa përshëndeste pjesëmarrësit që kishin ardhur në Shtëpinë e Bardhë për të festuar Ditën e Pavarësisë së Greqisë. Përveç batutave të zakonshme të Trump-it, fjalimi i tij i shkurtër ishte mbushur me fjalë të përgjithshme dhe “fakte” që jo domosdoshmërisht kanë lidhje me të vërtetat historike mbi Pavaresine e Greqise.
Ndërkohë, mediat online dhe rrjetet sociale ishin tejmbushur me fjalë, shprehje lavdëruese dhe piktura të heronjve të “revolucionit” grek. Në të gjithë këtë turbullhane festive mund të lexoje shqiptarë të pezmatuar, të cilët, si ajo nusja te filmi i famshëm “14 vjeç dhëndër”, i hidhnin gjellës një grusht me kripë për inat të vjehrrës.
I ngeshëm ndonjëherë edhe i lexoj komentet e egërsuara të palëve, të cilët përleshen në FB apo INSTA mbi identitetet e prijësve të “revolucionit” grek. Tek-tuk bëj edhe unë ndonjë shënim kur më kap ajo dalldia nacionaliste teksa lexoj gomarllëqe me okë që vijnë në përgjithësi nga komentuesit grekë. Megjithatë, do të doja të shtoja se komentuesit më të egër pro helenizmit historik janë shumë shqiptarë të helenizuar, të cilët jo vetëm këmbëngulin në falsifikime historike, por edhe shtojnë shpesh “ngjarje” të cilat, në një farë mënyre, i japin “të drejtë historike”.
Në fakt, lufta për identitetin e heronjve të Greqisë, për mua, ka mbaruar prej kohësh, pasi në një farë mënyre jo vetëm që ata “heronjtë” e zgjodhën vetë krahun e tyre, por në kontekstin e kohës, kur ende nuk kishte një ide të qartë nacionaliste, sot, pas 250 vjetësh, nuk mund të gjykojmë mbi baza nacionale.
E dyta, mund të thuhet se, përveç disa studimeve modeste dhe botimeve edhe më modeste, asnjë institucion shqiptar nuk ka hulumtuar, nxjerrë, mbrojtur dhe botuar fakte të pakontestueshme mbi identitetin shqiptar të shumë prej “heronjve” të Luftës Greke. Botime serioze, të cilave shumë nga komentuesit e sotëm do të mund t’u referoheshin në debate historike mungojne.
Nuk ka asnjë dyshim mbi identitetin etnik të suliotëve, arvanitasve, hidriotëve, çamëve, ngulimeve shqipfolëse të Peloponezit apo të Athinës. Por thelbi i ndryshimit qëndron në faktin se shumë prej emrave të njohur të këtyre komuniteteve luftuan dhe u vetëdeklaruan, apo u deklaruan më pas si grekë. Ndërkohë që shumë botime të huaja, me apo pa burime greke, nxituan t’i përcaktojnë këto figura si helenë, Ndërkohë ende sot historia jonë nuk ka bërë asgjë për të balancuar sadopak të vërtetat historike të protagonistëve të asaj kohe. Politika europiane e cila financoi dhe ndihmoi që territoret e Junanit (Greqisë së sotme) të shkëputeshin nga Perandoria Osmane, sigurisht do të financonte edhe krijimin e një mitologjie europiane për atë që sot njihet si “Pavarësia” e Greqisë.
P.sh., Marko Boçari, i cili sipas deshmive te kohes u vra në një përleshje me myslimanët shqiptarë, u mitizua si një prej simboleve më të rëndësishme të “revolucionit” grek nga propaganda europiane e kohes si në pikturat e Eugène Delacroix, ashtu edhe në librat e historisë apo në emërtimet e rrugëve dhe shesheve të Parisit, Bocari njihet gjeresisht si nje figure historike Greke. E megjithatë, shumë pak, për të mos thënë aspak, është shkruar mbi jetën e këtij shqiptari mjaft interesant, i cili ishte jo vetëm një ushtarak në oborrin e Ali Tepelenës, por edhe një njeri i letrave dhe kontribues për kohën sidomos me fjalorin e tij shqip-greqisht. Sot, Boçari, me mbiemrin e shndërruar në greqisht, por edhe në anglishten e Shtëpisë së Bardhë, citohet si një simbol i pavarësisë greke, edhe pse në disa nga botimet e dëshmitarëve të kohës, shkruar nga vullnetarë amerikanë që luftonin në radhët e kryengritësve grekë, theksohet identiteti dhe gjuha e tij si shqip.
Nderkohe deri me sot nuk kemi studime serioze për të kuptuar ne se shumë prej këtyre shqiptarëve etnikë, që lindën në Perandorinë Osmane në territoret e Junanit (Greqisë), u përpoqën, luftuan dhe u vetësakrifikuan për një çështje etnike greke, shqiptare, fetare apo shtetformues.
Të gjitha këto mungesa në diskursin historik të sotëm e bëjnë debatin të vështirë, sidomos me shqiptarët e konvertuar rishtas si “grekë”, të cilët, si zakonisht, janë edhe më të egër se vetë grekët e sotëm në ruajtjen e mitologjisë kombëtare.
Jam i mendimit se, në fakt, fajin nuk e kanë fare as grekët e sotëm dhe as shqiptarët e Greqisë për egërsinë në debate. Faji ndodhet te shoqëria jonë, te institucionet tona, te arsimi ynë, te shteti ynë, që në vend që t’i ngrejë bust Micotaqit, që përzinte shqiptarët nga Athina, do të duhej të mblidhte shqiptarët kudo që kontribuojnë për t’i afruar në idenë dhe ndjenjën kombëtare të Shqipërisë, për të lartësuar figura historike apo kontribues të çështjes së ruajtjes së identitetit.
Për ta mbyllur këtë përsiatje, po sjell një shembull shumë domethënës që ilustron më së miri këtë debat ne realitetin e sotem, kur kampionia botërore e hedhjes së shtizës (që garon për Greqinë) është një vajzë durrsake, Elina Xhengko, të cilën Greqia e ka lartësuar në maksimum, ndërkohë që ne, në mënyrën më qesharake të mundshme, u varim në qafë flamurin e kuq sportistëve nga Azerbaxhani apo Turkmenistani, duke i lartësuar ata si modele më të mira shqiptarësh.
Ndoshta problemi ynë nuk është se të tjerët “na marrin” historinë apo njerëzit tanë, por se ne vetë nuk dimë t’i njohim, t’i kuptojmë dhe mbi të gjitha t’i mbajmë pranë. Dhe një komb që nuk kujdeset për kujtesën e vet, rrezikon që një ditë ta gjejë atë të shkruar nga të tjerët. Ashtu sic ndodhi me "heronjte" tane te revolucionit Grek.
Gezuar 25 Marsin Greqi.

51 Komente

  1. K
    Kendoni kengen....

    Zotni Auron, aty ku je, a mundesh të lobosh që të bësh të njëjtin promovim për kombin shqiptar siç bëjnë grekët? Ky quhet patriotizëm, jo moralizimet në gazeta!

    Përgjigjjuni
    1. Kutuzovi

      Nje shkrim i shkelqyer. Te lumt zoti Auron qe na bere kete shkrim,per me shume per te na kujtuar se si po perpiqemi te njohim heronjet shqipetar. Propaganda greke po na sulmon hapur per te na mare ato qe na tokojn neve shqipetareve. Por me e keqja eshte kure e drejta qe na takon, mohohet nga vete shqipetaret dhe vetedeklarohen grek.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Deus

        Me mire qe i ka Greqia sepse i respekton dhe i ben te njohur para gjithe botes. Shiko veprat e Ali Pashe Tepelenes, ne shqiperi jan kosha plehrash, ne greqi jan plot turista e mirembahen sic i ka hije nje shteti qe di te ruaje historine e tij dhe Ali Pasha nuk ishte grek. Ne jemi e keqja vetes.

        Përgjigjjuni
        1. A
          AC/DC

          Edhe ti ne llumin e shumices albanistanase. Lexon 'gomarlliqet' e komentuesve greke,po nuk lexon 'perlat' albanistanase. M. Boçari beri nje fjalor greqisht-shqip po kjo nuk e ben shqipetar. Arvanitas po. Qe kane mbi 600 vjet qe jetojne ne Greqi. Se me kete llogjike i bie qe dhe presidenti Tramp duhet te ishte president i Gjermanise,Bill Clinton i Irlandes, pa folur per Obamen. Po te ishin kaq te mire dhe te forte albanistanasit e benin vete revolucion. Dhe Europa i mbeshteti se ishin per tu mbeshtetur. Po ashtu do mbeshtetnin albanistanin. Dhe nuk ka pse behesh xheloz per kete. Se çdo njeri apo shtet ka ate qe meriton. Dhe historine. Megjithe ate mund te vazhdoni me perallat qe revolucionin grek e bene shqipetaret,3/4 e vezirve ishin shqipetare,udheheqesit e Egjiptit gjithe ashtu, sic tha dhe 'profesori i nderuar' turko-albanistanas p.xhufi dhe G.Armani me origjine shkodrane,pa folur per R.de Niro,D.deVito etj. Duke vazhduar me Napoleonin, Me Londren( qe vjen nga katundi lunder), e shume perla te ketij lloj. Keep going ne kete rruge se eshte e sigurt qe dhe admiruesit me IQ 0-30 do i kesh gjithmone. Se ne albanistan eshte pjesa derrmuse e popullsise.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sotiris Billis Leskovikis

            Ti flit per evgjitet e Anadollit nga eke origjinen cpune ke me arvanitasit

            Përgjigjjuni
          2. V
            Vetetima

            Po te lexosh me vemendje do ta kuptosh me mire !Marko Bocari u vra nga shqiptaret mislimane thote autori !!

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gji Prenga

              Nga Lleshi i Zi,dera e Gjomarkajve,Mirdite.

              Përgjigjjuni
          3. T
            TOM

            Bravo Kendon, reagim i sakte per Auronin.

            Përgjigjjuni
          4. Y
            Yess

            Pse nuk permend Larushen e skive ti qe e kemi paguar sa frengu pulen!

            Përgjigjjuni
            1. J
              Juli

              E ke shumë GABIM të gjithë artikullin. Për ata "shqiptarë" që krenohet Greku,nuk e ka fajin greku apo Shqipëria. E kanë ata figura të shquara që janë deklaruar grekë si p.sh. kjo Xhengo apo peshëngritësi Shabani,Mirela Xhelili dhe shumë të tjerë. Deri sa janë gjallë ,asnjë nuk i pyet PSE-nuk thua që jam lindur në Shqipëri dhe jam me prejardhje shqiptare!!!!!!!!!!!! Mbas vdekjes i nxjerrin dokumentet që është shqiptar. Është shumë vonë.

              Përgjigjjuni
              1. e
                edmond (koder rreshen)

                Prap seprap evgjite Anadolli ngelen

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Edmond Kokerr RreQen

                  Ka me Evgjit se ti,del neper lagje nje here dhe shiko ju jeton o bajge…Ne koder rreQen qe jeton ti akoma flini me Derra dhe i merri ere pordheve te Thiut,,,deri dje Dhisje ti e hante Derri e ti haje Derrin,Malok cubhajdut qe vrisni njeri tjetrin jeni te pabese ….Cubat kelyshet e Spaçit nga mirdita qe bete Republiken e Mirdites ne bashkpunim me Krajlin Serb..u bere ti mi kanalesh te hiqesh mbi Greket ..aty qe jetoni juve akoma dhisni neper kopshte ai eshte qyteterimi jot

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Ilir

                    Ke rene ne provokimin e grekut te dhier, gomarin idiot qe pret me fitu supen e dites me helmin grek Hienat greke kurre nuk do marrin civilizimin Europian

                    Përgjigjjuni
                    1. e
                      edmond (koder rreshen)

                      Nuk ke faj "Shoku "! Ky qe shkruan nuk esht origjinali (edmond koder rreshen) ,por nuk e vej doren ne zjarr se ne ate Fshat te origjines se Prindit tim,nuk ka Edmonda te tjer ,por sido qe te jet,ky qe ka shkruajtur ne emrin tim sic duket po e shijon per momentin se ka arritur te "peshkoj" nje replikues !

                      Përgjigjjuni
                  2. X
                    Xristos Katalitiz

                    Auron e vleresoj shkrimin po nja pasaktesi po tekorigjoj. Bocarin e vrau Lleshi i Zi (katolik ) i cili ishte komandanti i mirditoreve qe luftonin nen urdhrat e Bushatllinjve .e dyta Bocari nuk ka qene kurre nen urdherat e Ali Pashait po gjithmone armik i tij . Nen urdherat e Ali Pashai ka qene Karaiskaqi e Andruccio te dy arvanitas e me vone udheheqes te Revolucionit

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Korca

                      Mos u shqetesoni, Amerika dhe Europa nuk kan nevoje tju mesoje historine as greket As ne . Ata e dine shum mire kush jemi ne dhe kush jan greket . Nuk i manipulon dot ,shtete si kta qe dine dhe cfar ushqimi konsumojme mgjes drek dark . Nese kta do ishin aq te dobet sa ti manipulonin greket imagjinoni kinezet . Ata din gjithcka mos ju genjej mendja qe manipulohen.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kapedani

                        Per Europen e besoj qe nuk ka shume nevoje por per amerikanet e di qe nuk kane shume informacion ose nuk ju intereson fare.Kur presidenti ose shume shume nga kokat e shtetit nuk dijne ku ndodhen shtetet imagjino per heronjte e ketyre shteteve.Po shikoja nje emision sportiv ne nje kanal francez dhe disa sportista qe kishin marre pjese ne nje eveniment sportiv ne USA rreth 2016 tregonin qe shume amerikane bénin disa pyetje qesharake: keni makina ju be France, a hani bollshem etj etj.Kullen Eifel e njohin por pak bejne lidhjen me Parisin e Frances.Mos te themi qe Brukselin se njohin pothuajse fare.Imagjinoni ju per heronjte shqiptare apo grek qe edhe brezit te ri shqiptar apo grek qe kane lindur ne emigracion nuk ju intereson.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sifi

                          Une kam 34 vjet ne Usa ta vertetoj qe eshte me se e vertete . Atyre nuk ju intereson historia e botes se jane te orientuar ne nje drejtim tjeter ne jete . Femijet e mi te paret . Dhe per mua tani qe e kuptoj kane shume te drejte.

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            anti25642654censurë

                            Kapedan, korça nuk flet për amerikanët,por për " Amerika dhe Europa nuk kan nevoje tju mesoje historine as greket As ne"! ka një ndryshim të vogël mes popullit të thjeshtë dhe shtetit!! korça flet për shtetin!!duke lënë mënjanë idiotin e lyer në portokalli!

                            Përgjigjjuni
                        2. A
                          Arma Vlora.

                          Marko Bocari ishti nje kaçak (haidut) yë cilen e kapëm ushtarët e Ali Pashës.dhe me urdhër të Pashait të Jninës ata vriteshin Poe Bocsrin e shpëtoi Kolokontroni i cili ishte me vilajetet e Aliut.më von historia dihet kush e vrau.Mirditori Lleshi. Kështu kam lexuar mjë artikull.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Detari

                            Une e di qe u arratis . Pastaj e vrane mirditoret qe ishin ne sherbim te osmaneve . Asnje tani nuk e thote qe per shkak te armiqesise me Ali Pashain suliotet u bashkuan disa here me turqit ne betejat kundra Aliut.natyrisht si gjithe heronjte gjoja te revolucionit grek ishte kacak e hajn karvanesh . Di het si perfunduan pjesa me e madhe ebtyre u denuan per vjedhje e vrasje . Kolokotroni me te bijte i pari

                            Përgjigjjuni
                          2. P
                            Piskuriqi

                            Sa te kete Shqyptaria historiane te nivelit Tare Tare ne Qafe Gomare mos e rruni shume o Popull Ky me termen qe do ti japi drejtim “ revolucionit “ Greek Ka bo shkollen e Isait ky E di mire historine

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Muhabet koti

                              Rreth viteve 1830 kur edhe u shpall pavarësia e Greqisë shqiptarët ndaheshin në arvanitas dhe arnautë. Ndjenja kombëtare te ta ishte shuar. Disa shqiptarë i shërbyen me zell Portës së Lartë, me 40 vezirat e saj, me Esat Pashën, me Ballaban Pashën etj etj. Pjesa tjetër luftoi për Greqinë me të cilën e lidhte feja. Po ajo fe që e ndante nga shqiptarët e fesë myslimane. Pra është një debat koti. Ne gjithmonë u kemi shërbyer të huajve. Edhe pushtuesve. Çfarë doni tani?

                              Përgjigjjuni
                              1. Z
                                Zeqo mali

                                Muhabet koti, shto se arvanitët luftuan për Greqinë se i lidhte feja, por edhe vatani, atdheu. Dhe atdheu i tyre nuk ishte Shqipëria e stërgjyshëve të 5 shekujve para tyre (brezi nëntëmbëdhjetë), por Greqia, vendi ku kishin lerë. Komentuesit shqiptarucë le të fillojnë të gërmojnë pasardhësit e mijra e mijra shqiptarëve që shkuan psh në Egjipt vetëm para 100 vjetëve, dhe t’u thonë ju jeni shqiptarë. O të mjerë, gjithmonë e kudo identitetet nuk janë të ngrira, të pandryshushme. Çdo gjë lëviz, ndryshon. Mësoni të paktën fjalinë e fundit.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  TOM

                                  C`far duam ne dhe ti!? Ta them une zotrote! Te te mesojme nga Historia dhe te mos percahemi me nga feja. Ja kete duam ne oese edhe ti, nese e ndien veten SHQIPTAR. Une jam i bindur se kjo nuk do ndodhi me kurre. Pasi shqiptaret, po behen dita dites me te vedijshem. Problemi qe kemi ne sot, jane politikanet e shitur.

                                  Përgjigjjuni
                                2. F
                                  Fshatari

                                  Shkrim i mire se nxjer ne pah ku eshte e meta jone. E verteta eshte e hidhur por po nuk e pranove nuk ke si te zgjidhesh problemet qe kemi. Nuk dua ti shtoj gje asaj qe thote shkrimi por dua ta pergjithsoj Kur Greket , Serbet Bullgaret etj, luftoni pavarsi ne deshim te ishin nen hijen e "babes" se ai na mbronte nga Greket, Serbet apo Bullgaret, dhe ne nuk na binte te benim azgje tjeter vec punen e mercenarit me pagese ( apo perfitime). Kjo zgjati per rreth 100 vjet dhe zerat e filiza te njoma te Rilindjes Kombetare per Pavarsi shpesh vyshkeshin shpjet ne kerkesa per "autonomi". Vetem me 1912 nje grush Shqiptaresh ( fare te paket ne numur ne krahasim me pjesen tjeter te elites Shqiptare, paten mundesine qe ju dha rastesia ( i semuri i Bosforit) qe te shapllnin nje Shqiperi te ME VETE, TE LIRE, E TE MOS VARME ( lexo e mosvarme do te thote NEUTRALE). Duke qene se ishin pak, kjo aventura e tyre idealiste perfundoj shpejt ( vec disa muaj) per tu khtyer parape ne koloni e fushe betjash, e mercenarizem. Dhe sot mos kujtoni se jemi ndryshe. JEMI NJESOJ. Mbase "Babat" kane ndryshuar emer e gjeografi por jemi njesoj. E verteta eshte e hidhur dhe genjimi i vetes eshte i embel, por hidhesia pranohet kur pranon te luftosh qe te jestosh, dhe embelsira kur ke vendosur te vdesesh.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    anti25642654censurë

                                    katnaro, nuk e lexova tërë komnetin tënd por ke të drejtë kur thua se ne kishim mentalitet"Fshatari",si pseudonimi tënd!!ky mentalitet na bën të jemi dhe sot miopë,gati të verbër në largpamësi!shikojmë përfitimin e momentit dhe jo një përfitim të zgjatur në kohë!!ne nuk jemi të aftë të ndrydhim urinë për ta lënë vezën të çelë zogun dhe të presim që të bëhet pulë për të ndërtuar një pulari për të na ushqyer tërë jetën!ne jo vetëm hamë vezën por dhe shkojmë e vjedhim; nëse nuk mundim,ja thyejmë;vezën e komshiut,normalisht vëllait tjetër largpamës!!

                                    Përgjigjjuni
                                  2. G
                                    Greket jane kurva

                                    Shqiptaret per here ia kane fut njeri- tjetrit.Me e keqja nuk ndryshojne edhe ne keto kohe te reja. Ja@Piskuriqi psh,ne vend qe te thote bravo Auron,mundohet ta vargezoj ate,apo tia ul vlerat. Greket jane kurva dhe ata qe I mbeshtesin,qofte edhe ketu,jane me kurva.Asnje popull,kur vjen puna te nacionalizmi dhe atdhedashuria nuk shet bythen dhe nuk tallet. Hajt,Tung,both…q…a.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Aleksander Thana

                                      Prifti grek ne foto me Trampin, me organizatat greke te SHBA, I kane dhene Presidentit thesin me para, jo trasta, por thesin dhe Trampi I thote profit, me thuaj çfare doni te them dhe une I them! Ne se e kujton ndokush, ne presidencen e kaluar, nje prift si ky, I faili Trampit ne presence te audiences, nje kryq te florinjte me peshe e dimensione te medha. Keta jane greket, qe na kane vjedhur Jo vetem heronjte, por edhe token, detin dhe popullin dhe ende vazhdojne revanshin antishqiptar ne te gjitha fushat dhe armet e ushtrine I Kane gati te armatosur deri ne dhëmbë. Po Shqiperia çfare ka?! Tradhtare dhe mercenare!!!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        D.Didani

                                        Jam me nje mendim te tille: Historine e bejne te fuqishmit. Revolucionin grek e bene shqiptaret,por qe u urryen edhe nga turqit ,edhe nga vet shqiptaret,te cilet i denuan per tradheti ndaj turkut. Ne se Revolucioni do te ishte shtrire edhe ne Shqiperi,do ishte historia ndryshe. Rrethanat historike krijojne historine. Ne sot nuk e permbysim dot,sepse bota eshte mbushur me legjenden greke.....por ama qindra studime,te mbushura me fakte mund ta lekundin mytin grek dhe te krijojne mytin Ilir apo Shqiptar,por kjo do pak kohe ....! Do ta shijojne krenarine Shqiptare brezat qe do vijne ,por jo ne! Ama do dhe pune! .Edhe sot e kesaj dite qindra mijra shqiptar asimililohen nga greku...po kete a duhet ta ndalim???

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Plaku matuf

                                          kemi histori shume te cquar e te lavdishme me nje gjuhe shume te lashte qe eshte mema e te gjitha gjuheve te botes por bota nuk na e njeh se na e kane vjedhur greket prandaj edhe jemi prapa te tjereve.Greket qe iu dhjfja temat na e kane fajin per te gjitha , edhe kur vjedhim e vrasim nejri tjetrin greku na e ka fajin .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Labia

                                            Auroni preku me delikates problemin e dhimbshem :pse keto figura nuk deklaronin indentitetin Shqiptar.Ashtu sic mund te permendte pse shqiptaret sulmojne shqiptaret( milo,zervajt..)Ndoshta keta shqiptar e ndjenin veten epiriot pa Epirin.Ne se do kish nje Epir si pjese e Shqiperise,nuk do kishim keto keqkuptimeEpiri endra e vrare nga te gjithe...Te lumt Auron

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Messerschmitt

                                              e kam thene ketu e do ta them prap : problemi me i madh qe kane shqiptaret jane gjakdhjeri gerki servi arrixhiu mongoli qe na jane futur si parazit ne trungun e kombit tone infinit. keta gjakdhjeri gerki paraziti kane marre nen kontroll shume aspekte te jetes se kombit tone dhe kan arritur te installojn nj e"koruspion" te papare qe con ne vretvasje vllazore mes shqiptarve. por do te kaloj dhe kjo .......sepse gjakdhjeri gerrki arrixhinji ka te beje tashme me White Brother Company qe nrejten ate mut jugo gerrki per 6 dit ne ere pik

                                              Përgjigjjuni
                                              1. G
                                                Genci

                                                Problemi me i madh qe kan shqiptaret eshte varferia. Greqia u tregua e zgjuar ja shperndau gjtih fondet e be popullsis nuk i vodhen per vete si ktu te ne. Ne nuk po zgjidhim dot indentitetin ton do merremi me te grekut.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Tironsi

                                                  Nuk i shperndau greku jo..por amerikani fondet...gjithcka qe eshte bere ne Greqi eshte bere nga te huajt ( gjermanet..zviceranet...francezet..anglezet...e keshtu me rradhe)...nga shperndrja e fondeve nga infrastruktura rrugore...ajo e plazheve...gjithcka dhe kjo ishte fati i grekeve qe Europa ju ndodh pran per cdo gje (se vete e themeloj)...ky ishte edhe fati i keq per shqiptaret...sepse Greqia eshte nje kundra-peshe e Shqiperise...ne cdo drejtim..sidomos ne ate politiko-historik.....historia e saj nuk eshte shkruajtur nga ata...por nga Europa dhe me e rendesishmja pa,,,,,vulen,,,e Europes nuk kishte as "revolucion grek" e as "heronj grek" kaq e thjeshte....eshte Europa ajo qe e mban gjalle mitin grek por jo greket......

                                                  Përgjigjjuni
                                              2. I
                                                ILIR

                                                Respekte per Auronin,i vetmi qe kapi kete teme qe eshte shume e rendesishme per te gjithe ne .Para disa ditesh pashe ceremonine e Ambasades Greke per perkujtimin e revolucionit Grek.Askush nuk foli per kontributin e Arvanitasve ne kete revolucion dhe askush nuk shkroi me pas,i vetmi Auro Tare......Me te drejte problematikat qe ai ngre per vemendjen e shtetit tone per trajtimin e ketyre te vertetave historike.....E keqja e politikes Shqiptare,mbeten servile dhe aspak patriote. Me kete rast do te theksoja edhe mungesen e monumenteve per venien ne pah dhe nderimin e figurave te shquara Shqiptare.Po shohim cdo dite skandale te vjedhjeve te fondeve publike nga pushtetaret tane,vjedhje miliardashe dhe askush nuk mendon per perjetesuar ne monumente figurat historike te kombit. Respekti dhe vleresimi per ta eshte dhe vleresim per vehten tone.....

                                                Përgjigjjuni
                                                1. I
                                                  Ilir

                                                  revolucion leshi, bandita dhe hajdute ishin te gjithe.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. K
                                                    Klimax

                                                    Shumë dhimbje ke Tare! Do të kalojë, do nxjerrësh vrerin nga kakarisjet e tua dhe do qetësohesh duke skalitur plehun e bagëtisë! Të bëftë mirë!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. J
                                                      Jannis Harampidhis

                                                      Jo si dhimbjen tende,,qe linde gojore dhe do vdesesh me Karre Shqiptari ne goje,,gjithe diten ketu tek tema je,,per pak karr Shqiptari,,DNA gojore pa shtille kurizore

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. e
                                                      eDRAMA, Il Re degli Ignoranti

                                                      Fale EDI RAMES ama edhe Shqiperia i mori nje goxha Kryeminister Greqise - Micotaqis Senior, statujen e te cilit Edi Rama e peruroi vete ne DERVICAN (madje pa prani te te birit, kryeministrit aktual Micotaqis Junior)

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. E
                                                        EleΥθeriskeΨi

                                                        Ne 1821 sipas llogjikes allaturke - komuniste , keta luftuan per nje atdhe tjeter.per Greqin , ju vodhen heronjt sikur ishin thes me patate. .. Po ju o te mjer, po te kishit keto ideale nuk do ishit akoma 100 vjet akoma ,pse nuk luftonit per "atdheun " me te lashte ne bote te mbushur me sadrazeme bej, pashallare, agallare, etj por u cliruat kur i ran patkonjt .. Dhe kete frymen tuaj te liris dhe idelave nese I kishit, ju dha akoma nje shanc historia ne '44 Per 45 vjet ju beri shpelarje truri nje njeri I vetem. Akoma edhe sot ne anen e gabuar te historis jeni dhe ndillni urrejtje ndaj Grekeve

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Mirditori

                                                          Shqiptaret e shpallen pavarsine me 28 Nentor 1443 në Kruje, nen udheheqjen e heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti. pstaj luftuan 25 vjet rrjesht me perandorine turke per te mbrojtur pavarsine , madje edhe me perandorine bizantine njekohesisht dhe kjo nuk eshte krejt e lehet. Pas vdekjes se Gjergj Kstriotit, turqia e riposhtoi Shqiperine dhe beri maskra te tmerrshme , mblodhi femijet , djem e vajza e dergoi ne Turqi, vrau e preu shqiptaret mare dhe i ngarkoi ata me taksa pafund , nuk i lejoi shkollat shqipe. per te mos mjaftuar kjo nga ana tjeter Skllavet ne alenace me Turqine bene te njejten gje mbi Shqiptaret e Malit te zi dhe Kosoves . Sigurisht qe 500vjet nen sundimin turk ndikuan ne nderrimin e fese nga katolik ne mysliman, dhe sigurisht ra pertoke si i thone ndjenja kombetare sepse behej fjale per mbijetese. Ortodokset Shqiptar te jugut , e gjeten veten tek pala greke dhe gjykuan te luftonin atje ku ishin dhe ne fillim ata e quajten revolucioni per Shqiperine e re , por greket si dredharak neprmejt fese ortodokse te gjithe heronjet e greqise me pas i arrestuan , i burgosen dhe i vrane duke pervetsuar revolucionin dhe duke formuar shtetin grek me flamurin me kjryq ne te. Pra e kupton sa e veshtire ishte per Shqiptaret?!

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. G
                                                          Gjergj Fishta I riu

                                                          Si ne kohen e Revolucionit 'grek', nje perseritje gabimi per pake u be dhe nga shpallesi i pemvarsise, Ismail Qemali. Ai ftoi Beqir Gebrenen te niste luften per ekuilibrin e kufijve te Jugut ne nje kohe krejt te pafavorshme per Shqiperine(!). Ne Veri, pake para Ismail Qemalit, po me kete probleme do te kishte gabuar dhe Esat Pashe Toptani por e shpetuan dy keshilltaret e se drejtes nderkombtare qe ishin dy turrq (osman) dhe kryeplaku i Nende Maleve nga Dibra. Lufta vazhdonte ne Shkoder, shiptare e turq bashkarisht per mbrojtjen e saje, Katoliket shqiptare luftonin ne krahun e Malit te Zi e Serbise, bashke me ta per te marre Shkodren. Ne kete ngatrrese ku i kishte hedhur koha Shqiptaret, ishte rrezike si ne Revolucionin 'grek'. Trimat e rrethuar ne Shkoder luftonin pa ju trembur syri. Serbia dhe Mali i Zi pasuroheshin me flori sepse tregtaret e tyre diktonin çmimet, se ushtria ishte e rrethuar e tere Ndihma ne flori qe vinte nga Shteti Turk dhe satakaja qe vinte nga populli turk per Shkodren shkonte ne Serbi. Atehere ndodhi ajo qe ndodhi. Europa njohu Shkodren Shiperi. Mirpo Serbet, malazezet e 'serbet shqipetar' (pra arvanitasit e veriut), ne kete kohe i forcuan akoma sulmet dhe u egersuan dhe me teper. Nje ushtri europioane po behej gati per tu nisur nga Sllovenia, drejtim Shkodres. Ajo po nisej me motivacionin: te shtypte Trupen Turke ne Shkoder e bashke me ta do te vriteshin dhe redifet(rezervistat) shqiptare qe nuk kishin asnje dallim nga turqit si ne veshje, shume fjale Allahu Ekberr, Elhadurilah etj dhe ne lutjen e Pese vakteve. Keshilltaret i shtruan çeshtjen Pashes. Veç kesaj Esat Pasha bisedoi dhe me Xhino Berrin, nje gazetar qe e lajmeronte vazhdimisht per disa te holla qe fliteshin nen ze ne oborret europiane. Atehere, Esat Pasha mori vendim per dorzimin e Shkodres. Historianet tane e dine mire se dhjete dite Esat Pasha, si fliste ne Mengjes nuk fliste ne Darke. Edhe ai vete ishte ne dielemen se mos bane ndonje gabim. Ushtria Europiane levizi dhe diten kur po i afrohej Katorrit, Esat Pashe Toptani dorzoi te tijen lavdi, SHKODREN qe e deshi dhe e mbrojti me zotesine e tij, se ishte shqipetar e nga ata me sojlit. Dorzimi i Shkodres beri qe linja diplomatike e mendimit te Europes te nderroi drejtim. Ushtrite Europiane u ndaluan, Turqit ishin larguar, dhe i kerkuan mbretit te Malit te Zi te terhiqte trupat nga Shkodra. Ai, Princi i Malit te Zi, ne fiilim kur hyri shkeli dhe besen e asj qe kishte nenshkruar me Pashen (konditat e dorzimit) pastaj u perpoq te mos ju bindet urdherave Europiane. Gjoja tash ushtria s'me binden. I thane europianet 24 ore afat (leri ata lloqe) ndryshe te sulmuam. U largua pas 6 ditesh. Nje Obelisk per Esat Pash Toptanit per luften dhe piken e gjetur ne dorzimin e Shkodres qe i dha kryeqytetit ilir te Gentit e Teutes, nisjen me dakordesi nga serbo-sllavet(largim pa lufte) se ishte Qyteti shqiptaro-ilir. E dyte Direkt pas Shkodres, Esat Pashe Toptani ndihmoi e organizoi Luften e Kufijve(shtator 1913) ose siç i thone lufta e pare e Dibres. Ku Plaku i Nande Maleve te Dibres ne Kerçove dhe Selman Alia ne Tetove ju thane serbeve se Keto jane kufij (qe nuk i Mbane Karta) populli nuk lue (levize, shkulet) ndryshe Dibra ketu ka me u shue. E treta Esat Pashe Toptani shpetoi Shqiperine nga gabimi ku desh e hodhi Ismail Qemali Me Beqir Gebrenen,(krijoi Qeverine e Durrsit). Esat Pasha me 1915 hapi portat, priti ushtrine serbe(ja tradhtoi e sabotoi perpjekjen Mbretit serb Peter ndihmuar dhe nga Franca, qe deshi ta beje Betejen me austriak ne Kosove per te imituar gjoja Princin Lazar). Esat Pasha ju sherbeu me devotshmeri serbeve(!) dhe ju mori me kete sherbim dhe Florinjte qe i kishin rrembyer ne Shkoder. Ne fund si mike ' i Madh i tyre' shkoi luftoi ne Selanik, ku la vepren e tij se ku ndaheshin Shqiptaret me etnit Sllave, Turke e Greke. Nipin Ahmet Zogu, e kishte lene me austriak, ta mbanin e linin te lidhur Gegenine e plote. Ju jepte pashaporta shqiptare ne SELANIK Arvanitasve e shqiptareve qe te mos shkonin ne lufte per te tjeret por te prisnin momentin per Shqiperine e Plote. Nje OBELISK per te paarritshmin Esat Pashe Toptani qe pas ISCANDERBEG deri sa qe gjalle luftoi per BASHKIMIN e plote Shqipetareve, kudo qe ishin. Ne fund, fundi i tj tragjik, ra nen plumbat e nje skizofreni jugar, agjent serb, atje nga nga hyri me pas dhe Komunizma e shkatrroi Shqiperine.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. a
                                                            allah-ukubet

                                                            Greket, me luften per liri, deri ne dimensione legjende, qe bene kunder pushtimit menxyroses osman, i dhane ,nje mesim te madh historik gjithe botes, si luftohet dhe si mbrohet atdheu.Dhe paraardhesit tane, ne kete lufte, luftonin ne krah te turkut dhe me eger se vet turku. Por Tarja ketu ka shpalosur, qe eshte me i rrumbullaket nga trute se nga trupi dhe e ka kapur ´´sindromi i sazan gurit´´, qe cdo gje te mire qe ka bota, ka vec emrin arna-Mut.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. G
                                                              Go West

                                                              Sot shqiptaret jane lartesuar jo vetem nga ekonomia, por dhe nga informacioni, kontaktet me boten dhe mundesite e pafund qe europianizimi krijon. Shume gjera do te shkojne ne rrjedhen e tyre normale, shume te verteta do te xhvishen nga mitet. Auroni shkruan me zemer e me kulture dhe jep kenaqesi leximi i tij. Por peudopatriote shqiptare e greke e veshtiresojne leximin. Çlirimi i Greqis ne 1821 ishte nje event europian dhe mesazh frymezimi per eliten shqiptare te kohes. Veç otomaneve, ishin dy kategori qe u ndien keq nga çlirimi i Greqise: sherbetoret e pa skrupullt te Sulltanit, ne shumicen e tyre injorante dhe padyshim Patrarkana. Te mohosh kontributin arvanitasve ne çlirimin e Greqise, eshte shenje dobesie e kompleksi inferioriteti te historiografise dhe te vet shtetit grek, pa folur per qarqe kriminale, mesjetare tip vorioepirote qe sot jane pengese ne rrugen drejt te vertetes. Shqiptaret, si te gjithe popujt e pushtuar kryenin sherbim ushtarak ne armaten turke dhe luftuan ne krah te pushtuesve kunder çlirimtareve te Greqise, kjo eshte nje e vertete e pamohueshme. Por ne qindra e mijera vite, ne hapsiren greke qene vendosur komunitete shqipfolese, shumica te krishtera, te cilat jo vetem u rreshtuan me çlirimtaret, por edhe e udhehoqen ne jo pak raste revolten antiosmane. Ashtu si kishin bere paraardhesit e tyre ne More ne shekullin e 15-te, te cilet turku i dogji me zjarr e i detyroi te largoheshin masivisht per ne Italine e jugut. Them se eshte turp per historiografine e sotme greke te mos ndriçoje te verteten e asaj ngjarje te madhe. Greket e sotem ndjehen mire nen manton e grekeve te lashte, pavaresishte ne jane te ardhur ne trojet aktuale nga stepat apo nga Vllahia, nga Izraeli apo nga malet e Ilirise, dhe them se jane ne te drejten e tyre te krenohen me trashegimine Helene. Por nuk duhet tepruar, se pastaj i bie qe Meloni te jete mbesa e Ciceronit, ndersa Abdel sl-Sisi te jete nipi i Keopsit

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. Y
                                                                Yes

                                                                You’re the best,,Respect the true Iliro-Hebre DNA

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. t
                                                                tom

                                                                Ashtu si Greku promovon nje sportiste (ish) shqiptare, pra te huaj por qe fiton medalje per Greqine, pse nuk u dashka Shqiperia qe nje (ish) te huaj qe fiton medalje per Shqiperine ta ngrej ne piedestal? Je kontradiktor ne vetvehte mor kaqol, por ty ti publikojne te gjitha pordhet qe pjerdh, se ashtu ka ardhur puna.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. l
                                                                  lutua

                                                                  Z.Tare!E verteta si drita e diellit eshte se heronjte e revolucionit te 1821 jane arvanitas,kete epranojne gjeresisht dhe ne Greqi.Bile ka nje dokumentar kushtuar atyre ku pranohe katerciperisht se jane arvanitas.Te thuash se jane shqiptare duhet provuar dhe provat nuk behen me fjale apo me deshire por me fakte .Por pyetja qe nuk ka mare pergjigje eshte se perse keta qe ju i quani shqiptare nuk luftuan per Shqiperi por per Greqi?A ka lidhje me ndryshimin e emrit nga Arberi ne Shqiperi?Dhe e fundit: perse emrin e shkruan turqisht Junan ?

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. .
                                                                    .........

                                                                    Revolucion grek e quajti Europa ajo qe shkruajti edhe historine e Greqise (qe e vulosi) se te ishte per "grekerit" e asaj kohe ishin te gjithe 95 % analfabete tufa arvanitesh...hajdute bagetish...vrases me pagese te hurit e te litarit..qe nuk ju "rruhej" shume per "revolucione" por per..plackitje e para....kete Europianet e dine mjaft mire por i mbajn "iso" perrallave te veta te 200 viteve perpara..sepse ashtu e do gjeopolitika....me "revolucion e heronj grek"...deri kur koha ta shembi nje here e pergjithmon...eshte vetem ceshtje e saj (kohe)....

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. M
                                                                      Mul mut Noka

                                                                      Pse duhet te thuash se Boçari u vra nga muslimanet shqiptar dhe jo nga shqiptaret ?,pse lufta e kryqezatave ishte?? Nqse sot po te vritet nje Arvanitas nga nje shqiptar duhet te thuash se u vra ng nje muslyman shqiptar?

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. a
                                                                        anti25642654censurë

                                                                        auroni ka të drejtë!askush nuk na ka vjedhë atë që nuk ka dashur të jetë tona!!ata arvanitas,shqiptarë,që luftuan për greqinë,zgjodhën greqinë dhe jo shqipërinë(gjakun dhe gjuhën e tyre)!ata zgjodhën besimin fetar!akoma sot,shumë shqiptarë,jo vetëm që anojnë,por dhe zgjedhin besimin fetar,dhe jo gjakun e gjuhën!!shikoni komentuesit me prirje ekstreme islamiste dhe do të shihni se nuk ndryshojnë shumë nga "heronjt e vjedhur"!!këta të sotmit janë gati të vriten e të vrasin për erdogën e palestinë e nuk e luajnë bythën për shqipërinë!!çdo popull është o hero i vetvetes o xhelat i tij!!

                                                                        Përgjigjjuni

                                                                        Lini një Përgjigje