Turma imagjinare e PD

31 Mars 2026, 23:01Blog TEMA
Turma imagjinare e PD

Nga Roland Lami

Foltoret po shtohen gjithënjë e më shumë në kalendar, por pakësohen gjithënjë e më pak pjesëmarrësit.Çdo datë e re shpallet me një solemnitet, sikur vetë shpallja të jetë suksesi, jo pjesëmarrja. Dikur këto aktivitete mateshin me njerëz, sot maten me numrin e njoftimeve. Sa më pak njerëz në shesh, aq më shumë shtohen thirrjet e PD për foltoret në vazhdim, një logjikë që, po të vazhdojë kështu, rrezikon ta kthejë çdo ditë në “foltore” dhe çdo foltore vetëm thjeshtë në lajm.

Në foltoret e PD po ndodh ajo që pjesëmarrjësit reduktohen por volumi i zërit sa vjen e shtohet. Lideri mesa kuptohet nuk kërkon më njerëz, por një hapësirë ku të flas. Mjafton një grusht njerëzish përball dhe një altoparlant i fuqishëm për të krijuar iluzionin se gjithçka është në rregull.

Bashkëpuntorët përreth e ndihmojnë atë të mbijetojë në këtë iluzion të krijuar nga vet ai, jo duke e gënjyer hapur, por duke mos i thënë asgjë. Askush nuk i thotë “nuk po vjen njeri”, sepse kjo do të ishte fjalia më pavend në një ambient ku e vërteta shihet si mungesë lojaliteti.

Nëse do ta analizonim nga prespektiva frojdiane këtë dukuri do të thonim se kemi një lojë të qartë mes Unit dhe Superegos. Uni që kërkon të ruajë figurën e liderit të fortë, atë që gjithmonë ka njerëz pas vetes dhe Superego që janë bashkëpuntorët , që duhet t’i thotë “kujdes, diçka nuk shkon”. Mirëpo, kur Superego, bashkëpuntorët nuk guxojnë dot të flasin, vetëbesimi i Ego nuk korrigjohet më por degradon edhe më keq.Rezultati në fund është një realitet i përmbysur, ku aktivitetet shtohen, pjesëmarrja bie, por ama bindja për sukses rritet. Një lloj matematike politike ku minus dhe minus bëjnë plus të paktën në sytë e liderit. Ironia është se sa më shumë përpiqet të dëshmojë se nuk është vetëm, aq më shumë konfirmohet e kundërta.

Ndoshta tragjikja e vërtetë në këtë realitet surreal ku është futur PD nuk është vetëm që të tjerët bëjnë sikur e ndjekin por është momenti kur edhe vetë lideri e beson këtë realitet politik jo si iluzion, por si sukses.I mjafton bindja e tij se gjithçka po shkon mirë për të vazhduar përpara, edhe pse në të vërtetë ajo histori ka përfunduar prej kohësh.

Në të tilla raste fundi vjen gradualisht dhe pa zhurmë. Fillimisht fillojnë të shfaqen pak njerëz, më pas gjithnjë e më pak, derisa në fund të mbetet vetëm lideri dhe iluzioni i tij përball. E ngjashme me protestën e fundit të Lapaj që në fund mbeti vetëm me karrigen e tij në kryeministri. Kjo jo sepse u mund nga kundërshtari por sepse, hap pas hapi, njerëzit thjesht vendosën të mos e ndjekin më. Përsa kohë në PD nuk guxon njeri ti thotë liderit që po vazhduam kështu do mbesim vetëm ne në shesh, kjo histori do vazhdoj pasi lideri në fjalë ka përball iluzionin e Egos së tij jo faktin politik.

2 Komente

  1. S
    Saliu ka humbur shikimin, duket nga mitingjet

    Saliu tani vertet qe flet me vehten ne mitingjet evtij qe ndiqen vetem nga rojet e tij dhe gazetaret.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Siç thonë Napolitanët : Bizinis is bizinis.

      Gjithmonë në kapitalizëm ka ekzistuar rregulli i mallit " disponon - kerkesë ", që dumbabistat ta kuptojnë do të thotë : nga sasia e mallit në treg, varet çmimi, qê do të ri-thotë, sa më pak mallë ka në treg, aq më i lartë është çmimi, sa më shumë mallë ka në treg, aq më i ulët është çmimi. E bëra ketë leksion për dumbabistat e tradhetarit dhe shkerdhatës "Sala-jonë", leksion të cilin e bëra falas, pra nuk ju kerkoj asnjë copë byreku me lakra Viçidoli. Nejse. Unë dhe krejt familja ime e gjerë, me femijët, prinderit, miqt, krushqit, shokët dhe komshinjt, shkuam në ketë protestë dhe në hyrje u takuam me rracë dhe moter-qirët që merren si çdo rast me organizimin e protestave dhe aty e shtrimë doren si çdo herë për të marrur lekët, dinarët apo Dhrahmitë qê na japin në fillim të çdo proteste. Keta rracë-qirët Trapajan, na dhanë nga 50 lekë, neve nuk pranuam dhe kerkuam 150 evros për sejcilin. Rracë-qirët na thanë, pse po na kerkoni nga 150 evros sot, sepse gjithmonë ju shkerdhatave që vini të brohorisni "liri-sllobodanki, poshtê PPSH-ja, poshtê Ramiz Alia, Sali o hero, gjithë Serbia ty të do etj etj", ju kemi dhënë nga 50 leka dhe pa qi nanen Shiqere, asnji qindarkë më shumë, jo more jo. Ne ju thamë : degjoni ju kurvat e Saliut ! Kur sheshet mbusheshin plot me mijra dumbabista, ne paguheshim me nga 50 leka dhe nuk flisnim, sepse e dinim që nuk do na jepni më shumë, sepse si ndejtëm në mitingj, si ikëm nuk ndryshonte asgjë mqnse sheshi ishte plot me miza rreth mutit Sali. Kurse sot ne kerkojmë nga 150 evros, sepse në shesh janë vetëm 17 dumbabista, pra shumë-shumë-shumë pak dhe nqse deshironi pjesmarrjen tonë të 27 personave, ju kerkojmë të na jepni nga 150 evros per person dhe një copë byrek, ndryshe ne kthehemi në shtepi. Ata filluan të diskutonin ndër-veti dhe degjova njërin qê siç dukej ishte naçallniku-shef i bankës sê lekve që tha : le të ikin, ku na çahet trapi, sepse po t'jua japim nga 150 evros, nuk na ngelet gati asgjë për të futur në xhep. Duke parë qê nuk na i dhanë evrot që kerkuam, edhe neve banda e dumbabistave fallco, ikëm në kasollet tona në tokat e nxanuna. Paj pa qi nanen Shiqere, nuk ma hedhin mua ata dhëmbê-prishurit e Trapojës.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje